KLGJ pezullon funksionimin e gjykatave në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

December 2, 2019 15:02

KLGJ pezullon funksionimin e gjykatave në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë punën në të gjitha gjykatat e tre qarqeve, në të cilët është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Përkatësisht, është pezulluar puna në gjykatat e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës, për të cilat KLGJ ka urdhëruar të vlerësohen kushtet e ambienteve të këtyre institucioneve.

“Shkak gjendja pas fatkeqësisë natyrore nga tërmeti. Të vlerësohen kushtet e ambienteve të gjykatave. Të eliminohet çdo rrezik në ambientet e gjykatave”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

 

l.h/ dita

December 2, 2019 15:02
Komento

4 Komente

  1. Buzuku December 2, 16:40

    Po SPAK more do kete, apo rrofte termeti. (?)

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi December 2, 18:34

    Aty ku shpallet gjendja e jashtzakonshme mbyllen automatikisht ne fakt edhe funksionimet e gjykatave! Nuk e kuptoj pse keto gjykata mbyllen per arsye te sigurise se sallave?! Ato jane keshtu qe keshtu te mbyllura nga shkaku i gjendjes se jashtzakonshme, ne te cilen gjindet Durresi! Apo e kishin harruar kete?! Apo e kishin harruar qe per gjithshka ne Durres vepron dhe peergjigjet vetem qeveria?! Apo nuk i njofin ligjet e vendit dhe nuk e dine c’do te thote “shpallje e gjendjes se jashtzakonshme”?!

    Reply to this comment
  3. Lasgushi December 3, 05:01

    Lërini të shëmben dhe të ngordhin hajdutët.Kështu kursejnë lekët e rrogave të atyre të VETINGUT.

    Reply to this comment
  4. Adih December 3, 13:24

    Po une i shkreti qe me ka prishur disa vite perpara shtepine , ku eshte jashte perdorimit plus termetit , mafjozi Vangush Dako .Qe me ka rrethuar me dy pallate me nga 12 kate . Punuar pa pilaota ??.Kam 7 vite qe me sorollatin keta mafjoze prokurore dhe gjygjtare .Ku specialistet e ndertimit me licence nga shteti mafjoz ,kane ardhur perpara termetit dhe kane shkruar Rrezik Vdekje ,largohuni nga shtepia ne sekonde.. Cfare te bej ,akoma ? , Mire une po ctaksirat kane femijet e mij ,te depresuar dhe me mundime , qe jetojne akoma sot e 7 vite ne qiell te hapur .Dhe mbani shprese ju te tjeret e mjere sot si une prej vitesh fatkeqesisht ,qe jeni goditur nga termeti ?? Ju them mos mbani shprese , o te demtuar nga termeti ,me keqeardhje e kam provuar vete ,kur ne ne ate kohe ndoshta kam qene i vetem me keto probleme ne te gjithe rrepubliken e bananeve ,e lind pyetje ,po tani ????.Zoti tna ndihmoje te gjitheve ,… Per mua ky eshte shtet kriminal.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*