Tërmeti, ndërtuesit dhe ne të tjerët

December 10, 2019 21:21

Tërmeti, ndërtuesit dhe ne të tjerët

Z.Thano,

Unë, që po ju drejtohem jam specialist ndërtimi me përvojë mbi 55 vjet, tridhjetë nga të cilët në sistemin e kaluar; dëshiroj që përmes gazetës suaj, që ka fituar autoritet në mbrojtje të së vërtetës, të shpreh disa mendime për tërmetin e fundit, më shumë se çfarë duhet të ndreqim në të ardhmen e afërt.

Mediat në përgjithësi dhe ato audiovizive në veçanti, dëmet e shkatërrimet nga tërmeti ja varin në qafë ndërtuesve; është një përfundim i pavërtetë dhe i cekët…

Duke qenë se vendi i ynë ndodhet në një zonë me risk tektonik, gjatë jetës kam ndjerë shumë herë rrezikun e lëkundjet e tërmetit; më janë fiksuar si të frikshëm: tërmetet e 1-2 shtatorit 1959, që u vlerësuan mbi tetë ballë, përfshinë zonën e Myzeqesë dhe shkatërruan mbi 1.000 godina; tërmeti i nëntorit 1967, që goditi rëndë zonën e Dibrës dhe Librazhdit me 12 të vdekur e 6.336 godina të shkatërruara, pasojat e të cilit u shmangën brenda një muaji me mobilizimin e gjithë vendit; ishte një shembull i gjallë i solidaritetit dhe humanizmit frymëzuar nga idetë e socializmit demokratik… Tërmeti i vitit 1972, që rrafshoi një pjesë të mirë të Shkupit fqinj dhe u bë shkas për hartimin e normave të reja teknike tek ne e futjen e masave të tjera përforcuese. Tërmeti i 15 Prillit 1979 në zonën e Shkodrës e të Lezhës mbi tetë ballë, që mori jetën e 40 vetëve dhe rrënoi mbi 17.000 banesa; ai u përballua nga gjithë ndërmarrjet e ndërtimit të vendit e forca të tjera nga rrethet e ushtria dhe ndikoi në miratimin e normave të reja përforcuese në ndërtime. Tërmeti në Zonën e Berat – Roskovecit në dhjetor 1982; tërmeti në rrethin e Sarandës 1985, tërmetet e viteve 1987-88 në zonën e Kardhiqit në Gjirokastër.

Në vitet 1972 dhe 1981 u miratuan norma dhe detaje për mbrojtjen antisizmike në ndërtimet masive me tulla e gurë duke shtuar kollona e breza konstruktive; nga mezi i viteve tetëdhjetë dolën normat e reja të projektimit për ndërtime në zona sizmike, që ende janë në fuqi.

Deri në vitet ‘90 shpenzimet për tërmetet i përballonte tërësisht shteti; pas nëntëdhjetës ka të tjera rregulla shoqëria, që zgjodhëm: secili të sigurojë pronën e tij e të përfitojë nga sigurimet… mirëpo shumica e njerëzve kujtojnë në këto raste metodat e socializmit demokratik dhe jo vetëm presin nga shteti, por e bëjnë edhe fajtor…

Këshilli i Ministrave shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e dëmtuara, mori e vazhdon të marrë një seri masash organizative e zbatimi në konformitet me të: vazhdojnë identifikimet deri në rastin e fundit për ndërtime të dëmtuara e me rrezik për jetën, shëndetin e pronën e njerëzve, prishjet e godinave të shkatërruara e që paraqesin rrezik për publikun e gjerë, largimi i mbetjeve të ndërtimit; ka filluar trajtimi me bonus financiar në zonat rurale për shtëpitë e dëmtuara e për qira banimi në zonat urbane; po punohet intensivisht e me kujdes për hetimin e shkaqeve, evidentimin e personave e institucioneve përgjegjës, për planifikimin urban në lagje të reja në qytetet e dëmtuara. Organet përkatëse bazuar në prova e fakte të grumbulluara e dokumente të sekuestruara përgatisin paditë penale për fajtorët: pronarë, investitorë, projektues, zbatues e shërbimet e konsulencës, që kanë shkelur ligjin; qeveria ka shpallur se pasojat e tërmetit shkatërrimtar do të likujdohen brenda qershorit të vitit 2021.

Janë masa, që flasin për seriozitetin e shpejtësinë e menaxhimit e të tejkalimit të situatës së rëndë, krijimit të besimit tek të dëmtuarit se shteti e shoqëria janë pranë tyre.

Analiza me shkallë të lartë përgjegjësie e situatës dhe pasojave, kërkon marrjen e masave që ndërtimet në të ardhmen të mos cënojnë sigurinë, jetën, pronën e njerëzve dhe mjedisin. Eshtë e pafalshme që pas tridhjetë vitesh vazhdohet me normat e projektimit e kushtet e zbatimit të viteve tetëdhjetë, tashmë të tejkaluara, që projektues më të përgjegjshëm bazohen në norma të huaja sipas shkollave e vendeve ku i kanë kryer studimet, çdo pronar e investitor vepron sipas mendjes e mundësive që i paraqiten… Shteti nuk duhet të vazhdojë të bëjë sehir si deri sot; sa më shpejt të jetë e mundur duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Udhëhequr nga objektivi madhor i shoqërise shqiptare për integrimin në BE, veçanërisht tani që jemi në prag të çeljes së negociatave, është bërë domosdoshmëri përafrimi i legjislacionit teknik shqiptar me atë europian, nevoja e përvetësimit të rregullave teknike europiane të projektimit dhe të zbatimit e dhënia atyre e statusit të standardit shqiptar, me maturi e në harmoni me progresin e vendit. Ky përvetësim e ndryshim është një proces i shtrirë në kohë, një proces i vazhdueshem monitorimi, evoluimi, përshtatje, kërkimi shkencor e zhvillimor të këtyre rregullave nga vetë BE, gjithë vendet që aspirojnë dhe nga mundësitë ekonomike të përshtatjes së tyre prej qeverisë shqiptare.

Eshtë nevoja të jetë e qartë për këdo se integrimi teknik i vendit, nuk është thjesht një proces përkthimi e përshtatje të rregullave europiane; ai është një proces i pandërprerë kërkimi shkencor, teknik, ekonomik për përshtatjen e tyre në harmoni me pozicionin fiziko – gjeografik e gjeoteknik të Shqipërisë, me stadin ekonomik të arritur nga shoqëria shqiptare pasi ndërtimi është aspiratë për çdo qytetar dhe në çdo skaj të territorit. Si i tillë mendoj se duhet të ngrihen struktura permanente drejtimi e monitorimi në nivel mbi ministritë, të rishikohen kompetencat e ministrive dhe institucioneve në vartësi të tyre.

Më duket me vend ngritja e një strukture të posaçme si mund të jetë Këshilli Kombëtar i Investimeve me mision: të orientojë politika të qëndrueshme për ndërtime të sigurta, efektive e të leverdisshme për jetën e shëndetin e njerëzve dhe mbrojtjen e mjedisit përmes hartimit të kuadrit të plotë rregullator e metodik për punët e ndërtimit e propozimit të akteve ligjore; të udhëheqë gjithë punen e ministrive për adoptimin e shpejtë e sipas shkallës së zhvillimit të vendit të eurokodeve, të hartimit të rregullave teknike të zbatimit e të teknologjisë; për shqyrtimin e miratimin e studimeve e të projekteve të veprave publike. Ky mision, i papërfillur si e sa duhet deri sot, do të bëjë të mundur integrimin e ndërtimit e të ndërtuesve të vendit me praktikat europiane, pjesë e rëndësishme e integrimit europian të vendit.

Ministria përgjegjëse për ndërtimet (e atrofizuar nga të paaftët), duke qenë organi qendror i specializuar, duhet të udhëheqë punën për studimet, rregullat e kushtet teknike të projektimit e të zbatimit, të licensimit, certifikimit dhe akreditimit, për hartimin e rregulloreve të ndërtimit dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore; ajo gjithashtu do të drejtojë punën për: hartimin e zbatimin e politikave kombëtare për ndërtimet; përgatitjen, njohjen, zbërthimin, e vënien në zbatim të rregullave teknike bazë të ndërtimit, në harmoni me eurokodet; kushtet e reja teknike të zbatimit të punimeve të ndërtimit e të teknologjisë së produkteve; strukturën e kostos, analizat, çmimet e manualet e preventivimit të punimeve të ndërtimit. Ajo do të ndjekë, mbikqyrë e kontrollojë zbatimin e legjislacionit, rregullave teknike, programeve e politikave për ndërtimin e produkteve të ndërtimit nga organet investitore.

Për të realizuar këtë mision mendoj se duhet të fuqizohen/krijohen e ketë në vartësi Institutin e Ndërtimit dhe Qendrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor e Teknik të Ndërtimit, nga një institucion me statusin e një ndërmarrje pothuaj të asfiksuar që ka aktualisht.

Instituti i Ndërtimit propozohet të jetë institucion shkencor shtetëror, subjekt juridik publik, buxhetor, për kërkimet e shërbimet shkencore në veprimtaritë e ndërtimit e të produkteve të ndërtimit me objektiva kryesore ato që propozohen në projektligj.

Një nga detyrat kryesore të tij, hartimi, përshtatja ose adoptimi i rregullave teknike për projektimet, ndërtimet e produktet e ndërtimit të sferës së detyruar, në harmoni me normat e standardet evropiane të projektimit dhe zbatimit (euronormat, eurokodet) kërkon kohë dhe energji intelektuale për të arritur të bëjmë tonat 10 kodet për projektimin strukturor dhe gjeoteknik të ndërtesave dhe objekteve të inxhinierisë së ndërtimit, që përfaqësojnë mbi 58 standarde bazë EN (për dijeni, në këto 25 vjet, vetëm janë shqipëruar tekstet e jo më shumë se dhjetë standardeve të eurokodeve!) Ristrukturimi i Institutit do të jetë një masë direkte, që do të mundësojë integrimin teknik të vendit me bashkësinë evropiane. Ai që në vitet e para do të arrijë të krijojë të ardhura të qëndrueshme për të mbuluar shpenzimet, nga oponenca teknike për projektet mbi 100 milion lekë.

Qendra e Kërkimit Shkencor e Teknik, mendohet e propozohet të ngrihet për herë të parë sipas përvojës së shteteve europiane të përparuara si institucion Juridik publik jobuxhetor në vartësi të ministrit, që mbulon veprimtarinë e ndërtimit, me degë nëpër rajone, me objekt të veprimtarisë vlerësimin e konformitetit të produkteve të sferës së detyruar për dhënien e markës së sigurisë e vërtetimin e konformitetit me kërkesë të organit të inspektimit, siç kërkohet nga legjislacioni në fuqi për sigurinë e përgjithshme dhe konformitetin; për përgatitjen e dokumentacionit të unifikuar për kushtet teknike të zbatimit, në harmoni me norma të vendeve të përparuara; për zhvillimin e transferimin e teknologjisë, futjen e produkteve të reja, të informacionit teknik, të rejave të shkences, etj. Aktualisht në fare pak bashki të vendit ka subjekte për vlerësimin e vërtetimin e konformitetit, duke lënë shteg për abuzime me dokumentacionin e sigurisë e të qëndrueshmërisë për ndërtimet.

Ministria që mbulon ndërtimet me gjithë se e atrofizuar, duhet të propozojë ndryshime në ligjin bazë të ndërtimit: Për kontrollin e disiplinimin e punimeve të ndërtimit. Duhet rikonceptuar e zgjeruar kreu i dytë i ligjit duke bërë detyruese për këdo, që ndërton në Shqipëri kërkesat, parimet e kushtet thelbësore të ndërtimeve, rregulloret e ndërtimit, licensimin profesional të subjekteve, ngritjen e fuqizimin e strukturave institucionale për realizimin e këtij transformimi të madh të shtrirë në dekada; për kontrollin e përputhshmërisë së projektit dhe të zbatimit të tij, me legjislacionin dhe rregulloret e ndërtimit, si kërkesë e standardeve evropiane; përcaktime e kritere të plota e të qarta për materialet dhe produktet e ndërtimit, që futen në procesin e ndërtimit në harmoni me ligjin për produktet e ndërtimit dhe legjislacionin tjetër në fuqi; për rolin e investitorit për veprat që financohen e ndërtohen.

Kontrolli për vërtetimin e përputhshmërisë së projektit dhe të zbatimit të tij, me legjislacionin dhe rregulloret e ndërtimit, është kërkesë e standardeve evropiane. Autoritet përgjegjes për këtë kontroll nuk mund të jetë pushteti vendor, as organe në vartësi të tij, por një strukturë e pushtetit qëndror siç mund të jetë autoriteti i Prefektit për çdo qark; ky autoritet i dorëzon investitorit aktin përkatës, që duhet të përbëjë dokument bazë për lëshimin e lejes së përdorimit dhe regjistrimit të objektit në zyrat e hipotekës. Autoriteti përgjegjës për kontrollin e përputhshmërisë së projektit dhe zbatimit të tij, veç qëllimit kryesor do të merret edhe me regjistrimin dhe arkivën teknike të projekteve, duke i dhënë fund anomalive dhe pasojave në këtë drejtim në gjithë vendin.

Tërmeti i 26 nëntorit tregoi se shumë pasoja kanë ardhur nga materialet e produktet e papërshtatshme, hekur, beton, tulla, llaç, etj., futur në procesin e ndërtimit; materiale vendi jashtë standardeve të detyruara me ligj, materiale importi pa dokumentet e nevojshme të certifikimit e të konformitetit.

Investitori, jo si deri sot, duhet të ketë detyrë e përgjegjësi direkte, ligjore, jo formale lidhur me punimet e ndërtimit si: sigurimi lejes zhvillimore dhe të ndërtimit, studimet e thelluara tekniko – ekonomike, dorëzimi i projektit të miratuar të zbatimit, kontrolli e projektit dhe zbatimit të tij, kryerja e oponencës teknike të projektit; emërimi në kohën e duhur të administratorit të projektit/punimeve, të shërbimit mbikqyrës, të koordinatorit për projektin e realizimit të punimeve në lidhje me sigurinë dhe vlerësimin e risqeve, etj.

Në çdo vend të Europës, projektimi dhe zbatimi realizohen përpos të tjerash edhe në bazë të rregulloreve të ndertimit; ato do të iniciohen nga ministria përgjegjëse, do të hartohen nga ministritë përkatëse në bashkëpunim me institucione të specializuara deri në Akademinë e Shkencave dhe miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Rregullorja përcakton normat dhe kushtet teknike bazë të detyrueshme për garantimin e qëndrueshmërisë së strukturave, hapësirave të emergjencës, ndriçimit adekuat dhe ventilimit, ruajtjen e energjisë dhe sigurinë e jetës, në lidhje me objektet e reja dhe ato ekzistuese, për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme të banorëve, si dhe për përshtatjen e hapësirave për përdorimin nga persona me aftësi të kufizuara.

Në këto momente, koha dikton që Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri duhet të ndryshojnë mënyrën e menaxhimit të kontrollit të ndërtimeve.

Nuk është normale që akoma pas gati 30 vjetësh nuk kemi një ligj për investimet dhe ndërtimet, për menaxhimin e tyre; ato duhet të përdoren me dorë të shtrënguar, me efektivitet dhe vizion, parime që kanë dominuar mendjen e shqiptarëve në të gjithë kohërat; ndryshimi, që njerëzit presin të bëhet është ai i zbatimit me rigorozitet të parimeve të ligjshmërisë, leverdisshmërisë, efektivitetit, sigurisë, qëndrueshmërisë, transparencës në studimet, programimin e përdorimin e tyre.

