“Tërmeti apokaliptik shkatërron Durrësin”, shkrimi i rrallë i vitit 1267 nga koleksioni i Robert Elsie

November 30, 2019 13:35

“Tërmeti apokaliptik shkatërron Durrësin”, shkrimi i rrallë i vitit 1267 nga koleksioni i Robert Elsie

Një tërmet i rëndë shkatërroi Durrësin në vitin 1267. Për këtë ngjarje apokaliptike, albanologu i ndjerë Robert Elsie na ka lënë pas një rrëfim interesant. Bëhet fjalë për rrëfimin e historianit dhe studiuesit George Pachymeres, i lindur në vitin 1242 dhe i vdekur rreth vitit 1310. Ai lindi në Nikea dhe mbajti detyra të larta në Kostandinopojë.

Libri i tij “Historia” flet për periudhën e sundimit të Mikael Paleologut VIII dhe Androniku II. Ai përbën burimin kryesor për periudhën. Në të është edhe një përshkrim prekës i tërmetit të tmerrshëm që goditi qytetin e Durrësit.

Historiani francez Alain Sucellier e daton këtë ngjarje tragjike në korrik të vitit 1267.

 

“Pas disa kohësh, një ngjarje e rëndë dhe e përlotshme ndodhi në Durrës. Gjatë muajit korrik, disa zhurma të pazakonta bënin që toka të dridhej vazhdimisht, zhurma që normalisht do t’i quanim rënkime.

Ato po i paraprinin diçkaje të tmerrshme që do ndodhte.

Një ditë, zhurma ishte më e vazhdueshme dhe më e fuqishme se herët e kaluara. Frika që kaploi njerëzit bëri që ata të shkonin dhe të gjenin strehim jashtë qytetit, pasi kishin frikë se gjërat do përkeqësoheshin.

Nata ra mbi rënkimin e një ditë më parë dhe bashkë me të nisi një tërmet i fortë, më i dhunshëm se çdo gjë tjetër në kujtesën e gjallë. Nuk ishte, siç mund ta përshkruajnë disa, një dridhje e tokës në formën e një lëkundjeje, por një lëvizje e tillë kaq e fortë, sa dukej sikur i gjithë qyteti u kthye me kokë poshtë dhe u përplas fuqishëm në tokë.

Shtëpitë dhe godinat e larta nuk rezistuan për një sekondë, duke u rrënuar e duke varrosur brenda banorët. Ata nuk kishin kohë të shpëtonin sepse godinat ishin ndërtuar pranë njëra-tjetrës. Në të vërtetë, kishte më shumë shans që të mbijetonin ata që qëndronin brenda shtëpive sesa ata që dilnin nga shtëpitë që ishin kursyer pjesërisht nga shembja.

Asnjë nga ndërtesat nuk mbijetoi e paprekur. Ato u rrëzuan mbi njëra-tjetrën dhe çdo godinë që kishte rastisur të rezistonte ndaj fatit të shkatërrimit, ishte prishur nga rrëzimi i të tjerave.

Katastrofa ishte e papritur dhe e jashtëzakonshme për të lejuar që dikush të mbijetonte duke u arratisur. Për shumë njerëz, ishte si një ëndërr: ata nuk e zbuluan kurrë se në çfarë ngjarje u zhdukën. Fëmijë të vegjël dhe bebe, që nuk e kuptonin se çfarë kishte ndodhur, u varrosën nën rrënoja.

Zhurma e fortë dhe tmerri ishin të atilla, sa të mbijetuarit që e gjetën veten përballë dallgëve të rritura ndjeshëm në det, imagjinuan se ky nuk ishte vetëm fillimi i agonisë, por në të vërtetë fundi i botës.

Për shkak se qyteti ishte buzë detit dhe tërmeti i tmerrshëm kishte ndodhur kaq papritmas, ata që e gjetën veten jashtë, dhe që ishin shurdhuar praktikisht, u përballën ashtu siç ishin me një trullosje të tillë nga shpërthimi i shtëpive njëra pas tjetrës, sa nuk mund të parashikonin asgjë tjetër veçse se ky ishte shkatërrimi i tërë universit.

Tërmeti zgjati për aq kohë sa asgjë nuk mbeti në këmbë. Gjithçka brenda qytetit ishte shembur dhe banorët ishin mbytur, me përjashtimin e vetëm të akropolit, që qëndronte i fortë dhe i mbijetoi tërmetit.

Kur agoi dita, banorët e zonave përreth nxituan menjëherë në qytet dhe nisën të gërmojnë, duke përdorur gjithçka që mund të merrnin në duar: sfurqet, kazma dhe çdo mjet pune që gjenin.

Nga të katër anët, ata nisën të gërmojnë, duke u përpjekur sigurisht që të shpëtonin çdo viktimë të pafat që mund të ishte ende gjallë, por ç’është më tepër, në përpjekje edhe për të shtënë në dorë çdo lloj pasurie që mund të nxirrnin nga brenda rrënojave.

Siç ndodhi, bashkë me të rriturit vdiqën dhe trashëgimtarët dhe nuk ishte askush që të pretendonte pronën. Kështu, pas disa ditësh, pasi kishin marrë flori dhe gjëra të tjera që kishin gjetur, shqiptarët rreth e rrotull Durrësit e braktisën këtë qytet të lashtë në vetminë e tij, një qytet tashmë i panjohshëm, i cili numërohej mes qyteteve ekzistues jo prej ekzistencës së tij, por thjeshtë prej emrit.

Peshkopi i tij, Niketas, që kish qenë aty gjithë kohës, mbijetoi, ndonëse në të gjithë trupin tashmë kishte plagë të fatkeqësisë. Përballë një katastrofe të tillë, që askush nuk do të kish menduar ndonjëherë se ishte e mundur, atë e kapi paniku dhe ia mbathi, duke e lënë metropolin të privuar jo vetëm nga personi i tij, por edhe nga banorët, shkëlqimin e ndërtesave dhe gjallërinë e dikurshme”.

Përgatiti D. Goxhaj

 

November 30, 2019 13:35
Komento

4 Komente

  1. Ali November 30, 17:21

    Keshtu si e ka nisur Durresi do shkaterrohet prape

    Reply to this comment
    • Arben December 1, 01:00

      Pse duhet te jemi te qete tani pas termetit?!
      Fillojme me Tiranen dhe tiranasit.
      1. Tirana nuk eshte zone sizmike
      2. Tirana ka shtrese lekundese (sedimente te shkrifta te kuaternarit jo shkembore, 2 milion vjeçare), jo te trashe (rreth 20-30m).
      3. Tirana ka shtrese te forte mbajtese nen 20m me shkembinj te moshes Mesianin 7-8 milion vjeçare rreth 1500m qe zbut ose mban lekundjet.
      4. Tirana vuan jehonen e termeteve qe vijne nga zonat tektonike Durres, Elbasan dhe Shkoder, qe dtth ajo nuk gjeneron vete Termete.
      5. Termetet qe vijne nga keto zona tektonike nuk mund te te jene me te medhenj se ata qe kishim.
      6. Termetet qe vijne nga perplasja e pllakave mund te japin termete me te medha se kjo qe kishim., si ne Kili, ne Japoni ose ne rrethin e zjarrte, po jo te japin zonat tona tektonike te mesiperme.
      7. termetet jane nezbutje dhe ne kohe shume me te vogel, kujdes ne kohe shume me te vogel dhe me ndertime ne Tirane pa shenja çarje, qe dtth fli i qete te pakten ti o Tiranas.
      Më tej ai rendit disa arsye të tjera pse nuk priten tërmete të forta as në Durrës. Sipas Sazan Gurit, do të paktën 90 vite që toka të akumulojë të njëjtën energji.
      Ç’duhet te fiksojme fort?
      1. Historia e termeteve nuk njeh termet te trete.
      2. Termetet vijne ne shuajrje.
      3. Termetet u gjunnjezuan para ndertimeve me standarde.
      4. Termeti ne Durres do kohen prej te pakten 90 vjet qe te grumbulloje po kete energji.
      5. Mblidhni mendjen per femijet, se sindroma apo semundja pas termetit eshte me e keqe se vete termeti.
      6. Besojini ekspertit gjeolog se eshte e vetmja fushe me gjeresi bashkepunimi dhe jo shkence individuale, dhe jo deliranteve.

      Mesazh nga specialistet e fushesh (Sazan Guri)

      Reply to this comment
  2. jari November 30, 18:37

    O ne vitin 1958, ose 1959 kam qene ne kursin e kanotazhit nepermjet shtepise se pionierit ne Durres
    Prefesori Milerad…nuk me kujtohet mbiemri, i ndronte shpesh here femijet ne postin e timonierit
    Ne kursin e benim me lanxha 8 rremista 1 timonier dhe profesori, kaq isht ekuipazhi
    kur me erdhi radha mua ne timon, pashe ne fund te barkes ne thellesi afersisht 3 deri 4 metra thedhesi nje mure kalaje qe ne ate kohe i thonim beden
    Mirepo nuk ishte drejte,por i kerrusur, te jipte pershtypjen sikur qendronte mbi nje shkemb ose mbi nje beden tjeter poshte saje
    Mirepo kjo kala nuk eshte terhequr nga toka ne dete , sepse duhen me qindra vinxha gjigande apo diagace per ta cvendosur
    Keshtu qe kjo tregon murin rrethues te Durresit te vjeter qe eshte zhdukur ne dete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim