Terapi rrezatuese ndaj COVID-19, zbulohet studimi i ri që po kryhet kundër koronavirusit

October 17, 2020 19:57

Terapi rrezatuese ndaj COVID-19, zbulohet studimi i ri që po kryhet kundër koronavirusit

Në shumë vende të botës, akoma po punohet për të gjetur ilaçin kundër COVID-19.

Lidhur me këtë, drejtori i Institutit të Shkencave Mjekësore në Indi, Randeep Guleria shprehet se po kryejnë një studim për të vlerësuar nëse terapia rrezatuese mund të ndihmojë në uljen e simptomave.

Në vitet 1940, para se të zbulohej antibiotiku i parë në botë, penicilina, mjekët përdorën dozë të ulët rrezatimi për të trajtuar pneumoninë që mund të shkaktohej nga bakteret dhe viruset. Besohej se terapia me rrezatim e referuar si terapi me rreze X, ndihmoi në uljen e inflamacionit në mushkëri dhe parandalimin e stuhisë së citokinave duke zbutur kështu ashpërsinë e pneumonitit.

Mjekët në Indi po kryejnë një studim pilot për të vlerësuar nëse terapia rrezatuese mund të ndihmojë në uljen e ashpërsisë së simptomave meqenëse COVID-19  shkakton pneumoni gjithashtu dhe ende nuk ka një ilaç për ta mposhtur.

h.b/dita

October 17, 2020 19:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim