Teqeja shqiptare në Asprogjia-Larisë të Greqisë

Arben Llalla July 30, 2015 14:11

Teqeja shqiptare në Asprogjia-Larisë të Greqisë

Greqia me anë të Ligjit të Luftës me Shqipërinë nuk mban të bllokuara vetëm pronat e individëve të kombësisë shqiptare, por edhe të bashkësisë fetare myslimane, në veçanti të asaj bektashiane. Me anëtarësimin në BE të Greqisë në vitin 1981, ajo rrënojë varrezat e myslimanëve shqiptar në Selanik në vitin 1983, dhe ndaloj çdo riparim të xhamive dhe Teqeve. Pra, një anëtarët i Bashkimit Evropian në vend që të kujdesej për këto vende si pjesë historike dhe trashëgimi kulturore, Greqia i shkatërrojë ose i la në harresë duke mos treguar asnjë interesim. Ndoshta është i vetmi vend i BE që shkel çdo të drejtë njerëzore, të pronës private duke ua grabitur qytetarëve joshtetas të Greqisë si dhe bashkësive fetare jo ortodokse.

Një rast kaq flagrantë është edhe ai i Teqes Bektashiane që ndodhet në Asprogjia të Farsalon që i përket Komunës së Polidhamanda në Prefekturën e Larisës, dhe quhet Teqe Ireni ose Teqeja Asprogjia. Në këtë zonë dikur ka patur tre Teqe: 1.-Asprogjia-Ireni, 2.-Zoodhohos Pigjia, 3.-Dhilofos. Teqja e Asprogjia-Ireni mendohet se është ndërtuar më 1770 dhe i përket sektit Mevlevi. Në vitin 1888 në këtë Teqe thuhet se ka patur 55 dervishë.

Për Teqen e Asprogjias kanë shkruar William Martin-Leake i cili e përmend atë në Nëntor të 1805. Andrea Karkavica shkruan se kjo Teqe është ndërtuar mbi themelet e një Manastiri Katolik të cilin e kishin braktisur më 1640. Teqeja u ndërtuan nga një shqiptar i quajtur Durbali Baba Shehu, Teqe ka dy Tyrbe dhe varret e dervishëve rreth tyre.

11822199_1153996731281037_1841198403_oMë 1914 e vizitojë Teqen, arkeologu dhe historiani Frederick Hasluck i cili i ka kushtuar një kapitull të tërë në librin e tij.

Thuhet se pas vitit 1925 në Teqen gjetën strehim shumë përkrahës të Fan Nolit të cilët e braktisë Shqipërinë pas ardhjes në pushtet të Ahmet Zogut.

Në vitet 1930, në Teqen kanë shërbyer 6 dervish dhe 20 punonjës të tjerë që udhëhiqeshin nga Baba Qazimi, të gjithë ishin me kombësi shqiptare.

Për shkak të ligjit të Luftës me Shqipërinë, Greqia sekuestrojë pronat e Teqes duke e lenë atë pronë në shkatërrim. Më 1960 Baba Seiti protestoj kundër sekuestrimit të rreth 13.000 dylym nga ana e shtetit grek. Më 1973 Baba Seiti vdes dhe Teqeja mbeti pa asnjë kujdestar. Që nga fillimi i funksionimit të saj në këtë Teqe shërbyen 33 Baba.

11827015_1153996747947702_1358010732_oNë vitin 2004, çështja e Teqes shkoi për tu diskutuar nga deputeti i Lidhjes së Majtë, Fotis Kuvelis në Kuvendin e Greqisë, u bë zhurmë e madhe atë periudhë sepse kishte zëra që kjo Teqe duhet ruajtur, kujdesur dhe jo e lënë në mëshirë të fatit. Por ministri i kulturës i Demokracisë së Re, Petros Tatulis u përgjigj se kjo Teqe është pronë e shtetit shqiptar e sekuestruar nga shteti grek në bazë të Ligjit të Luftës dhe ligji ndalon çdo ndërhyrje riparimi të saj.

Viteve të fundit shumë studiues dhe arkeologë grek kanë shkruar shkrime pro ruajtjes së Teqes, ku vlen të përmendim Vairaklotis Laqis, Panajoti Çakumis, Suzana Hulia, Vasso Noula-Karpeti, Taqi Kabili, në gazetën “Kathimerini” të datës 28.9.2008, shkruante për Teqen dhe se në qytezë jetonte edhe një grua e quajtur Nazmie e cila i përkiste sektit beshtashian dhe kujdesej sa mundej për Teqen.

Si do që të jetë historia dhe e vërteta e kësaj Teqe, ajo duhet tu kthehet pronarëve për tu kujdesur nga shkatërrimi i saj të cilët janë Bashkësia Bektashiane e cila e ka qendrën Botërore në Tiranë.

Arben Llalla July 30, 2015 14:11
Komento

12 Komente

  1. Arben July 30, 14:58

    PERSE VETEM TEQEJA???!!!!

    GREKERVE U DUHET MESUAR SE SI TE SILLEN ME PRONAT E SHQIPETAREVE.

    Reply to this comment
  2. i ri July 30, 15:55

    Kush duhet tua mesoje grekeve kete o Beni,,,,,?Nanot o salinjte qe u bene uren grekeve te na poshterojne ne te gjitha drejtimet,,,!Kurre ndonje here ne historine tone sjellja e Shqiptareve te keteqene kaq inferiore,,,,,,! ,e tere kjo behet si harac i integrimeve ,gjasme per ne Europe,kur vete Greqia i ka ditet e numuruara,per te dale pas porte.Ndergjegja jone etnike nuk eshte ne lartesine e duhur,kurse politika eshte fare per toke,,,!Uroj ta kem gabim ndonese se fundi me keta greket jane hapur letrat,por aleatet tane euroatllantike bejne sehir ,se nuk ju intereson,,,!

    Reply to this comment
  3. santana July 30, 17:05

    Naivizem, mungese kulture nga komentuesit…ç’fare eshte bektashizmi ne ato troje , kush ishte historija e tij e kush e investoji , per çfare strategjije? Kultura Kombetare e nje vendi ruhet kur ka qeveri qe ka ndergje te vertete kombetare si edhe panvaresi.

    Reply to this comment
  4. Klementi July 30, 17:35

    “…kjo Teqe është ndërtuar mbi themelet e një Manastiri Katolik …”
    Kemi instaluar kulturë islamike mbi themelet e kulturës europiane në tokën europiane dhe ankohemi : pse nuk na lënë europianët ne të shkarëve t’i shkasim edhe ata ?!
    Të mos ankohemi; europianët nuk janë sëmurur nga sindromi i Stokholmit si turkoshqiptarët

    (P.S. Lexuesit që nuk kanë formim mjekësor, të lexojnë sadopak tek https://en.wikipedia.org/wiki/Stockholm_syndrome.
    Fatkeqësisht, kjo ka zënë shqiptarët.
    Një pjesë tjetër ka ADN të përbashkët me “turistët” osmanë që lanë farën e tyre dhe tashmë funksionon “thirrja e gjakut”…)

    Reply to this comment
    • nazim July 30, 21:38

      Klement, mos u trego kaq i mencur dhe i “sofistikuar”. Lexo me vemendje dhe shih thelbin e ketij Shkrimi:

      “Më 1960 Baba Seiti protestoj kundër sekuestrimit të rreth 13.000 dylym nga ana e shtetit grek. ”

      “kjo Teqe është pronë e shtetit shqiptar e sekuestruar nga shteti grek në bazë të Ligjit të Luftës dhe ligji ndalon çdo ndërhyrje riparimi të saj.”

      Pra flitet, per prone dhe toke shqipetare e sekuestruar nga shteti grek me ligjin e luftes.

      Fatkeqesisht, studiuesit e njohur te permendur ketu nuk kane folur per shtepiat dhe tokat e mijra cameve, por kane permendur kete teqe, dhe nga kjo teqe, nga dokumentat qe ekzostojne per te, mund te fillohet per te shkuar tek e drejta e cameve te tjeshte, dhe per pronat qe ju jane sekuestruar nga Greqija. Nuk po flasim per mijra vjet me pare sic bejne izraelitet, por per 50 vjet me pare. Ketu flitet per vjedhje te tokave shqipetare “ne mes te dites” jo per fe o zoteri, qe ju ka ngecur gjilpera ne nje vend.

      Reply to this comment
  5. informatori TJETER July 30, 18:48

    E ke zuri meraku per nje teqe turke ne Greqi ? Ku e ka vleren kjo teqe ? Pastaj , pse eshte ngritur mbi themelet e nje objekti kristian ?

    Reply to this comment
  6. loku July 30, 19:39

    @Klement. Jam I mendimit se syndrome Genovese eshte ai qe dominon kulturen shqiptare te pakten keto vitet e fundit po jo vetem. Shqiptaret jane gjithmone te vonuar dhe kane nje tendence retardore ne mendimin e tyre racional. Prandaj edhe jane edhe aty ku jane. Shiko vetem autorin e ketij artikulli. Karikature komplekse me bisht pa fund. Te gjitha artikujt qe shkruan(megjithese mendon se eshte historian) kane vetem nje shenjester. Me sa duket paguhet per bashkepunetor ne panairin e kotesive sic bejne shumica e shqiptareve. Marrin pjese pa e ditur sec bejne.

    Reply to this comment
  7. Kor+ca July 30, 23:12

    Nga sa degjoj kemi dy probleme:
    1=ceshtje prone
    2=ceshtje fetare
    Pra fetaret trashegimtare kane te drejten te ndermarin veprimet ligjore per pronesine dhe jo kushdo.
    Por me qe kjo prone eshte tjetersuar nga besimi katolik, lind pyetja se cilet jane fetaret trashegimtare per origjinen e kesaj prone ?
    Personalisht kam shume raspekt per bektashjanet mbasi dine te respektojne edhe Krishtin edhe Muhametin. Ata e dine mire se me te paret e vet qene te krishtere, por qe me pas ja u desh situata e atyre viteve qe te tjetersonin fene.
    Thelbesorja eshte se mund te thuhet edhe se si ceshtje prone , apo ceshtje fetare ti perkase ne origjine epirjjoteve tane nder ato ane, te cilet me pas u tjetersuan perseri dhe mbeten me afer ketij tempulli apo pjeses tjeter te epirjoteve qe erdhen nder nesh (!?)

    Le te sjellim nje shembull. Ne Leshe , tek ndertesa ku eshte bere varrimi i Gjergj Kastriotit, dhe me pas u ndertua tempulli i besimit tjeter fetar , kujt komuniteti trashegimtaresh do ti takoje ajo qe mbeti mbi themelet?
    Trashegimtareve ne origjine te pagezimit te Heroit, komunitetit te me pasem qe e varrosi Heroin apo ne qe po shkruajmeketu dhe qe jemi te nje gjaku me dy komunitetet e para dhe qe besojme vetem ne nje Zot te vetem, por qe kemi besim ne profeti i madh qe erdhi mbas krishtit ?

    Reply to this comment
  8. demo July 31, 02:48

    Po te ishte kishe katolike greket nuk e linin mbi toke,se vertete greket jane te krishtere,por armik n1 kane katoliket.Edhe shejtan Kozmai i vuri kazmen kishave katolike ne Himare,per te ndertuar shkolle greke.Greket vertete i shajne ne apparence musulmanet dhe turqit,por ne te vertete i urojne,sepse me ndihmen e tyre formuan shtetin grek dhe zaptuan tokat e shqiptareve duke i konsideruar turq.Eshte njesoj si komunistet qe mallkojne per apparence fashizmin dhe gjermanet,por fshehtaz i urojne,sepse mos ishte fashizmi,komunistet nuk vinin kurre ne pushtet.Eshte e vertete qe epiri,laberia,Himara,Suli,Cameria deri ne fund te shek.18 kane qene te krishtere,por kane qene te krishtere katolike te lidhur me Venetikun.Misjoni i shejtan Kozmait ka qene te ktheje katoliket shqiptare ne ortodokse greke,duke ndaluar perdorimin e gjuhes shqipe ne shkolle dhe ne shtepi.Kete te vertete e thote vete djalli kozma kur deklaron ne Parge se turqit muslimane jane me te mire se latinet dhe pushteti turk i ka dhene me shume te drejta kishes sone se sa sundimi latin.

    Reply to this comment
  9. Dash Dibra July 31, 08:00

    Qendra Bektashiane ne Tirane duhet te behet me e gjalle me institucionet europiane se qeveria shqiptare, qe mohon pronat shqiptare brenda Shqiperise , me mire te mos jee se sa eshte keshtu

    Reply to this comment
  10. METLAJ August 21, 09:03

    Elexova kete artikull por trajtimi i saj si pronesi e shtetit shqipetare me duket i padrejte Kjo pronn eshte pies e nje istitucioni fetare per te cilen aivete dhe neve duet te luftojme qe ta marre dhe zhvilloje veprimtarin e vet sic jane dhe kishat orodokse tek neve por kjo nuk eshte toke greke
    sot jetojme ne kohen e qeveritareve te korruptuare dhe pandenja fetare dhe nacionale TE ushqehemi me bulmetin e tufes qe ndertuam

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*