Tërmeti në Greqi: Nxirren nga rrënojat një 14-vjeçar dhe një 63-vjeçare, trasportohen me urgjencë drejt spitalit

October 30, 2020 19:16

Tërmeti në Greqi: Nxirren nga rrënojat një 14-vjeçar dhe një 63-vjeçare, trasportohen me urgjencë drejt spitalit

Dy persona kanë arritur të nxirren nga rrënojat në Greqi.

Sipas mediave greke është bërë e ditur se forcat ajrore, po trasportojnë drejt spitalit një djalë 14-vjeç dhe një grua 63-vjeçare.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 14-vjeçari ka plagë të hapura dhe po transportohet në Spitalin e Fëmijëve “Panagiotis & Aglaias Kyriakou”.

Ndërsa 63-vjeçarja ka dëmtime të rënda në organet e brendshme të trupit dhe është dërguar në spitalin Spitalin e Përgjithshëm të KAT në Atikë.

Gjithashtu bëhet me dije se në spitalin Samos ka shtatë të plagosur, por të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në Qendrën Shëndetësore Karlovasi  morën ndihmën e parë  10 persona, të cilët janë në gjendje të mirë dhe janë kthyer në shtëpit e tyre.

Tërmeti me magnitudë 7 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe në shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri.

Deri më tani në Turqi janë regjistruar 12 viktima dhe 419 të plagosur. Ndërkohë që dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja.

j.l./ dita

October 30, 2020 19:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim