Tepsitë, “partia e madhe” e Dilaverit dhe ndryshimet kushtetuese të 2008

March 17, 2019 15:44

Tepsitë, “partia e madhe” e Dilaverit dhe ndryshimet kushtetuese të 2008

Protesta e ditës së djeshme, megjithë fryrjen e saj përmes idesë së kjo do të ishte dita e fundit e qeverisjes Rama, mbaroi dhe pas vetes nuk la asnjë shenjë.

Ishte njëra ndër përsëritjet e asaj që kishte ndodhur edhe në herët e tjera dhe që solli përsëri konceptin mediokër të një opozite së cilës i intereson pazari, jo zgjidhja.

Mes gjithë atyre që ishin mbledhur në sheshin parakryeministror ndodhej edhe një qytetar, i cili mbi kokë kishte vënë tre tepsi, PS, PD dhe LSI ndërsa parulla në dorë, “ shoqëria civile” ishte një përtallje për lehtësinë me të cilat blihet kjo shoqëri, por edhe kacavarjen e saj ndaj secilit pushtet, për të mbijetuar me rrjedhjet e tepsive.

Qytetari quhet Dilaver Nela, ai është nga një fshat i Kurbinit i njohur  tashmë në rrjete sociale për origjinalitetin e protestave të tij. Turma e PD-së, e largoi me force.

Është një qytetar i zakonshëm që përfaqëson dhjetra e qindra mijëra të tjerë, pra shumë herë më tepër se ato që dolën në protestën e radhës dhe, po ashtu, shumë më tepër se ata që ndjekin shefin e qeverisë në antimitingjet e tij të kamufluara si takime me popullin ku kërcet kënga, vallja dhe batutat prej karagjozi .

Dilaveri përfaqëson shumicën e qytetarëve të këtij vendi, të cilët nuk kanë as parti, as pushtet, dhe, ose heshtin nga shtëpitë e tyre ose kanë marrë arratinë në botë, pa shpresa më tek askush.

Ata janë neveritur me këtë klasë politike që, kur është në opozitë është më e “ndershmja“ në botë, ndërsa në qeveri kthehet në një precedent harbut, që majmet dhe nuk e di se ku i ka paratë; që dërgon fëmijët në shkollat më të shtrenjta të botës dhe tallet duke thënë se kjo është e zakonshme, që bën oxhaqe qindra mijra dollarësh apo vila bregdetare, para të cilave, “sarajet” e Enver Hoxhës duken si kasollet e Galigatit.

Nuk ka Shqipëri – ka tre tepsi , mbante mbi kokë një qytetar i zakonshëm, që e përzunë me ngut nga protesta, pasi shfaqi një të vërtetë të njohur, por të belbëzuar.

Në bisedën me gazetaren e Ditës, Entela Resuli, Dilaveri thotë atë që mendojnë qindramijë të tjerë, por harron diçka, të cilën jo rastësisht klasa politike e tre tepsive dhe media e blerë prej saj, enkas nuk e thotë kurrë dhe as e aplifikon: Arsyen pse të pandëshkuarit e djeshëm dhe të korruptuarit e sotëm nuk po i zbresim dot nga qafa ku na kanë hipur.

Ndryshimet kushtetuese të 2008 me marrëveshjen Rama-Berisha që jo rastësisht u votuan pas Gërdecit janë sot arsyeja kryesore pse ka degjeneruar kësisoj niveli politik. Ato janë një atentat I mirëfilltë që pengojnë në mënyrë fatale lindjen e një klase të re politike.

“Shikoni se si ndryshimet kushtetuese të kobshme të vitit 2008,- që përcaktuan që kryetarët e partive kanë të Drejtën e Monarkut për të hartuar listat e deputetëve, për 10 vjet jo vetëm që kanë krijuar një negativitet dhe një përfaqësim të nivelit të ulët dhe mediokër të politikës, por në të vërtetë kanë penguar në mënyrë fatale lindjen e një klase të re politike, të krijimit të formacioneve të politikanëve të rinj. Në të vërtetë ky është një dhunim kushtetues, që askush nuk e di se kur do të shmanget dhe anulohet” – thotë Moikom Zeqo në një analizë për DITA, botuar në numrin e datës 12 dhjetor.

