Tërmeti, dëmtohen mbi 60 banesa në qarkun e Dibrës

August 11, 2018 20:54

Tërmeti, dëmtohen mbi 60 banesa në qarkun e Dibrës

Më shumë se 60 banesa janë dëmtuar në qarkun e Dibrës nga tërmeti që ra pasditen e sotme.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se tërmeti ra në fshatin Vinjoll të Matit, me magnitudë 5,4 shkalla rihter, dhe thellësi 5 km.

Për pasojë, 12 banesa janë dëmtuar në bashkinë Klos dhe 8 të tjera në Bashkinë Mat. Kryesisht në to shihen çarje muresh dhe dëmtime tavanesh. Ndërsa në Bashkinë Bulqizë janë dëmtuar 47 banesa, po me pasojë çarje muresh.

“Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit, janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet, në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

s.a/dita

August 11, 2018 20:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank