Tërësia e shenjtë territoriale (Nga Zogu, Hoxha e të tjerët)

March 28, 2018 13:48

Tërësia e shenjtë territoriale (Nga Zogu, Hoxha e të tjerët)

I nderuar z.Kryeredaktor

Në kantonin zviceran ku po jetoj, në Baselland, para disa vitesh lexova në gazetën lokale se ky kanton ia kishte dhuruar kantonit fqinj, Soloturnit, një liqen, goxha të madh, pothuajse sa ai që krijon rrjedha e Syrit të Kaltër afër Sarandës, sepse nuk e mirëmbante dot për shkak se largësia nga qendrat urbane kërkonte shumë shpenzime, në krahasim me Soloturnin që nuk e kishte këtë problem.

Ka edhe plot shembuj të tjerë të „cenimit“ territorial me marrëveshje të Zvicrës me vendet fqinje. Në qytetin e Baselit, në Zvicër, ndodhen stacionet hekurudhore të Francës e të Gjermanisë, ndërsa në Francë, Mulhause, ndodhet Aeroporti i Baselit. Me gjasë, vendet evropiane ia kanë dalë ta desakralizojnë tokën si një idhull. Ajo është thjesht një vegël në shërbim të kërkesave të njeriut dhe shoqërisë.

Dhe nëse nuk u  përgjigjet këtyre kërkesave, ajo edhe mund të dhurohet, siç ndodhi në një rast, kur Norvegjia para dy vitesh ia dhuroi një bjeshkë Finlandës.

Toka në mentalitetin tradicional të shqiptarëve është një gjë sakrale. Pavarësisht nëse është pjellore ose shterpë, ranore ose gurore, e thatë ose e prekur vazhdimisht nga vërshimet, ajo vazhdon të gëzojë adhurimin e pakusht. Shqiptarët janë vrarë me njëri-tjetrin për një brazdë apo për një vijë uji për vaditje. Kësisoj, edhe diskutimet mbi cenimin tokësor të Kosovës kanë zgjuar ndjeshmërinë nacionale dhe adhurimin sakral të tokës sonë në kufi me Malin e Zi.

Thuhet se indianët e Amerikës, kur kishin dëgjuar për herë të parë ofertat e të bardhëve për shitjen e tokës, kishin shikuar njëri-tjetrin me habi: “Si mund të shitet toka? Ajo s’mund të jetë as e imja, as e jotja, por është e të gjithëve, e njerëzve, e kafshëve dhe e shpesëve.”

Më duket se edhe Ismail Kadareja ka një poezi për grurin e tokës kufitare, që ka një refleksion të tillë për kufijtë shtetërorë si dhunues arbitrarë ndaj tokës së të gjithëve.

Mirëpo toka ka edhe një interpretim modern klasor. Ndryshe e trajtonte atë feudali apo çifligari i djeshëm turk e ballkanik, ndryshe një kapitalist që do të hetojë vlerën e saj reale që fsheh ajo, sidomos nën sipërfaqen e saj.

Greqia është një shembull i sjelljes së tillë kapitaliste dhe jo feudale: ajo më parë se për zgjerimin e saj territorial në kurriz të shqiptarëve, interesohej për pasuritë nënujore të bregdetit shqiptar. Ndërkaq rasti i Kosovës me Malin e Zi ka më parë natyrë feudale e gjeostrategjike. Shpatet e maleve që po i bien hise Malit të Zi nuk është se përfaqësojnë ndonjë resurs me interes zhvillimor, si për Kosovën si për Malin e Zi (që ka aq shumë bjeshkë të tilla), sikurse shumë resurse të tjera brenda territorit tonë që akoma nuk po i sjellin përparim vendit për shkak të keqmenaxhimit e të korrupsionit.

Mirëpo çështja është se si po i qaset opinioni ynë dhe politikanët tanë këtij problemi. Gjersa tregohen krejtësisht indiferentë ose reagojnë vakët kur pasuritë tona të brendshme shkojnë për dhjamë qeni, të gjithë ngrihen në këmbë kur u cenohet një copë e vogël territori nga një „kurrfarë“ shteti si ai i „malazezve“, që janë subjekt themelor i njërës prej epopeve më të shquara të letërsisë sonë kombëtare, “Lahutës së Malësisë”.

Në librin e tij të fundit, “Sandviç”, Mustafa Nano ia zë për të madhe Fishtës për këtë fakt, sepse malazezët, sipas tij, nuk e meritonin statusin e kryearmikut të shqiptarëve të cilin normalisht e mbajnë serbët. Dhe me gjasë ai ka të drejtë, sepse Fishta gjithashtu ka një qasje feudale ndaj tërësisë territoriale, që përputhej tërësisht me perceptimin e disa krerëve të Lidhjes së Prizrenit. Psh. kush mund ta përfytyrojë Ali Pashë Gusinë të kërrusur mbi hartën e Shqipërisë diku në ndonjë qytet të madh si Prizreni, Durrësi apo Shkodra, dhe t’u thotë oficerëve të tij: “Këto janë pikat ku do të rezistojmë deri në fund”, duke treguar, jo Hotin e Grudën, por Ulqinin e Tivarin, që ishin pikat më nevralgjike të komunikimit tregtar të gjithë Shqipërisë? Fatkeqësisht, për vlerësime të tilla duhej të zotëroheshin dy veti: ndjenja e fortë nacionale dhe perceptimi modern kapitalist i shtetit si një territor jo vetëm politik, religjioz e kulturor, po edhe si një territor me rëndësi ekonomike, jo vetëm lokale, por gjithëkombëtare.

Një perceptim të ri për territorin shtetëror solli Ahmet Zogu. Ky perceptim, ndonëse vinte prej një pinjolli feudal turk, kishte fituar tipare moderne kapitaliste, por të një kapitalizmi banditesk alla Al Kapone, ku pjesë të tëra të vendit mund të shiteshin ose dhuroheshin për të realizuar mbajtjen ose marrjen e pushtetit. Sjellja e tij ndaj ekonomisë vendore deri në fund u karakterizua nga kjo lloj qasjeje. Siç dëshmon ish-këshilltari i tij, Çatin Saraçi, Zogu nuk kishte vulosur asnjë marrëveshje ekonomike pa marrë paraprakisht një paradhënie të majme për vete. Edhe akti i tij i fundit gjatë largimit nga Shqipëria u karakterizua nga banditizmi: ai nuk bëri asnjë hap pa marrë më parë arkat me flori të shtetit.

Ndërsa Enver Hoxha solli ndryshimin, ai i kishte kufijtë e shtetit të shenjtë, nuk bënte asnjë pazar me ta. “Moj parti ta lumsha synin, / S’guxon kush me t’prek kufinin!” këndonte këngëtarja Naile Hoxha. Qasja e tij ndaj territorit ishte sakrale dhe reflektonte organizimin patriarkal të pushtetit, të cilin hulumtuesi i kanunit shqiptar, Stephane Voell, në librin e tij “Das nordalbanische Gewohnheitsrecht und seine mündliche Dimension”, (Bamberg, Gjermani, 2004) e krahason me simbolin plastik e patriarkal të piramidës e të piramidave shqiptare.

Pasardhësi i tij deledash postdiktatorial, Sali Berisha, riktheu qasjen zogiste ndaj territorit: qoftë për ndonjë interes që përmirësonte pozitën globale të Shqipërisë, qoftë për të shtuar edhe një gur në tespihet e tij të meritave, ai pranoi një kafshim territori në favor të grekëve. Kolegët e tij në Kosovë, Thaqi e Mustafa, imituan këtë qasje berishiste, jo sepse iu nënshtruan presionit të aleatëve perëndimorë, por sepse gjithë këtë mesele e arsyetuan me argumentin e damës plakë të Dyrrenmatit: Ta bëjmë një sakrilegj moral për të përfituar të gjithë. Fakti se me një liberalizim vizash mund të boshatiset Kosova nga një pjesë bukur e madhe e popullsisë rinore nuk u interesoi fare. Zyrtarët e BE-së e kanë këtë frikë, prandaj nuk do të nguten shumë, me gjithë sikletin e Thaqit.

Qasjen më të shenjtë kundrejt territorit  në gjithë Ballkanin e kanë serbët. Bombardimin e tyre me 1999 ata fare lehtë mund ta merrnin si një intervenim të dhimbshëm por të domosdoshëm kirurgjik, si një prerje cezareske për të lindur një vend të ri fqinj (në pamundësi të lindjes normale), dhe të nisnin të shikonin nga e ardhmja. Kontrolli afro 100-vjeçar i një territori etnik të huaj u ka kushtuar me një prapambetje të theksuar ekonomike kundrejt gjithë rajonit. Serbët ishin pavarësuar me kohë nga perandoria osmane dhe mund të përparonin më shumë se kroatët e sllovenët.

Ndërkaq, pjesët jugore të vendit të tyre sot nuk kanë dallim nga Kosova sa i përket prapambetjes. Ukshin Hoti në librin e tij argumenton se kolonializmi u ka kushtuar shtrenjtë fuqive koloniale, prandaj hoqën dorë nga një barrë e tillë pas Luftës së Dytë Botërore. Fatkeqësisht, serbët akoma nuk e pranojnë këtë qasje. Ata vazhdojnë të ushqejnë mitet e tyre për një territor etnik të të tjerëve, megjithëse për vete kanë territor më shumë se dyfish më të madh për kokë banori se ç’kanë kosovarët dhe gjithë shqiptarët.

Bislim Elshani

Basel, CH

March 28, 2018 13:48
Komento

8 Komente

  1. Paul Tedeschini March 28, 14:52

    Enverit i interesonte te coptohej SHQIPNIA VERIORE qe Tito (jugo-sllavt) te mbeshtetshin ne marrjen e pushtetit.

    Per kete arsye nuk bzajti fare kur Tito i tha se mbas luftet do te bisedohet puna e Kosoves.

    Qe nga viti 1944 e deri ne vitin 1948, qe u prish Stalini me Titon, Enveri nuk foli asgja per fatin e Kosoves. Perkundrazi me nxitjen e partizanve shqiptar me komisar politik boshnjaksin Ramis Aline, moren dhjete mij te rij kosovar me pretekstin qe ti qojshin ne lufte per çlirimin e Malit te Zi, i kaluen neper luginat e Pukes, neper Shkoder e deri ne Tivar dhe gjate rruges u vrane te gjithe keto djem patriota shqiptar te Kosoves. Ne lumin Buna te Shkodres notojshin trupat e kosovarve te vrame.

    Ne kete menyre Enveri gjysmen e Shqinise se Veriut e mbajti per vehte dhe gjysen tjeter (Kosoven) ia la Titos. Nderkaq Enveri vendosi diktaturen dhe persekutoi patriotet. Nuk la asnji shqiptar te levizin ne Europe. Tito, i keq, i la jugosllavt dhe kosovart te shkojne kudo per te punue ne emigrim.
    Sa kosovar u futen ne burgje e internime nga Enveri kur ato ikshin nga Jugosllavia ne Nanen Shqipni!!!!

    Ne kete menyre shuuuume shqiptar Kosove gjinden sot edhe ne Zvicer dhe kan perparue.

    Mbas ramjes se diktatres se Enverit mijra shqiptar te Shqinise iken nepermjet detit Adriatik me anije, motoskafe etj dhe disa u mbyten ne Adriatik dhe e lane token shqiptare.

    Linde pyetja: E çka te duhet toka ty mor zotni kur ti NUK KE LIRI, kur ti ban jete mizerabel, kur je gjithmone ne rrezik burgu o internimi, kur femijte e tu nuk kan anji te ardhme?? Edhe sot rinia shqiptare nuk ka asnji perspektive, prandej ikin.

    Pose kesaj, kosovart duhet te ia dijne shuuume per nder NATO-s qe i shpetoi nga krimineli Millosheviq. Dhe kosovart, ne vend qe te lidhen mbas vendeve qe ju hoqen kthetrave serbe, sot po i bajne duà turkut ashtu si i mesojne hoxhallart. Bile nga Kosova, ne perqindje te popullsise, kan shkue ma shume djem kosovar per te luftue me ISIS se sa nga vendet e tjera.

    Reply to this comment
  2. L.N. Frasheri * March 29, 05:39

    SHQIPERIA C’KA QENE,C’ESHTE …
    ..DHE C’DO TE BEHET ?

    Eshte gje rralle sot ne shtypin shqiptar qe ndegjosh nje fjale te mire per Enver Hoxhen sepse grupime ekstremisht antishqiptare po glorifikojne tradhetarin Zog dhe tolerojne Korbin Berishe edhe pse kane kryer tradheti kombetare
    .
    Mendoj se shqiptaret kthyen koken nga enverhoxha pas 1997…u shkri shteti shqiptar per here te pare pas 1912..kaq mjafton per kuroren e pare te enver hoxhes
    Nuk gop some sot asnje shtet apo kualicjon shtetesh..asnje organizte apo sherbim qe nga Cia-Kgb e deri te mafja nderkombetare te erresoje figuren e xhaxhit
    .
    Perkohesisht ish pinjollte e fashizteve ,zogisteve ..mergatqyqareve elezbiberiste,filo serbe.damirfazllice filogreke janullatiste,titste isamusafiste islamiket me muhaxherrit fatos lubonjat dhe spartak ngjalat kane ne dore media qe nga VOA e deri te Klani I 2F qe po shperfyterojne memorjen kombetare..por e kane te kote:
    .
    Fillojme me Zog tradhetarin qe I kane ngritur lapidarin
    Per Ahmet Zogun edhe nqs se marrin ne konsiderte qe shqiperia doli nga perandoria osmane tejet e varfer dhe mbi te u versulen shtetet fqinje dhe fuqite e medha prape se prape kishte kohe te bente shume me teper per ate vend ,,por ai u mor me hareme,tradheti dhe kurveri klasike dhe politike.

