Tërbaçi dhe Labëria do ta nderojnë gjithmonë Hysni Kapon

June 1, 2017 12:29

Tërbaçi dhe Labëria do ta nderojnë gjithmonë Hysni Kapon

 

Me rastin e 25-vjetorit të rivarrimit të Hysni Kapos në vendlindjen e tij, në Tërbaç. Një përgjigje për ata që e hoqën Hysni Kapon nga Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë dhe një replikë me vëllain e Sadik Premtes

Bexhet Rrapo*

Njëzetepesë vjet më parë, Partia Demokratike e sapo ardhur në pushtet me një ndjenjë të shfrenuar revanshi, bëri një nga aktet më të turpshme të saj: zhvarrosi nga varrezat e dëshmorëve të atdheut në Tiranë eshtrat e thuajse gjithë ish udhëheqësve më të shquar të Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare,mes të cilin edhe Hysni Kapon. Ishte ky një akt politik hakmarrës që indinjoi pa masë gjithë veteranët e asaj lufte të lavdishme që na solli lirinë dhe që nuk mund të shlyhet kurrë nga kujtesa e popullit shqiptar.

Biri  i lavdishëm i Tërbaçit e gjithë Shqipërisë, Hysni KAPO, u nda nga jeta më 23 shtator 1979, nga  një sëmundje e rëndë. Ai u varros  atëherë me të gjitha nderet e respektet që i meritonte në varrezat e dëshmorëve të kombit  në Tiranë,  si Hero i Popullit dhe komisar  i atyre dëshmorëve të rënë për çlirimin e Shqipërisë në luftën nacional-çlirimtare. U Përcoll me dhimbje nga familja, të afërm e gjithë populli shqiptar.

… Mbas disa vitesh do vinte një kohë që do të kthente përmby vlerat dhe heronjtë, për të ngritur në piedestal antivlerat dhe tradhtarët. Luftëtarët  për liri e pavarësi dhe për rindërtimin e Shqipërisë do të quheshin të padëshirueshëm që të preheshin bashkë me dëshmorët që prunë  lirinë e vendit. Pra po ndaheshin komandantët nga  ushtarët. Një  gjykim i tillë  do të bëhej  dhe për Hysni Kapon. Ishte fillim maji i vitit 1992, në vigjilje të Ditës së Dëshmorëve dhe ata filluan  çvarrosjen e komandantëve, komisarëve e gjithë drejtuesve te lartë te shtetit shqiptar nga varrezat e dëshmorëve. Veprim  ky i turpshëm antikombëtar  dhe jonjerëzor.

Në këto kushte, në terrorin fashist të mbjellë nga politikanët e kohës kundra figurave dhe heronjve të këtij kombi, tërbaçjotët nuk do ta linin birin e tyre ta zhvarrosnin këto bisha. Në bashkëpunim  e koordinim me familjen, bashkëluftëtarët e tij tërbaçjotë dhe nga gjithë Shqipëria, organizuan zhvarrosjen e tij. Vendimi  nga familjarët dhe bijtë e Tërbaçit ishte që ai të rivarrosej  në vendlindjen e tij në Tërbaç të Vlorës dhe kështu u bë. Ky ishte një veprim mjaft patriotik, që shprehte dashurinë, respektin dhe unitetin tërbaçjot të trashëguar në breza dhe të farkëtuar më shumë nga vetë Hysni Kapo. Kjo nismë u udhëhoq nga bashkëshortja e Hysniut, Vito Kapo, nga fëmijët e tij, Pëllumbi, Vera e Besniku, si dhe nga bashkëluftëtaret tërbaçiotë  Vehbi Hoxha, Arif Hasko, Kadri Kiça, Haki Gjondeda, Ali Xhaka, Hysni Berdaj etj. Kjo u mbështet nga shumë bij të tjerë tërbaçiotë në Tiranë, Vlorë e qytete të tjera. Gjatë lëvizjes Tiranë-Vlorë-Tërbaç autokolona u përshëndet nga shumë qytetarë në çdo qendër banimi. Një pjesë do t’i bashkoheshin kortezhit për në Tërbaç. Gjatë rrugës  tentuan të krijonin pengesa  individë të izoluar, ndoshta të porositur nga ata që kërkuan zhvarrosjen nga varrezat e dëshmorëve. Në sajë të zgjuarsisë e guximit të organizatorëve, që ishin ushtarakë dhe ish-ushtarakë, këto tentativa do të shmageshin. Autokolona e kortezhi jo që nuk do pakësohej por do të shtohej gjatë rrugës për në Tërbaç. Krahas grupit organizator nga Tirana  kishte dhe një grup tjetër në Vlorë që kishte siguruar dhe pjesëmarrjen më të madhe si dhe ai i pritjes në Tërbaç që kryesohej nga kryeplaku Xhevair Rrapo.

Pjesëmarrja ishte shumë e madhe nga gjithë krahina e lumit të Vlorës  përveç atyre të ardhur nga Tirana e qytete të tjera me djetëra autobusë e mjete private. Folën me këtë rast figura dhe personalitete të tjera si nga parti politike, nga shoqata e veteranëve të luftës e të dëshmorëve. Si Hero i Popullit dhe komisar i njësive të larta të ushtrisë nacional-çlirimtare, Hysni Kapo rivarrimi iu bë me breshëri armësh.

Kësht, Hysni Kapoja do të prehej përgjithmonë në vendlindjen e truallin e tij. Nuk do të kishin më mundësi ta shqetësonin. Kjo ishte data 25 maj 1992. Aty ai ka kundruall dëshmorët me të cilët nisi e përfundoi luftën, ideologun e luftëtarin për liri e dije, Halim Xhelon e trimëreshën legjendare Miro Tërbaçi, por dhe gjithë bashkëfshatarët e tij që i donte dhe e donin shumë.

Nga ajo ditë  kanë kaluar shumë vite ku është folur e hedhur balte për shumë drejtues e bashkëluftëtarë  të tij, por për Hysni Kapon, birin e Tërbaçit vetëm se është rritur respekti, me përjashti të ndonjë rasti të vetmuar…

Më vjen keq që para dy muajsh  nga z .Zija Lepenica, vëllai i Sadik Premtes, ështe promovuar një libër  kushtuar S.Premtes, ku thuhen dhe disa të pavërteta historike për luftën nacinal-çlirimtare për qarkun e Vlorës  dhe në veçanti për Hysni Kapon e Tërbaçin. Aty thuhet se këshillat nacional-çlirimtare në Lumin e Vlorës dhe në Tërbaç i ka krijuar Sadik Premte, po ashtu dhe për organizimin e partisë komuniste. Por e vërteta qëndron ndryshe. Sipas historikut që ne disponojmë, i përpiluar nga  Vebi Hoxha e Arif Hasko të cilët kanë qenë edhe bashkëluftëtarë me S.Premten deri sa ai i tradhëtoi idealet e luftës nacional-çlirimtare ku thuhet:  Në mars të viti 1942 në shtëpinë e H. Kapos në Buzujk është formuar këshilli  i fshehtë me 5 veta, nga vetë Hysni Kapo. Më vonë,  në nëntor 1942 në shtëpin e Baxhul Gjondedes është formuar këshilli më i plotë,  i  deleguar në emër të frontit antifashist nacional-çlirimtar ka qenë  Ibrahim Dervishi. Për sa i takon formimit të organizatës  së partisë komuniste në Tërbaç i deleguar ka qenë Mehmet Shehu. Sipas po këtij historiku rezulton se Sadik Premte të ketë ardhur në Tërbaç  vetëm në 1943 , periudha e fraksionit, i cili ka kërkuar mbështetje nga organizata e partisë. Ata i janë përgjigjur duke i thënë se kur të vijë djali jonë do ta diskutojmë këtë problem dhe e dimë vete ne si do gjykojmë dhe këshu u bë.  Hysniu  vjen, bën takime e sqarime me popullin  dhe më 15.5.1943  bëhet mbledhja e fshatit  në Bragjin, bregu i kuvendeve për Tërbaçin, aty u vendos mbështetja e luftës Nacional-çlirimtare  e vetë Hysni kapos dhe njëkohësisht dënimi  i tradhtisë së Sadik Premtes. Do të veçoja se në këtë promovim libri nga folës u tha se S.Premte  është hero i Lumit të Vlorës. Ky deklarim është ofendim për ata që janë heronj të vërtetë, të cilët e nisën dhe përfunduan luftën, duke vlerësuar ata që  i lanë  në mes dhe i tradhtuan idealet e kësaj lufte.

Këto shpifje nuk i deformojnë dot faktet historike  dhe sidomos vlerat dhe kontributin e Hysni Kapos, ai ka lënë gjurmë të mira si në luftë, por dhe më vonë në rindërtimin e vendit. Për këtë figurë thuhen vetëm fjalë të mira, sepse ai ka dashur e ka mbështetur njerëzit e thjeshtë.

Duke qenë se jemi dhe në 25 vjetorin e prehjes në vendlindjen e tij  ja vlen të flasim pak dhe për një ndërhyrje që është bërë në memorialin ku ai prehet. Kishte kaluar një kohë e gjatë, nga koha e rivarrimit që përkonte dhe me një periudhë të vështirë, ambienti nuk ishte dhe shumë i përshtatshëm, me kalimin e kohës kishte dhe dëmtim, kjo kërkonte ndërhyrje. Ajo u bë nën  kujdesin e familjes dhe kontributin e atyre që e kanë dashur dhe e duan Hysni Kapon. Puna u krye nga specialisti  talentuar tërbaçiot  Adif Cane,  i cili është mjeshtër i punimit të gurit e mermerit. Në sajë edhe të projektit ambienti ka dalë shumë i bukur, i  punuar krejt në mermer nga porta dhe ambientet e sheshit.

Për figurën e ndritur të Hysni Kapos, bijtë e Labërisë dhe sidomos Shoqata Atdhetare Kulturore Tërbaçi organizon shpesh veprimtari përkujtimore mbresëlënëse. Sepse Labëria dhe Tërbaçi nuk i harrojnë kurrë bijtë e saj të mëdhenj.

*Kryetar i Shoqatës Atdhetare-kulturore “Tërbaçi”, Vlorë

June 1, 2017 12:29
Komento

36 Komente

  1. demo June 1, 13:32

    A na thua dot cfare tradhetie ka bere Sadik Premte?Pse Hysni Kapo eshte bir i Terbacit,kurse Sadik Premte nuk eshte bir i Terbacit?Si komunist i vjeter,qe ishte Sadik Premte,pse te besoj une Enver Hoxhen,nje aventurier sharlatan,qe u nderfut kinse tek komunistet,nga dy malazes,gjoja per te formuar numrin tek???Pse te besoj une Hysni Kapon,nje fshatar kamikaz qe vriste me urdhera te Urjahipit dhe te mos besoj Sadik Premten dhe Anastas Lulon qe ishin intelektuale me bindje komuniste dhe jo sgharlatane interesaxhinj,qe njehere beheshin zogiste,pastaj fashiste,hopa komuniste,10 vjet ne preher te kunatit antizogist,pastaj konsull ne preher te Eqerem bej Libohoves si monarkist zogist,pastaj hopa ne preher te Esat bej Dishnices bixhozxhi dhe kurvar,pastaj hopa me kontrabande duhani ne preher te Ibrahim bej Bicakciut,pastaj hopa ne preher te Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit si internacionalist proletar,pastaj hopa ne preher te baba Faje Xhanit prej Luzi,qefli nocke,qe u arratis nga teqja Martaneshit se i shtine katundaret per ta vra per pune te pista.AAAAAaaa jo zoteri!Skenderbeu thoshte:-Jam mik i merites dhe jo i fatit.Fati anoi nga djalli.Fitoi djalli,ja hodhi merites,,por burrat thone te verteten,nuk mbajne anen e djallit fitimtar
    Sot ne themi te verteten per demokracine,pamvaresisht se djalli Sali Berisha ja hodhi themeluesve studente,ja hodhi Gramioz Pashkos dhe mocionisteve themelues.Ashtu duhet te shprehemi edhe per ate kohe pamvaresisht se kush fitoi.

    Reply to this comment
    • BRAGJINI June 1, 14:52

      O DEMO
      ik a derzi se nuk i ndron dot guret e historise.Jane te rende per kerbishtet e tua.Nuk e ndoqen kot labet .E kuptoj vone dhe Sadiku ne Paris.

      Reply to this comment
      • Qefulli June 1, 17:08

        Hysni Kapo e Halim Xhelo jane heronj te Jugoslalvise dhe Rusise dhe jo te Vlores apo tere Shqiperise.

