Tërmeti i 26 nëntorit, gazetarja: Punonjësit e Shqipërisë s‘kishin as kapele

December 11, 2019 08:46

Tërmeti i 26 nëntorit, gazetarja: Punonjësit e Shqipërisë s‘kishin as kapele

Vendi ynë u gjend i papërgatitur përballë fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit.

51 persona humbën jetën prej lëkundjeve të forta sizmike dhe me mijëra banorë kanë mbetur pa banesa.

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja Ornela Liperi gjatë një interviste ka thënë se në 26 nëntor nuk kishte Drejtori të Emergjencave Civile.

“Që ditën e parë që ndodhi katastrofa pamë që punonjësit e Shqipërisë nuk kishin as kapele. Erdhën punonjësit e Kosovës për dy orë dhe kishin të gjithë kapele, uniforma. Duket që ishte një shkrehje totale. Shqipëria kishte miratuar një ligj të ri për mbrojtjen civile përpara disa muajsh. Kjo do të bënte që të shkrihej Qendra e Emergjencave dhe të krijohej Agjencia për Mbrojtjen Civile. Qeveria gjatë gjithë kësaj kohe nuk kishte marrë masa për të bërë kuadrin ligjor, VKM për krijimin e kësaj agjencie. Me 27 në darkë ka dalë VKM-ja. Kjo krijoi në paralizë në gjithë kordinimin e situatës. Nuk kishte mjete, strukturë, njerëz që ta organizonin. Mungonte e gjithë struktura për menaxhimin e një emergjence”, u shpreh ajo.

Kritikat për përballimin e saj që ndodhi në 26 nëntor kanë qenë të shumta, madje ka pasur edhe akuza të forta.

j.l./ dita

December 11, 2019 08:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*