Tërmeti dhe dy Shqipëritë

December 7, 2019 01:23

Tërmeti dhe dy Shqipëritë

Nga Moikom Zeqo

 

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 deri tani është një nga tërmetet më të mëdha, më të gjëmshme nga tërë tërmetet që përmenden në historinë e Shqipërisë në këto 21 shekuj, të paktën.

Kam lexuar në shtyp se tërmeti qe “një pabesi”.

Tërmetet përgjithësisht janë veprimtari të pllakave tektonike që lëvizin, në bazë të ligjeve të natyrës dhe algoritmeve të procesit të tyre veprues.

Nuk mund të jenë “të pabesë” por për shkak të paditurisë së njerëzve, të mos njohjes shkencore por dhe të paragjykimeve, ne arrijmë të “fajësojmë” natyrën kur fare mirë si qenie me arsye mund të arsyetojmë madje dhe të parandalojmë tragjeditë që mund të ndodhin.

Shqipëria gjeologjikisht është një tokë klasike në Europë e veprimtarisë sizmike, që paraqet një peridiocitet të alternuar dhe nuk ka gjasa që të mos ketë përsëritje të lëkundjeve tërmetore.

Ndryshe nga vende të tjera Europiane Shqipëria është e klasifikuar me këtë atribut rrezikshmërie nga veprimtaria sizmike.

Dua të kujtoj këtu dijetarin e shkencës sizmiologjike në Shqipëri Betim Muçon, mikun tim të shtrenjtë që për fat të keq nuk jeton më, që në doktoraturën e tij kishte një subjekt kaq kapital siç ishte karakteri sizmik në hartën e Shqipërisë.

Instituti sizmiologjik që papritur dhe pakujtuar, me një mendjelehtësi të pabesueshme u mbyll në vitin 2007 nga qeveria Berisha, për të qenë një aneks regjistrues i rëndomtë, bëri që të ndërpriteshin studimet për veprimtarinë sizmike.

Një tjetër dijetar si profesor Sulstarova, ka botuar studime të nivelit europian duke e shkencëzuar këtë disiplinë të dijes, që paraqet një kujtesë të veçantë dhe sui generis për të gjitha qeveritë e alternuara shqiptare.

Dihet që në literaturën shkencore për tërmetet në Europë përmenden vazhdimisht tre tërmete të tmerrshme të Durrësit: tërmeti i parë i shekullit I para Krishtit përmendet në letrat e filozofit dhe burrështetit romak Ciceronit (Ciceroni shkruan se dallgët e Adriatikut u ngritën në lartësi të mëdha, ngjan sikur kemi dëshminë e një cunami), tërmeti i dytë është i shek. IV për të cilin ruhet një kronikë anonime dhe sipas konceptit biblik të krishterë thuhet në këtë kronikë se Zoti e dënoi qytetin e Durrësit për shkak të mëkateve të mëdha që kishin reflektuar banorët e këtij qytetit, tërmeti i tretë që është më i rëndi është i shek. XIII dhe për këtë tërmet ruhet një kronikë e rëndësishme e historianit bizantin Pahimeri, i cili thotë se qyteti u shkatërrua i tëri madje banorët e mbijetuar e braktisën dhe shkuan në qytetin e Beratit.

Kam dëgjuar në bisedat televizive dhe gjëra të pasakta dhe fantazmagorike sikur gjoja qyteti i Durrësit qenka fundosur në det, dhe përralla të këtij lloji që shkencërisht nuk qëndrojnë. Nga ana tjetër dihet që në shek. XIV qyteti i Durrësit e mori veten dhe u bë një qendër e rëndësishme e komunikimit midis arbërve dhe venedikasve.

Këto që thashë janë detaje historike por janë të njohura dhe nga studiuesit europianë. Pllaka tektonike ku qëndron në detin Adriatik edhe zona e Durrësit ndikon dhe në bregun italian. Veprimtaria e kësaj pllake tektonike padyshim që ka përsëritjet e saj.

Unë mbaj mend si dëshmitar i kohës jo vetëm tërmetin e vitit 1967, por dhe 1979.

Këto dy tërmete të rënda të shekullit XX, u pasuan nga tërmeti i shekullit XXI i 26 nëntorit 2019, i cili vuri në provë tërë karakterin butaforik të qeverisjes shqiptare.

Dita sot

Dihet që një shtet serioz dhe jo një shtet prej kartoni e ka detyrë parësore dimensionin e emergjencës, si një sektor i patjetërsueshëm i mbrojtjes së popullit, si një dimension parashikues, shkencërisht serioz në raste të fatkeqësive natyrore.

Tashmë nuk është ndonjë sekret dhe nuk kemi të bëjmë me një trill të medias se dimensioni i emergjencës i qeverisë shqiptare doli blof në 26 nëntor 2019.

Qeveritarët tanë mediokër, që nuk e kanë idenë fare të ndërtimit të shtetit dhe të dimensioneve të tij strukturore, e morën lajmin e tërmetit  fillimisht me “sportivitet”, pa e shpallur që ditën e parë situatën e jashtëzakonshme për përballimin e asaj që ndodhi, pastaj u duk sikur “u ndërgjegjësuan që ka ndodhur diçka” dhe sot pavarësisht sharjes së mediave pa asnjë kuptim dhe pa asnjë logjikë, pikërisht këta qeveritarë janë orë e çast në ekranet e TV-ve si asnjëherë tjetër në këto 30 vite të fundit.

Nuk e kuptoj dhe s’e kam kuptuar kurrë se si kryeministri përçmon, tall, përbuz me lloj-lloj epitetesh groteske, pikërisht median dhe njerëzit e saj, qoftë median në print, qoftë atë online, në një kohë që pa njerëzit e mediave të cilët kanë qenë në terren në atë ditë Shqipëria as do ta merrte dot vesh dhe as do kuptonte siç duhet përmasat e mëdha dhe të rënda të tragjedisë.

Tërmeti tregoi se brenda të njëjtës Shqipëri duket se ekzistojnë dy Shqipëri: Një Shqipëri e popullit, e njerëzve të thjeshtë, të varfër të cilët pësuan edhe vdekjet e dhimbshme të të afërmeve të tyre, që ju shkatërrua pasuria familjare, gati 12 mijë njerëz të prekur, me trauma të mëdha dhe ende të pasistemuar – dhe një Shqipëri e politikanëve shqiptarë të cilët pikërisht media që ata e përbuzin i ka bërë tashmë personazhe të përditshmërisë, ndërsa hiqen sikur janë “shpëtimtarë të situatës”.

Nuk di që ndonjë nga ministrat apo deputetët të ketë pësuar ndonjë dëm nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, t’u jenë prishur pallatet dhe vilat apo të kenë të vdekur nën gërmadha të afërmit e tyre.

Shqipëria e të varfërve dhe e popullit reflektoi menjëherë, në mënyrë të pabesueshme dhe të admirueshme një solidaritet të jashtëzakonshëm si asnjëherë më parë. Ky solidaritet, ku kanë luajtur një rol të madh moshat e reja, gjenerata e rinisë shqiptare u suazua edhe nga pjesëtarë të kombit natyror shqiptar; spikati ndihma dhe solidariteti nga Kosova dhe viset e tjera ku ka shqiptarë, duke konfirmuar njësinë historike dhe shekullore të kombit.

Buja e kësaj katastrofe bëri që të ketë dhe një dimension ndërkombëtar të solidaritetit të shteteve dhe organizmave ndërkombëtarë.

Por deputetët e pasur të Kuvendit të Shqipërisë nuk është se dhanë nga pasuria e tyre diçka sepse mund të kishin kontribuar me disa miliona euro për këtë dukuri tronditëse të fatkeqësisë. Këta deputetë janë anonimë ndonëse janë shumë të pasur.

Kjo kontradiktë konceptuale ka një karakter të thellë social dhe vërteton se brenda të njëjtës Shqipëri duket se ka dhe ndryshime psikologjike midis të prekurve nga tërmeti që e shtjelluan ndjesinë e humanizmit në maksimum dhe të të ashtuquajturve pjesëtarë të përfaqësimit politik në legjislacionin shqiptar.

E kam dëgjuar me kujdes Kryeministrin kur me të drejtë ngre çështjen se duhet të mos ketë asnjë amnisti për arkitektët, inxhinierët e ndërtimit dhe të konstruksionit apo dhe pronarët e pallateve të cilat jashtë kushteve teknike dhe kodit anti-sizmik u rrëzuan dhe u bënë shkaku i tragjedisë.

Të gjitha këto detaje i japin të drejtën e penalizimit ligjor për “shkaktarët substancialë” të rezistencës së pamjaftueshme dhe shkatërrimit të pallateve dhe shtëpive që u rrëzuan.

Por vetvetiu për çdo njeri me mend në kokë, që ka një logjikë qoftë dhe formale pyetja mund të ngjitet edhe në krahun tjetër: Po qeveritarët e Shqipërisë të qeverive qoftë të quajtura të djathta qoftë të quajtura të majta?

Ata nuk mund të amnistohen dot as ligjërisht as moralisht.

Si mund të kemi vetëm në njërën anë të çështjes një kërcënim “për të shkuar në burg të gjithë ata që kanë përgjegjësi për konstruksionet e dobëta dhe jorezistuese”, ndërsa qeveritarët shqiptarë dhe ministrat ose drejtorët që lidhen me sektorin e emergjencës të cilëve nuk ua di emrin askush, të mos kenë asnjë përgjegjësi qoftë juridike qoftë morale?!

Në raport me një dukuri natyrore siç janë tërmetet ne nuk mund të flasim aq për gabime të natyrës, sepse natyra vepron sipas ligjeve të saj që nuk varet nga njerëzit, por mund të flasim qartë dhe saktë për gabimet njerëzore.

Fjala vjen, dëmtimet më të mëdha dhe viktimat që e kaluan numrin 50 të vdekur, kanë qenë në Thumanën ku janë bërë ndërtime në truall ish-kënetor, por dhe në qytetin e Durrësit jo vetëm në ish-kënetën e vjetër por dhe në bregdetin e plazhit.

Madje në Thumanë në dy pallate specialistët kishin caktuar që të mos ishin të banueshëm më për shkak të problemeve konstruktive, por as pushteti vendor as ai qendror nuk morën masa, që të mos futeshin e të vazhdonin të banonin njerëz në këto banesa që sollën kaq shumë vdekje.

Kush përgjigjet për këto gabime njerëzore? Pushteti vendor në Thumanë por dhe në qytetin e Durrësit nuk ka bërë akoma dhe sot një “mea culpa”. Pse vallë? Kaq ta pandjeshëm nga pikëpamja njerëzore janë këta pushtetarë?

Mediat e huaja kryesisht italiane dhe franceze shkruajnë se qeveria shqiptare jo vetëm ishte e papërgatitur por nuk ishin dhe mungonin specialistët, qoftë dhe qentë e stërvitur në mënyrë të posaçme për gjetjen e kufomave nën gërmadha, aq sa po të mos vinin ndihmat dhe repartet e specializuara nga shtetet e tjerë “shqiptarët do të rrëmonin gërmadhat vetëm më duar”.

Pa e zgjatur, tërmeti i 26 nëntorit 2019 tregoi përfundimisht se shteti i qeveritarëve tanë nuk është profesional.

Duhet të ndodhë, një ndryshim kopernikan për të bërë një shtet të së ardhmes me strukturat e tij paraprijëse dhe vepruese të bazuara mbi parimet shkencore por dhe ato juridike.

Por si do të jetë situata post-tërmetore? Padyshim që do të ketë një veprim, apo përpjekje nga këta administratorë që kemi sot, sepse nuk kemi të tjerë. Nuk dua të jem as skeptik as pesimist i zymtë, por avalanzhi financiar i dëmeve do të shkojë në rritje.

Numri i atyre që kanë humbur shtëpitë por dhe pasuritë familjare është shumë i madh dhe kjo të kujton pak situatën e vitit 1997 kur mijëra vetë humbën paratë e tyre në firmat piramidale.

Së dyti menaxhimi i fondeve të mbledhura në një vend ku nuk ekziston asnjë lloj ndershmërie absolute, apo ndershmërie realiste është gjithmonë i kërcënuar nga “faturat e rreme”, mbifaturimet, shpërdorimi dhe vjedhjet.

Që të mos ndodhë një gjë e tillë duhet të ketë “task force” të posaçme për të kontrolluar mënyrën e menaxhimit.

Të mos harrojmë që dhe shtete më të fuqishme në botë, qoftë dhe shteti më i fuqishëm në botë SHBA në vitin 2007 qe në prag të falimentimit po të mos kishte ndërhyrë Presidenti Obama për të lëvizur rezervat federale që të mos ndodhte katastrofa financiare.

Dua të përmend këtu dhe një fakt të dhimbshëm dhe intim për mua.

Kulla B e kështjellës Bizantine pranë së cilës është dhe shtëpia ku kam lindur unë dhe në murin e së cilës është dhe shtëpia Muze e Aleksandër Moisiut, që e kam projektuar dhe konceptuar unë si projekt muzemeologjik në vitin 1981, pësoi një çarje nga tërmeti dhe është rrëzuar një pjesë e rëndësishme e kësaj kulle nga lartësia e bedenave deri poshtë. Kështjella bizantine e Durrësit që është unikale në krejt Europën filloi të ndërtohej nga Perandori i Bizantit Anastasi i cili kishte lindur në Durrës në shek. V por ndërtimi i plotë i kështjellë u bë nga Perandori ilir Justiniani i Madh, në shek. VI.

Në muret e kësaj kështjelle unë kam gjetur dhe kam botuar në shtypin shkencor monogramin e Justinianit që ka qenë i realizuar në tullat e kështjellës.

Kështjella Bizantine e Durrësit është një monument i nivelit Europian dhe si e tillë është pasuri e njerëzimit.

Deri më sot ishin të paprekura të tre kullat A, B dhe C.

Kjo kështjellë i rezistoi dhe tërmetit të shek. XIII që ka qenë dhe me shkatërrimtari për qytetin e Durrësit.

Por kulla B tashmë është e dëmtuar seriozisht.

Kush do ta bëjë restaurimin?

Ne nuk kemi specialistë restauratorë.

Aq më tepër që restaurimi duhet bërë me tulla të porositura që kanë tillat bizantine, që duhet bërë me përmasat reale, pra kërkohet një buxhet për këtë restaurim.

E di që ndërkohë janë dëmtuar dhe kulla e sahatit në Kështjellën e Prezës dhe në Kështjellën e Krujës. Pra shikoni sa kompleks është dimensioni i emergjencës që duhet të parashikojë të gjitha detajet për çdo gjë që mund të ndodhë, për çdo dëm që riparohet ose nuk riparohet. Pallatet prej betoni mund të rrëzohen dhe mund të ngrihen prapë, kurse kështjella Bizantine e Durrësit po u rrëzua është shumë e vështirë që të ribëhet prapë.

E them këtë detaj për të kuptuar se dituria është një pjesë substanciale e emergjencës që shteti duhet të ketë në fokusin e vëmendjes së tij.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

December 7, 2019 01:23
Komento

31 Komente

  1. Zirkon December 7, 01:30

    Faleminderit Moikom

    Faleminderit Dita qe jeni ende me njeriun e thjeshte shqiptar, njeriun logjik, njeriun e ndjeshmerise pertej tifozllikut te semure te trasheguar politik, dhe kunder gjithe kesaj klase politike te ndyre

    Shqetesimi im familjar eshte qe po perdorin si justifikim “termetin” per te rrezuar godina, pallate dhe sigurisht e gjithe kjo ne paligjshmeri te plote!

    E gjitha kjo me “gjykim te cunguar” me prapavije interesash mafioze.

    Teatri Kombetar eshte me fat ngaqe aty prej 1 viti ka njerez qe rrijne vazhdimisht, se do i kishin vene fadromen si godinave ne Q. Studenti!

    Eshte e cuditshme qe 3 godinat te cilat u muar vendimi per ti prishur, ishin 3 godina ne cilen banonin familje.

    (Keto godina realisht ishin te pabanueshme, por jo per shkak te termetit, por per shkak te mungeses se higjenes dhe dekadences nga mos mirembajtja)

    Reply to this comment
    • E.K. December 7, 08:04

      Menyra me e mire per te shmangur korrupsionin eshte mosperfshirja e shtetit mes te demtuarve dhe strehimit permes tenderave! Qeveria ka nje menyre per ta bere transparent procesin e kompensimit, dhenien e financimit familjeve te pastreha per shkak te termetit, per te blere apartamente menjehere. Percaktimi i nje sasie parash per te blere menjehere apartamente nga te demtuarit! E para shmangen shpenzimet e medha per qira qe mund te zgjasin nga 1.5-3 vjet dhe se dyti nuk do kete hapsira per korrupsion me tenderat per ndertimin e pallateve te reja. Po te shtojme edhe mundesine e zgjedhjes se banoreve se ku do banojne, ky opsion eshte dhe me demokratiku! Dhe kjo s’ka lidhje se cila qeveri eshte ne fuqi, por shteti nga natyra krijon korrupsion. Se treti, blerja e stokut te apartamenteve te pashitura, nxjerr sektorin e ndertimit nga kriza e mungeses se deritanishme te kerkeses qe ka bllokuar qindra milione euro. Kjo zgjidhje do ishte nje “injeksion” i duhur ne ekonomi. Sektori i ndertimit mbetet nder me te rendesishmit ne ekonomi. Kjo skeme i sherben te gjitheve.

      Reply to this comment
    • Ylli December 7, 08:16

      Pritshmëri…
      ======
      Nuk është e vërtetë që hetimi për ndërtesat e dëmtuara nuk do ketë përgjegjës.

      Konkretisht pritet të dalë që:

      1. Për ndërtimet pa leje të dëmtuara nga tërmeti, fajin e kanë viktimat. Si ata që vdiqën ashtu edhe ata që janë gjallë e pa shtëpi.
      2. Për ndërtimet në Durrës fajin e ka Arqile Goreja i PD-së, dhe pak faj ka dhe Miri Hoti i PS. Ky i fundit duhet për ballancë.
      3. Për ndërtimet në Tiranë dihet, fajin e ka Bert Brojka dhe gjithmonë Lul Basha.
      4. Në Lezhë fajin e ka Viktor Tusha dhe Fran Frrokaj.
      5. Në Thumanë e Ishëm të gjithë ish kryetarët e komunave të PD-së.

      Ky do jetë konkluzioni nga hetimet “e thelluara e komplekse” të SHBÇB në bashkëpunim me drejtorinë e anti-opozitë të hetimit në polici.

      Këto rezultate hetimore do ti konfirmojë edhe vetë OSBE. Kjo e fundit do të prezantojë në gjithë hapësirën e saj të veprimit ligjet KÇK dhe anti-shpifje si modele suksesi të sundimit të një personi të vetëm.

      Qeveria do për përshëndesë edhe vetë zotin që i dërgoi një tërmet të tillë që të pastrojë njëherë e mirë vendin nga e keqja më e madhe në vend: opozita.

      Na qoftë për hajër pastaj!

      Reply to this comment
      • cuf dabjoni December 7, 11:55

        Shumë faleminderit shoku Ylli që nuk përmende madhërinë e tij EDVININ sepse vetëm 20 vjet ka qene Kryebashkiaku e Kryeministër qe ka përgjegjësi për Tiranën. prandaj mos u merr me politik por problem është Ligjor e teknik…sepse me këtë mendësi fatkeqësia mund të përsëritet. :
        për Çdo shtëpi të shembur ka datë Leja (bashkiaku e krye arkitekti)…projektimi dhe ndërtimi-pra janë të qarta përgjegjësitë dhe ndëshkimi duhet sa më parë.
        për planin urbanistik të plazhit të Golemit ka datë dhe dalin shkelësit dhe përgjegjësitë për pasojat….po kështu e për Durrësin…
        kjo vërejtje vlen dhe për Moikomin kur flet për Durrësin

        Reply to this comment
  2. Emigranti December 7, 01:33

    shume e drejte evrejtja per mediat
    nderkohe qe shan mediat nastradini yne i perparimit vijon rri 24 ore ne media, a thua ka zyre ky njeri a jo, duke mbuluar me kete veprimtari non stop, gabimet e renda fatale qe kane shkaktuar viktima, pra duke na mbajtur vemendjen te zene, qe te mos flasin mediat per ate qe ka ndodhur, duke madje i kercenuar keto

    mediat e huaja nderkohe vazhdojne raportimt e se vertetes qe eshte e thjeshte fare por mbulohet nga daullet e propagandes rilindjote qe eshte teresisht e jashtezakonshme, per nga intensiteti

    Lexoni psh cfare thone ekspertet italiane qe erdhen ne Shqiperi

    https://www.ilfattoquotidiano.it/2019/11/29/terremoto-albania-corruzione-e-abusivismo-ostacolano-i-soccorritori-italiani-mancano-anche-le-carte-catastali-dei-palazzi-crollati/5585977/?fbclid=IwAR2pUdhvj_n6jr39IbpkDIor-YU6G4WIP9Us5FMKS8_ReDtJICJZVf7Zd1w

    Reply to this comment
  3. sh.r. December 7, 01:33

    si i behet qe te bjere qeveria??? po ja nje zgjidhje eshte te gjithe keta deputetet e emeruar nga rama te japin doreheqjen kolektivisht… por me siguri nuk do ta bejne, nje sepse eshte fundi i vitit, dy, sepse e duan shume kombin e shtetin… tre se nuk ka me te zote, kater se ata qe jane pas tyre ne lista, e duan ate vend me cdo cmim, dhe pese, sepse i mban dikush varur ne ajer… aq sa i poshteron dhe keta e mbajne llapen gati sepse ai eshte lodhur duke shpetuar “popllin”… dhe harrova.. nuk duan te kthejne parate qe moren per tu bere zagare

    Reply to this comment
  4. Ilir December 7, 03:20

    Një folje e re gjithologësh i shtohet shqipes:
    Panikoj – panikohem
    Lejohet edhe Panikos, panikosem

    Reply to this comment
  5. kasemi December 7, 08:11

    Aman more, si nuk paska nje lexues apo komentues te kesaj gazete te thote nje fjale te mire per kete vend. Po me habit edhe fakti qe moikomi na qenka bere tani se fundi edhe gjitholog, specialist per termetet (po si nuk na dha nje sinjal para se te binte termeti), restaurator, ndertues, e nud e di se cfare, ne kohen kur ne e njohim si arkeolog.

    Reply to this comment
    • Hajdeidiotjajde December 7, 10:07

      Pse ore punen e qeverise do bej Moikomi?
      Ke ke votuar ti o derdimen, qeverine apo Moikomin?
      Kujt ia paguan taksat o debil?

      Reply to this comment
      • Durrsaku December 8, 07:37

        Sakte. Moikomi ka shkelqyer si minister kulture, ka shndritur si drejtor i muzeut kombetar, ka llamburisur si deputet, dhe ka vetem nje fytyre: lere pse nje me mjeker e nje pa mjeker. Sa per kuriozitet, po nje zonje me mbiemrin Zeqo, shefe e urbanistikes ne Durres, e ka pas gje zoti Moikom, apo rastesi pa lidhje? Se edhe kjo na ka verbuar me profesionalizmin e saj ketu ne Durresin antik. Te zotet jane keta Zeqot, gjithmone.

        Reply to this comment
  6. ETHEM LALAJ December 7, 10:57

    PROFESOR..TE SHKUARA.Ju i duheni ketij vendi.Fjala tende ne “veshin” e perendise.D I T A me ju po i çelni syt vegjelise.
    -Edhe une kame jetuare shume termete. Nga pesioni e kursimet per vitin e RI dhurova 50.000 lv.ne Bashkin Fier.
    -Ne ’79 u ndodha ne Puke.Dhe qeveria komuniste qe shajne sot Ballistoidet beri mrregulline.Duhet thene troç se sot nuk e merr vesh QENI TE ZOTIN.Pse:
    1-Se qeveritaret nuk mendojne per popullin por per ta rjepur ate.Vilat e tyre ketu e jasht Atdheut nuk numurohen..!Eshte koha qe mbi politikanet aventurjer 30 vjeçar te behet TERMET DREJTESIE.
    2-Se partit i bien fyellit sejcili ne hesapin e vet per kredo politike e jo ne unison,ne te mire te popullit.P.SH:
    -Pash qe avaroshpetuesit SERB punuan dor per dore me Shqiptaret e Kosovaret,ndersa L.Basha u struk si miu te militantet e ASTIRIT E TEATRIT,kur Rama i bente thirrje per bashkpunim.Kjo tregon se opozita eshte kthyere ne shoqat gjuetaresh tritoli e flakadanesh.
    3-Se TERMETI KA SY E VESH-Z.MOIKOM.Ai “shikon”se si ne kemi bere baderdine mbi natyren e bukur Shqiptare.Dhe kjo filliou qe ne 1992 kur SALIKRIMINELI leshoi urdherin per te ndertuar ku te mundeshin te babziturit e ketij vendi me shume per vota.Shembulli me i keq ishte ndertimi i KIOSKAVE nga Albert Brojka i Saliut ne Tirane,ku kjo u perhap ne gjithe vendin.Tashme flama ka marr dheun.
    -Dhe nese duhen bere disa arrestime per kete katraure,i pari duhet varur ne mes te Tiranes S.B si fatkeqsia komberare nr.1.
    4-Por tek ne nuk mund te behet drejtesi me kete soi gjyqtaresh e prekuroresh qe kemi.Ata jane mynxyra e kursit 6 mujor te plepave…qe veç topi i Mato Grudes i shfaros.
    -DREJTESIA + POLITIKA+ KRIMINELET tek ne jane bere 1..1..1.sh.
    -Vetem ZOTI mund ta ndihmoi shqiperine,me gjith optimizmin tuaj.
    -FLM-MOIKOM,FLM-DITA.
    -Nga mallakastrioti jo anonim.

    Reply to this comment
  7. Dedaj December 7, 11:22

    Moikomi ben ate thirrje qe ben sot cdo shqiptar i heshtur i ndershem qe nuk rri duke ngrene fasule dhe duke ndare lordhet mr liderrat ne ekran.

    SERIOZITET, JO SHTET KARTONI
    DREJTESI, JO PROPAGANDE
    PROGRES, JO VEND I FUNDIT PER GJITHCKA
    INSTITUCIONE, JO KRYETARE

    Per drejtesine…

    Si punoi Arta Marku dhe kush është Olsion Çela..
    Arta Marku u gjet nga dikush krejt pa asnjë kriter. Nuk i justifikoi pritshmëritë, veproi e punoi si gjithë paraardhësit. Promovoi ca shokë e miq,nuk preku shokët e miqtë e të tjerëve dhe iku..
    Olsion Çela erdhi me konkurim. Kam një rast qe më lidh me emrin e tij…në vitin 2009 më çojnë në Këshillin e Prokurorisë për masë disiplinore u interesova për të,kërkoja drejtësi..përgjigja që më erdhi ishte..nuk i shikon fare dokumentat bën pikë për pikë çfarë i thotë Prokurorja e Përgjithshme…për këtë arsye se edhe anëtaret e tjere të Këshillit vepronin në të njëjtën mënyre unë nuk shkova fare në atë të ashtuquajtur Këshill.
    Pra edhe ky do bëjë asgjë, vetëm si paraardhësit e tij. Koha do ta tregojë.

    Reply to this comment
  8. Kari-katuristi Kari-katuron 1 Kari-katurë Kar-akteristike. December 7, 11:51

    Kryeministri aktual,
    – Nuk ka qene kurre as familjarisht, as personalisht fukara, politika e tij oligarkike perbuz ne thelb fukarenjte.
    – Nuk ka qene kurre as piktor ekselent, as sportist ekselent, mban larg me te aftit, dhe formon kabinete servilesh.
    – “Kulturen” e monizmit, Edi Rama kujton se e mbulon me zhgarravina, poture, atlete dhe kravata shumengjyreshe.