        Reply to this comment
        • BRAGJINI June 2, 00:20

          Aha Qefull balta,e paske me Terbaciotet ne pergjithesi.Diku te paska ngelur hatri.Jeto,jeto me kete ndjenje deri sa te kesh fryme.E ndjen sa i pafuqishem je te ndryshosh dicka.E pra Hysniut i rruat bishtin.Varrin e ka ne mes te vendit e plot me lule perhere ndersa gjyshit tend ballist i ka humbur .Jeto ,jeto me kete.

          Reply to this comment
          • Orikums June 2, 06:24

            Edhe Esat Pasha eshte tek varrezat serbe te Parisit.
            Hysniut ia rrojti bishtin Enveri me Saliun.

    • optimizem per vendin June 1, 23:32

      o dmo, une nga ty e degjoj per here te pare qe “…kurse Sadik Premte nuk eshte bir i Terbaçit?” Tani te bejme dhe Ahmet Zagollin birin e Laberise e Sali Berishen birin e Kuçit se keto po shkruhen tani I shkruani dhe i lexoni vete se koha do ti perbuze ne çdo momentE verteta shkelqen si drita e diellit dhe mbulon gesnjeshtren e zeze

      Reply to this comment
    • Vm June 2, 01:50

      Demo,ajo fotografia ne preher te Baba Fajes, i njohur per ate zanat, na ben edhe ne me skeptikeve te dyshojme ne sjelljen seksuale te xhaxhit Enver.

      Reply to this comment
    • Mali June 2, 23:49

      Skenderbeu thoshte:-Jam mik i merites dhe jo i fatit.Qenke i lashte sa Skenderbeu more zoteri| Kur e paski bere kete muhabet juve ? Po fjala “merite” ekzistonte atehere?

      Reply to this comment
  2. Bogonica June 1, 14:16

    Luften e fitoi Hysni Kapo,ate e ndoqi prapa i gjithe Lumi Vlores,e gjithe Vlora ne Lufte.Jeta e Hysni Kapos ka qene e lidhur me fatet e popullit,te thjeshte.Ishte udheheqes i qete dhe ekulibrator,ishte mbeshtetes i Enver Hoshes,dhe i qendroi besnik atij ne te gjitha Tufanet e e Historise.Sistemi qe ai besonte dhe punoi per ‘te, ne nje perplasje me boten tjeter kishte kohe qe kishte marre te tatepjeten ne Shqiperi,Vdekja misterioze e Hysni Kapos e pershpejtoi fundin e tij.Por Hysni Kapo do te mbetet nje nga figurat me popullore ne Shqiperi per transformimet e medha qe ndodhen ne gjysmen e dyte te shekullit 20.Terbaci dhe e gjithe krahina e Laberise do ta kujtoje per jete.

    Reply to this comment
    • Bregu June 1, 17:05

      Hysni Kapo Myftari ishte spiun i Serbise dhe Halim Xhelo spiun i Kominternit sllav-komunist rus. Ai ndoqi rrugen e xhaxhit te tij Murat Myftarit, spiunit te konsullates jugosllave ne Vlore i cili bashke me terroriste te tjere spiune te Jugosllavise krijuan organizaten terroriste te Vlores anetaret e se ciles u arrestuan nga shteti shqiptar ne Shtator 1932.

      Reply to this comment
      • Saliu June 2, 00:12

        Nuk eshte faji yt qe e ke patur ballist gjyshin.

        Reply to this comment
        • Bolenas June 2, 06:20

          Me kete qe shkruan or injorant plak tregon vete se di vetem perrallat me ballista. Per ty i keq ishte ballisti dhe i miri spiuni i Dushan Mugoshes. Ti vete se ia pohove te verteten qe ka shkruajtur Bregu.

          Reply to this comment
          • Saliu June 3, 00:21

            O bolenas qe nuk je nga bolena
            Inati qe kur ke lindur dhe deri sa te ka ngelur po te shkurton jeten.Pse shumica e Labeve e duan Hysniun?Ata jane te genjyer dhe budallenj dhe ti jolabi ke mend ne koke?Nuk urrehet nje njeri se nje lab diku apo terbaciot ndoshta gjate jetes tende te ka poshtruar apo ka qene me i zoti apo me i bukur se ti

  3. Plaku Xhuxhumaku June 1, 14:25

    Po nderojeni o derdeimene sa te doni, kujt i plasi menderja?

    Reply to this comment
  4. Arben June 1, 15:19

    VRASES ME PAGESE.

    DJALI I VOGEL I FSHATARIT QE CONTE QUMESHTIN MENGJES PER MENGJES TEK LEGATA JUGOSLLAVE VLORE.

    ATY U REKRUTUA DHE PAS DISA ELEMINIMEVE TE “KRYERA ME SUKSE”, JU CEL DERA E KARRIERES.

    NJESOJ SI TE NDEROJNE PASARDHESIT TANE JULIAN SINANAJ NESER.

    Reply to this comment
  5. Arben June 1, 15:21

    DHE ASHTU EDHE VDIQ,

    I HELMUAR NGA UDB-JA, PER TI HAPUR RRUGE RAMIZ ALIGOVIC, SIPAS VENDIMEVE QE ISHIN MARRE NE BEOGRAD.

    Reply to this comment
  6. ShqiperiaMesme June 2, 07:07

    Kapot jane me origjine jugosllave nuk kane piken e gjakut shqiptar.

    Reply to this comment
  7. john June 2, 16:49

    Historia e kurtheve mafioze dhe vrasjeve mbrapa kraheve e luftetareve te cetes se pare ne Vlore”Ceta Plak”,tregojne fytyren e vertete te Enverit,Hysniut,Mehmetit etj. Vrasje duke perdorur kriminele te lindur si Mehmet Jaho etj. U vrane ne pabesi mbrapa kraheve, Xhemil Cakerri,Neki Ymeri,Fejzi Micolli,Fejzo Gjomemo etj.Keto jane faktet dhe jo pallavrat e serbo-enveristeve.
    Enveri nepermjet Hasan Lucit e ndoqi Sadik Premten per ta vrare deri ne Paris. Arsyeja…se nuk deshte pranine e jugosllaveve ne levizjen komuniste ne Shqiperi. Historia e Hysni Kapos, histori e nje bythelepirsi te Enverit qe i dihej fundi, si gjithe te tjeret para dhe me pas.

    Reply to this comment
    • ELIOT June 5, 18:13

      JOHN …TE NJEJTEN GJE BERI STALINI ME TROCKIN …MBAS VDEKJES SE LENINIT …. TROCKI DONTE QEVERINE DONTE NJE SISTEM ME TE HAPUR JO DIKTATURE DHE STALINI E SHPURRI ME FORCE ..I THA IK NGA RUSIA OSE PUSHKATIM … DHE SPIUNAT E K ZH B E SHOQERUAN DERI NE TRENIN QE TE LARGOHEJ NGA RUSIA .. DHE ME DUART NE XHEPA . QE MBANIN PISTOLETAT … JA EDHE ENVERI TE GJITHE KUNDERSHTARET I VRISTE OSE I DETYRONTE TE IKNIN NGA VENDI … DHE SI ENVERI EDHE STALINI E VRAU TROCKIN EDH NE AMERIKEN LATINE KU EMIGROI … DHE KUR TUK JAKOVA I THA SE PARTINE KOMUNISTE E FORMUAN SERBET …. ENVERI E NXORRI TRADHETAR ..SEPSE JA THA RRENAT NE SY KATUNARIT NGA GJIROKASTRA …QE EDHE PER DIPLOMEN NE FRANCE …..KURRE SE MORRI .VETEM PERRALLA SEPSE ISHTE DEBILE MONTALE .. SOCIOPAT … SKIZOFREN …PRANDAJ MJAFT ME PLEHRAT E SHQIPERISE ….. HERONJ TE VERTETE JANE QEMAL STAFA MISTO MAME VOJO KUSHI … ATO DONIN NJE SHQIPERI DEMOKRATE DHE JO FASHISHTE … NJE SHQIPERI TE LIRE DHE JO TE MBYLLUR TE IZOLUAR NGA EUROPA …. NUK E DHANE JETEN QE ENVERI TE BENTE 5 VILA NEPER PIKAT ME TE BUKURA TE SHQIPERISE DHE SHQIPTARET TE HANIN BUKE MISRI ME DJATHE … JO SE DHENA JETEN PE SPIUNAT E ENVERIT MEHMETIT DHE KY NGA TERBACI … QEN KOMUNIST .. .

      Reply to this comment
  8. ELIOT June 2, 18:26

    Demo bravo ;;; cdo gje qe e thua eshte ;;;la VERITE … REALITETI …. ENVERI CDO NJERI QE JA THONTE NE SY TE VERTETEN E QUANTE TRADHETAR ..DHE ARMIK I POPULLIT ….DHE KU KOPO HYSNIU ISHTE NJE SAHANLEPIRES I ENVER PEDERASIT JA THITHE ENVERIT DHE ENVERI ME MEHMETIN E HOQEN QAFE ..ME …. CFARE BERI HYSNIU PER POPULLIN ….. RIENS ASGJE VETEM SE JA THITHTE ENVERIT DHE DESHMOR …… JENI SEMURE APO KENI HARRUAR ILACET NE SHQIPERI … TE GJITHE QE I SHERBYEN HITLERIT SHQIPTAR JANE PUSHTA TRADHETARE TE POPULLIT …..PERNDRYSHE ALBANIA SDO TE ISHTE VENDI ME MIZERABEL NE EUROPE …… NES PAS …..MERCI

    Reply to this comment
  9. Babkulla June 2, 20:08

    Kur hoqen Enverin,Hysniun dhe te tjeret nga varrezat e deshmoreve ,si trashegimtare i nje familje qe kontribuoi me pjesmarrje ne LNÇ . , u revoltova . Per kete takova nje jurist te vjeter i cili ka pas punuar si jurist pran komitetit ekzekutiv te rrethit nga une jam. Ai me tha: ligjerisht nuk ju takon te jene tek varrezat e Deshmoreve te Kombit .Ne ate kohe kishte pas ekzistu nje ligje qe personalitetet te varroseshin ne nje vend te veçante . Mua me bindi dhe kur kujtoi se per De Golin varrimi qe krejt privat ,jam edhe me I ndergjegjesuar se u veprua drejt .Familjaret e tyre duhet te tregoheshin edhe me te mençur ,duke qene se ishin edhe mete informuar ,ti hiqshin vete nga Deshmoret . Lavdi deshmoreve te Kombit ne Shqiperi, Kosove ,Ilirjade dhe malsise se Shkodres ( Mal te Zi ) !

    Reply to this comment
  10. luli June 2, 21:11

    Fatkeqesia eshte se u deshen 60 vite te kuptohet se kush ishin ata qe u quajten komunista.

    Reply to this comment
  11. Stefan Cole Vlora June 3, 00:28

    Shume mire mbajeni atje ne Terbac heroin tuaj. Nuk eshte heroi i Shqiperise,e shumta heroi i cobenjve te Terbacit. Ndaj nuk ecen Shqiperia se cdo fshat ka heronjte e vet.Ne 2017 akoma glorifikohen lideret komuniste qe izoluan dhe varferuan nje popull te tere. Hani mut atje me gjithe heroin tuaj

    Reply to this comment
  12. Lungara June 3, 12:59

    Është humane që , të gjallët ti lenë rehat të vdekurit !
    Por , me ne , po ndodh e kundërta – të vdekurit s’po na lenë rehat !
    Për mua , Enveri , Mehmeti dhe Hysniu kanë vetëm një meritë – antifashizmin . Sapo u ulën në kolltukët e pushtetit , u bënë më fashistë se fashistët .
    Antikomunistët më keqbërës në Shqipëri janë Enveri , Mehmeti dhe Hysniu . Aventurizmin dhe sharlatanizmin e tyre ,e paguan shtrenjtë ata që bënë luftën dhe gjithë populli !
    Të tjerat janë pallavra !

    Reply to this comment
  13. demo June 3, 19:52

    Pershendetje Eliot, John,!Mali lexo letren e Skenderbeut drejtuar princit te Tarantos Antonio Orsini.E ke te perkthyer nga Noli ne Historine e Skenderbeut.E ke edhe ne Shkrime historike nga Aleks Buda.Leter e Skenderbeut-ne arkivin e Dhimiter Shuteriqit.

    Reply to this comment
  14. Arber Iliri June 4, 02:52

    O Rrapo po qe ne fillim ta kishit varrosur ne Terbac o njeri, pse me deshmoret, ai vdiq nuk u vra ne lufte.Per se gjithe kjo hyrje me varrime e c’varrime.Tema eshte e verteta per Sadik Premten kontributin e tij per kete ta kishe tjerrur me mire .Une nuk e dij po ju qe merreni me keto pune jepni fakte jo llafe koti.Gjithsesi ai labi i jot Hysni nuk i doli ndonjehere balle Enverit per ndonje gabim, apo thua nuk bente gabime Enveri.Leri djemte te punojne e ndertojne demokracine o rrapo se komunizmin e pame

    Reply to this comment
  15. Luftetar June 4, 14:12

    Hysni Kapua eshte nje nga udheheqesit kryesor te luftes per clirimin e vendit dhe te ndertimit te vendit qe trashegonte nje varferi te gjithaneshme.Ai ishte nje udheheqes popullor,liridashes,i respektuar ne mbare popullsine shqiptare, i thjeshte dhe shume degjues.Ai nuk eshte vetem i Terbacit e Vlores,por i gjithe Shqiperise.Me sjelljen e eshtrave te tij ne TERBAC terbaciotet treguan vlerat e tyre vllazerore,unitetin dhe dashurine per njeri tjetrin si asnje fshat tjeter i Vlores dhe Shqiperise.
    Luftetari

    Reply to this comment
    • Paja June 4, 17:13

      Akoma ne vitin 2017 o i mefshte je tifoz per çlrimin nen udheheqjen e Dushan Mugoshes, Miladin Popoviçit, Aleksander Rankoviçit?!?!?!?!?!?

      Reply to this comment
  16. Beni June 4, 16:57

    Si njeri H.Kapo ka patur shume vlera, pasi eshte nga ato treva ku mbizoteron humanizmi dhe liberalizmi. (Une nuk e kam njohur por kam lexuar per te ) A eshte fajtor Hysniu per ate kauze qe ai perfaqesoi per rreth 35 vjet? Mendoj se po ka pjese e tij te fajit,pasi ishte besniku i partise. Edhe vdekja i erdhi nga brengat dhe stresi per shkak te pabesive qe egzistonin ne fundvitin 70 ,por edhe me pare.Nuk kishte fuqi te mbronte askend ne ate periudhe, madje as nipin e tij qe ja burgosen, e jo me shoket e luftes e te punes, si B.Ballukun, P.Dumen,H.Cakon, A.Kellezin, K.Ngjelen, K.Theodhosin e te tjere,qe u pushkatuan e u burgosen. Dallonte nga Mehmeti pasi ky nuk ishte karrierist ndersa ai te vriste po te shihte si rival.

    Reply to this comment
  17. Paul Tedeschini June 4, 20:32

    Kërbaçi dhe Labëria do ta nderojnë gjithmonë Hysni Kapon

    Reply to this comment
  18. dule jevgu June 4, 20:39

    Klani Kapo jane spinet e Serbise dhe Rusise ,nuk i shikoni si lehin si qente bashke me zagarin sali.Jane te vetmit qe gezojne pasuri dhe mjaft bereqet.Kelyshe te sllaveve jane.

    Reply to this comment
  19. ONKEZMI June 4, 23:32

    Kurr plehrat kane pushtuar keto mediume te kryeplehrave.PRANDAJ NJE KRYEIDIOT TALLET ME NE,QE E KANE EMRIN bERISHE,RAME APO bASHE?!

    Reply to this comment
  20. fteri June 5, 02:05

    GJaku nga gjaku nuk ndahet ,Tërbaçi e Labëria e lindi dhe Tërbaçi dhe Labria e strehoi në përjetësi Hysni Kapon këtë figurë të madhe revulicionare .

    O’ zemra e zemrave ,në shekuj ti do të mbetesh ,bir i të gjitha nënave .

    Vepra e Hysni Kapos do të rrojë përgjithmon.

    Siç i këndon populli elegji Hysni Kapos.

    Nise rrugën për në male ,
    malet të mbajtën në gji,
    ishe strall nga stralli i tyre,

    Populli Tërbaçit ,labërisë dhe tërë shqiprisë është gjithmon krenar për bijë të tillë si Hysni Kapo.Emrii tijë është i gdhendur me shkronja të mëdha ,nuk është një thënje patetike , por një e vërtet e madhe me themel të pa lëvizur,bir i maleve Hysni .

    Nëse njeriu vret herojtë e tijë duke i përdhosur e zhvarrosur kufomën ,bashkë me të ka vdekur edhe vetë.

    Dhe po i them këti Demos dhe disa të tjerve se mes të vdekurve ,nuk ka fitues !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*