‘Tërmeti SPAK’, zbardhen dosjet dhe zyrtarët e shënjestruar

December 30, 2017 09:18

‘Tërmeti SPAK’, zbardhen dosjet dhe zyrtarët e shënjestruar

Të gjitha pritshmëritë, makthet e politikës dhe sfidat për vitin 2018 konsistojnë në finalizimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Dhe zbatimi i reformës duhet të kalojë përmes disa pikave kulmore, siç është ngritja e SPAK-ut, rezultatet e para të Vetingut, konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe zgjedhja e kryeprokurorit me mandat 7-vjeçar nga KLP dhe Parlamenti.

Vetingu në Policinë e Shtetit dhe reforma në të gjithë piramidën e administratës publike, janë një tjetër sfidë për vitin që vjen.

Ngritja e mundimshme e SPAK-ut

SPAK-ut është një strukturë e veçantë e parashikuar në Kushtetutën e ndryshuar dhe në një ligj të veçantë. Kjo strukturë ka si objekt gjurmimin, hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit në nivele të larta. SPAK-u përbëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat e Speciale. Për miratimin e kësaj strukture të frikshme që ka trembur politikanë, kanë luftuar për tre vite me radhë amerikanët dhe vendet e BE.

Kur ndërkombëtarët thonë se politika dhe gjyqësori kanë frikë nga reforma, i referohen pikërisht SPAK-ut. Fillimisht, ngritja e SPAK u tentuan të sabotohej, duke mos votuar ndryshimet Kushtetuese, por deputetët që bënë rezistencë u kërcënuan se do të futeshin në listën e zezë të SHBA.

Më pas, SPAK-u u bllokua përmes zvarritjes së Vetingut nga armata e gjyqtarëve dhe një pjesë e politikës, duke ankimuar ligjin në Kushtetuese. Aktualisht, zbatimi i ligjit të SPAK-ut është bllokuar për shkak të zvarritjes së ngritjes së KLP dhe KLGJ, po nga politika dhe gjyqësori. Gjithsesi, procesi ka hyrë në një rrugë pa kthim. Duke iu referuar procedurave dhe afateve, lëvizjet e para për ngritjen e SPAK-ut do të nisin në muaj mars të këtij vitit 2018.

Për ngritjen e strukturave të SPAK do të asistojnë përfaqësues të SHBA dhe BE. Njerëzit që do të bëhen pjesë e këtyre strukturave do të kalojnë Vetingun, duhet të plotësojnë kushte dhe kritere të forta si dhe do të jenë nën monitorim të rreptë nga struktura të tjera të posaçme.

Dosjet që do jenë objekt i SPAK-ut

Në kompetencë të Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme do të jenë 40 vepra të ndryshme penale dhe të gjitha dosjet e funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetërorë që nuk janë hetuar apo gjykuar deri më sot.

Disa nga veprat penale që do hetohen nga Byroja dhe do gjykohen nga Gjykatat e Speciale janë korrupsioni pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë si dhe korrupsioni aktiv dhe pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Gjithashtu, në kompetencë të organeve të SPAK-ut do të jenë çdo vepër penale që dyshohet se është kryer apo që është kryer nga funksionarë apo ish-funksionar shtetëror që nga viti 1991 deri në ditët sotme. Pra, çdo aktivitet i paligjshëm i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që pas rënies së regjimit komunist, mund të hetohet dhe gjykohet.

Funksionarët në shënjestër

Objekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale do të jenë veprat penale të presidentit dhe ish-presidentëve, kreut të kuvendit dhe ish-kryetarëve të Kuvendit, kryeministrit dhe ish-kryeministrave, ministrave dhe ish-ministrave, të të gjithë deputetëve dhe ish-deputetëve, të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të kryeprokurorit dhe ish-kryeprokurorit, të krerëve të organeve të reja të drejtësisë dhe të drejtuesve të institucioneve qendrore apo të pavarura që nga viti 1991.

Roli i FBI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të ekspertëve të FBI dhe të drejtësisë penale, do të mundësojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke marrë pjesë edhe në hetime të caktuara.

Në ligjin për SPAK, janë parashikuar edhe ekipe të përbashkëta hetimore mes Shqipërisë-SHBA-BE, për të gjitha veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale. Ekipet e përbashkëta hetimore do të bazohen në konventat ndërkombëtare, konkretisht, në nenin 13 të Konventës së Bashkimit Evropian për Ndihmën e Ndërsjelltë Ligjore.

