Tërmeti, shteti dhe njerëzit

December 2, 2019 19:36

Tërmeti, shteti dhe njerëzit

Nga Bedri Islami

Në çastin kur pashë kamionët e mëdhenj, një vari pafund që sapo kishin ardhur nga Kosova dhe po parkonin në hapësirën e gjerë të fondacionit “ Fundjava ndryshe”, në dalje të Tiranës, ku fillon rruga e ëndërruar e Arbërit dhe ku, për një rastësi, drejtuesi i fondacionit quhet Arbër Hajdari, kisha nga ato emocionet që të drithërojnë.

Makina të mëdha, në shumë nga të cilat ishte vendosur flamuri kombëtar, ecnin ngadalë dhe po vendoseshin në radhë për të nisur shkarkimi i tyre.

Disa javë më parë, rastësisht kisha qenë në qendrën e këtij fondacioni, dikur një mbeturinë reparti ushtarak, ku ende dukeshin disa godina të mbetura, si gërmadha të një kohe të shkuar dhe, bri tyre, ata që ishin restauruar dhe dukeshin si ndërtesa moderne komode, gjithë dritë, mes një gjelbërimi të habitshëm.

Më kishte bërë përshtypje gjallëria që vlonte aty, të rinj, shumë të rinj dhe të reja, të cilët lëviznin vrullshëm dhe ndjeheshin të preokupuar. Pata biseduar me shumë prej tyre, të shumtët vullnetarë, studentë, gjimnazistë, punëtorë dhe gjithçka, ende pa u ndjerë shenjat e tërmetit, më habiste me entuziazmin, besimin që shfaqnin, ëndrrat që kishin.

Ata ishin vërtet “Fundjava ndryshe”, por në të vërtetë donin një Shqipëri ndryshe.

Kur prisnim ardhjen e makinave të mëdha nga Kosova kisha kohën e duhur për të parë ndryshimet dhe punët që kishin nisur. Të habitshme.

E kisha pritur, ashtu si gjithë të tjerët, që shqiptarët e Kosovës dhe në trevat e tyre në Maqedoninë Veriore, do të vepronin kështu. E kam pritur se do të ngriheshin menjëherë, pa asnjë dekret, asnjë vendim qeveritar, asnjë urdhër. Natyrshëm dhe pa bujë.

12 mauna po parkonin njëra pas tjetrës. Secila nga 20 tonë ushqime. Rrugës ishin edhe 9 të tjera nga Tetova, Gostivari dhe Struga. Telefonët binin vazhdimisht. Pa ndërprerje. Lajmet vinin si zogjtë. Njëri pas tjetrit koordinatorët lajmëronin për makinat që do të niseshin, ndihmat që po grumbulloheshin. Magazina e madhe e “Fundjavës ndryshe” , si dukej, do të ishte e vogël, megjithëse jashtëzakonisht e madhe.

Deri pas mesnate sheshi ishte një fushë beteje për të mirën, për të nisur përballimin e asaj që sapo kishte ndodhur dhe që ende nuk dihej se kur do të mund të ndalonte.

Dhjetëra të rinj e të reja, përmes natës, tentonin të sillnin një pjesë të shpresës.

Rrallë herë kisha parë një ecuri të tillë dhe ajo që shihja , ashtu si po ndodhte, më kishte emocionuar si rrallëherë.

Të nesërmen, së bashku me një grup miqsh do të udhëtoja drejt Kosovës për të qenë pjesë e përurimit të tri Përmendoreve të mëdha të Heronjve të Luftës në Kosovë, Shaban Jasharit, Hamzë Jasharit dhe Adem Jasharit.

Gjithë rrugës shihnim vargje makinash të pafund nisur drejt Shqipërisë. Në telefonin tim kishin ardhur thirrjet e miqve të vjetër nga Kosova, të cilët ftonin cilëndo familje shqiptare të strehohej në banesat e tyre. Gazetari Adnan Asllani, ish kryeredaktori i “Zërit të Kosovës”, Muhamet Mavraj, drejtuesi i “Epokës së re”, Luan A Xhemaili, shumë të tjerë. Luani, me babain e të cilit jemi miq të vjetër më shkruante se do të nisej për në Prishtinë dhe , jo vetëm do strehonte familjen që do të ishte atje, por do të bënte furnizimin e tyre ushqimor për gjithë kohën që do të rrinin.

Në Drenas, pjesa e parë e Drenicës, së bashku me akademik Moikom Zeqon, na ftuan të bëjmë zbulimin e Tri Përmendoreve, së bashku me personalitete të Kosovës, por, ajo që më kishte bërë të ndjeja veçanti të mrekulli të solidaritetit, e bënte gjithçka më të afërt.

Kishte nisur nga lëkundjet e tokës, përmbytjet, për të shkuar drejt një fondacioni – mrekulli rinore dhe për të arritur tek ky varg i pafund makinash dhe hapje dyersh si hapje zemrash. 25 vjeçari Arbër Hajdari, gjatë gjithë asaj nate, duke qëndruar në shirat që binin dhe shpresën se gjërat do të zgjidheshin.

Pastaj mendova: po shteti ku ishte në çastet e para?

Kishte rënë shteti apo kishte qenë i përgjumur?

Si është e munduri  thashë vetes, që kaq befas, apo jo kaq befas, shteti do të ishte i përgjumur, për të pasur një zgjim tjetër lloj?

A kishte pasur në Shqipëri një drejtori të emergjencave që po bënte të vetmen punë në çastet e para, përmes një thirrje “sillni ndihmat tek ne”, si shenjë që njerëzit po kishin më shumë besim tek fondacione si ky, se sa tek vetë shteti?

Më shfaqej shpesh herë pamja e drejtorit të emergjencave, atë çast që e pashë, më saktë, kapërdisur me një veshje të shtrenjtë, kur punonjësit e tij nuk kishin as doreza për të kapur gurët.

Çfarë kishte ndodhur me shtetin që dhuronte koncesione qindra milionë euro dhe nuk kishte në depot e tij as gjërat më të zakonshme, më të thjeshtat, që duheshin domosdo, të paktën pas sinjaleve të 21 shtatorit të këtij viti?

Nuk ishte zgjuar ende shteti nga ajo që kishte ndodhur dy muaj më parë? Një emergjencë civile e rënë do të thotë një ndihmë e parë e shuar.

Atë që shteti nuk e bëri në çastet e para, e bënë njerëzit.

Tani radha është e shtetit.

Komiteti Kombëtar i Rindërtimit është vetëm një strukturë.

Nëse aty qeveria do të vendosë të drejtojnë njerëz të korruptuar, figura që prej kohësh duheshin larguar nga politika e që vendin do e kishin tjetër kund, shumë gjëra do të jenë të dështuara. Besimi i njerëzve do të jetë i dështuar. Në krahët e shefit të qeverisë pashë figura idealistësh dhe përfituesish.

Cilët do të zgjedhë Edi Rama?

Idealistët apo përfituesit?

Ata, të cilët shquhen për ndershmëri dhe përkushtim apo të tjerët, emri i të cilëve është prej kohësh jashtë besimit njerëzor?

Sprova e qeverisë ka ardhur!

Ajo, ose do të rivendosë lidhjet me njerëzit që e besuan dhe duan ta besojnë, ose do të humbasë gjithçka.

December 2, 2019 19:36
Komento

19 Komente

  1. Beni December 2, 20:06

    Gazeta Dita, ne vijm te shkrimit te gazetarit tuaj, mund te verifikoje se diten e tmerrshme te 26 nentorit, qeveria blinte tek koncensionari mbi 30 range rover me 0 kn per drejtuesit e policise. Cfare paradoksi, sarkazme dhe tmerri nderkohe qe shqiptaert ate dite luftonin per jetet e tyre, ky qe sot eshte kryeminister firmoste korrupsionin e radhes me taksat e shqiptareve. Edhe ne shtete te pasura si gjer franca italia apo kudo tjeter shefat e policise nuk levizin me makina kaq te shtrenjta. Gazeta e nderuar dhe opozita e vertete Dita eshte e hapur ta verifikoje kete vjedhje tjeter te radhes te qeverise dhe kryeministrit

    Reply to this comment
  2. mirel December 2, 20:29

    Si gjithmone, Bedriu i jep Ramut kriminelit nga nje mundesi te re.
    Tallet apo nuk tallet dhe Bedriu

    Reply to this comment
  3. BLEDI December 2, 20:47

    Përse askush nuk flet për Tiranën?! Sa pallate janë dëmtuar plotësisht? Sa janë pjesërisht të dëmtuara? Sa janë të sigurta? Kur erdhën ekspertët dhe cilët ishin këta?!

    Reply to this comment
    • eva December 2, 20:47

      per te vezhguar banesat e Tiranes kane derguar grupe te rinjsh pa pervoje, jo eksperte te fushes per ekspertizat pas termeteve. Nje tallje dhe mungese serioziteti ndaj problematikave dramatike te banoreve te kryeqytetit. Jam skandalizuar me grupin qe erdhi per te pare pallatin tim. Dua te uleras nga kjo TALLJE qe po na ben kjo klase pushtetaresh medioker, te paafte dhe mashtrues. 30 vjet e kane shpartalluar rendin e shtetit normal, te pafytyret e politikes.

      Reply to this comment
      • Sprova pe leshi... December 2, 20:59

        Lexoje me kujdes sugjerimin e kesaj deshmitare okulare o Beriu i Partise qe te kuptosh se sa qesharake tingellojne hartimet e tua.

        Thirri kaplloqes o mavri se sprova e qeverisë ka mberdhif qysh pas halenaces se 1 prillit 2013.

        Reply to this comment
      • mirel December 3, 14:26

        Ela, duhet te dalesh te ulerasesh ne fakt, se e ke pazarin me koken tende, pa Ramuti fle i sigurte dhe me parate e viktimave ne bankat e Caymanit

        Reply to this comment
  4. bedri dixhitali December 2, 20:48

    zoti Bedri e ke lënë rrugën e zotit..
    .
    e ke lënë rrugën e zotit sepse nuk ngeli “low live”, jevgjit,katundar,kepucar,gazetar,kurvar,gjyqtar pa dhene mend per termetin..pse ra..pse vdiqen..si rregullohen me tri pika qe thote ai i nentokes serbe..e kam fjalen per Lul Xhelat Bashen..
    .
    e ke lënë rrugën e zotit sepse duhej ta kurseje kete artikull kunder Rames sepse fytyra e trishtuar..i pagjume..super i stresuar me tremb sidomos kur shikoj te pispillosur Lul qe pasi ka lene para shalet e gruas ne avion i bie shkurt tani nga Rinasi ne Thumane.
    .
    kam mendimin e se Edi Rama e drodhi me mua dhe me ty o Bedri qe ne prill 2014 dhe qe atehere duhej perzene.me shqelma..por ti ke 5 vjet qe flejte gjume dhe tani qe nga koha e Mit’hatit je bashkuar ne rezonance me Lalziotet…
    .
    Per te qene korrekt:

    I ashtuquajturi shteti shqiptar qe ju pretendoni zoti Bedri vdiq ne 4 dhjetor 1991 duke u kthyer ne republike ambasadoriale ne nivelin e vilajeteve te kohes osmaneve..
    .
    Pra i nderuar te kryqzosh Ramen duke qene se nga 1992 jane shitur gjithe pasurite kombetare ((ku dhe ai ka faj vitet e fundit)
    ,
    Pra i nderuar te kryqzosh Ramen kur ai vend nuk prodhon asgje vecse emigrante dhe droge
    .
    te kryqzosh Ramen sot gjysem te vdekur qe eshte kthyer ne kufome pa gjume….me nje Lul pas dere qe po behet kryeminister ne ngjitje sipas kinezerive te Arvizuse dhe Donald Luse ngelemi te themi…nje vizite mjeksore te mjeku i semundjeve mendore e ke te nevojeshme..

    Reply to this comment
    • mirel December 3, 14:30

      Ja ky pordha si perhap panik per kriminelin Lul, dhe na shet kriminelin Rami si me te mire nga tjetri. Dava prostitite

      Reply to this comment
  5. ylli December 2, 20:51

    Ku ndryshon Bebe Rexha nga Baba Rama?

    Të dy janë artistë, por:
    Bebe Rexha fut dorën në xhep, dhe të jep
    dy shtëpi tak – fak!
    Baba Rama fut dorën në xhep, dhe të jep…
    Arben Ahmetajn fake, fake!

    Reply to this comment
    • xeni i sllobodankes December 2, 21:27

      o yll,o njesh

      Rexha nga Rama ndryshon se ky i fundit ka nje “sen” aty poshte kembeve qe shume qeflijeve ja ka enda ta shijojne ndoshta dhe jot’eme
      .
      Ti duhet te pyesesh ku ndryshon Mixha Saleh me Barba Ramen..
      .
      Ndryshimi eshte se ne Gerdec qe ishte faji i Berishajve Rama u tregua fisnik..kurse ne 26 nendor 2019 Mixha Saleh po perdor kufomat per revansh

      tung !

      Reply to this comment
  6. allushi December 2, 20:52

    Dmth si u la, bashkim dhe heshtje deri ne harrese, apo ligj e ndeshkim derisa te behet drejtesi?

    Reply to this comment
  7. klara December 2, 20:53

    Zoti Rama! Po shkojne ndertuesit te njesite bashkiake kane shprehur gatishmerine per te riparuar demet dhe po i sorollasin : shko ketu shko aty.. po shkojne ndertuesit me inxhiniere te licensuar me vete qe te qetesojne banoret e nuk po i degjon njeri te njesia nr.14. I zgjedhur ne tirane eshte @Erjon veliaj jo administratori qe po mbytet me nje pike uje… organizimi skandaloz dhe me e keqa qe njerezit po jetojne me ankth kur per fare pak organizimi mund te kete zgjidhje.. #TinukDoJeshKurrëVetëm.. por jo me keta administratore njesish, ju lutem

    Reply to this comment
  8. Renaldo December 2, 20:54

    Prokuroria e Tiranes, e Durresit dhe e Krujes kane nisur Hetimet lidhur me ndertesat e demtuara nga Termeti.

    Sa te lodhur jemi nga kjo gjendje, ne kuptimin Qeverises 30 vjecar.

    Nuk ka o njerez, dhe nuk ka per te patur kurre te denuar, sado krime te kene bere ne kete vend, per sa kohe nuk ka nje Drejtesi te pavarur dhe te pakorruptuar.

    Gjithcka fillon dhe mbaron tek nje Gjyqesor i pakorruptuar.

    Por budaforizmin ose preoceduren le t’a beje Qeveria gjithe diten.

    “nuk mund te flitet kurre per Demorkaci, nese nuk ka Drejtesi, gjithe te tjerat jane genjeshtra”

    “zhvillimi i nje shoqerie ne nje version Historik nuk eshte Shkenca, por Drejtesia, nese nuk ka Drejtesi, gjithe te tjerat jane Genjeshtra”

    Reply to this comment
  9. Zhapiku December 2, 21:25

    kush eshte termeti me i rezikshem?
    Ju lutem jepni pergjigje objektive dhe jo te nxitur nga revolta dhe hidherimi por nga qartesia e juaj mendore dhe nga humanizmi shpiretor.

    A) i rrezikshem eshte termeti shteteror?

    B) i rreizkshem eshte termeti natyror?

    Duke patur parasysh se njeri as e parashikojme dhe as se parandalojme dot e,tjetrin e zgjedhim por as e kontrollojme dhe as hesap nuk i kerkojme.
    Faleminers per pergjigjet e juaja.

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit December 2, 22:32

    I dashur Thano! Bojkotojeni Ramen, kthejani me tw njejten monedhe. Mos i nxirrni asnje foto, asnje takim nga ato takimet ku flet e qahet mysafiri dhe jo te zotet e shtepise. Mos shkruani fare se cfare po ben apo do beje qeveria(dmth k/ministri me ate xhupin e kombetares se futbollit). Hidheni ne kosh edhe foton me brekushe alla turka tek monumenti Nene Shqiperi. Bejini nderin qe i takon Rames dhe po ua kerkon si Krishti; Harrojeni! Shikoni gjithkund, vec jo ate. Flisni per gjithshka, por absolutisht per km.

    Reply to this comment
    • Tik Tak... December 3, 08:57

      Bojkoti total dhe lenia ne harrese e qehajahit te Surrelit do te ishte minimumi qe duhet te bente prej kohesh nje media e pavarur, por ashtu si kunder dhe tre stacionet radiofonike te RTSH-se, te cilat ne momentin qe po shkruaj po bejne aheng gabelsh (dmth. po transmetojne vetem programe muzikore ne keto dite zie per popullin), edhe kjo gazete do veproje ashtu si ja thote kaplloqja qehajahit te redaksise, pa marre parasysh ndonje sugjerim me vend si ky i yti.

      Nga ana tjeter, vetem me te ardhurat nga shitja e gazetes print, “dita” jo e jo, por asnje nga “muzgjet dhe natat” e tjera nuk mund t’i perballonin dot aq kollaj kostot e pagave, te makinerive, te sherbimeve, etj., pa patur mbeshtetje sado te vogel nga dikush “atje lart”. Keshtu qe po ta kapim holle-holle, te gjitha pa perjashtim, ne nje forme apo tjeter do ta heqin vallen sipas toneve te gernetes se qehajallareve, dhe jo sipas midese se argatit. Ka 75 vite resht qe luhet i njejti marifet mono, prandaj mos shpreso se keta te sotmit do na bejne vezen e kuqe.

      Reply to this comment
  11. Kërcënimet armiqësore ndaj medjas janë kërcënime ndaj popullit që të nënshtrohet pa kushte ndaj aleancës së kusarëve të PS, LSI dhe PD me kusarët e biznesit me lider kryekusarin Edi Rama PS,LSIdhe December 2, 23:12

    Tërmeti i natyrës po sjell edhe një tërmet në mëndjen e njerëzve. Tërmeti i natyrës tregoj kalbëzimin e shtetit pseudodemokratik të qeverisur këto 30 vjetë nga liderat famkeq të tre partive kryesore PD, LSI dhe PS. Mjafton të vesh në dukje që shkatrrimet apokaliptike të qindra banesave nuk qenë pasoj i lëkundjeve të tokës por qenë për fajë të biznesmenëve mafiozë që duke rendur mbas fitimit maksimal abuzuan në mënyrë kriminale në cilsinë e ndërtimit të objekteve të banimit me betonin pa çimenton e duhur, me skeletin metalik pa hekurin e nevojshëm me llaçin që thërrmohet me dorë si rërë e zakonshme, me ndërtime shumkatshe të papërgjegjëshme në zona kënetore e rënore. Dhe këta biznesmen mashtrues iu xhvatën njerëzve të thjeshtë me mashtrim miljonat e mundit të tyre duke u shitur banesa për të cilat ata e dinin shumë mirë nga hiletë e tyre gjatë ndërtimit që në rast tërmeti do të ishin , sikurse u bënë, arkivolë makabër për së gjalli të njerëzve që fatkeqsisht i blenë. Dhe mendoni në qoftë se tërmeti 6,4 ballësh të kishte ndodhur në pikun e sezonit turistik cila do të ishte kasaphana e pregatitur nga biznesmenët mafiozë që të siguronin fitime maksimale duke sakrifikur cilsinë jetë mbrojtëse të ndërtimeve, Më e keqia është se kjo mëndësi e biznesmenëve të ndërtimit është mëndësia e të gjithë biznesmenëve të vëndit tonë mëndësia që të bësh biznes do të thotë të mashtrosh dhe të vjedhësh me çdo mënyrë klientin që të mer mallin ose që i ofron shërbimin. Dhe kjo mëndësi është një nga shkaqet që jeta e njerëzve të thjeshtë po bëhet e padurushme dhe njërzit po ikin nga vëndi si njerzit që ikin nga një godinë nga një tërmet 6, 4 ballësh. Tëmerr, ne që kemi rrogat mizerabël, biznesmenët hajdutë të gjithë, të gjithë, na ofrojnë çmime mallrash dhe shërbimesh shumë më të larta se në vëndet e përparuara të kontinetit ku rrogat janë gati tre herë më të larta. Dhe në qoftë se ky tërmet nuk do të trondis subkoshiencën e biznesmenëve tanë mashtrues e hajdutë dinakë, mëndësia që të bësh biznes do të thotë të mashtrosh dhe të rjepësh njerzit do të futet si hallkë e kodit genetik në këtë shtresë të popullsisë që do të bëhet një kancer malinj për kombin.
    Biznesi i ndërtimit është një deformim jo produktiv i ekonomisë sonë dhe tërmeti tregoj qartazi natyrën grabitse të tij që rrëmben miljarda nga të ardhurat e shoqërisë duke u dhënë në këmbim njerëzve gërmadha apokaliptike dhe marrjen e jetës sëtyre në mënyr të përbindëshme , ka koperturën dhe bashkpunimin e haptë kriminal me kryebashkiakët dhe qeveritarët që marin pjesën e tyre të majmë nga grabitjet vrastare të mafiozëve të ndërtimit duke mbyllur sytë ndaj abuzmeve të llahtarshme të tyre gjatë veprimtarisë ndërtuese. Dhe ky bashkpunim kriminal qeveri biznes ndërtimi ka krijur oligarkun e plotfuqishëm shqipëtar të ndërtimit që përlan deri në paralizë buxhetin e shtetit nëpërmjet konçesioneve si ato të rrugëve pa fillim dhe mbarim 15 km që kushtojnë nga 300 miljon euro dhe çudia është se nuk të çojnë në asnjë destinacion por janë rrugë që të lenë në mes të rrugës si ajo Milot-Balldren. Dhe këto marrëzi janë pjellë e mëndësisë 30 vjeçare të liderve kusarë të PD,LSI dhe PS që kanë parimin që të qeverisësh do të thotë të vjedhësh, të vjedhësh pa u ndalur , pa pikë mëshire popullin dhe vëndin. Dhe në qoftë se ky tërmet që po nxjer në shesh bashkpunimin e kusarisë kriminale qeveri-biznes nuk do të trondis mendësin qeveris për të vjedhur, edhe kjo mendësi do të jet gen i kodit gjenetik të klasës politike shqipëtare dhe mjer kombi nga dueti qeveri-biznes.
    Problemi i tretë është nëqoftëse ky tërmet nuk do të trondit mëndësinë e nënshtrimit dhe e përulësisë ndaj kusarëve të tipit biznesmen ndërtimi që mer miljona dhe të jep shtëpinë me mure e kollona me fortësin e kartonit ose ndaj kusarëve që vjedhin me ligj si ai që rrit çmimin e 1kwh nga 7,5 në 9,5 L të rinjë dhe tallet haptazi me një popull të tërë duke thën që vetëm budallenjtë nuk e kuptojë që çmimi i energjisë është ulur dhe ka të drejtë vetëm budllenjtë mund të pranojnë këtë vjedhje të qepur kaq trashë. Është nënshtrim deri në paturpësi dhe humbje dinjiteti kur kusari i ujit të pijshëm këtij uji që nuk pihet i rrit çmimin dy fish dhe i shton tatimin 100L dhe paturpësia flagrante është që këtë tatim e taton me TVSH 20 %. Me gjithëatë njerzit e fshatit tim të qetë si ku do në Shqipëri japin hajdutëve me ligj tatimin absurd 100L edhe TVSH për këtë tatim prej 20L dhe Edi Rama është i kënaqur me shtetasit e tij budallenjë por edhe të goditur në tru nga mëndësia e nënshtrimit. Në qofte se edhe ky tërmet me pisllëkun kriminal që nxori në shesh nuk e trondit mëndësin e nënshtrimit të verbër ndaj kusarëve veçanrisht ndaj atyre që vjedhin me ligj e faturë në dorë, kjo mëndësi do të radhitet në kodin tonë gjenetik dhe kombi shqipëtar që i ka rrezistuar mijvjeçarëve do të shpërbëhet dhe do të mar arratinë nga tërmeti më fatal i pllakave tektonike shoqërore, atë të kusarëve qeveritar , atë të kusarve biznesmen që me aktivitetin e tyre do të zhdukin në humnerë pllakën tektonike popull të matufepsur deri në nënshtrim total ndaj dy të parave.
    Njerëz, kusarët e PD, LSI dhe PS duke ndjer që tërmeti po zbulon qart bashkpunimin e tyre kriminal me biznesin mafioz dhe po rigrupojnë forcat ndaj revoltës poullore të cilës po i trëmben duke harruar edhe lëpir tonelatat e fekaleve që i kanë hedhur në surrat njeri tjetrit. Bashkimi i tre bandave shoqëruar me kërcënime të hapura armiqsore ndaj medjas që janë faktikisht kërcënime për nënshtrim total popullit, do të jetë fillimi i konsolidimit të diktaturës së kusarve të politike të kusarëve partiak me kusarët e biznesit dhe mjerë ne!

    Reply to this comment
  12. NIK December 2, 23:55

    Zoti Bedri Islami nuk mbrone KM me sa kuptoj une me kete artikull.Ai e shefe te nevojshme nje falenderime per ndihmat qe arriten aq shpejte dhe ne menyre spontane nga shqiptaret jashte Shqiperise Lon..dhe kritikon qeverine dhe shtetin shqiptare qe nuk u gjinde ashtu si duheshte ne momentin e duhur.Normalishte qe Rama eshte personi me pergjegjes ne keto momente. Nga menyra se si do reflektoje do te varet e ardhmja e tije poitike.Cka ka bere deri tash e dime te gjithe.

    Reply to this comment
  13. intelektuali December 3, 07:49

    A MUND TE RINDERTOJE AI QE KA SHKATERRUAR CDO GJE LIGJORE PER 6 VJET ME RADHE NE PUSHTET?

    Keshtu duhet te kishte filluar dacibaon e tij analisti qe njihet ne gazeten DITA si enverist fanatik, Bedri Islami qe si te gjithe fanatiket e Enverit perserit LLAFIN e tij sa here qe Diktatori gjendej ne hall dhe perpiqej te dilte “pa lagur” nga situata:

    TE GJITHA TE LIGAT I BEN MEHMETI ME KOKE TE VET SE UNE PER VETE NUK DI GJE FARE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*