    Reply to this comment
    • Red December 7, 12:00

      Nancy Pelosi – Kryetare e Kongresit Amerikan, nga Partia Demokratike – një gazetar e pyeti: “A e urren Presidentin znj. Pelosi?” Dhe ajo mbireagoi: “Unë jam edukuar në një shkollë katolike, unë nuk urrej asnjë njeri!…”

      Strephen Colbert – një komedian i njohur në Kaliorni, për emisionin e tij Late Night Show në CBS, edhe pse liberal, nuk mundi të rrinte pa e qesëndisur Pelosin, duke thënë: “Aha, katolike, sikur inkuizicioni nuk ka qenë asgjë, një taktikë teknike, për të marrë pushtetin… hahaha…”

      Reply to this comment
  9. Shmil Gurra - ANAVARDARDARASI December 7, 11:56

    MOIKOM, OR, SHPIRT BOLSHEVIKU!
    Nuk ka shumë kohë që gojën plot e shpirtin bosh, me tone bolshevike pashpirtësie nuk pranoje IDENË e PAJTIMIT (NËNSHTRIMIT KOMBËTAR) sipas modelit, gjithashtu bolshevik, të MILOS!
    KE e KE SHPIRTIN, ose LOGJIKËN, MOIKOM kur sot
    dalton 2 ShQIPËRI, të krijuara nga katrahura shpirtërore që po kapëllon SHQIPTARIZMIN.
    Meritë jo fort shpërfillëse për këtë KATRAHURË SHPIRTËRORE dhe PRODUKT i po kësaj katrahure je edhe TI.

    Reply to this comment
    • Sander December 7, 12:01

      Si doni të vertetat ju mjeranë të politikës
      S’keni faj ju fajin e ka militanti që ju mbush sheshet e ju jep pushtet të na vidhni

      Reply to this comment
  10. Kari-katuristi Kari-katuron 1 Kari-katurë Kar-akteristike. December 7, 11:58

    Kryeministri aktual,
    – Nuk ka qene kurre as familjarisht, as personalisht fukara, politika e tij oligarkike perbuz ne thelb fukarenjte.
    – Nuk ka qene kurre as piktor ekselent, as sportist ekselent, mban larg me te aftit, dhe formon kabinete servilesh.
    – “Kulturen” agjit-prop-moniste, Edi Rama kujton se e mbulon me zhgarravina, poture, atlete e kravata shumengjyreshe.

    Reply to this comment
  11. Sh. Gurra December 7, 12:03

    A po ma shpjegon o MOIKOM kuptimin e nocionit “SHTET PROFESIONAL” !!!, shpikje “neobolshevike”
    Sikur ma bëre shtetin frymor peshkaqeni të “pagdhendur”. n.v të të “pangopur”.
    Mbec me shëndet! ANAVARDARASI

    Reply to this comment
    • DETI JON December 7, 13:48

      @(ANAVARDARDARASI)
      Komplimente per Nick-un !
      -A e ben ti dot dallimin midis kabinetit qeveritar me organizatore specialiste, me kabinetin qeveritar me te trashe gomare??
      -A e ben ti dot dallimin midis kabinetit qeveritar me njerez me karakter dhe personalitet, me kabinetin qeveritar me servil kanakar??
      SHËNIM:
      -A ben dot nje krahasim midis veprave, studimeve, doktoratures, patriotizmit te Moikomit, dhe “Kurbanit”, mediokritetit, “patriotizmit” formal me stema kuqezi te nipit te Ahmetit.

      Reply to this comment
    • DETI JON December 7, 13:49

      @(ANAVARDARDARASI)
      Komplimente per Nick-un !
      -A e ben ti dot dallimin midis kabinetit qeveritar me organizatore specialiste, me kabinetin qeveritar me te trashe gomare??
      -A e ben ti dot dallimin midis kabinetit qeveritar me njerez me karakter dhe personalitet, me kabinetin qeveritar me servil kanakar??
      SHËNIM:
      -A ben dot nje krahasim midis veprave, studimeve, doktoratures, patriotizmit te Moikomit, dhe “Kurbanit”, mediokritetit, “patriotizmit” formal me stema kuqezi te nipit te Ahmetit??

      Reply to this comment
  12. Enkelon December 7, 13:20

    Me gjithë respektin për Z. Zeqo, artikulli më duket ca emocional dhe kundërthënës. Mes tjerash kur mbron median me çdo kusht e mjet.Si mund t’i kërkosh shtetit të funksionojë e njëkohësiht t’ia ndalosh vënien e rregullave me të cilat funksionon çdo vend demokratik? Përveç kësaj, ky tërmet vërtet është tragjedi, se ka marrë jetë njerëzish. Por, të qëndrojmë pak më të arsyeshëm e në vend të ulurimave, të ndihmojmë ose të paktën të mos pengojmë, p.sh. duke mbrojtur “median e mjerë”, që kushedi ku e ka hallin. Nga tërmeti në Haiti në 2010 u vranë mbi 230’000 njerëz e u lënduan shumë më tepër.

    Reply to this comment
  13. Vasili December 7, 13:30

    Ky njeri,qe jep vetem mend,vazhdon te rroje,ne kullen e fildishte te egos se tij te semure.
    Dhe nuk ka faj servila dallkauke,qe ai afron mbas vetes e perkedhelin dhe e cfrytezojne ate per qellimet e tyre.
    Eshte e vertete,qe reagimi i emergjences ne kete fatkeqesi natyrore u paraqit jo ne nivelin e duhur,ne planin profesional dhe material,me paisjet e kohes.
    Por si mund te ndodhte ndryshe,kur ky vend dhe kjo shoqeri,qysh nga vitet 90,vazhdon te perjetoje lekundjet sizmike 10 balleshe te shperndara nga kullat e Vicidolit dhe Cepanit,qe kane mbuluar dhe shkallmuar krejt vendin,pa le me demokracine.me injorancen e eger shkaterrimtare,qe ka gjeneruar per gjate gjithe kohes vesin e erret njerzor,ne permasat e tij me shkretuese.
    Ky termet shkaterrimtar dhjete ballesh,filloi dhe u fut,deri ne themelet e historise dhe te tashmes se ketij kombi.
    E shkerdhyen eger,kullat e errta,qysh ne fillim Shqiperine tone,duke e dorezuar ne jatakun e haremit islamik ,aty dhe ne universitetin tone shteteror shperbleheshin me grada doktore shkencash,ata qe simbolin e heroizmit tone kombetar,dhe jo vetem i joni,por i gjithe botes se zhvilluar,Gjergj Kastriotin e quajten tradhetar,pasi i ishte kundervene pushtimit mynxyroses te Sulltanit.
    Ushtrite talebane te kullave,mbas viteve 90,pushtuan cdo gje dhe kultivuan gjithandej sundimin e injorances se erret,grabitjen,ligesin, shpifjen e ndyre,dembelizmin
    Fatkqesia e ketj vendi,ish se perballe hordhise se vrimes se zeze te kullave u ndodhen ish komunistet e hoxhes,apo pjellat e tyre,shumica katundare me te cilat ai kish pushtuar dhe asgjesuar dhe ate qytetari te paket te trasheguar.
    Nuk mund te ndodhte ndryshe vecse ajo qe ndodhi:
    Nje pazar i piste,i hapur apo i fshehte,per te ndare dhe shqyer prene, Shqiperine tone,midis tyre.
    Termete 10 ballesh githandej;ne institucione shteterore te kthyer ne germadha nga funksionimi i mbrapesht i tyre,organet gjyqesore u shndruan ne kryekriminela dhe superhajdut,shkollat ne antishkolla duke shitur diplloma etj,etj,
    Rama,si rebel antikomunist,u duk ne fillimet e tij si maratonomak demokracie,vecanerisht,ne pozicionin e kryebashkiakut reformator,shoqeruar ndonjehere dhe me ndonje stepje te pamotivuar,si ahere kur nuk reagoi fare kur vrima e zeze Sali i prishi ne menyre vandale dhe antiligjore investimin miliona euro tek zogu i zi,apo kur i vodhi ne menyren me brutale dhe spektakolare bashkine e Tiranes.
    Edhe Kadareja ne letren derguar marionetes lul,parashikonte,nje reagim te forte nga Rama,ne rast vjedhje.Por dhe kete here Rama,preferoj te rrij spektatore para masakres se kulles.
    Kam pyetur veten shpesh,a eshte ky njeri ndonje frikacak patologjik,apo ndjen,qe token dhe tek kembet e veta nuk e ka te sigurte,nga
    enveriste,xhambaze,hipokrite,perzjere sic eshte tani amalgama parti e punes-ps dhe zgjedh rrugen e gjate dhe te mundimeshme,per ta pastruar ca nga ca,per te arritur atje ku do.
    Sido qe te jete, nje gje nuk i falet asnjehere,mos ekspozimi i te metave konkrete te shtetit dhe emrat e te korruptuareve brenda tij.
    E pra,duke perjetuar cdo dite termete shume balleshe cdo dite,shteti,nuk ka qene i koncentruar sa duhet per fatkqesine natyrore.
    Zeqo,nga kulla e fidishte na flet dhe per mea culpa,qe duhet te bejne te tjeret,por jo zequa,per kohet e rinise,apo kur bente servilin dhe frikacakun,kundrejt Saliut dhe ikte i perzene me bisht ne shale nga ai,nga posti i drejtorit te muzeut,ku e kishte vendosur,partia meme..
    Prandaj zeqo,eshte mire te fshihesh mbas letrave,mos degjo ata qe te nxisin te shkaravisesh,pasi sa here qe del prej tyre,te shikojme qe ben nje vetvrasje,fare te dhjere.

    Reply to this comment
    • peter December 9, 18:12

      Vasilit:Koment,apo me mire me thene;(shkrim me brume) me pak fjale, ke pershkrue te gjithe tragjedine e ceti populli te mjere.Persa i perket Moikom Zeqos; ay ka dhane mjaft kontribut historise dhe etnografise Iliro-Shqiptare-Definitium, periculum est.) thote shkenca e logjokes.Te pershendese nga larg Shqiperise, e f.l.m. per shkrimin.P.G.

      Reply to this comment
    • peter December 9, 18:12

      Vasilit:Koment,apo me mire me thene;(shkrim me brume) me pak fjale, ke pershkrue te gjithe tragjedine e ceti populli te mjere.Persa i perket Moikom Zeqos; ay ka dhane mjaft kontribut historise dhe etnografise Iliro-Shqiptare-Definitium, periculum est.) thote shkenca e logjokes.Te pershendese nga larg Shqiperise, e f.l.m. per shkrimin.P.G.

      Reply to this comment
    • peter December 9, 18:18

      Vasilit:Koment,apo me mire me thene;(shkrim me brume) me pak fjale, ke pershkrue te gjithe tragjedine e ketij populli te mjere.Persa i perket Moikom Zeqos; ay ka dhane mjaft kontribut historise dhe etnografise Iliro-Shqiptare-Definitium, periculum est.) thote shkenca e logjikes.Te pershendese nga larg Shqiperise, e f.l.m. per shkrimin.P.G.

      Reply to this comment
  14. DETI JON December 7, 13:49

    @(ANAVARDARDARASI)
    Komplimente per Nick-un !
    -A e ben ti dot dallimin midis kabinetit qeveritar me organizatore specialiste, me kabinetin qeveritar me te trashe gomare??
    -A e ben ti dot dallimin midis kabinetit qeveritar me njerez me karakter dhe personalitet, me kabinetin qeveritar me servil kanakar??
    SHËNIM:
    -A ben dot nje krahasim midis veprave, studimeve, doktoratures, patriotizmit te Moikomit, dhe “Kurbanit”, mediokritetit, “patriotizmit” formal me stema kuqezi te nipit te Ahmetit??

    Reply to this comment
  15. DETI JON December 7, 13:50

    @(ANAVARDARDARASI)
    Komplimente per Nick-un !
    -A e ben ti dot dallimin midis kabinetit qeveritar me organizatore specialiste, me kabinetin qeveritar me te trashe gomare??
    -A e ben ti dot dallimin midis kabinetit qeveritar me njerez me karakter dhe personalitet, me kabinetin qeveritar me servil kanakar??
    SHËNIM:
    -A ben dot nje krahasim midis veprave, studimeve, doktoratures, patriotizmit te Moikomit, dhe “Kurbanit”, mediokritetit, “patriotizmit” formal me stema kuqezi te nipit te Ahmetit??

    Reply to this comment
  16. Prezantuesi December 7, 16:16

    Falemnderit Moikom, ti je rilindas safi, jo ata/ato te gjatosh-piktorit, qe vetem dallar e beton njohin.

    Te lutem mos e ler çeshtjen e restaurimit te kulles B vetem ne sensibilizimin e ketij artikulli. Behuni bashk me Aleksander Meksin, e ndonji dallkauk si Neritan Ceka qe te kryeni misionin tuaj fisnik edhe ne kete situate.

    Me Respekt

    Reply to this comment
  17. Adih December 7, 22:35

    Ylli @…
    E more bythlepires i PS .Lexova komentin tend dhe ishje asnjanes .Permendje si shkaktare kryesore te gjithe te PD: ..Duhet ta filloje nga banditi VANGJUSH DAKO . Ku Rama deri me tani po e mbron .Ka futur koken poshte reres si struci me e mbrojt Dakon ..A e ke idene ,ku jeton ti .Po ti numuroj gafat qe as edhe nje hajdut i klasit boteror nuk do i bente .po ti rjeshtoj .

    1 ..Ka abuzuar me gjithe trojet ne Plazh ,duke shitur nen dore troje shtetrore .

    2 ..i ke me ze e me figure jane dhene lejet nga Dako me 7 kate me letra dhe me vone kane perfunduar ne 12 kate ..Kush e mban pergjegjesine Saliu ,apo Dako ?

    3 ..Ka prishur qe te gjithe vendstrehimet ,qe eshte reptesisht me ligj te prishen ,per te perfituar te ardhura ,PARA edhe keto ne troje shtetrore .Duke ja bashkengjitur familjareve ,pronareve private ,per para nen dore ,bashkehajdut me hipotekat , me drejtorin e Urbanistikes plus edhe mos haro 20 % mare per lejet e ndertimit ,qe edhe Rama e njeh shume mire kete 20 % Ne ,ore ylli paskemi paguar kot kryetarin e Bashkise , drejt e urbanistikes ,policine ndertimore qe varet ligjerisht nga DAKO i jot ,me taksat tona .U desh termeti ta kuptojne shume vete ,kurse to o Ylli akoma nuk do ta kuptosh ..Pervec kesaj tamam si tek ASTIRI ,gjithashtu tek keneta , e buze detit ne rere pa leje ,pa kontroll ne toke te xanum ,ne kokpalaret e mjere e te varfer te pagojme prap me tasksat tona ,eshte e drejte kjo ,se nuk dua te dal tek pronaret reale ,se ata po shkelen me kembe ne menyren me barbare .Ku i ndershmi si une qe nuk kam xane toke ,po ashtu edhe pronaret ,te pagojne me taksat e tyre . pra i bie me llogari ti groposim te gjalle dy here .Dhe te “FORTIT TE PASUROHEN “.Dhe banditet qe kane vulen ne dore ,perlajne bakshishe maramendese ,pa ju dredhur qerpike ku me sinqeritet ta them se edhe TRAMP e Merkel ,do i kishin zili keta bandite .
    Keni te drejte more Ylli te thoni se nuk ka funksionuar shteti fare ne keto 3 dekatat e fundit te ketij trnzicioni post komunist .Sali larqofti i la verioret me xanum troje si ne mall te babes ,neper keneta e dreqi me te birin ,qofte edhe ne trojet e privatit ,qe keta i quajne sot ne kor bretkocash si PS ; PD dhe LSI “ISH PRONARE ” Por mos haro Saliu nuk beri legalizime ,i ka pa letra eshte me i zgjuar maloku , shume me shume se ky ripjellsi ,qe beri legalizime me ate Lame lamashin letrat higjenike ne troje te privatit dhe ne troje shtetrore .Jane te kondra ligjshme sidomos ne troje te te tjereve ..Ne kohe te Saliut tek keneta e Durrsit filluan maloket me nje kate ne ate kohe ,kurse Dako hajvani me qe eshte edhe ing ndertimi nga zanati i la te ndertonin me shume kate . ne kenete ,pa projekt ,pa dreqi me te birin ,pra se u lodha duke shkruajtur ne tastjere ,.Dako eshte dhe Durrsak ,a mban ne kenete te ndertosh pa plinta ,pa kushte teknike ,dhe mos harroj ,po ta leshosh ,ta hapesh hidrovorin mbytet keneta komlet per 20 minuta dhe kemi dhe peshk ,ne qofte se te pelqen ty per ta ngrene . duhet te filloje drejtesia nga DAKO ..Mbas Dakos Drejtori i Urbanistikes ,e deri tek policia ndertimore ,qe kane punuar vetem per korrupsion dhe nuk jane mare fare me kushtet e ndertimit .Une qe po te shkruaj me sinqeritet kam qene ne policine ndertimore per ankese ne Durres,bile disa here ,dhe me kane bere zbor .dhe u tallshin ,pervec meje por edhe me fakire te tjere qytetare te mjere e te pa perkrahur per ankesa te ketyre menxyrave qe ti kam shkruar me pika .1, 2 ,3 …
    Prandaj jepi cezarit ate qe te takon .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim