Tërmeti në Korçë, Elbasani dhe Fieri akordojnë fonde për zonat e dëmtuara

June 10, 2019 13:33

Tërmeti në Korçë, Elbasani dhe Fieri akordojnë fonde për zonat e dëmtuara

Pas vendimit të Qeverisë për të akorduar një fond prej 7 milionë lekësh të reja ndaj familjeve të prekura nga tërmeti në Qarkun e Korçës, 7 bashki nga Qarku i Elbasanit dhe bashkia e Fierit i janë bashkuar kësaj nisme. Mësohet se vetëm shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit kanë akorduar rreth 200 mln lekë për ndihmë të zonave të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Floq dhe jo vetëm në Korçë.

Bashkia e Elbasanit është ndër bashkitë e para pas asaj tē Tiranës ,e cila u vjen në ndihmë banorëve të qarkut Korçë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e forta të tërmetit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Qazim Sejdini tha se Bashkia e Elbasanit do të japë 3 milion lekë të rinj për rindërtimin e banesave të dëmtuara.Vendimi u miratua në mënyrë unanime nga Këshilli Bashkiak.

Ndërsa, Këshilli Bashkiak në Fier miratoi fond ndihme për banesat e shkatërruara nga tërmeti në Bashkinë e Korçës. 3 milionë lekë nga Bashkia e Fierit për ndërtimin e banesave. Fondi i akorduar do të përballohet nga shpenzimet operative të bashkisë fier të miratuar në buxhetin e vitit 2019

Ndërkaq bashkitë e Librazhdit,Belshit,Gramshit ,Peqinit e Prrenjasit kanë konfirmuar ndihmë financiare në masën 2,6 mln lekë të rinj secila.

e.t./dita

June 10, 2019 13:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*