A do hetohet Dako?

December 2, 2019 11:26

A do hetohet Dako?

Prokuroria e Durrësit thotë se do të hetojë mbi ndërtimet në qytetin bregdetar.

Sipas njoftimit pas tërmetit të 26 nëntorit tejet të fortë që u shoqërua me vdekjen e 51 personave, prokuroria bën të ditur se më 29 nëntor ka ka regjistruar çështjen penale.

“Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale;

“Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 Kodit Penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në nenin 199/a i Kodit Penal përcakton se ndërtimi i kryer pa leje, në shkelje të rëndë të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar në tokën në pronësi të vet, dënohet me burgim deri në një vit. “Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet”, thuhet në këtë dispozitë.

Neni tjetër i përfshirë si pjesë e hetimeve parashikon hetimin e zyrtarëve që kanë shpërdoruar detyrën.

“Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jo materiale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet”, theksohet në këtë dispozitë.

Prokurorët e Durrësit po hetojnë dhe po presin dhe referime të policisë dhe do vendosin sipas hetimeve të mëtejshme. Për shkelje të detyrës mund të përfshihen zyrtarët e bashkisë së Durrësit, si dhe ato të Zyrës së Urbanistikës.

Pjesa më e madhe ndërtimeve në zonën e Durrësit, në qytet dhe në pjesën bregdetare janë dhënë gjatë kohës kur kryebashkiak ishte Vangjush Dako.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, Drejtuesit Qendror të Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore bëjnë të ditur se kanë vendosur shembjen e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve.

Deri më sot, në qarkun Durrës janë prishur 12 banesa të shkatërruara dhe 5 të tilla në bashkinë Krujë.

Edhe në Tiranë hetime, por zgjerim të objektit

Hetime për lejet e ndërtimit apo dhe për abuzime me detyrën për lejimin e ndërtimit të pallateve në kundërshtim me ligjin ka nisur edhe Prokuroria e Tiranës.

Ajo bën të ditur se ka filluar kryesisht hetimet ne lidhje me situatën e krijuar nga fatkeqësia natyrore. Hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve të shpejta në drejtim të sqarimit te rrethanave konkrete, që kanë çuar në pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndërtimeve.

Veprat penale që po hetohen nga kjo prokurori janë ato të “Shpërdorimit të detyrues”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet për organet që kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë dhënë në mbështetje të ligjit, si dhe nëse ndërtuesit kanë respektuar lejen e marrë. Gjithashtu hetimi do të bazohet edhe te vepra penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal.

Prokuroria e Tiranës, ndryshe nga ajo e Durrësit, po hetohen edhe për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, referuar neni t199/b të Kodit Penal.

Sipas kësaj dispozite parashikohet se “Cilido që ofron dhe kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrjeje, zbatim punimesh në një ndërtim të paligjshëm, dënohet me burgim deri në 3 vjet”.

“Në lidhje me këtë hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka ngritur një grup hetimor. Në vijim te veprimeve te kryera, i kërkohet informacion Bashkisë së Tiranës për banesat e evidentuara tashmë si të prekura nga tërmeti dhe të klasifikuara, jo në kushtet e duhura për banim. I njëjti informacion i është kërkuar dhe strukturave të tjera shtetërore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

O.J/DITA

December 2, 2019 11:26
Komento

14 Komente

  1. Hosteni December 2, 12:02

    Ja kemi pire lengun Prokurorise ketu e tridhjete vjet.

    Reply to this comment
  2. besi December 2, 12:14

    Mos harroni hallken kryesore qe coi ne kete katastrofe : POLITIKEN nese keni culo shkoni deri tek politikanet o sot o kurre ! ju ka ardhur koha te tregoni se jeni ne gjendje te veproni pas kesaj fatkeqesie qe mund ti kishte prekur edhe prokuroret e familjet e tyre njelloj sic preku cdo njeri ne kete vend te neperkembur dhe vjedhur e vrare nga politika majtas dhe djathtas

    Reply to this comment
  3. Z December 2, 12:53

    Mos beni me ne ate qe ju ben Rama juve…..do te deshiroja akoma qe ta shihja Gazeten Dita te drejte dhe te mencur si dikur! Jeni gjysem te vertete! Durresin nuk e beri vetem dako qe sigurisht le te dale para pergjegjesise ligjore! Por ka filluar me Saliun! Thumanen ,Bathoren e krijoi Berisha si mbeshtetje per qellimet e tij te mbramshta! Ne te gjithe SHqiperine Saliu urdheroi edhe te mos zbatohej vendimi i gjykatave.Te shikosh vetem nje ane, pa e pare te gjithen, eshte gabim i rende per nje media! Uroj me gjithe zemer qe te beheni perseri si dikur!

    Reply to this comment
  4. lisi December 2, 13:46

    Edi Rama po te shkruaj une nje mbeshtetes i partis socialiste,shikoj ne horizont se rrenat jane drej fundit siq duket dhe levizjet e tokes po qetesohet. Edi duhet te na flasesh me ligje dhe kushtetut dhe jo me kanun. Vangjush Dako eshte fajtor, ndertuesit jane vrases,tani duam drejtesi dhe jo humor. Nuk munde te thuash z.kryeminister qe ndertuesit duhet ose te riparojne demet ose te shkojne ne burg, ku e gjen kete force qe me dashje kerkon te shkerdhesh ligjet e miratuara nga kuvendi e kushtetuta. Keta vrases e hajdut me ne krye Gjushin tend te dashur duhet te prangosen si fillim dhe tu konfiskoheg pasuria sipas ligjit, je jashte kontrollit per momentin largo zagatet qe i mbane afer dhe jepi autoritetin digasterit qe derejton, boll shaka bej pune dhe mos fol para drejtesis, zhgenjimi sa vjen e trashet por ndoshta tek momenti nuk kemi zgjidhje tjeter dhe kjo kurresesi nuk te jep te drejt te flasesh kuturu dhe kundra te gjithve atyre qe mendojne. dryshe nga ty.

    Reply to this comment
    • intelektuali December 2, 16:04

      Si mendon ti?

      PO IKU GJUSHI SHKURTABIQI, IKU DHE EDI RAMA GJATOSHI

      Po pse i ka qite tani Edi Rama ne diten e Qametit ne rreshtore Prokuroret e Arta Markut?

      kur:

      Para do kohe justifikonte si Skuth, hajdutin e fondeve publike, Bashkim Ulaj me argumentin se Drejtesia eshte e Pavarur nga Kryeministri? Po keshhtu pe Saliun dhe Lulin kur votuesit e Rilindjes i thonin:

      ZBATO PREMTIMET ELEKTORALE!

      nderkohe:

      Qe tani i gjendur ngushte ne gropen e ndertimeve qe e ka hapur vete po ben edhe Kryeprokurorin edhe Kryegjykatesin Suprem qe jep vendime te formes se prere, pa te drejte avokati apo mbrojtje ligjore per ndertuesit qe jane “strumbullari” i te gjithe te ligave nga termetii Zotit,

      njesoj:

      SI ENVERI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES

      Reply to this comment
  5. Operacioni Zjarri December 2, 14:33

    Durresi filloi te shkaterrohet me ardhjen e PS ne pushtet me 1997. Me pas rol te madh ne shkaterrimin e tij ka patur kryetari i athereshem i bashkise Miri Hoti. Per Gjushin nuk po flas se e dini vete

    Reply to this comment
  6. Truth December 2, 14:59

    Lisi jamë shumë dakord me ju…veç kësaj here po bëri gjë të saktë do ja fali populli Ramës…Dako e Rimi drejtori urbanistik Durrës për vite me rradhë të parët duhen çuar në Burg… ndërtimet katastrofë dhe betoni Dakos janë faktorët kryesorë…

    Reply to this comment
  7. Adih December 2, 15:40

    Zoti Kryem Edi Rama ,ne qofte se e ke serjozisht kesaj here ,mer e shiko Vangjush Dakon ,Drejtorin e Urbanistikes ,bemat e tyre jane shume te thjeshta teknikisht per tu vertetuar ,po te keni predispozite si drejtor i pergjitheshem i teritorit mbare kombetar .

    1 …. Nga pallat me 8 kate ne projekt te miratuar eshte bere 12 kate me vone ka kercitur ryshfeti ,

    2 ..Ka dhene leje ndertimi privatit duke marre, vjedhur me dashje trojet shteterore majtas e djathtas si ne mall te babes duke perfituar Dako dhe privati m2 ndertim .

    3.. Ka prishur per intersa te tija perfitimi te gjithe vend strehimet ne troje shteterore ,qe jane te ndaluara kategorikisht per tu prishur .Ju e dini me mire se une ligjin Zoti kryem Rama ..Qofte ai Dako si do pergjigjet ?

    4 ..Ke rastin me flagrant tek shtepia e LUSH Ejupit ne Durres para stadiumit tek pallatet e portit nga 220 m2 toke me letra te kohes se Enver Hoxhes ne vitet 1956 , ka ndertuar 600 m2 ndertim pallati me 12 kate ,ku ishtene ne projekti i aprovuar me 8 kate .Pervec prishjes se vend strehimit, qe e perlau gjyshi me drejtorin e urbanistikes, per perfitime m2 ndertime ,ka bere daljen e pallatit per te fituar ne dyqane edhe brenda tokes tek privati Petraq Nedelko , kulmi i kulmeve ,sa budallenj keni vene te drejtojne qytetin e dyte ne Shqiperi ,,ku pervec kesaj , ka perlare Dako edhe nga mbrapa ne truall shteteror .Eshte shkeputur ne truall shtetoror mbi 3 metra , ku edhe per kete ligjerisht ka cenim prone ..Per kete shtepia e Petraqit, ka vite qe eshte midis dy pallateve 12 katesh dhe prej vitesh bredh neper gjygje ,por i kane bere zbor . Ndonese prej me shume se dy vitesh specialistet ing ndertimi te gjykates pra te licensuar te shtetit (e jo private ) ,kane dhene urdher me shkrim e me vule ne sekonde te lihet shtepia ,te largoheni .RREZIK VDEKJE. Per keto zullume kjo familje ,eshte detyruar ,me qe eshte bere top futbolli ,nga gjykatat dhe prokuroret e juaj te ketij shteti te pjerdhur ,pra eshte detyruar me keqeardhje , ti drejtohet gjyk se STRASBOURGUT ku e ka mare ne shqyrtim ,pamvaresisht kalvarit te gjate dhe nuk i ka mbaruar te gjitha shkallet , kjo e ka emrin krim shteteror ,Zotit ti themi faleminderit . Ju kemi shkruar leter si ju personalisht dhe ish Min se MBR Z Kodheli per prishjen e vend strehimit , por me keqeardhje pa ironi ne vesh te shurdher .Behuni nje here burre .Zbatohini ligjet e mos turturoni familjaret qe kane edhe femije te mitur .E kuptoj sinqerisht , e jam pro jush ne keto kohe shume te veshtira z Kryem ,qe jeni ne hall shteteror tani mbi termetin ,por kjo familje po vuan sot e disa vite ,me shtepine e shkateruar ndertuar para 8 vitesh pa pilota nga dy pallatet 12 kateshe reth 5 a 6 metrash majtas e djathtas …Ku Dako dhe drejtori i urbanistikes prej me shume se 7 vite nuk ka ardhur as edhe nje here ne gjygj , te dy ,kane tallur Bythen si cuba e si pashahllare (me falni sinqerisht per edukaten )Fatkeqesisht te ndihmuar nga prok e gjygjtare te korruptuar .E tani erdhi ora, si zhapinje halesh ti pergjigjen ligjit . Ky eshte zoti per Vangjush Dakon ,per drejtorin e urbanistikes ,ku ky palaco ka dhene doreheqje .,se per kete familje qe i kane bere zbor dhe jane te vetedijeshem ,qe do e cojne kete katastrofe kriminale te shtetit dhe gjykatave deri ne
    fund, ne gjykaten e STRASBOURGUT ,i jap te drejte kesaj familje , besoj edhe ju z Rama i jepni te drejte .

    4 .. Merni e shikoni te gjithe trojet ne plazhin e Durrsit si ne mall te babes ,duka abuzuar ,dhe mos rrespektuar ligjin jane bere ndertime shume kateshe .Shikoini Z Rama ,aty kane bere edhe apartamente 4 e 5 kate nga deputete si te PD ,por me shume keni depuetete te PS..
    Keni tek keneta e Durrsit ne troje te xane , dikur ne kohe te Berishes nje kate te ndertuara e sot ne kohe te Dakos apartamente shume kateshe ,te jape llogari Debili Dako ,ku e mori lehte pashahi bashkiak ???
    Ndonese e moret pushtetin ne 2013 Z Kryem , te shkateruar ,te infektuar me pislleqe te kondra legjeshme ,me perdhunime pronash ,tamam si tek ASTIRI ,e me gjykata te korruptuara nga PD e larqoftit Sali Berisha ,ju jap 100% te drejte ,por ju del juve z Rama te formoni shtetin ligjor ,dhe shqiperia eshte ne humnere dhe duhet shume pune per tu rimbekembur .
    Faleminderit Zoti Kryem per mirekuptimin .

    PS: kohet e fundit po mereni me mediat Z Rama , nuk dua te komentoj , por i falenderojme keto medja ,qe japin keto halle te njerezve te pa perkrahur , si ky rasti i im me ze e me figure . Nuk ju bej presion i nderuar kryem , ju lutem tme kuptoni drejt ,se i themi zotit 100 here faleminderit fatmiresisht shqiperia eshte anetare qe ne vitin 1996 ne gjykaten e te drejtave te njeriut ne STRASBOURG . Veproni z Kryeminister ,burrat bejne kritika balle per balle e me fakte kokeforte .

    Reply to this comment
  8. intelektuali December 2, 15:44

    Prokuroria debile dhe dallkauke e Arta Markut:

    VILA LLUKSOZE QE VRAU GJITHE FAMILJEN LALA ISHTE ME DOKUMENTA PERFEKTE NE PERPUTHJE TE PLOTE ME LIGJIN

    Si edhe shumica e ndertesave te banimit apo te hoteleve famoze vrastare ne Durres dhe Thumane

    atehere:

    CILIN DONI TE MASHTRONI JU O PROKURORE EDEPSEZE ME LLOGJET E PROPAGANDES ENVERISTE TE EDVINIT?

    Per cfare ndertimesh pa leje flisni ju o Prokurore Mashtrimi kur 90 % e ndertesave te shkaterruara totalisht jane me leje perfekte ndertimi te 4-5 viteve te fundit dhe kane dokumentacion perfekt qe nga fillimi e deri ne fund me leje shfrytezimi?

    Ne fillim te shek. te 20-te ne San Francisko lagjet e pasanikeve barkderra ishin ne vila lluksoze me 3-4 kate te ndertuara me konstruksion beton arme, ndersa shtepite e proletareve kokpalare ishin prej druri, kur ra termeti qe rafshoi qytetin te parat qe u shkaterruan dhe zune brenda banoret ishin vilat lluksoze me konstruksion beton arme te pasanikeve, ndersa shumica e shtepive prej druri te kokpalareve te varfer nuk u shemben dhe ne keto lagje pati shume pak viktima njerezore. Qe atehere deri me sot ne San Francisko shtepite ndertohen prej druri me cmime qe shkojne ne miliona dollare dhe Bashkia e ketij qyteti te pasur miratoi ligje te posacme per ndertimet ne qytet qe kontrollonin me imtesi projektet e ndertimit per qendrueshmeri sizmike dhe fale Zotit dhe eksperteve qe nga ajo kohe nuk ka patur me viktima njerezore nga termetet, ku 6 balle quhet si “Palo termet” si nje dukuri e zakonte e natyres,

    atehere:

    PER CFARE NDERTIME PA LEJE BEHET FJALE?

    sepse:

    Kjo fushate ndeshkimi si

    GJUETI SHTRIGASH

    Mua me thene te drejten me duket si

    PROPAGANDE ENVERISTE PER TE SHPETUAR EDVININ

    Ne kushtet kur dudumi Lulzim Basha ja ka futur me gjume dhe opozita shqyptare eshte futur ne brimen e miut duke pritur gjuhejashte nga media jone kombetare ndonje kocke opozitarizmi elektoral

    Reply to this comment
  9. Nje Tiranas December 2, 16:00

    Prane HOTEL TIRANES ( 15 KATESHIT) po ndertohet nje kulle 40 katesh kur sipas ligjeve teknike ne fuqi aty mund te ndertohet maksimun nje pallat 12 katesh. Kush po shkel ligjin me kete ndertim? POLITIKA qe ben nenligje pa bazen e duhur teknike sipas interesave te saj. Shqiperia eshte ne brezin e termeteve te Adriatk- Jonit, dhe nuk duhet te lejoje ndertime me shume se 9 kate dhe keto te ndertohen sipas kritereve moderne antisizmike.!

    Reply to this comment
  10. genc December 2, 16:03

    Duhet te hetoheni Ju gazeta Dita jo Dako per cfare shkruani pa pergjegjsi.Hillni faktet ne gazete.Juve duhet tu bahet nje veting shembullor.

    Reply to this comment
  11. intelektuali December 2, 16:04

    Si mendon ti?

    PO IKU GJUSHI SHKURTABIQI, IKU DHE EDI RAMA GJATOSHI

    Po pse i ka qite tani Edi Rama ne diten e Qametit ne rreshtore Prokuroret e Arta Markut?

    kur:

    Para do kohe justifikonte si Skuth, hajdutin e fondeve publike, Bashkim Ulaj me argumentin se Drejtesia eshte e Pavarur nga Kryeministri? Po keshhtu pe Saliun dhe Lulin kur votuesit e Rilindjes i thonin:

    ZBATO PREMTIMET ELEKTORALE!

    nderkohe:

    Qe tani i gjendur ngushte ne gropen e ndertimeve qe e ka hapur vete po ben edhe Kryeprokurorin edhe Kryegjykatesin Suprem qe jep vendime te formes se prere, pa te drejte avokati apo mbrojtje ligjore per ndertuesit qe jane “strumbullari” i te gjithe te ligave nga termetii Zotit,

    njesoj:

    SI ENVERI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES

    Reply to this comment
  12. Arben December 2, 21:39

    DAKO PO PREGATITET PRESIDENT PAS METES

    JU THONI PROKURORI.

    PIRDH O PIRDH

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*