Tërmeti i Korçës dhe disa qime që mund t’u shkulen oligarkëve

June 5, 2019 17:56

Tërmeti i Korçës dhe disa qime që mund t’u shkulen oligarkëve

Një bisedë e rastësishme me Rustem Peçin për tërmetin që ra në Korçë disa ditë më parë dhe një paralele me tërmetet që binin në kohën e diktaturës.

Shembulli i tërmetit në Shkodër 40 vite më parë sipas kujtimeve të gazetarit Timo Luto dhe sehirxhinjtë aktualë ndaj fatkeqësive natyrore…

Xhevdet Shehu

Fatmirësisht, tërmetet në Shqipëri nuk janë të shpeshta si në Japoni apo në rajone të tjera të globit. Mirëpo herë pas here, bien tërmete. Kanë rënë dhe do të bien. Në kohën e diktaturës komuniste tërmetet trajtoheshin si një fatkeqësi natyrore, mirëpo për të përballuar fatkeqësinë e ndodhur ngrihej i tërë shteti në këmbë dhe në një periudhë të shkurtër dëmet rikuperoheshin, shtëpitë rindërtoheshin edhe më të bukura nga ç’kishin qenë dhe njerëzit ndiheshin të lehtësuar. Kam këtu parasysh tërmetit që ndodhi në Dibër në vitin 1967, në Mallakastër në vitin 1969 dhe tërmetin që ra në rrethet e Shkodrës dhe të Lezhës në citin 1979.

Në të tre këto ngjarje pranë zonave dhe banorëve të prekur nga tërmeti kanë shkuar vetë Enver Hoxha dhe ish-kryeministri i kohës, Mehmet Shehu. Në afate rekord dëmet e tërmetit u rikuperuan dhe banorët e prekur i ndiheshin shumë mirënjohës qeverisë së kohës për angazhimin dhe solidaritetin e mbarë popullit…

Nuk po bëj aspak propagandë në këtë rast. Ky është një realitet që e kam përjetuar vetë. Këtë realitet e sjell në kujtimet e tij edhe gazetari i shquar i RTSH-së Timo Luto për tërmetin e vitit 1979 në Shkodër dhe Lezhë, të cilat po i botojmë bashkangjitur këtij shkrimi. Ato shënime nuk kanë nevojë për koment.

***

Tërmeti i 1 qershorit në Korçë ka kaluar me shumë dëme, paçka se ato nuk janë masive dhe me viktima. Emergjencat Civile njoftojnë se lidhur me situatën në qarkun e Korçës pas tërmetit janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara.

230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura duke kaluar natën jashtë, 160 në Floq, 40 në Vidohovë dhe 30 në Qafëzes. Banorët janë furnizuar me ushqime dhe ujë.

Janë siguruar zonat e prekura me forca policore. Deri me tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmeti.

Fatmirësisht nuk pati viktima nga ky tërmet. Por ndjeshmëria e shqiptarëve për këtë fatkeqësi natyrore të radhës ishte e lartë dhe kjo është një cilësi që na nderon. Emergjencat civile, ministria e Mbrojtjes dhe pushteti vendor janë mobilizuar për ta përballuar këtë situatë të krijuar.

Takova dje rastësisht Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it, Rustem Peçin. Çuditërisht biseda jonë e djeshme nuk kishte të bënte me Luftën e 75-viteve më parë, por me situatën aktuale. Zoti Rustem ishte i shqetësuar për tërmetin në Korçë, jo për Tërmetin e Tepelenës që rikandidon për kryetar bashkie.

– Ore, – më tha – shikoni tërmetin e Korçës. Tërmeti im në Tepelenë nuk ka nevojë për mbrojtjen time. Janë qindra familje që janë në hall. Kjo qeveri që pretendon se është sociale, pasi është qeveri socialiste. duhet ta tregojë veten si të tillë. Duhej të kishte shkuar vetë Kryeministri Edi Rama atje. Do ta krahasojnë me Enverin e Mehmetin dikur? Ku ta gjejë atë fat! Sepse është vite drite larg atyre udhëheqësve të mëdhenj. Por, ca gjëra të mira të asaj kohe duhet t’i ketë në konsideratë si i madhi i vendit që është.

Nuk dua të bëj krahasime me të kaluarën, por shqiptarët e dine fare mirë se kur ndodhnin fatkeqësi të tilla natyrore, shkonin vetë Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu dhe pasi e shikonin në vend katastrofën, në takimet me banorët bënin edhe premtimet që i mbanin. Kishte shtet atëherë! Le të më quajnë nostalgjik! Po shteti aktual duhet të ketë atë ndjeshmëri ndaj banorëve të goditur nga fatkeqësia. Çfarë i kushton Edi Ramës ndreqja e atyre shtijave që u prishën nga tërmeti? Mirë që ka vajtur ministrja e Mbrojtjes e ndonjë tjetër, por atje duhej të kishte shkuar vetë Edi Rama.

Pse nuk ka shkuar ende Edi Rama në ato zona të prekura nga tërmeti? Aty, pikërisht aty mund të ishte dhe fillimi më i mirë i tij për fushatën e zgjedhjeve të 20 qershorit. Nuk ka para? Kush e beson?! Mjafton t’u shkulë nga një qime oligarkëve që i ngop me para dhe problemi është i zgjidhur… Apo trembet nga tërmetet fallto të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës? Rasti i tërmetit të Korçës është një rast i shkëlqyer që Edi Rama të dëhmojë prirjen sociale të qeverisë së tij…

Kështu më tha dje Rustem Peçi, me shqetësimin më shumë se të një qytetari, të një personaliteti idealist që mbron idealet antifashiste dhe arritjet më të mira që janë realizuar ndër vite, pavarësisht se shumëkujt nuk i pëlqen po të përmendet periudha e socializmit. Faktet dhe veprat janë më kokëforte se fjalët. Sikurse është solidariteti i jashtëzakonshëm në rastin e tërmeteve.

***

Unë e kuptoj pasionin dhe merakun e Rustem Peçit. Disa do ta konsiderojnë këtë një shqetësim apo alarm të një nostalgjiku të kohës së diktaturës. Nuk është aspak kështu. Rustem Peçi është një idealist që mbi gjithçka i dhimbset vendi dhe ky popull. Përse duhet ta paragjykojë ndokush atë kur ai ngre zërin për të ndihmuar maksimalisht familjet e prekura nga tërmeti i 1 qershorit në Korçë? Kush ka të drejtë në këtë rast, Rustem Peçi, apo ata që bëjnë sehir?

Dy tërmetet e vitit 1979

Timo Luto

Kisha disa vite që punoja në Radio Tirana dhe kronikat e   mia pëlqeheshin nga eprorët. Isha një zë i ri dhe i veçantë    në radio. Në kronikat e mia kishte natyrshmëri, atmosferë, fantazi në trajtim dhe më e veçantë ishte se brenda tyre kishte edhe probleme të ditës. Kjo binte në sy veçanërisht në radioreportazhet që përgatisja çdo javë, nëpërmjet të cilëve vinte në mikrofon jeta nga çdo skaj i vendit. Për këtë punë nuk kanë munguar vlerësimet nga drejtuesit e institucionit dhe nga instancat më të larta të shtetit, vlerësime që shoqëroheshin me stimujt e kohës si fletë nderi e deri në dekorime edhe nga presidiumi i Kuvendit Popullor.

Një rast i tillë dekorimi me Urdhrin Naim Frashëri ishte ai për pasqyrimin e veprimtarive të 35-vjetorit të çlirimit të Atdheut. Ditën që në radio u shpërndanë këto dekorata u krijua një atmosferë e veçantë, kur pas meje u çua për të marrë dekoratën edhe bashkëshortja ime, Vjosa. Ajo kishte dhënë kontributin e saj në studiot e radios në përgatitjen e materialeve të ndryshme.

Kur u ngrit Vjosa për të marrë dekoratën, në sallë shpërthyen të qeshura gazmore dhe duartrokitje. Ai që shpërndante dekoratat, kur mori vesh se bëhej fjalë për një çift bashkëshortësh, e quajti kontributin tonë akoma më të madh, sepse ishte kontribut familjar.

Por mua nuk më ishte krijuar mundësia për të pasqyruar ndonjë veprimtari ku merrte pjesë vetë Enver Hoxha. Më kishin besuar kronika të shumta ku merrte pjesë edhe kryeministri dhe ishin vlerësuar, por për Enver Hoxhën siguria e eprorëve të mi kishte mbetur vetëm tek Agron çobani, dhe kjo ishte plotësisht e justifikuar.

Ishte shtator i vitit 1979. Më lajmëruan se më kërkonin poshtë te drejtori. Zyra e drejtorit ishte në katin e dytë, një kat poshtë nesh. Zbrita. Në zyrë ishte Klimi Misa, drejtori i radios dhe shefi i redaksisë Agim Papaproko. Me seriozitet të madh e një dhimbje të shtirë në fytyrë, drejtori më tha se kishte vdekur shoku Hysni dhe se në orën 15.00 vinte në Rinas, nga Parisi, arkivoli me trupin e tij. Unë dëgjoja në heshtje pa u ulur në karrige. Shefi i redaksisë herë shihte nga Klimi që fliste, e herë nga unë.

– Për të pritur arkivolin me trupin e shokut Hysni do të dalë vetë shoku Enver dhe gjithë Byroja Politike,- tha Klimi.

Pasi bëri një pauzë më pa përsëri në sy për të mësuar nëse e kisha kuptuar si duhet rëndësinë e jashtëzakonshme të ngjarjes. Unë vetëm dëgjoja. Me njëfarë dyshimi tha si nëpër dhëmbë:- Do shkosh të bësh kronikën. Përsëri heshti.

– Dëgjo, do kesh shumë kujdes.- Do të jetë vetë shoku Enver. Duhet që kronika të jetë e saktë, duhet…

Nuk kishte  çfarë të thoshte. Brenda vetes  ishte tërësisht i pasigurt,por edhe nga natyra nuk ishte me kurajë. Edhe në raste më pak të rëndësishme u kthehej disa herë materialeve që kishin të bënin me ngjarje të rëndësishme politike dhe kurrë nuk jepte një këshillë përfundimtare, duke i lënë gjërat evazive.