“Po aq e ngjashme ka qenë PS me PD edhe për sa i përket ndërtimit të sistemit politik. Mjafton të shohësh se si këto dy parti nuk flasin fare për nevojën e anulimit të ndryshimeve liberticide të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, të realizuara me ujdinë PD-PS të vitit 2008. Siç përvoja e këtyre viteve ka treguar tashmë, ato ndryshime ishin atentati më i madh që kjo klasë politike i ka bërë demokracisë e vetë themeleve të shtetit. Nuk bëzan për zhbërjen e atyre ndryshimeve as partia që atëherë i kundërshtoi me forcë ato. Me sa duket, në gjirizet e sistemit anti-sistem të inauguruar nga ndryshimet në fjalë, edhe LSI ka gjetur strofkën e saj të ngrohtë të pushtetit” – thotë Pëllumb Xhufi në një intervistë botuar disa numra më parë në DITA.

Dita

March 17, 2019 15:44
Komento

14 Komente

  1. Kacureli Albanistanit March 17, 16:26

    Berisha,Basha,tepsia PD
    Familja Meta,tepsia LSI
    Rama e menenxhon vetem tepsine e tije PS
    Popull Shqipetar i Albanistanit:
    – “o mangi questa minestra o salti dalla finestra”

    Reply to this comment
  2. mirel March 17, 16:27

    Mire qe e citoni Moikomin dhe Xhufin, por ata duhet te jene atje me Dilaverin qe fjala e tyre te zere vend, sic po ze protesta e Dilaverit. Keshtu me fanepsje neper sinopset poetike e filozofike te Moikomit nuk para ja ndjen njeriu shume. Momenti kerkon udheheqes dhe jo te fandaksur pas sinopseve

    Reply to this comment
  3. h March 17, 18:06

    Dilaveri for president !

    Reply to this comment
  4. Sigfrid March 17, 18:11

    Krimi me i madh qe i eshte bere popullit shqiptar ka per autor vetem dy vete:
    -Sali Berisha dhe Edi Rama!
    Te dy keta njerez ne fshehtesi te plote,pa pyetur njeri bene ndryshimet kushtetuese dhe te kodit zgjedhor duke i dhene kompetence vetes te hartojne listat me kandidatet per deputete,kryebashkiake etj duke bere fakt te kryer diktaturen!
    Kete diktim Edi Rama dhe Sali Berisha e kane bere eshe ne partite e tyre,se nje kryetar partie qe ka ne dore caktimin e deputeteve e kryetareve te bashkive,realisht ka ne dore te gjithe pushtetet!
    Dhe njereztit duke pare pushtetet e pakufishme te kryetarit te partise doemos qe kurre nuk do guxojne te dalin kunder tij!
    Ketu e ka bazen e gjithe rrenimi i shtetit ligjor ne Shqiperi!
    Prandaj Rama sillet si diktator,si karagjoz pa pike turpi e pergjegjesie morale para popullit!
    Ne se nderkombetareve nuk u ka rene ne sy ky krim,atehere edhe ata do jene bashkefajtore me keta kriminele,qe kane bere te mundur ate qe shqiptaret nuk shohin me besim se ky vend do behet nje dite!

    Reply to this comment
  5. Adih March 17, 20:25

    Shkrimi i juaj per nderimin e kushtetutes te 2008 ,ne interesat e Katovicareve ,pardesy bardheve te Ramiz Alise ,i dime , i keni rene gjate ,per momentin i ka thene shkurt e sakte ky Dilaveri .Ky ka ambandonuar te gjithe idiotet e Protestes ,qe me keqeardhje nuk e kuptojne ,,qe keto plane qe po ben opozita ,mbi rremujrat dhe dhunen ,jane plani OPOZITE + PUTIN ,qe kerkon i shkreti muzhik dalje ne detin Adriatik.Me shkon mendja ,por i lutem zotit te jem i gabuar , dhe ndryshe do te ishte nje rrezik i madh per ne shqipetaret e shqiperine natyrisht per rajonin e Europen .. .

    Reply to this comment
  6. Baca March 17, 21:09

    Esht mir qe gazetat dhe media ti kushtojn rendesi me shum personave si Dilaveri se sa te merren me batutat e ramziut dhe me presionet e bashasalehut.

    Reply to this comment
  7. 888 March 17, 21:19

    Pse budallenj ishin banoret e asaj komunes ne SHBA qe zgjodhen DHINE kryetare?

    Reply to this comment
  8. imagjinoni nji shoqeri qe merrtet me Dordolecat e rruges ,se cfar mundet ti afroje nji populli ! March 17, 22:15

    TE MARRE FUND NE CDO DREJTIM

    MJERISHTE ESHTE NJI GJENDJE MJAFTE KRITIKE

    SE KU KA DEGJENRUAR AJO SHOQERI

    E CILA JOVETEM ESHTE BUDALLEPSUR NGA

    BANDAT POLITIKE QE I KAN QIT TRURIN KTO 30-VJET

    POR TANI VAZHDOJNE E KAN NGEL TE AMBJENTUAR NE INJORANCEN QE I ESHTE IMPONUAR

    DHE NUK FUNXIONON ME SI TRU

    SHIFE SE ME CFAR JANE DUKE U MARRE

    SEPSE JANE TE PAAFTE TE KUPTOJNE

    SE KU QENDRON E KEQJA E KTIJ VENDI

    DHE S’JA KAN IDEN SE SI TE DALIN NGA AJO GROPE IDIOTESH KU I KA FUTUR
    GORILLAT E POLITIKES SE SHPELLES

    Reply to this comment
  9. orli March 18, 09:22

    Po mire, Edi e sala i bene ndryshimet kushtetuese?! A duheshin votuar keto ndryshime ne parlament? A ishin ata deputet te zgjedhur jo nga kryetaret por nga populli? Po! Pra per mendimin tim kjo nuk ka te bej aq me ligjin se sa ka te bej me “popullin trim e sypatrembur” shqiptare, kupto frikacak, hajdut e servil sepse ata deputet kane qene te zgjedhur nga populli e jo nga kryetaret si tani prandaj sa te jete ky popull i tille ku 85% te tij e sjellin verdalle nje 15 perqindesh, ne krye do vijne sali vuku me kopilat e tipit luli e monika pa harruar koklopen.

    Reply to this comment
  10. Pika që s'të bie March 18, 10:39

    Jemi ne nje gjendje mjerisht te pashprese.
    Ketu nuk ka vend per njerez normal. Ata kane dhe po marrin arratine.
    Dhe kane te drejte.
    Po ju them vetem nje fakt: Filmi ” Shoku yne Tili”.
    Si Nertili ne ate kohe kishte 1 ne 500 nxenes.
    Sot 2 ne 3 e nxenesve neper shkolla 9 -vjecare e te mesme i ke Nertila, ku 1/3 jane budallenje, 1/3 jane analfabete e 1/3 jane budallenje shejtane.
    Terren ideal per partite te peshkojne pa karrem po te duash. Rri ti enderro per Shqiperine qe Duam, ku nje pale te detyron ti vesh pas se humb vendin e punes. Pala tjeter te detyron te shkosh pas se te ka premtuar pune, dhe pala tjeter te shplan ate pak tru qe ka mbetur dhe te meson te shkosh nga njeri krevat ne tjetrin.

    Reply to this comment
  11. xxx March 18, 13:27

    Dilaveri duhet te thiret ne emisionet e Eni Vasiliqise, te Fevzinjve, te dhe Zhejvezhabave, se sa anal-istet qe paguhen nga partite pordhitike

    Reply to this comment
  12. baba nga durrsi March 18, 20:18

    Jepini nje medalje te arte ketij personazhi per thjeshtesine dhe zgjuarsine qe tregoi ne proteste.
    Te shpallet Njeriu i Vitit sepse ka shprehur ne menyre simbolike dhe te qarte, me mire se qindra politikane dhe analiste me “shkolle” gjendjen aktuale ne Shqiperi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim