Tërhiqet numri 13 që u mbajt nga Astori

March 6, 2018 20:10

Tërhiqet numri 13 që u mbajt nga Astori

Ndarja e parakohshme nga jeta e Davide Astori për shkak të një ataku kardiak i trishtoi të gjithë. Për nder të tij, Fiorentina dhe Cagliari vendosën që të tërheqin numrin 13, që mbrojtësi e mbajti në vitet që u aktivizua me këto skuadra.

Shumë propozime janë bërë nga tifozët e Fiorentinës në kujtim të kapitenit që stadiumi i ri ose të paktën një sektor i tij të marrë emrin e Davide Astori.

Federata Italiane e Futbollit dhe Liga do të nderojnë futbollistin, pasi të gjithë ekipet do të hyjnë në fushë me fanellën me emrin Astori.

UEFA vendosi që të mbajë 1 minutë heshtje në takimet e Champions League dhe Europa League të planifikuara këtë javë.

Ceremonia mortore do të mbahet të enjten në Firence. Kapiteni i Fiorentina, Davide Astori u shua këtë të diel, në moshën 31-vjeçare.

Mbrojtësi u gjet i pajetë në dhomën e një hoteli në Udine ku ekipi qëndroi në prag të ndeshjes me Udinese.

o.j/dita

March 6, 2018 20:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*