– Tani ti ki kujdes vetë. ju i dini si janë rregullat, nuk është nevoja të them unë bëje kështu apo ashtu.

Ishte aq i pasigurt dhe aq mosbesues për atë që do të bëja unë sa në një moment tha:

– Po ky Agroni ku e gjeti të ikë në Kosovë këto ditë?- dhe për të qetësuar veten shtoi:

– E di ç’ke, më mirë merr lajmin që do të nxjerrë ATSh-ja dhe lexoje pastaj në mikrofon. Ti shko dhe merr ca atmosferë dhe shiko edhe vetë se çdo bëhet.

Kur tha këtë sikur u qetësua se e kishte gjetur zgjidhjen që nuk do t’i krijonte asnjë telash. Në moment u ndjeva i fyer nga ky frikacak dhe i thashë i revoltuar:

– Shoku Klimi, kot që më paskeni thirrur. Unë po shkoj në zyrë dhe po pres lajmin kur të vijë nga ATSh-ja.

Ndërkohë ndërhyri shefi i redaksisë, Agimi, natyrë më kurajoze dhe moskokëçarëse.

– Shoku Klimi, le të shkojë Timoja. Ne këtu jemi, do ta dëgjojmë kronikën dhe vendosim. Klimit i pëlqeu ky sugjerim.

-Mirë,- tha,- shko dhe ki kujdes!

Shkova në Rinas dhe na lejuan të afroheshim pranë pistës. Pas pak në rruginën që lidh sallën e pritjes me pistën u shfaq Enver Hoxha dhe udhëheqësit e tjerë të partisë dhe shtetit. Enver Hoxha ecte ngadalë me hap të rëndë. Në fytyrë kishte një pamje të trishtueshme, që ia kishte ndryshuar edhe ngjyrën e lëkurës, e cila dukej më e zbehtë. Ai u afrua pranë pistës dhe qëndroi mes të tjerëve i heshtur e me një shikim  të përhumbur.

Avioni sapo ishte ulur e po merrte kthesën në fund të pistës. Pas pak ndaloi pak metra larg grupit të njerëzve që prisnin. Ushtarë të Gardës së Republikës u ngjitën në avion për të zbritur arkivolin. Pas pak u shfaqën me arkivolin në krahë të mbuluar me flamurin kombëtar. Ktheva sytë dhe po vështroja figurën e Enver Hoxhës. Dukej si një statujë. Asnjë lëvizje dhe me shikimin e mbërthyer mbi arkivolin e mbuluar me flamur.

Nga syri i djathtë iu shkëput një lot që rrëshqiti poshtë mbi faqen e zbehtë dhe u zhduk nën jakën e bardhë të këmishës. Të tjerë lot bënë të njëjtën rrugë. Në atë çast hodha vështrimin mbi fytyrën e Mehmet Shehut, në krah të tij për të parë në kishte të njëjtën dhimbje, por syzet optike që kishte në sy më pengonin të shihja qartë nëse ishte i përlotur. Pas arkivolit, zbriti Ramiz Alia, që kishte shkuar në Paris për të sjellë trupin e të ndjerit.

-Nuk ua solla dot të gjallë shoku Enver,- tha ai i ngashëryer duke u përqafuar me Enver Hoxhën. Enver Hoxha e mbajti gjatë të përqafuar më tepër për të lehtësuar veten se atë. Më pas mbajtën në krahë arkivolin deri te makina e funeralit dhe u kthyen në Tiranë.

U ktheva në radio dhe përgatita kronikën. Isha i frymëzuar dhe i emocionuar nga momenti që përjetova. Duhet ta transmetoja atë ndjenjë ashtu siç e pashë dhe e përjetova. Kur mbarova montimin e kronikës erdhën për ta dëgjuar edhe nga Komiteti Qendror. Kur kronika akoma nuk kishte mbaruar, pashë që kishte shkaktuar emocione të forta. Klimi ishte përlotur. Në fund më dha dorën e më tha “të lumtë”. Më pas foli shefi i emocionuar:

-Të thashë, shoku Klimi!

Kjo ishte një provë e fortë për mua, të cilën e kalova me shumë sukses. Ky ishte rasti që m’u dha për të mos pasur asnjë pengesë më vonë.

***

Atë vit më 15 prill ra një tërmet që u ndie në të gjithë vendin. Epiqendra e tij ishte në det, pak kilometra larg nga qyteti i Shkodrës. Atje  dhe në  rrethin  e Lezhës  pati dëme  të mëdha materiale. Rreth 15 mijë ndërtesa u shkatërruan tërësisht dhe pjesërisht, por viktima në njerëz nuk pati. Ajo që i shpëtoi njerëzit ishte se tërmeti ra në orën 7.00 të mëngjesit dhe i gjeti zgjuar, sepse atë ditë, ditë e diel, ishte thirrur një aksion në ndihmë të bujqësisë. Kështu që shumica e banorëve ishin jashtë shtëpive të tyre.

Atë mëngjes sapo isha zgjuar dhe po qëndroja akoma në krevat. Përtoja të çohesha. Ditë e diel, ditë pushimi nuk kisha pse të nxitoja. Papritur shtëpia u drodh.

-Tërmet!- thirri Vjosa e trembur.

Nuk prita por u çova menjëherë dhe rrëmbeva djalin që  e kishim marrë në krevatin tonë. Dola jashtë dhe kur isha    në gjysmën e shkallëve lëkundjet pushuan. U ktheva përsëri brenda. Vjosa po qëndronte akoma shtrirë në krevat. Vajzat flinin. Lëkundje të tjera nuk pati. Nga mesdita shkova në punë. Në raste të tilla fatkeqësie bëheshin grumbullime të punonjësve pranë secilës ndërmarrje për të qenë të gatshëm për çdo ndihmë që do të kërkohej.

Të nesërmen në orën gjashtë të mëngjesit u nisa për në Shkodër. Para nisjes drejtori më tha se në zonat e goditura nga tërmeti do të shkonte kryeministri. Eskorta e kryeministrit na parakaloi pak kilometra para se të hynim në Shkodër. Iu vumë pas dhe ndaluam në Pentar, një fshat pranë lumit Buna. Nuk kishte mbetur shtëpi në këmbë. Dukej si një bombardim. Në një kodër pranë fshatit kryeministri bashkëbisedoi me banorët e dëmtuar.

-Është fat i madh,- tha ai,- që kjo fatkeqësi na zuri tani që kemi verën përpara. Dëmet do t’i eliminojmë patjetër, por nuk do të nxitohemi siç na ndodhi në dimrin e ’67-s, që për shkak të të ftohtit u punua shpejt, në mënyrë që njerëzit të futeshin në shtëpitë e tyre. Këtu do të ndërtojmë një fshat të ri, me planimetri të rregullt dhe pikërisht këtu në kodrën ku ndodhemi tani, do të lirojmë tokat e bukës nga ndërtimet që të shmanget çdo përmbytje që mund të vijë nga lumi i Bunës. Banorët që morën fjalën shprehën mirënjohjen e tyre për partinë dhe pushtetin dhe njëri prej tyre tha se nuk ishin fare të shqetësuar për çka kishte ndodhur sepse ishin të sigurt se më të forta e më të mira do t’u ndërtoheshin shtëpitë.

Prej këtej kryeministri shkoi në Bushat, ku u prit me respekt e mirënjohje nga banorët. Ai i siguroi ata se shtëpitë e reja do të ndërtoheshin sipas nevojave të tyre dhe kujtoi një gabim të bërë në një rreth tjetër, ku ishin ndërtuar banesa dykatëshe të papërshtatshme për jetën në fshat. Gjashtë muaj nga rënia e tërmetit nuk kishte ngelur asnjë gjurmë shkatërrimi. Fshatrat e dëmtuara ishin krejt të reja dhe të sistemuara. Në ceremoninë e përurimit shkoi vetë Enver Hoxha. Në Bahçallëk (ku ndërtimet e reja ishin dy dhe trekatëshe, për shkak të afërsisë me qytetin) Enver Hoxha përshëndeti banorët dhe vullnetarët nga e gjithë Shqipëria, dhe aty u vërtetua thënia e tij në ditë fatkeqësie, se tërmeti tundi malet, por jo zemrat e shqiptarëve.

***

Në dimrin e viteve 1943-’44 një operacion i gjerë armik preku tërë Mallakastrën. Ardhja e ushtrisë gjermane iu dha zemër forcave të Ballit Kombëtar dhe nxitje për të ndëshkuar këtë krahinë të lidhur fort me luftën kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij. U vranë njerëz dhe u dogjën me qindra e qindra shtëpi, u therën dhe u grabitën bagëti. Populli i Mallakastrës e shoqëroi me ironi këtë operacion të armikut. “Bëri mirë gjermani dhe Balli që na dogji se na shpëtuan nga pleshtat dhe tartabiqet.” Vendi ishte i varfër, shtëpitë të vjetra. Pas luftës jeta shëroi plagët e saj. U ndërtuan të gjitha shtëpitë e djegura, edhe pse jo me shpejtësi si në rastin e tërmetit. Besimi i njerëzve se sakrifica për lirinë do të garantonte një të ardhme më të mirë, nisi të dukej.

 

b.b/dita

June 5, 2019 17:56
Komento

23 Komente

  1. Drenova June 5, 18:20

    Kam qene vete si ushtarak ne rrethin e Shkodres dhe pasi u mbaruan se ndertuari te gjitha shtepite e reja,sipas nevojave reale te cdo familjeje,na urdheruan qe te shkonim me ushtaret ne Bahcallek,ku u morem me sistemimin e rrugeve,mbjelljen e luleve,, futjen e te gjitha mobiljeve,dyshekeve,batanijeve,eneve te guzhines etj neper te gjitha vilat dhe ne fund pame te gjithe ambasadoret e akredituar ne Tirane (25 ambasada),qe nuk u besonin syve se ato qe qeveria shqiptare i quante shtepi prej verteti te ishin te tilla,prandaj i godisnin me grusht e gishta per t’u biundur se ishin shtepi prej verteti!
    Ne ate kohe qeveria nuk kishte pranuar as ndihmat qe i ofruan UNESCO dhe disa qeveri perendimore duke deklaruar se te gjithe shtepite do ndertoheshin me shpenzimet e vete qeverise gje qe nuk kishte ndodhur askund ne bote!
    U ngrit i gjithe vendi,qe bene te mundur per 5 muaj te ndertoheshin te gjitha shtepite e demtuara dhe njerezit hyne ne shtepite e reja FALAS nga shteti diktatorial komunist!
    Ndersa sot ,pas 8 vjewtesh,shteti kapitalist, te shohim se cfare lemoshe do u jape ketyre fshatareve te shkrete!
    Ishte po ajo zone ku Berisha dhe Meta i permbyten 4 here,ju shkretruan shtepite,te mbjellat,ju ngordhen bagetite dhe sot akoma nuk u kane dhene demshperblimin e premtuar!

    Reply to this comment
    • HOMORA June 6, 13:42

      atehere te na i rruaje demokracia brohoret komunizmi nga varri.
      ne rinia e viteve komuniste hapnim tarraca per agrumet demokraqia i beton per ti shemtuar ne betonime turiqizmi.
      Ne hapnim kanale vaditese dhe kulluese,ramaqia,saliqia dhe metaqia fush yzberishtin qe jepte patate dhe patllixhana i germosi me pallate prej shkume lumi,ah jo prej buke-peshku.
      gjysherit tane nderuan uzina,fabrika,punishte zejtarie saliqia,ramiqia,metaqia i transformuan ne germadha favelash afrike apo brazili,ne varre hijesh dhe vampirash.
      deshet LIRIQI-DEMOKRAQI,ta gezoni.
      Fusni gishtin ne by… qe te jeni akoma me shume te eksituar nge zhuisanca e eksitimit demokratosatanik.Demokraqia eshte iluzion afrozidiak shitet falas me nje vote te qelbur njeher ne kater vjet.
      Rrrofte demokraqia!!!
      une kam qene ushtar kur me çuan per mbjellie bunkerash ne strebleve te librazhdit,ku kerciste dinamiti por ama ruhej pylli si syte e ballit.
      Sot me nje sopate eshte shpyllezuar tere shqiperia,kur ne kohen e komuqizmit sa peme priteshin po aq mbilleshin biles per bamiresi mbilleshin njeqind rrenje me shume,ne qafe thane apo ne qafe shtame.pa llogaritur ullinjte ne llogara,himare e vlore apo fier qe demokraqia i perdor sot per dru oxhaku.Rrofshin sa malet e ferrit shkaterruesit dhe varrehimesit e Shqiperise.

      Reply to this comment
    • HOMORA June 6, 13:46

      ah desh harrova pallatet me pune vullnetare dhe me vote demokratike,ku me dore ngritur mernin shtepi me nevojtaret,te cilet do benin punonin solidarisht deri sa te strehoeshin tere ata qe kishin kontribuar falas.
      Komunizmi ishte famekeq por kishte solidaritet shembullor,sot ke frike ti kerkosh nje luge kripe komshiut perballe,se koqen e vezes as mos enderro se ta jep.
      e mjera Shqiperi qe desh LIRIQI-DEMOKRAQI.

      Reply to this comment
  2. Filip June 5, 18:22

    Dhe ka hale qe flasin keq per Enverin.Banoret e Barcallekut ne Shkoder duhet ti bejne monument Enver Hoxhes.

    Reply to this comment
  3. Vjola June 5, 18:23

    Ju lumte .Solidaritet I vertete ,nuk besoj se do te kete te tille ndonjehere ne mbare boten.

    Reply to this comment
  4. demo June 5, 18:31

    Ouuu jane 280 e ca miljon euro ne Balldreeee!
    Cfare Termeti thua ti?
    Ore je ne vete,apo s`je ne vete,,
    Kush e merr termetin me Koncession?

    Reply to this comment
  5. Dori June 5, 18:55

    Ne vitin 1979, nder te tjera, Shqiperia po jetonte nje krize te pashembullt strehimi: nga 800 mije banore qe kishte pasur ne vitin 1944; me stimulimin e PPSH, ne vitin 1979 popullsia kishte arritur ne 3 milion e 200 mije vete; pra, ishte katerfishuar, ndersa ndertimet ecnin me hapin e breshkes. Per te mos e zgjatur, po permend vetem faktin qe te gjithe njerezit, pervec familjeve te anetareve te Byrose Politike dhe kuadrove te larte te PPSH dhe “Pushtetit Popullor”, flinin ne nje dhe dy dhoma e nje “kuzhine” dhe gatuanin ne mikrobabanjot e tyre. Keshtu, ne ate kohe, eliminimi i pasojave te termeteve nga puna vullnetare e njerezve dhe rezervat e ekonomise shteterore dukej nje mrekulli, por sot, duke e analizuar ne veshtrimin historik, del se ishte kryekeput nje propagande hipokrite e piramidres se sistemit diktatporiak socialist (Diktatura e Proletariatit ose e Bllokut) me ne krye Enver Hoxhen.

    Reply to this comment
    • Rrena June 5, 21:10

      Po mire more Dhori,si mundet nje popull i varfer te rritet disa here,pra nga 800 mije ne 3.2 milion banore?
      Kur qenka kaq kollaj,pse nuk shtohen edhe ne Europe kaq shume popullsia?
      Fundi kur te qenka mbushur mendja se atehere rronin me keq se sot,pse kane frike keta horrat e sotem te bejne nje referendum popullor me nje pyetje te vetme :Kur ishim me mire sot apo dje?
      Dhe ta mbyllim kete muhabet nje here e mire?
      Dhge sa u lodhe kaq shume o derdimen,pse nuk na rreshton te gjitha gjerat me te mira qe i ka sjelle shumices se popullit demokracia?
      Fillo me arsimin ,shendetesine falas,drejtesine,bujqesine me prodhimet BIO,industyrine,punesimin,drogen,prostitucionin etj?
      Fillo Dori konkretish dhe mos ha mut kot!

      Reply to this comment
      • Dori June 6, 18:13

        Rrene:yppp Xhixhi: 6 femije 1 lope, 12 femije 2 lope, Afrike ne mes te Europes. Eh more Rrene duheshin ushtare mish per top per te ruajtur Marksist-Leninistin e Madh Boteror qe jetonte me fantazmat e Rrethimit Kapitalisto -Revizionist ne mes te bollekut te Bllokut… Demokracine nuk do ta sillnin ne Shqiperi komunistet Nano e Berisha, as bijte e komunisteve Meta e Rama… Nejse, une jetoj ne zemer te Demokracise Europiane me te gjithe te mirat…

        Reply to this comment
  6. 321... June 5, 18:56

    Rama tha: shtepite do rindertohen, do i japim me ppp dhe fshataret do paguajne vetem 10 € nata per 30 vjet(pastaj me tpame me tbome). Stallat do jene falas pra fshataret mund te zgjedhin me 10 € ose “falas”. Ta cojme Shqiperine perpara(me ne mbrapa).

    Reply to this comment
  7. Mark Hajati June 5, 19:00

    Ore djali i Shefqetit banu burre e shkruaj te verteten.
    Shprehjen,ligjeraten ma posht kur don te tregosh interresimin qe asht i vertet preokupimi i E.H. si cdo here dhe ne kete rastin per termtin,ku shprehesh:

    “”Enver Hoxha përshëndeti banorët dhe vullnetarët nga e gjithë Shqipëria, dhe aty u vërtetua thënia e tij në ditë fatkeqësie, se tërmeti tundi malet, por jo zemrat e shqiptarëve.””

    Titulli ne dorshkrimin: “Tërmeti tundi malet, por jo zemrat tona”,si dhe “Fitimtarë mbi tërmetin” i perket ish drejtorit te RTV te asaj kohe dhe (Nderuar me Çmim Republike).Ndersa ti e perpunon dhe cakton autor tjeter ne oreksin tend.
    Tashti je nji cike hilegji.Sepse Drejtori i RTV kaloi ne krye te gazetes Zeri popullit dhe aty kritikonte shume nga kuadrot e asaj kohe per paaftesin e tyre,duke fillue nga Byroistet e deri tek sekretaret e komiteteve te Partive ne rrethe mes te tjerve dhe babin tend z.Shfqet Peçin.I cili kritikoi drejtuesin e ZP qe bante artikuj qe nuk ishin pare ne gjithe kohen e monizmit ma te goditur ndonjihere.ku u shpraz sepse i djegte si shume speci.Nga shkrimi:”Kur koha te shkurton vendin e punes.”
    Shefqet Peçi:Te largohet ma i pa afti i te paafteve Marsha Hajati.
    Nji Shefqet i dal nga lufta,qe nuk ngopsh me mish dashi ferligut kudo qe vinte kemben ne perballje me nji gazetar i diplomuem per gazetari.Per te cilin ndigjon vetem fjale te nderueme nga koleget dhe shoket me te cilet punoj derisa iku tek te shumtet.

    Reply to this comment
  8. Adih June 5, 19:11

    Drenova ,me kenaqe ,te paska ngelur ora tek komunizmi .U bene shtepite “falas , gratis ” nga shteti , Shkollat ,universitet ishin ” gratis” spitalet ishin ” gratis “????
    Nuk ekziston gratis o Drenova ,ne as edhe nje lloj rregjimi ,,sistemi qofte , prandaj ,ne qofte se nuk i kupton, bene mire mos te komentosh, e te besh gafa,,se le kokren e namit …Te te rroje PPSH o Drenovar ???

    Reply to this comment
    • Drenova June 5, 20:18

      Adih,si fillim te uroj,qe te mos hash kaq shume …mut!
      Se dyti,ne se ti e mban veten si demokrat,qe nuk e retushon historine,realitetin,qe sipas teje e bente Enveri,atehere duhet te pranosh te vertetat e asaj kohe!
      Dhe ne se do qe ta akuzosh ate kohe,mos permend te keqijat e saj,por permend te mirat e ketyre 29 vjeteve,qe kane qene me te mira se ato te Enverit!
      Nuk i mbush mendjen njeriu duke share,se vetem i shari te shan!
      Fillo e mburr sukseset e sotme ne arsim,shendetesi,bujqesi,industri,drejtesi,punesim,edukim,miniera,pyje,bregdet,mbrojtje sociale,droge,prostitucion,korrupsion,shendetesi dhe arsim falas etj!
      Krahasoji te dy sistemet dhe trego se cfare kane fituar shumica e shqiptareve keto 29 vjet ne krahasim me socializmin!
      Ne se je i zoti ta besh kete gje me fakte e jo shpifje,atehere do na i mbushesh mendjen aq sa nuk do lodhesh te shfrysh e shash pa hesap!
      Keni 29 vjet qe vetem shani socializmin,se nuk keni bere asgje me te mire se ai sistem!
      Ne se populli do jetonte me mire sot,do kishte arsim e shendetesi falas,do kishte drejtesi ligjore per te gjithe etj,atehere do te besojme,por ti nuk je ne gjendje ta besh kete ne asnje rast!

      Reply to this comment
  9. Mark Hajati June 5, 19:13

    Drenova!

    Gjithsa ke shkrue jane te verteta.
    Jo vetem ato shtepi qe shkatrroi termeti i dites se diele 15 prill 1979 por edhe ato shtepi te shembura qe ne trmetin (zerzelen) e vitit 1905 ne Shkoder u rindertuane te reja.
    Fal festes se Pashkeve katolike.Partia urdheroi diten e diele te bahet aksion i pergjitheshem qe here ne mengjez.Kjo bani te mos kishte viktima.Termeti ra ne oren 7 e 20 minuta.Isha ne shtepi ndigjova ushtime te trishtueshme.U tund gjithe pallati dhe ne moment mu dha te shikoj oren.
    Dhe sa here lexoj poezin e Fishtes: Gjuha Shqipe.
    Me shkon mendja tek vargu:
    Po si ushtima e nji termetit
    njashtu a gjuha e jone shqyptare.

    Reply to this comment
    • HOMORA June 6, 15:49

      isha ne ballkon kur ra termeti e me thon te drejten(jetoja mu tek uzina dinamo) me dukej sikur pallati do binte mu perballe portes,lekundej si kolovajse,e kete e dalloja nga qoshi i pallatit qe shkonte pjarrtas deri tek porta si linje horizontale,e zhvendosjia (bri per bri)midis portes se hekurit e qoshit te pallatit ishte te pakten 15 a 20 cm.
      Me xu frika aq sa s’dhi…ne brek,aq sa ky tmerr ja matha vrapit e per 1min poshte dhe nja 100m larga pallatit.Pallatet me silikate tek rruga Ferit Xhajko.
      ene sot e kesaj dite qendrojne ne kom si keshtjella,kurse pa termet tyneli famshem u be therrime.
      Or Mark vellaji mos u lodh me kot me te verberit sy hap,mos u mundo me ata qe hiqen si kupola e vertetesise,mos u raskapit me ata qe zdin si ti bejne gjimnastik trunit me emrin e vertetesise.

      Reply to this comment
  10. moshatari qe ka vuajtur e vuan June 5, 19:45

    Ky Dori duhet te jete mosmirenjohes shkodran nga Bacalliku, ndonje mosmirennjohes qe e ka bere berisha dhe rama pr vete, ose ndonje agjent serbi, Cfare ligesie shpirterore paska ky Dori? Lusim zotin mbase nuk ka shume ne Shqiperi si ky!

    Reply to this comment
  11. Dori June 5, 20:50

    moshatarit qe ka vuajtur e vuan per mendt e kokes: nuk jam shkodran, as Berisha e as Rama nuk me kane bere per vete, pa le largqofte agjentura serbe; jam familje deshmori i LNCL dhe Heroi te Punes Socialiste. Enver Hoxha luftoi kunder armiqve e miqve per te mbajtur karriken e diktatorit dhe me ne fund ia la pushtetin beniaminit te gruas se vet, hipokritit, lajkatarit, spiunit dhe frikacakut Ramiz Alia. Ramizi ia la pushtetin degjenerates Fatos Nano, Fatosi Sali Berishes, i cili me hodhi ne rruge te madhe. Eca e eca rruges sipas tradites familjare dhe arrita ne Belgjike, ku jetoj familjarisht ne nje vile te blere me kredi nga djali dhe marr pension pleqerie nga imperializmi europian pa punuar asnje dite, ne nje kohe kur, per 30 vjet ne Shqiperine-Kala te Pamposhtur buze Adriatikut kam luftuar kunder Demokracise Boterore si Don Kishoti me mullinjte e eres…

    Reply to this comment
    • Dreri June 5, 21:04

      Bravo Dori,meqenese paske qene familje deshmori ballist dhe heroi i bythes se shpuar,me siguri,qe tani e ke marre shtepine me pune bythe!
      Dihet qe sot pederastet marrin me shume vlera se dje ndaj ta gezosh shtepine dhe duku ndonjehere nga Kavaja te pastrosh gjyrykun e sumes!
      Kur qebnke kaq mire atje,pse kerkon te hash ….mut me hormone ketu?

      Reply to this comment
    • HOMORA June 6, 15:56

      alors gars soit réaliste et ne parle pas pour rien dire.
      En plus t’as quitté un système de merde pour trouver un autre système de merde qui est pire que le communisme la democrasatanine illuminati.
      La dictature molle est plus pire que la dictature dure.
      allez bisous ami.

      Reply to this comment
  12. Lala June 5, 22:01

    Dreri, fali dhe briret e tu se i duhet shume Dhorit.

    Reply to this comment
  13. kampaçurreta June 5, 23:45

    DORI !!!! ME SA DUKET FLET SI ZEQUA I NENES SE ZEQOS :” ME QAFEE TEK PORDHI DERRI TEK JA BERI TRIMI BAM ” SIPAS DESHMIS TUAJ “pensionist” PRA I MOSHUAR TREGON SE NUK KE JETUAR ASNJE DITE ME REALITETIN SHQIPETAR, PER MANGESIT E ATIJ REGJIMI KA FOLUR MJAFT SALA ME TE GJITHE ATA QE I NGJITEN PAS KEPUCE, KA FOLUR EDHE NJEFARE TUFE KOHET E FUNDIT, POR PER MERITATA E PA ZEVENDESUESHME NUK FLET ASNJE NJERI, A E DINE ZOTERIA JUAJ QE EDHE SOT PAS 30 VITESH 25 % E TE ARDHURAVE NE SHQIPERI JANE NGA VEPRAT HIDROTEKNIKE TE KOHES SE ENVERIT, 40% JANE NGA TE ARDHURAT E EMIGRANTEVE DHE VETEM 35 % NGA PRODHIMI I BRENDESHEM BRUTO. Sa per ate qe ishin apo jo falas cili qytetar i Shkodres ka paguar lek edhe per nje llampe elektrike, nga ndertimet e termetit, shkolla ishte falas,spitalet falas, provoje te kthehesh nga belgjika e te shkosh ne spitalet shqipetare sot ku do ta shesesh ata vilen qe paska zoterote ne belgjke per te bere nje operacion edhe ai i pa sigurte, kam qene pjesmarres ne ndertimet per termetin ne Diber,ne takimin qe beri Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu u caktuan detyrat konkrete per eleminimin e te gjithe demeve ne nje periudhe urgjent. Ne Italine fqinje pasojat e termetit te vitit 1963 ne sicili jane akoma dhe do te jene pergjithmone pasi popullsia duke mos patur as ndihmen me minimale u detyruan te largoheshin per ne veriun e vendit apo edhe ne argjentinen e brazilin e larget. Per kete aresye artikullshkruesi ka te drejten e pa mohueshme qe te kerkoje nga shteti ndihme per bashkombesit qe jane ne veshtiresi. NE ITALI THUHET JEPI QEZRIT ATE QE I TAKON QEZARIT.

    Reply to this comment
  14. Adih June 5, 23:54

    Drenova @….
    Qenke rugac qe me permend fjalen M.t .Une desha te ndihmoj ,te them se te ka ngele ora ne komunizem ,dhe sinqerisht une e perjetova me keqeardhje vete ate kohe .Por une nuk komentova keto 29 vitet e fundit ,me gjithe se po ma detyron ,dua te them me bindje te plote qe cunat e Enverit e te Ramizit po na drejtojne me koke poshte duke vjedhur ,shkretuar , e shkatruar cdo gje keto 29 vitet e fundit ..Besoj se u sqarove ,por dua ta mbyll mere vesh nga une dhe mos ofendo , nuk ka as edhe nje gje gratis ,pa leke si ne raste termeti ,mjeksi ose universitet ,se eshte turp per ty te permendesh fjalen “GRATIS” Ne cdo lloj sistemi ,nuk binin parate ciper komitetit qendror qe ti e adhuron ne raste termetesh ?? .Sinqerisht dua te ndihmoj .Pa ironi po nuk me ke kuptuar shko pyete zojushen tende te fillores se te sqaron ajo.

    Reply to this comment
  15. artan vlora June 7, 10:33

    ekziston një copë tokë në glob, koreja e veriut, ku ekziston një enveruc. njësoj ai ai që kishin ne. po vdesin për bukë, tollonat janë shtuar, e rrogë nuk marrin më. po shkoni te morracakët e kim jungut e kënaquni me enverin tuaj. po na flisni sikur nuk keni jetuar në shqipëri. regjim leshi ka qenë ai i enverit e mehmetit që asnjëherë nuk ia mbushi barkun me bukë popullit. fukarait nuk i bën gjë tërmeti, sepse nuk ka asgjë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*