Ligji duhet të parashikojë një strukturë mbi nivelin e ministrisë, si organ vendimor për kuadrin normativ, rregullator, teknik, studimor e projektues të ndërtimeve, për orientimin e politikave për ndërtime të qëndrueshme, të sigurta e efektive, që menaxhon ndërtimet. Ndoshta është mirë të jetë pranë Këshillit të Ministrave, e të drejtohet nga Kryeministri; ajo mund e duhet të ketë nje organ ekzekutiv qëndror me autoritete lokale në çdo qark. Të dyja së bashku kur është nevoja bashkërendojnë punën ndërmjet organeve qendrore e vendore investitore e programuese, ushtrojnë kontroll e monitorojnë punën e subjekteve investitore e sipërmarrëse që ajo të jetë efektive e në përputhje me legjislacionin në fuqi; miratojnë e ndryshojnë përmbajtjen e projekteve sipas fazave, kriteret e përmbajtjes së studimeve të ndryshme, të detyrës së projektimit, sipërfaqet normative të banimit e të shërbimit të përbashkët në ndërtimet masive e standarde të detyrueshme për to, etj.

Ka shumë kohë që nuk ka me inspektoriat teknik për ndërtimet e projektimet; jeta provoi se IKMT nuk e ka kryer e nuk mund ta kryejë këtë detyrë. Për arsyet e rëndësisë së veçantë që kanë veprat e ndërtimit për sigurinë e jetës, shëndetit e pronës së njerëzve, inspektorati duhet të jetë i veçantë me mjete të teknologjisë së fundit dhe me ekspertë të kualifikuar.

Inspektorati ka në përbërje veç një strukturë në qendër, degë me qendër në çdo prefekturë.

Inspektorati do të ushtrojë kontroll teknik e ligjor në fushën e zbatimit të punimeve të ndërtimit, studimit e projektimit të tyre konform kërkesave të legjislacionit, në fushën e prodhimit, trajtimit e tregtimit të materialeve dhe produkteve të ndërtimit. Do të kontrollojë zbatimin nen për nen të kërkesave të ligjit për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit dhe produkteve të ndërtimit;

Subjekte të kontrollit teknik e ligjor do të jenë subjekte fizike e juridike vendas e të huaj me veprimtari në këto fusha. Ai mendoj se duhet të jetë institucion buxhetor, që nxjerr të ardhura nga vjelja e gjobave, një pjesë të të cilave e përdor për paisje e instrumente bashkëkohore të kontrollit.

Ky tërmet do të jetë mirë të mbahet mend për përmirësimet rrënjësore në fushën e veprimtarisë së ndërtimit e të kontrollit mbi të, masa që do të shtojnë respektin për këtë brez.

*****

Ing. Sotir Mantho. Botuar në DITA në rubrikën Letër Kryeredaktorit

December 10, 2019 21:21
Komento

7 Komente

  1. Kalimtari December 10, 21:41

    I ben thirrje shtetit per pergjegjesi???

    Harroje zotni.

    Ndonje Gerdec te fitojme me lopate ke?

    Ndonje film te Mamaqiut te heqim breket ke?

    Po nuk pate, ik se nuk je per Shqypni

    Reply to this comment
  2. koleg December 10, 21:57

    Zoti Mantho pergezime per kete artikull dhe me lejo te bej nje oponence modeste:
    .
    Kemi te njejtat parametra ..moshe dhe profesioni por artikulli eshte paksa burrokratik
    ne kushtet e atij vendi pa shtet (normal)
    .Vetem kjo fjalia me poshte e nxjerre nga cfare keni shkruar me siper
    CITOJ NGA JU

    .”””Ka shumë kohë që nuk ka me inspektoriat teknik për ndërtimet e projektimet;””

    flet me shume se vete artikulli
    .
    Pra nje cerek shekulli ka munguar ajo qe eshte 1-shi ne ndertime..KONTROLLI
    .
    .
    Edhe pse jetoj jashte vendit per dy dekada e gjysem kam ardhur vazhdimisht ne Shqiperi dhe kam pare nga afer ( vezhguar dhe kritikuar) shume te njohurit e mij qe nga Durrsi-Tirana-Kruja qofte ne qytet apo periferi dhe kam vene duart ne koke si per nderhyrje ne Themel-Tra -Kollone..shtim kati apo ndertim ne toke are dhe kenete:
    .
    E cutiteshmja ka qene se kam mare deri dhe epitetin inxh..frikacak dhe ju jam pergjigjur:
    I LUTEM ZOTIT MOS BJERE TERMETI NE SHQIPERI MBI 6 BALLE SE DO BEHET NAMI…JAM I MENDIMIT SE TERMETI VRAU SHUME PAK NJEREZ..
    __
    Nese do beja fajtor kryesor ai ishte sistemi qe ngriten ata miq te huaj me Sali Satanain qe
    Jo vetem shkaterruan strukturen e shtetit..por lejuan hordhite malokatundare jo vetem te pushtojne toka por bene ndertime jashte kodit sizmik jashte cdo kontrolli sa dhe objekte ne periferi deri 4-5 kate nuk kane pare kembe inxhinjeri ( kam shume raste si deshmitar)
    .
    .
    Te gjitha termetet i kam perjetuar qe nga 1959 e deri te ai i Shkodres i 15 prillit 1978 por duke qene se kam perjetuar nje termet te madh ne Greqi ne shtator 1999 ne Athine me lejoni te bej diferencen me kete termetin e 26 nendorit..Eshte e habiteshme se media greke dhe opozita e asaj kohe moren noten 10 per qendrimin dinjitoz …nekrahesim me median dhe opoziten shqiptare qe pabesueshmerisht filloi gjyqin Rames kur viktimat ishin akoma nen germadha..Per Edi Ramen mendoj se qe ne Prill 2014 duhej perzene me gelbaza nga PS (per shume aresye qe nuk eshte momenti te thuhen) por ju Ediramofagosit e “vonuar” po coni uje n e mullirin e tij kur rrjeshtoheni me hordhite Berishiste qe dukshem jane fajtore kryesore
    .
    Njihuni pra me termetin e Athines 1999
    ..
    The 1999 Athens earthquake occurred on September 7 at 14:56 local time near Mount Parnitha in Greece with a moment magnitude of 6.0 . . More than 100 buildings (including three major factories) across those areas collapsed trapping scores of victims under their rubble while dozens more were severely damaged. With damage estimated at $3–4.2 billion, 143 people were killed, and up to 1,600 were treated for injuries in Greece’s deadliest natural disaster in almost half a century.
    .
    Per tu theksuar se vetem ne nderrmarjen Rikomex (Ρικομέξ) ne veri te Athines u vrane 38 vete nga gabimi i ngjashem me Durrsin &Thumanen tone qe ishte ndertuar ne toke te hedhur dhe betone qindra tonelata
    *
    Pse po e permend kete fakt ?

    Komentshkruesi ka qene present ne kete termet dhe dy gjera me kane bere pershtypje:
    E para rreth 10 dite njerzit kane fjetur jashte ose jane larguar ne perioqi ( shtepia te dyta ne fshatra)..
    Ne Athine ato dite nuk kishte dallim nese ishe shqiptar apo grek por te gjithe ne lulishte ,stadium apo bregdet ishin njerez te zotit ( e mira ishte se ishte ngrohte si fillim shtatori )
    .
    E dyta
    Edhe pse ishte termet vetem 6 balle me 143 te vdekur dhe rreth 3.5 bilion dollare deme… asnje gazetar apo opozitar nuk e hapi sqepin kunder qeverise kohes ( ishte Simitis i Pasok-ut atehere ne pushtet) por gjithekush me mundesite e tij kontribuan ne ndihma ose mendime si mund te menaxhohej me mire situata..Jo si ne Shqiperi qe Cakenjte nga Perversi Lubonja deri te Ulkonja e Viqidolit po sillen ne menyren mekanibale te mundeshme..Ne kete pike dhe disa media apo gazetare te respektuar kane hequr lekuren e qingjit dhe jane bashkuar me lukunine e ujqerve te Berishes..Metes dhe Bashes ku ky i fundit po luan rolin e ujkut qe ka lyer kemben me miell te bardhe dhe perqafon lepurushe dhe dele qe per turpin e tyre perqafojne nje vrases dhe spiun.
    Epilog:
    Zoti Mantho nuk kalohet kaq lehte masakra e 26 nendorit 2019 se kesaj liste me 51 viktimat duhet ti shtojme dhe 4 mije te vraret e 1997..te otrantos dhe mijra te tjereve qe nga shifrat ja kalojne dhe nje lufte klasike.
    .
    Pa u denuar Biberishizmi katastrofal ashtu si denuam fashizmin dh komunizmin ai vend kurre nuk do ecim perpara aq me shume tani qe shohim se tentkulat e tij kanceroze ne perendim kane shternguar me litar qafen e Edi Rames dhe sipas gjasave ne muajt e ardhshem do shohim ne dyerte k/m DEVILULIN ,yllin ne ngjitje te Arvizuse dhe ty te rrofte ky carcaf burrokratik

    Reply to this comment
  3. Bogonica December 10, 23:59

    “Koleg”. Jeni i sakte! Artikullshkruesi,ka shkruar me nje gjuhe teknike te rende dhe te gjate. Duhet te shkruante ne terma me te kuptueshme per masen e gjere.Ai perendrohet ne standardet EWuripiane ne jemi ku therret qameti,kemi shkelur edhe standrted qe kemi patur nga e shkuara. E per kete, artikull shkruesi nuk ndalet dhe nuk tregon arsyet perse erdhem deri ketu. Ai ben disa propzime per ingritjen e nstitucioneve te reja ne Ndertim per NESER, por nuk thote se kush i mbulonte keto detyra DJE dhe kush i mbulon keto detyra SOT ne Shqiperi,Cc’are dhe perse kane degraduar gjerat. ne nderim.Ai nuk thote se te gjitha qeverite pas 90-es me ne krye Qeverine Berisha e lane me qellim jashte kontrollit teritorin e vendit dhe per pasoje erdhem deri ketu.

    Reply to this comment
  4. ETHEM LALAJ December 11, 08:03

    SHUME SAKT.KJO LETER TI DERGOHET KRYEMINISTRIT TE VENDIT EDI RAMA E TE VIHET NE JETE SA ME PARE.
    -TE TILL NJERZ NA DUHEN.KEMI SHUME PREJ TYRE.POR SALIZMI I SHKRIU INSTITUCIONET ME TESIONIN 220W.SE ASHTU JA DONTE PUNA .FLM.

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi December 11, 17:01

    Eee-huuu, norma teknike! Ne do na sjelli arabi para e do ngreme nja dy-tre kulla 40 katshe, qe do i luajme topet do i luajme! Dhe e vendosim vete si politikane qe jemi, sepse po te jesh politikan je dhe ndertues, edhe arkitekt, edhe urbanist, edhe biznesmen, edhe … trap me zile!…

    Reply to this comment
  6. alphade December 12, 02:39

    Sa mashtrues Jane politikanet tane: Para do kohesh Pre-
    sidenti Ilir Floriri,Cepani deklaroi se se afermi do te kemi
    nje “Termet Apokaliptik” ! Kur ndodhi Termeti,te gjithe
    shqiptaret filluan te komentojne mbi “paranormalitetit e
    Presudentit”, si nje parashikues,I ngjajshem me ate te
    “Nostradamusit”! Kjo “Legjende” u perhaps me shpejtesi
    permes tellalleve te tipit Monina,Vasili, Manjani e tere Fa-
    natikada gebelsiane e bandes mafioze te LSI-se ……..!
    Sot ne gazeten e mirenjohur “DITA” lexova se ky lajm ge-
    lonte prej muajsh e mbase vitesh nga shkencetaret tane,
    greke, TAP, KE,etj.lidhur me nje termet katastrofik qe he-
    ret apo vone do te ndodhte ne Shqiperi. Ndersa kete pa-
    rashikim Presidenti e beri te tijen qe ne gjuhen universale
    nje pervetesim I nje tille quhet: “PLAGJIATURE” ,veper
    penale e denueshme me Ligj, Ligje qe aq me zell I mbron
    Presidenti yne ne syte e shqiptareve….! Ky president eshte pa as me te voglin dyshim TURPI I BOTES ! Hiqeni
    sysh sa me pare se na ka turperuar si POPULL dhe si
    KOMB !

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 12, 12:47

      alphade
      në një intervistë të tak ngjelës për jetën e tij në B&B(bllok & burg),ai tha se kishte dashur tia thoshte enverit medimet e tij!!
      poor nuk e kishte bërë!!
      një nga arsyet kishte qënë se enveri do të kishte përdorur taktikën e talljes ndaj tij pasi ai ti kishte thënë mendimin e tij!!
      kjo përdoret nga ky ndyrësira me timon por pa patentë!
      ky tallet me të gjithë që janë kundër tij!!
      populli dement kënaqet me fitoret e brekdhjerit dymetrosh!!e ka harruar se si dhitej në brekë kur dilte para fevzo qerosit,para se të merrte pushtetin në dorë,se fliste si me arra në gojë kur mbante konferenca e mitingje!!tashti i është hapur zgurra aq shumë sa pikërisht ditën e marrjes së drejtimit të OSBE,çelsat e kashtës,vë këmbët mbi tavolinë dhe urdhëron,ndoshta nënpunësit që janë atje,o mvarsit e kryesuesit,sikur të ishte dhe një herë drejtor i haleve publike të tironës!!
      iliri,floriri i çepanit,ai kokzdrukthi me flokë të shkurtëra,nuk ka nevojë të them mendimin tim për të,por në atë moment nuk bëri gjë tjetër veçse kërkoi të dinte,si president i shqiptarëve,se në çgjëndje ishin rezervat,parapregatitja e shtetit në rast të një tërmeti “apokaliptik”!pra të një tërmeti shumë të madh!!
      gjë që nuk ndodhi as herën e parë e as të dytën!!
      këta enverët e rinj,pra ky dobiçi i tironës,për të fshehur mangësitë e tij filloi të tallej!!pra njëlloj si e keishte parashikuar tak ngjela me enverin!!
      ky dobiç në vënd që të thoshte se “jemi bythëjashtë”,”nuk kemi asgjë në arkë e në magazina”,filloi të ndryshonte drejtimin e pyetjes së flririt të çepanit!!
      mirë ky që mbron zullumet e tij,por njerëzit idiotë që bëjnë pjesë në atë që quhet populli shqiptar përse duhet të ndjekin drejtimin e hajdutit me çizme dhe me mjekër??
      thjeshtë sepse nuk janë të mësuar me të vërtetën!!sepse janë mësuar me gënjeshtrën,sepse e kanë më kollaj tu thuash ” ti je i pasur”se sa tu thuash”nuk ke brekë në bythë”!!
      sepse jetojnë më mirë kur nuk ju përmënd tërmetin që mund ti vrasë sesa ti thuash “dil jasht se të zur poshtë”!!ky është shqiptari mesatar!shqiptar që do të shtyjë ditën e sotme!njeri që pavarsisht se e ka zgjuarsinë të shohë një ditë më përpara,ai e anestetizon trurin dhe flë rehat!!
      për tu zgjuar nën gërmadha!!
      shqiptari përton të shpëtojë veten e tij!
      por nuk harron të ulërijë si i tërbuar për heroin e tij!!
      për atë hero që pasi e mbulon me pallat,luan filma që duken sikur po bën gjithçka për të nxjerrë kufomatt!!
      dhe shqipua brohoret!!
      naltmadhnia jonë na nxorri kufomat e njerëzve tanë nga rënojat e tij!!
      shqipua i “zgjuar” në vënd që ti kërkojë llogari qeveritarit për katastrofën e paralajmëruar!?
      çfar bën??
      i kërkon një banesë sa më afër shtëpisë së rënuar,i kërkon një çadër,i kërkon një budallallëk!
      çfar bën më pas?!
      në vënd që ta marrë me shkelma!?
      i puth duart për çadrën e dhënë,dhe ajo me lekët e tij e jo të pushtit,në vënd të pallatit të shkatërruar!!
      jemi me të vërtetë popull fatkeq!!
      nuk na i ka fajin askush!!
      gënjehemi me asgjë!gënjehemi duke i puthur duart ndyrësirave që na vënë shkelmin në fyt!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim