Terapia e re e gjeneve që riparon zemrën pas infarktit

May 11, 2019 13:42

Terapia e re e gjeneve që riparon zemrën pas infarktit

Terapia më e re e gjeneve, që konsiston në stimulimin e rigjenerimit së qelizave kardiake, ka arritur të rregullojë zemrën pas një ataku kardiak.

Eksperimenti u udhëhoq nga disa studiues italianë dhe u botuar në revistën ”Nature. Ai u bë fillimisht te derrat dhe të dhënat japin shpresë se në pesë vitet e ardhshme mund të eksperimentohet edhe tek njerëzit.

“Është një kohë shumë emocionuese për të gjithë fushën e kardiologjisë”, thotë Mauro Giacca, nga Qendra Ndërkombëtare për Inxhinierinë dhe Bioteknologjinë Gjenetike (ICGEB) në Trieste, i cili koordinon studimet së bashku me Fabio Recchia, të institutit ”Sant’Anna” të Pizës.

“Pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme gjatë 15 viteve të fundit duke u përpjekur të përdorim qelizat burimore, për herë të parë dhe kemi kuptuar se si është e mundur të riparojmë zemrën tek kafshët duke stimuluar drejtpërdrejt qelizat kardiake që i mbijetuan dëmit”, theksoi Giacca.

Në këtë studim, sekuencat e informacionit gjenetik, të quajtura mikroRNA, rregullojnë gjenet e tjera.

Duke arritur në destinacionin e tyre, ato stimulojnë rigjenerimin e zemrës te derrat duke çuar në shërimin pothuajse të plotë të funksionalitetit të saj, një muaj pas infarktit në zemrën e kafshës.

j.l./ dita

May 11, 2019 13:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim