Tërmeti 7.3 ballë në Iran/ 214 të vdekur dhe mbi 2000 të plagosur

November 13, 2017 08:35

Tërmeti 7.3 ballë në Iran/ 214 të vdekur dhe mbi 2000 të plagosur

Të paktën 214 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 2000 të tjerë janë plagosur këtë të diel pas një tërmeti me magnitudë 7.3 me epiqendër kufirin midis Iranit dhe Irakut.

Tërmeti është ndjerë në qytetet kryesore të Kurdistanit irakian, madje edhe në Bagdad, Teheran dhe Turqinë juglindore.

Më shumë se 2000 persona janë plagosur, në një bilanc që mund të rritet në orët e ardhshme.

Në Irak, 7 vetë kanë vdekur dhe 321 janë plagosur, ndërsa në Iran shifra arrin 207 të vdekur dhe 1700 të plagosur. Në provincën iraniane Kermanshah, të paktën 30 njerëz kanë vdekur dhe 300 të tjerë janë plagosur, sipas të autoriteteve iraniane.

“Nevojitet ndihmë urgjente mjekësore”, tha qendra e koordinimit të krizave të qeverisë rajonale të Kurdistanit irakian në një deklaratë të postuar në Twitter.

“Nuk ka shifra të sakta të viktimave dhe të të plagosurve sepse numri i tyre sa vjen e rritet. Disa shtëpi janë shembur dhe nuk e dimë nëse ka ende njerëz në brendësi”, tha kryetari i bashkisë Darbandijan, Nasih Mala.

Televizioni shtetëror iranian ka raportuar ndërprerje të energjisë dhe telekomunikacioneve në të paktën tetë qytete si rezultat i tërmetit, i cili ka pasur një thellësi prej 33.9 kilometrash.

Autoritetet irakiane, nga ana e tyre, kanë rekomanduar qytetarët të qëndrojnë larg ndërtesave dhe të shmangin përdorimin e ashensorëve.

Tërmeti i fundit i madh në Iran është regjistruar në dhjetor 2003 në Bam, në juglindje të vendit.

Tërmeti me magnitudë 6.6 ballë  la rreth  46.000 të vdekur dhe plagosi rreth 50.000.

70 për qind e qytetit historik të Bamit u shkatërrua plotësisht. o.j/Dita

November 13, 2017 08:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*