Terapia për pacientët me Covid, Meta del me apelin e fortë ndaj Qeverisë: Të kërkohet ndihmë nga Italia!

August 10, 2020 18:30

Terapia për pacientët me Covid, Meta del me apelin e fortë ndaj Qeverisë: Të kërkohet ndihmë nga Italia!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me terapinë me plazmë kundër Covid-19.

Ai shprehet pro kësaj terapie ndërsa shkruan se “inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj”.

Postimi i Metës:

Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.

Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.

j.l./ dita

August 10, 2020 18:30
Komento

3 Komente

  1. Martin August 10, 18:50

    Personaliteti me i rendesishem i nje shteti demokratik eshte Presidentit, por Ilir Meta ua kalon pergjegjesite e detyrat e tij te tjereve, qe nuk varen prej tij. Kush e ka penguar Shkelqesine e Tij t’i kerkoje ndihme Republikes se Italise?! Pyetja eshte: i di detyrt e tij ky Shkelqesi, apo eshte arratisur ne mal?! Ndryshe nuk kuptohet pse flet brockulla “si e ema maje thanes!”

    Reply to this comment
  2. zv.Gjeneral Muçi August 10, 23:49

    Ome Like, po bën teste ë? Mirë mirë, po atë numrin e rezervistëve kur do ta rrisni., 5e do t’iu dalin me minus ndonjë dite të bukur me shi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim