“Tërmet alla italiane”, Charlie Hebdo nxeh keq italianët

September 2, 2016 12:33

“Tërmet alla italiane”, Charlie Hebdo nxeh keq italianët

Satira e revistës franceze Charlie Hebdo nuk kursen as viktimat e tërmetit të fundit në Itali. Në numrin e fundit të saj, është publikuar një karikaturë me titullin “Tërmet alla italiane”.

Foto tregon dy persona të gjakosur dhe të tjerë të mbuluar nga shtresa makaronash me diçiturën: “Makarona me salcë domatesh dhe lazanja”.

Karikatura mbi tërmetin, në numrin e fundit ka në kopertinë një tjetër karikaturë mbi burkinin.

Në të njëjtën faqe, tema e tërmetit në Itali shoqërohet edhe me një seri batutash: “Rreth 300 të vdekur nga tërmeti  në Itali. Akoma nuk dihet nëse tërmeti ka thërritur ‘Allahu Akbar’, para se të dridhë tokën.

Sigurisht që ky publikim ka sjellë edhe reagimin e parë të italianëve në rrjetet sociale që e kanë kthyer frazen mitike  ‘Je suis Charlie’ (Unë jam Charklie) në (Nuk jam më Charlie).

Ata kritikojnë lehtësinë me te cilën kalohet nga liria e të shprehurit në humor me shije të keqe.

Ndërsa shumë të tjerë nuk arrijnë të kuptojnë ironinë mbi viktimat e një ngjarje kaq katastrofike si tërmeti.

B9LqUu1f

CrV5FpxVYAA0SVN

September 2, 2016 12:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*