    .Numri I atentateve qe I kalonte 50 here tregojne jo vetem urrejtjen e popullit per te por dhe se ai ishte nje shejtan apo djall qe nuk e kapte plumbi.
    Nqs se lexojme kujtimet e ambasdorit amerikan Grand
    ne ate kohe ai thote: Ahmet Zogu e kishte shitur me kohe shqiperine te italianet dhe 7 prilli 1939 ishte nje pushtim formal se pushtimi ekonomik dhe moral kishte kohe qe ishte kryer.Ne nje fare menyre Zogu e mirepriti kete pushtim se perfitoi nje thesar kolosal dhe doli I fituar.
    .
    Por hileja e me madhe e pompimit dhe glorifikimit te Zogut eshte ne funksion te erresimit te figures Enver Hoxhes.Nqs se shohim nje detaj vetem te fotografia qe nipi ESAT TOPTANIT –blendi feziu ka vene ne kopertinat e librave per enverin dhe zogun ne te parin ka vene nje fotografine e erresuar dhe te plakur te te Enverit kurse te zogu ka vene fotografine e tij me te mire I veshur me te bardha dhe ne moshe te pershtateshme.
    .
    PAK VEMENDJE I NDERUAR LEXUES !
    .
    Kam qene ne ate brez shqiptaresh qe u distancova ng a “rruga e enverit” qe nga 1973-74 per aresye qe nuk do ate zgjatem se jane shume.Kete qendrim e kam mbajtur deri ne mars 1997 kur shteti shqiptar u shkerrmoq per 1 muaj..Para kesaj ngjarje kushdo person I afert me mua qe fliste mire per Enverin ne nje fare menyre e perbuzja dhe e largoja nga ai mjedis ku debatonim….

    .Por pas 1997 dhe deri ne keto ore qe po flasim Shqiperia nuk egziston si shtet qofte si MBROJTJE,DIPLLOMACI,EKONOMI,FINANCA e deri te …MORALI.KOMBETAR

    Me kot lodheni enverofage te eklipsoni figuren e Enver Hoxhes ne artikujtt tuaja biles sa me shume e shani ju si ujk i vetmuar aq me teper i rrisni vleren atij.Ju duhet ta ndani figuren e Enverit nga ana ideollogjike dhe te shihni veprimtarine e tij ne rrafshin kombetar.
    .
    Shohim sot se sa me teper kjo klase politike futet me thelle ne rrugen e asgjesimit te shtetit shqiptar dhe te deformimit kombetar aq me e eger behet propoganda kunder atdhetarit Enver Hoxha.

    Viktime e kesaj propogande eshte brezi i ri qe po bombardohet non stop 24 ore ne dite me nje rrjet shume te gjere dhe te sofistikuar duke i trullosur deri ne shplarje truri permanente.
    Por vepra e Enverit nuk mund te zbehet pamvaresisht shume gabimeve te ndodhura ne kohen e tij qofte nga eksperianca,qofte nga nje rrethim 40 vjecar nga athina dhe beogradi te ndihmuar ne ate kohe nga perendimi.Jo vetem i takojne ato dy dekoratat qe ka te Kuvendi por une do tishtoja dhe te tjera:
    1-DEKORATE ATDHETARIE
    Mbrojtja hyjnore qe i beri kombit Enver Hoxha ne konferencen e paqes ne Paris kur i tha botes se:
    SHQIPTARET KANE ARDHUR NE PARIS JO PER TE DHENE LLOGARI POR PER TE KERKUAR LLOGARI qe i la me goje hapur udheheqsit boterore me frengjishten e tij perfekte .
    2-DEKORATE TRIMERIE
    Mbrojtja e shkelqyer qe i beri monarko-fashisteve greke ne 1949 qe i shkerdheu nenen atyre.Kurse nen regjimin e talebanit Berishe ne 1994 komando greke shpartalloi dhe poshtroi maksimalisht duke vrare disa ushtarake shqiptare dhe duke i lidhur si bageti efektivin e nje njesie luftarake te mender berishes.
    3-DEKORATE GUXIMI
    Debimi spektakular qe i beri fllotes ruse ne Pashaliman qe shume stratege e cilesojne si nje nga veprimet me te guximshe ne historine e njerzimit.Ishen vitet 60′ kur Ruset ishin fuqia me e madhe boterore ushtarake derisa ne krizen e karaibeve ne 60′ Hryshovi i trembi amerikanet te cilet deshtuan ne ngjarjen e Gjirit te derrave ne Kube.
    4-DEKORATE LARGPAMESIE
    Trim u tregua dhe ne daljen nga traktati i Varshaves ne shenje proteste kunder pushtimit Cekosllovakise qe mbahet si dita kur u be komunist plehu Sali Birishi nga “mallengjimi” i ketij akti heroik .
    4-DEKORATE INTELIGJENCE
    Enver Trimi drejtoi vendin qe e mori absolutisht te shkaterruar dhe pa asnje kokerr leku ne arken e shtetit.Ai drejtoi dhe luftoi balle per balle me Titon per 30 vjet qe dihet se ishte nje figurat boterore me finoke dhe i mbeshtetur fuqimisht per te shkaterruar shqiperine.
    .
    5-DEKORATE PER DIZINFEKTIM TE TURKOSHAKEVE
    Kjo eshte vepra e tij madheshtore qe vuri si Pashko Vaso ne zbatim moton :feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Si rrjedhoje ekesaj politike kemi me mijra familje shqiptare me besim miks qe i ben me teper shqiptare se fetare.Eshte kriminale sot te shohes sumat perpjete te disa besimtareve dallkauke perpara gjergj kastriotit ne Tirane dhe kjo mjafton per kete supermedalje
    Jane shume aspekte qe flasin ne favor te ketij legjendari por pa harruar shume bema te keqia te tij qe nqs do ishte gjalle do ti kerkonte ndjese shqipatreve.
    Ishte sistemi i Enver Hoxhes qe mori Sali morracakun nga vicidoli nga nje familje ekstremisht analfabete ,i dha shkolle e futi ne gjirin e famijes deri te oxhaku i tij dhe pastaj ky gjarper kafshoi te zotin..
    6-DEKORATE “GARIPI”
    Eshte lideri I vetem ne bote qe I beri kaps dy superfuqite per 40 vjet dhe kjo eshte aresyeja kryesore qe ai luftohem me kaq cmenduri sidomoa nga ish mergata e qyqeve dhe Macrthistet ne Amerike qe ndyshe sillen me komunizmin kinez me Maon apo me Fidel Kastron dhe ndryshe me enver hoxhen qe kane kaluar deri ne kanibalizem.
    7-GJYSEM DEKORATE PER DE-TARTABIQIZIMIN E NASTRADINEVE &SALIBANEVE
    Ketu ka gabur se eshte treguar se ishte sistemi i Enver Hoxhes qe mori Sali morracakun nga vicidoli nga nje familje ekstremisht analfabete ,i dha shkolle e futi ne gjirin e famijes deri te oxhaku i tij dhe pastaj ky gjarper kafshoi te zotin..
    Ishte enver hoxha qe armiq te betuar te tij I fali ,I dha shkolle te larte dhe I ofroi dhe poste te rehateshme ku do permendja dy egzemplare nga mijra te tille si Uran Butken dhe Pellumb Kurvllen qe po na can menderen me rrefenja nga marika..ketu futet dhe nastardin perkthyesi I palodhur I veprave te xhaxhit ne rusisht..eshte kopja e amik kasaruhos qe ishte dhe I perndjekur dhe spiun I shokeve..

    Nuk dua te mbroj atdhetarin Enver Hoxha sepse ka qene ne nje fare menyre i para denuar nga koha qe jetoi dhe ideologjia qe perfaqsoi por Ate KOLLOS NUK MUND TA ZHDUKIN AS UFO-T nqs do vijne nje dite sepse ishte nje ZEUS qe historia e ka futur ne arkivat e saj.
    Ne ditet e sotme kur shqiperia eshte kthyer ne shprehje gjeografike nen ombrellen e Natos dhe klasa politike nuk eshte e afte jo vetem te vere ne funksion shtetin shqiptar por e ka shkaterruar ate perfundimisht duke e lene ne dore te ca ambasdoreve low life figura e tij eshte ne rritje progresiveVetem nje referendum popullor per Enver Hoxhen do ju mbylli gojen reaksionareve dhe tradhetareve te vendit te cilet ai I lujtoi per 40 vjet dhe nuk jane pak..
    Ne pefundim shtetareve qe na kane drejtuar pas 1924 do ti jepja kete vlersim simbolik per dhjete pike:
    enver hoxha…9 pike
    ahmet zogu …1 pike ( se eshte 1/2 dhender amerikan per hater)
    fatos nano…0 pike
    Sali berisha..nuk vlersohet burre shteti ai eshte Monster
    ( vetem arvizu eshte dipllomati I vetem ne bote qe beri nja gafe te tille per halen berishe por gafa me e madhe e tij ishte dalja ne television per te thene se enver hoxha ishte monster qe ka nje efekt boomerang..nqs ka nje diplomat arkitekt qe I ka bere permendoren me te madhe enverit ky ishte arvizu qe pranoi poshtrimin nga burri I tij I shtetit dhe iku nga shqiperia si ushtar ..kur ne e nderuam si general para 21 janarit..)
    .
    JEPENI CEZARIT BALLKANIT ATE QE E MERITON DHE VETEM AMERIKANET E KANE CILESUAR
    ARMIKU YNE I DOBISHEM.
    .KAQ MJAFTON..
    KY ESHTE LAPIDAR MERMERI QE AMERIKA I KA NGRITUR ENVERIT (NUK DUHEN NDEGJUAR PORDHET E ELEZBIBERIT DHE AS TE NDONJE MOTHERFUCKERI)

    ——————————

    Plot pese shekuj nana priti
    Skenderbeut nji vella ia rriti
    legjendar n’lufte e n’liri
    Enver Hoxha emni i tij
    gjysem shekulli kombin pate
    lum si shqipja qe e pat djale
    tan’ Shqipnia per ket emer
    me dy sy e me nji zemer
    u shkreh ne vaj, vaditi token
    shpi per shpi e ne çdo voter
    per ket’ vdekje t’burrit dheut
    qau dhe shpata e Skenderbeut

    Per Enverin qau dhe moti
    tan’Shqipnine e ka shtang topi
    monumenti Nan’Shqipni
    i ban roje birit te tij
    asht perkul, i perkedhel ballin
    ketu e kam t’pavdekshem djalin.

    Te mbahemi vllazen
    E dhimbjen n’force do ta kthejme sot.
    E s’i ka dasht Enveri lot’t
    O ai ka dasht vetem qendresen
    O ka dasht punen, ka dasht besen
    Ka dasht nder, ka dasht trimnie
    Keto na i meson gjithe jeta e tij

    https://www.youtube.com/watch?v=Q56mpNhPkM0

    * Komentshkruesi eshte sternip i Sami Frasherit

    Reply to this comment
    • Paul Tedeschini March 29, 11:45

      O Frasher!!
      ke harrue DEKORATEN qe i pat dhane Tito Enver Hoxhes si “Hero i popujve te jugosllavise” per sherbimet e mdha qe Enveri u beri atyre.

      Ti thua se “…Kam qene ne ate brez shqiptaresh qe u distancova nga “rruga e enverit” qe nga 1973-74 …”

      Por ne ate kohe kur filloi krimet Enveri ti nuk kishe linde akoma dhe prandej deri ne vitin 1974 e lavdrojshe diktatorin injorant qe s’arriti te mbaroje asnji universitet me gjithe se Zogu (edhe ky nji turk hajdut) e kishte dergue ne France per studime sidhe ne ambasaden shqiptare ne Belgjike. E dergoi Zogu per sebep te kunatit te Enverit, Bahri Omari, qe kishte martuar te motren e Enverit dhe mandej Enveri e pushkatoi. Mire ia beri ketij qen qeni, sepse vete ia beri hysmetin. Pa lè qe vete Enveri ishte i biri natyral i bylykbashit turk-osman te Gjirokastres. Nji turkhane ne GEN, me gjak turk nga Iraku.

      Sa per trathtar, perveç “Enver Hoxhes”, te gjithe dolen trathtar ne kohen e Enverit. Dhe mire ua beri Enveri qe i arrestoi, i torturoi dhe i pushkatoi njeri mbas tjetrit duke e perfunduar me shokun Mehmet Shehu nga Mallakastra e Eger dhe trime, e cila e mbylli gojen kur e vrau Enveri.
      Le pastaj me lebrit ministra te brendshem si puna e labit shokut Kadri Hasbiu dhe mallakatriot shokut Feçorr Shehu, pa permendur vllehun shokun Koçi Xoxe etjetjetj me rradhe
      Kjo ishte kryevepra e Enverit. Kete merite nuk duhet te ia mohojme.

      Pose kesaj Enveri ua futi bukur edhe shqiptarve te Kosoves, por kjo eshte histori tjeter.

      Sot qeverisin klyshat e Enverit, te gjithe pa asnji perjashtim, as majtas e as djathtas, me Ramen e Berishen e gjithe hajdutat drogaxhi post komunist.

      Prandej shkojne kaq bukur punet aty ne Shqiperi.
      Tashti keto jane lidhe me diktatorin islamik turk Erdogan, sepse nuk mund te punojne ala franga me drejtesi te rregullt, ne forme europiane, por punojne ala turka futja katundit. Mandej ankohen se pse ballkansit dhe Europa nuk i qase fare!!!

      Kjo asht sot fatkeqesia e popullit shqiptar.

      Reply to this comment
  3. 2013 March 29, 14:31

    Gospodin Tedeschin !
    .

    Në këte koment ti po bën një krim kombëtar….
    Berisha ishte komunist deri ne 2 prill 1991 dite ne te cilen ai kthye ne nje kanibal antikomunst ,makartist , zogist pro fashist, dhe me e keqja proserb i grades se rrezikeshme.Por le te njohe njerzia e internetit cfare mostre antishqiptare qe je qe nje miku yne ta ka cjerre maskën që ne 2013-en:
    >>>>>>>>>

    Po, ty, z. Tedeschini, kush të paska futur në thes? Mos të ka futur në thes Ibrahim Rugova, si “shqiptari” më i madh dhe prijatar i dy grixhave të Zotit antishqiptar? A, mos të paska futur në thes Slobodan Milosheviçi a ndonjë “mik” tjetër i shqiptarëve dhe i Shqipërisë dhe tash po të pengoka z. Abdi Baleta, përfaqësues i Shqipërisë në OKB?… Shqipëria dhe secili përfaqësues i saj e ka për obligim Kushtetues, moral, njerzor e kombëtar, të luftojë me të gjitha mjetet politike, diplomatike etj. dhe deri te ato ushtarake, për ta bashkuar Shqipërinë dhe për t’u krijuar kushte qytetarëve të saj sikurse u kanë krijuar shumë vende të Evropës e botës demokratike.

    Së dyti, pikëpamjet tua qorre për copëtimin e Gjermanisë “naziste” dhe të Shqipërisë “otomane” nuk qëndrojnë, sepse, shqiptarët luftuan edhe kundër pushtimit otoman si dhe kundër të gjithë pushtuesve tjerë, për ta bërë Shqipërinë të lirë dhe të pavarur. Moslejimi i bashkimit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në kufijtë e tyre etnikë është dhe mbetët vepër antinjerëzore, antishqiptare dhe antihumane e Evropës Plakë.

    Që ta kuptoni plotësisht, po ua themi e rithemni publikisht se Enver Hoxha nuk ka qenë diktator dhe nuk ka bërë asnjë krim në kurriz të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë. Këtë mund ta dëshmojë secili shqiptar, por jo edhe këlyshët e zogollëve e të ballistëve “shqiptarë” që gjetën strehë në Jugosllavi, Greqi, Itali e gjetkë, për t’u instruktuar në “liri” për ta bërë copëtimin e Shqipërisë edhe në këtë fillimshekull, edhe pas luftës së lavdishme të UÇK-së.

    A e dini ju se cili ishte betimi i UÇK-së? A e dini ju se krah atij betiimi duhet të qëndrojnë fuqishëm të gjithë politikanët shqiptarë, diplomacia shqiptare e të gjitha instancave dhe niveleve, të brendshme e të jashtme, por ja që janë disa këlyshë të hapur e të maskuar si ti, Tedeschini, dhe dalin e sulmojnë pa asnjë të drejtë kombëtare e shqiptare sepse, të mbrosh komunistët e kuq “shqiptarë” e jugosllavë të Titos deri edhe te këta që janë në pushtet sot, është një krim i pafalshëm që u bëhet shqiptarëve dhe luftës së tyre për liri e bashkim kombëtar.

    Lufta e UÇK-së,
    ore veshpreri
    i Shen Ibrahim pejgamberit,
    është bërë për ta bashkuar ATDHEUN DHE KOMBIN SHQIPTAR, të cilin po e copëtojnë dofarë tedeschiniçësh të zgjebosur ibrahimrugovistë e shqiptaro-titistë dhe shokët e miqtë e tyre anekënd Evropës dhe botës dhe populli shqiptar është më i vetëdijshëm se kurrë më parë se ç‘qenërve e këlyshëve “shqiptarë” si puna jote po ua sheh e do t’ua shohë sherrin edhe në shek. 21. .

    Reply to this comment
  4. kasem gahinji March 29, 16:25

    ja e verteta hisorike e zbuluar nga tedeskini.enveriia la kosoven serbise me caktimn e kufijve te 1913.

    Reply to this comment
  5. Paul Tedeschini March 29, 19:56

    E FALNDEROJ GAZETEN QE ME PUBLIKON KOMENTET E MIJA.

    E para nga te gjitha, un po e gezoj LIRINE E SHPREHJES qe na e pengoi diktatori Enver Hoxha, qe as vete komunistat nuk kan pase mundesi ta thone lirisht fjalen e vet. Bile shume ishpartizan kan hanger burgun apo plumbin nga komandanti i tyre.

    Un shkruej dhe komentoj vetem tue vue emnin tem dhe mbiemnin tem ashtu siç i kam. Pse do thoni ju? – Sepse kjo me sjell gezimin ta shijoj LIRINE E SHPREHJES, jo si shume komentuesa ketu qe s’kan fare identitet dhe jane mesue qyshe nga koha e diktatures, TE HJEDHIN GURIN DHE TA MSHEFIN DOREN. Ju jeni mesue shekullarisht te jeni RAJA’ ju vete, prindrit e juej, gjyshat e juej e keshtu me rradhe. Ju vazhdoni te jeni robrit/skllavt e se kaluemes historike.
    Emigrantet shqiptar jane çlirue nga keto vargoj dhe kan fillue nji jete PERSONALE DINJITOZE.

    Se dyti, un kam nji moshe qe me ka detyrue te shof, te ndigjoj e te provoj vete personalisht shume ngjarje gjate 50 vjetve, por edhe te ma parshme nga deshmitart para ardhes qe kan provue mbi shatullat e tyne vuejtjet e padrejta.
    Ndersa ketu siç shifet nga komentet e tyne, jane me nji nivel historiko-kultural shume te ulte dhe pasjonal, me “kompetence”, simbas mesimeve te prinderve pa kulture dhe te shkollave qe kan ba. Prandej as nuk ia vlene te futesh ne debat me ta.

    Reply to this comment
  6. NE PARIS U MBLODH UNO-JA ..FOL ENVER TE LUMTE GOJA March 29, 21:28

    Ne Paris u mblodh UNO-ja

    Fol Enver te lumte goja !

    Pershendes zotin Bislim Elshani edhe pse nuk e kam ndegjuar ndonje here por me pelqeu nje varg qe ka perifrazuar nga kengetarja Naile Hoxha ku thote per kohen e Enverit:
    .
    “Moj parti ta lumsha synin, /
    S’guxon kush me t’prek kufinin!”
    .
    Nuk them ndonje fjale te mire per Enverin dhe kohen e tij por nje gje them me siguri se ai ishte ‘E keqja me e vogel” ne krahesim me Ahmet Zoogun dhe Sali Rom Berishen…
    .
    Do te jap vetem nje shembull per te treguar madheshtine e Enver Hoxhes jo vetem si Dipllomat por dhe Burre Shteti i Permasave Boterore
    France 1946
    Enver Hoxha dhe i Vetem trim ne lufte !
    **

    Fjalimi prej 45 minutash i Enver Hoxhës në Konferencë ekzalton shumëkënd jo vetëm francezët por të gjithë kryetarët e shteteve pjesmarrëse. vecanërisht frëngjishtja e tij prefekte
    .
    Kjo për shkak se për herë të parë akuzat greke u hodhën poshtë me forcë dhe me argumente, madje kishte dhe një numër kundërakuzash të rëndësishme.
    Fjalimi i Enverit ishte tejet patriotik.
    Ai, pasi ngriti lart rolin e shqiptarëve në Luftë, dëmet njerëzore e materiale të shkaktuara, pasi artikuloi qartë se ne luftuam në krahë të aleatëve dhe se e çliruam vetë vendin tonë, akuzoi grekët se ishin bërë strehë e kriminelëve shqiptarë të arratisur pas Luftës, se në drejtim të tokës shqiptare futeshin nga territori grek banda të shumta, me qëllim sabotazhin e rrëzimin e pushtetit, foli për krimet masive ndaj popullsisë shqiptare të çamëve, për masakrat e Napoleon Zervës, për pretendimet territoriale për Vorio Epirin dhe e mbylli me kërcënimin:
    .
    “Edhe një shqiptar i gjallë të mbetet, grekët nuk futen dot në tokën tonë”.

    .Por edhe pse ky fjalim i Enver Hoxhës në formën e një aktakuze gjeti mbështetje pothuaj në të gjitha mediat më të mëdha të Francës, shqiptarët nuk kishin më të drejtë të ngjiteshin në podiumin e Konferencës. Kaq ishte vendosur për ta.
    .
    Ndërsa Kaldaris e shfrytëzon mandatin e vet si delegat me të drejta të plota në Konferencë, duke hedhur helm në adresë të shqiptarëve gjatë seancave në vazhdim. “Një ditë më pas, Kaldaris u ngrit dhe nisi të akuzonte me tonë të ashpra se në Konferencë ishte ftuar një bashkëpunëtor i fashistëve siç ishte Enver Hoxha, se batalionet shqiptare kishin luftuar kundër grekëve më 1940, se kishin bërë masakra në popullsinë civile e të tjera. Por Kryeministri grek kishte grumbulluar edhe fakte të forta për ta na goditur. .
    .
    Kaldaris për të mbrojtur akuzat e veta ndaj shqiptarëve, nxori një faksimile të gazetës shqiptare “Tomorri” të vitit 1940 që kishte në faqen e parë me germa të mëdha një thirrje publike të antizogistit Omer Nishani që thoshte: “I bëj thirrje popullit shqiptar të futet në Partinë Fashiste”.
    .“Ky njeri, ky fashist, është tani President i Shqipërisë, tha Kaldaris triumfator duke tundur në ajër gazetën”, rrëfen Tare një nga momentet më të vështira të Konferencës.

    “Por duket shërbimet sekrete greke kishin punuar më mirë se kaq, pasi Kaldaris nxjerr edhe një tjetër faksimile duke vjellë helm: Po ju rrëfej edhe se cilin kanë Shef të Shtabit të Ushtrisë. Shikoni këtë urdhër të lëshuar nga Spiro Moisiu, në kohën që ka qenë Komandant i Batalionit ‘Tomorri’. Këtu është një urdhër sulmi.
    .
    Thotë: Në orën 12:30 të sulmohet territori grek. Ky njeri, që është tani në krye të ushtrisë shqiptare, ka vrarë e prerë deri në Kostur”, rrëfen argumentet e Kaldaris ish-shoqëruesi i Enver Hoxhës, duke justifikuar një memorie të pazakontë. Por edhe pse ishin ndjerë keq, shqiptarë nuk kishin asnjë mundësi të replikonin dhe të shpërndanin përshtypjen negative të mbjellë me mjeshtëri nga grekët.
    .
    Po e mbyll me thenien brilante te analistit grandioz Montanelit qe edhe pse e urrente Enver Hoxhes thoshte:
    Citoj:

    “””””-Shqiperia në fakt nuk kishte
    qenë kurrë e bashkuar
    as prej race, as prej gjuhe, as prej feje.
    U bashkua nën Hoxhën
    i cili arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, …
    ndoshta është më mirë që të mos hetohet
    si i bashkoi.se kur pati në dorë vendin e tij të vogël,
    Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.”””

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*