“Tepelena nuk është vetëm vendi im…”/ Si nxitën ambicien te Ali Pasha këshillat e nënë Hankos

November 10, 2017 09:33

“Tepelena nuk është vetëm vendi im…”/ Si nxitën ambicien te Ali Pasha këshillat e nënë Hankos

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Janar 2017

Në librin e Alphonse De Beauchamp, me titullin «Jeta e Ali Pashës» – botuar në korrik të 1822 në Paris – gjejmë një përshkrim për nënën e Ali Pashë Tepelenës, Hankon, një grua e zgjuar dhe e guximshme, e cila pas vdekjes së burrit të saj, Veliut, u kujdes me devotshmëri për djalin e saj. Pikërisht, për këtë arsye, në faqen 32 të veprës, Pashai i ka rrëfyer konsullit francez, François Pouqueville, të gjithë admirimin që kishte për nënën e tij.

Përshkrimi i Hankos nga De Beauchamp :

« Aliu, ende shumë i ri për të mbrojtur ato prona të pakta të babait, të cilat armiqtë e tij nuk ia kishin marrë akoma, do t’i kishte humbur të gjitha në qoftë se nëna e tij nuk do të merrte nën kontroll administrimin e tyre.

Deri në atë moment Hanko, vajza e Beut të Konicës dhe e veja e Veli – Beut, dukej një grua e zakonshme. Pak kohë pas vdekjes së Veli – Beut, ajo vuri në dukje aftësinë e saj të madhe dhe forcën e saj shpirtërore të jashtëzakonshme; por me një karakter të fortë, me disa ngjashmëri me Olimpian, nënën e Aleksandrit, e lindur si ajo në Epir.

Duke mos pasur qëllim tjetër përveçse sigurimin e trashëgimisë së burrit të saj për të birin, Aliun, të cilin e donte shumë, ajo, me kujdesin dhe të gjitha përpjekjet, mori në dorë fatin e familjes (shtëpisë). Aliu ishte asokohe 14 vjeç. Shpirti i tij i turbullt dhe gjallëria e skajshme u shfaqën herët tek ai. Babai (Veliu) nuk arriti të përqëndronte vëmendjen e tij për të studiuar ; Aliu largohej prej të atit dhe kujdestarit të tij, ikte nga shtëpia fshehurazi dhe shkonte e vraponte nëpër male, duke u endur mes borës dhe pyjeve. Pas vdekjes së babait, duke u mbështetur tërësisht tek nëna  e tij e dashur, ai iu nënshtrua vullnetit të saj, mësoi të lexonte, dukej më i qetë, dhe ndoqi vetëm këshillat e Hankos. »

Rrëfimi i Ali Pashë Tepelenës me konsullin francez François Pouqueville :

«I detyrohem për gjithçka nënës time, sepse babai pas vdekjes me patë lënë vetëm një strehë dhe disa fusha (ara). Imagjinata ime, frymëzuar prej këshillave të asaj që më dha jetën dy herë, për faktin se ajo më bëri burrë dhe vizir, më tregoi sekretin (rrugën) e fatit tim (të ardhmes). Që nga ai moment, nuk shihja më në Tepelenë vetëm se vendlindjen nga e cila përgatitesha për të sulmuar gjahun që kisha në mendje. Ëndërroja vetëm për pushtet, thesare, pallate, ku me kohën i kam realizuar dhe do të vazhdoj ; sepse pika ku ndodhem, nuk është fundi i shpresave (ëndrrave) të mia. »

Këshilla e Hankos :

Faktikisht, Hanko, duke e rritur Aliun që të jetë mbështetësi dhe trashëgimtari i pasurisë së saj, i mbante atij maksima, të cilat në një farë mënyre ishte i detyruar t’i ndiqte :

«Biri im, ai që nuk mbron pasurinë e tij, e meriton që t’ia rrëmbejnë. Kujtohu se pasuria e të tjerëve u përket atyre vetëm se janë të fortë (të aftë); në qoftë se ti fiton mbi ta, atëherë pasuria do të përkasë ty».

*Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/ali-pashe-tepelena-konsullit-francez-nena-hanko-frymezuesja-ime/

 

November 10, 2017 09:33
Komento

9 Komente

  1. Alban Hamzai November 10, 11:10

    Ky eshte mesimi qe nena I jep djalit dhe qe ai e zbatoi gjithe jeten :”Vra ,pre,digj,shkaterro se keshtu,jo vetem do te mbrosh pasurine tende,por do te fitosh edhe pasurite e te tjereve “.

    Reply to this comment
    • Presidenti i Repub...se KokePalareve November 10, 14:47

      Po Salehut kush ja mesoi…?

      Reply to this comment
      • . November 10, 15:07

        Grate sigurisht:

        1-salehu ne nje interviste (te ralle) ka treguar se nena ka qene e plotefuqishmja e familjes e cila i bertiste babait.
        2-Salehu ka qene perkujdesur nga e motra.
        3-Saliu ka per grua, antaren e UDB.
        4- salehu ka per goce, fyterdjeguren me vule e zyre avokatie, qe keshillon juridikisht veprimet e familjes me pasurite, si vjedhjet edhe mbrojtjet e tyre.
        Babai, dhendrri dhe djali i salehut, perbejne ushtare te rendomte.

        Reply to this comment
      • FLAMUR NOKA ME DAJAT E VET NE BEOGRAD November 10, 18:34

        Sheqerja , ia mesoi . E kush tjeter , apo i jati , qe ajo thuajse nuk e kishte ne hesap dhe solli ne jete nje Karaxhic , si menxyre per Shqiperine e shqiptaret . Duke qene i lyer e i zhyer deri ne fyt si spiun e serbeve , mendon me idjotesi se po te baltose edhe Edi Ramen , me ate gojen qe nxjerr vetem helm , njerezit mund te coroditen dhe ta kthejne urrejtjen drejt atij !

        Reply to this comment
    • aldo November 10, 14:59

      Flasim per nje kohe kur nqs fitoje mbi kundershtarin, atehere ato prona beheshin te tuat. Pra ishte mentaliteti i tille, kudo.

      Reply to this comment
  2. . November 10, 14:01

    Keshilla epoke feudalesh
    Nga keto lloj episodesh me mbreteri ka plot historia e frances dhe evropes.
    Pse duhet t’i terheqin vemendjen kaq shume ketij Aurenc Bebja-s dhe redaksise se gazetes, sa i botojne si xhevahire?
    Njeriu sot sikur duhet te kuptoje me shume se 200-500 vjet me pare.

    Kujtoj qe pervec kesaj, nga blogu i ketij personi gazeta DITA botoi para ca kohesh mendime si: fashizmi ishte i dobishem per shqiperine.

    Reply to this comment
  3. m November 10, 15:03

    HANKO is only a KINGMAKER
    KING RULES
    OK

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*