Dosjet

Në kompetencë të Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme do të jenë 40 vepra të ndryshme penale dhe të gjitha dosjet e funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetëror që nuk janë hetuar apo gjykuar deri më sot.

Funksionarët në shënjestër të SPAK

Presidenti i Republikës, ish-presidentët
Kryetari i Kuvendi, ish-kryetarët e Kuvendit
Kryeministri, ish-kryeministrat
Ministrat, ish-ministrat
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, ish-gjyqtarët e Gjykatës së Lartë
Prokurori i Përgjithshëm, ish-kryeprokurorët
Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Kryetarit të Bashkisë, ish-kryebashkiakët
Deputetët, ish-deputetët
Zëvendësministrat, ish-zëvendësministrat
Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,
Drejtuesit e institucioneve qendrore, ish-drejtuesit e institucioneve qendrore
Drejtuesit e institucioneve të pavarura, ish-drejtuesit e institucioneve të pavarura

Veprat penale në kompetencë të Byrosë dhe Prokurorisë së Posaçme

Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.
Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë, dënohen me burgim, nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.
Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, dënohen me burgim nga një vit deri në katër vjet.
Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Çelja e depozitave ose e llogarive bankare, anonime ose me emra fiktivë, dënohet me burgim deri në tre vjet.
Genocidi, dënohet jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Krime kundër njerëzimit, vrasjet, zhdukja me forcë, shfarosjet etj., dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Krimet e luftës, si vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Vrasja për gjakmarrje, dënohet jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Vrasjet në rrethana të tjera cilësuese, dënohet jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.
Vrasja e funksionarëve publikë, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare.
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, burgim jo më pak se njëzet vjet dhe, kur është shkaktuar vdekja, me burgim të përjetshëm.
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, dënohet deri në pesëmbëdhjetë vjet, kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim të përjetshëm.

Trafikimi i personave të rritur, dënohet nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera, dënohet nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Trafikimi i të miturve, dënohen nga dhjetë deri në njëzet vjet.

Atentati, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Komploti, dënohet nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Kryengritja, nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet, udhëheqësit me burgim të përjetshëm.
Vepra me qëllime terroriste, jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Financimi i terrorizmit, jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin, jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave terroriste, jo më pak se dhjetë vjet.

Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, jo më pak se shtatë vjet.
Thirrja publike për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, nga katër deri në dhjetë vjet.
Prodhimi i armëve luftarake, nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizata terroriste, dënohet nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Banda e armatosur, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Nxitja e urrejtjes ose grindjeve, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.
Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj, dënohet nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Thirrja për pjesëmarrje në veprime luftarake të dhunshme në një shtet të huaj, dënohet me deri në tre vjet.
Trafikimi i armëve dhe i municionit, dënohet nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive, dënohet nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Trafikimi i narkotikëve, dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale, dënohet nga 10 deri në 20 vjet.
Organizata kriminale, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.
Grupi i strukturuar kriminal, dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet. / Marre me shkurtime nga Shqiptarja.com

December 30, 2017 09:18
Komento

9 Komente

  1. perkthyesi December 30, 09:54

    Qofte keshtu sic thote artikulli! Por, meqenese jetojme ne nje vend te cuditshem, optimizmi eshte i rezervuar!

    Reply to this comment
  2. Qytetari veshgues. December 30, 09:59

    Këto janë pordhë të demagogjisë per nje shtet ligjor. Këto janë valiume per popullin. Amerika Apo borgjezia europiane do denojnë kolegët e ish koleget e politikes? Kurre e kurre. Ata duke lejuar korrupsionin né qeverisje krijuan borgjezinë e re. Një borgjezi e krijuar me vjedhje, me dhunë, me vrasje….etj etj. Tani do denohen baballaret moralisht. Do u hiqen ca privilegje. Por paraja, pasurite I mbeten të paprekura families.

    Reply to this comment
  3. alphade December 30, 11:11

    Flitet vetem per denimet per korrupsion …,por nuk flitet
    fare per pasurine e ketyre te akuzuarve apo te denuerve.
    Ata ” shkojne me gezim ne burg ” ne-se nuk u sekuestro-
    “dhjami” qe kane vene duke plackitur e grabitur dhun-
    shem pasurine e popullit. Prandaj, krahas denimeve du-
    het te investigohet e sekuestrohet pasuria e ketyre funksionareve te kirruptuar. Mireseerdhe zoti SPAK !!!

    Reply to this comment
    • kampaçurreta December 30, 12:48

      PRISNI E PRISNI E PRAP PRISNI SA TE DONI,
      POR KURRE MOS SHPRESONI.
      JANE DISA NENEN TE CILAT I BLLOKOJNE TE GJITHA KETE SI:
      – ska mundesi prapavepruese
      -kur eshte kryer veprimi nuk ka qene dispozita ligjore.
      – mos kopetence per rikthim ne afat.
      -jane djegur dokumentet (shkaterruar provat) ETJ ETJE ETJ. Keto jane per t’iu hedhur spec djeges syve te popullit qorr.Comucque auguri, e buon anno

      -ne kohen kur ka ndodhur nuk ka ekz,ligji

      Reply to this comment
  4. Trimat e xhaxhit... December 30, 11:49

    Ore, ketyre qafirave dhe horrave te sotem qindin luajini po deshet, po ata para ’91-shit pse kerkoni t’i nxirrni fare pa u lagur?

    Drejtesi me hope

    Pse me nje goditje,
    U ndaka “drejtesia”,
    Njeren gjysme SPAK-u,
    E gjysmen tjeter DHIA ?

    Si u ndakan krimet,
    Kollaj nga njera-tjetra?
    Si te ishin lodra,
    Te reja e te vjetra !

    Pas nedhjetenjeshit,
    Eshte ber’ vertet kerdia,
    Por pjell’ e megakrimit,
    Ishte…qeneria !

    Reply to this comment
  5. Adih December 30, 13:23

    Po te jete e vertete cfare thuhet, i bie qe te pirdhen te gjithe ish politikanet nga 91 e deri me sot.. Mos harrojme qe duhet te huazojme nga jashte Gjygjtare dhe prokurore .Lind petja PSE????
    Deri tani eshte shkelur kushtetuta nga te gjithe pardesybardhet e R. Alise .Konkretisht ligji 181 i saj per ceshtjen e pronave .Ku dihet qe jane shume dosje pa dale nga gjykata e Strasbourgut . Por edhe ato qe kane dale,shumat jane ne miliona euro ,ku jane paguar nga taksa paguesit popull . Prandaj themi qe jane ne gjykaten e Strasbourgut gjithe emrat e ketyre gjygjtareve te pa pergjegjshem ku ka humbur, e do humbi shteti shqiptar .,ku na duhet te marim e pse jo gjygjtare edhe nga afganistani ???!!.Prandaj ,jane pensionet me qesharaket ne rajon ,e tj e tj.Prandaj duhet qe keto shuma, qe kane dale dhe jane pa dale ,priten te dalin ,nga Strasbourgut ,ti vihen ne ngarkim ne miliona ne EURO , ketyre banditeve te pa pergjegjshem.Politikane e gjygjtare se bashku.
    Te kontrollohet komlet bregdeti ,vilat ,hotelet me pishina qe eshte ndertuar si ne mall te babes ,duke vjedhur ,dhe percmuar pronaret ,gjithashtu edhe ne toka shteterore ,ku nuk eshte prone e ketyre banditeve ,por e te gjithe shqiptareve nga veriu ne jug te vendit.
    Duhet nderhyrje e shpejte ,shqiperia eshte ne falimentim te plote ,nga keta politikane te pa pergjegjshem .Do me kujtoni o popull…

    Reply to this comment
  6. Adih December 30, 14:16

    Reply to this comment
  7. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve,mizat e kalit dhe avoketerit e ligesise. December 30, 21:17

    Me se fundi po vjen dita kur Shqiperia te jete vertet e lire e demokratike dhe ne progres njerezor.Faleminderit dhe shume mirenjohje ne jete te jeteve SHBA-se dhe BE-se.

    Reply to this comment
  8. alphade December 31, 00:59

    Thjeshte : Haga e zgjidh ceshtjen e hajduterise,korrupsio-
    nit dhe krimet monstruoze te kryera ne Shqiperi pergjate
    27 vjeteve nga nje 2-3 pushtetare,midis tyre krysori eshte
    Sali Ram Berisha : kryehajn,kryekriminel,kryemafiozi i
    Shqiperise qe nuk ka krahasim me askend deri me sot ne
    kete vend qe quhet Shqiperi. Regjimi i tij 27 vjecar do te
    shkruhet me germa te ZEZA stermedha ne historine e kombit shqiptar …! Burgimi i perjetshem dhe sekuestrimi
    i gjithe pasurise se dinastise se tij eshte pak dhume pak
    per nga krimet e hajnite e kryera nga Ai dhe familja e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*