Tërmeti/ “Mbathjani”, ulërima e infermieres që zgjoi pacientët

August 24, 2016 09:38

Tërmeti/ “Mbathjani”, ulërima e infermieres që zgjoi pacientët

“Mbathjani, të gjithë jashtë”-Është ulërima e një infermiereje në qendrën e ndihmës së shpejtë që ka zgjuar atë që ishin të shtruar.

Paola Mancini, një nga dëshmitaret e tërmetit shkatërrues në Itali tregon se dëgjoi ulërimat e infermieres dhe nuk po kuptonte se c’po ndodhte.

Ajo është 79 ­vjece, një nga pacientet që ishin shtruar gjatë natës së tmerrit në një nga dhomat e ’Ospedale Grifoni” kur në 3.31 krevati i saj u hodh nga vendi. Ishte shtruar të martën, mëngjesi i sotëm e gjeti mes rrënojave në rrugë, së bashku me 14 të tjerë të shtruar në qendrën e vogël të Amatrice, një nga zonat më të prekura nga tërmeti.

“Zgjati, ishte e tmerrshme. Ishim të tmerruar, u paralizuam nga frika. Dëgjova që gjithçka rreth meje shkatërrohej, binte përtokë”­ tregon ajo.

August 24, 2016 09:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*