Tërbuni i fundit fiton ndaj Skënderbeut

April 16, 2016 21:15

Tërbuni i fundit fiton ndaj Skënderbeut

Humbja e një jave më parë ndaj Flamurtarit u mendua si i vetmi hap fals i Skënderbeut, por ajo që ndodhi në stadiumin e Korçës është në kufijtë e të pamendueshmes.

Skuadra e fundit e renditjes së Superligës, Tërbuni i Pukës fitoi 2-3 ndaj kampionëve të Skënderbeut.

Pukjanët  kaluan dy herë në avantazh në pjesën e parë me Lala dhe Jovanovic.

Në të dytën, vendasit i shtuan përpjekjet duke shënuar dy herë me Salihin (P) dhe me Plakun duke e barazuar rezultatin në të 83-tën.

Kur mendohej që Skënderbeu të shënonte golin e fitores ndodhi e kundërta.

Karakaci shënoi golin e fitores për pukjanët në minutën e 83-të.

Kjo humbje e Skënderbeut hap sërish garën për titull pasi Partizani i vendit të dytë qëndron 5 pikë pas dhe të dielën luan me Vllazninë në Tiranë.

April 16, 2016 21:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*