Tërhiqet Greqia, shtyn me dy javë hapjen e kufijve me Shqipërinë për shkak të Covid-19. Përjashtohen vetëm këto kategori

June 12, 2020 17:20

Tërhiqet Greqia, shtyn me dy javë hapjen e kufijve me Shqipërinë për shkak të Covid-19. Përjashtohen vetëm këto kategori

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord dy ditë më parë për hapjen e kufijve ajrore dhe nisjen e fluturimeve mes Athinës dhe Tiranës në 15 qershor.

Dhe pikërisht atëherë kur shumë ndoshta ka nisur planet e lëvizjes, ministri grek i Turizmit ka dhënë një tjetër lajm.

Sipas tij, fluturimet ajrore do të jenë vetëm për ata që kanë leje qëndrimi dhe çështje pune, por jo për turistë.

E njëjta gjë është vendosur edhe për pikat tokësore dhe detare. Nuk do të lejohen kalimet e mjeteve për qëllime turistike, por vetëm ato me autorizim të posaçëm, ose për çështje pune.

E vetmja klauzolë, që e bën deri diku të pranueshëm këtë vendim është leja për të kaluar në tokën greke shqiptarët që kanë dokumente të përhershme në shtetin grek.

Ndërkohë, autoritetet doganore e kanë marrë tashmë vendimin e ministrisë dhe janë njoftuar përmes rrugëve zyrtare të gjitha pikat e ndërlidhjes.

I njëjti vendim është marrë edhe për Maqedoninë Veriore, me të cilën do të ketë vetëm fluturime për çështje pune, por jo turizmi.

j.l./ dita

June 12, 2020 17:20
Komento

2 Komente

  1. Karantina June 12, 22:09

    Vizitoni faqen http://www.karantina.co ne internet

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi June 13, 18:41

    Ata per ceshtje pune jane te lire te udhetojne ne Greqi, Itali, Gjermani, Kakadhi, etj. Sklleverit e punes (krahu i lire) eshte i “privilegjuar”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim