Tërbohet moti, breshëri bllokon qarkullimin në Llogara

November 8, 2017 12:02

Tërbohet moti, breshëri bllokon qarkullimin në Llogara

Reshjet e dendura të breshërit në në Llogara kanë krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore njofton se në aksin rrugor të Llogarasë qarkullimi i mjeteve funksionon me vështirësi pasi ka një prezencë të madhe rreshjesh prej kushteve jo të mira atmosferike.

Konkretisht, në vendin e quajtur ”Pisha Flamur”, prej rreshjeve të mëdha të breshërit është krijuar një shtresë e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në akset më problematike me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve.

Janë njoftuar edhe shërbimet e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e këtij aksi.

Njoftohen të gjithë udhëtarët të cilët kanë intinerarë të kalojnë në aksin rrugor të Llogarasë të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe lëvizjes së tyre me mjet.

November 8, 2017 12:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*