Terminali i parë për kroçierat do të ndërtohet në Durrës

June 13, 2018 12:21

Terminali i parë për kroçierat do të ndërtohet në Durrës

 

Qeveria po projekton ndërtimin e një terminali kroçierash në Durrës.

Kjo ide u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projekteve në këtë qytet.

Kryeministri tha se pavarësisht interesit në rritje të kroçierave, Shqipëria nuk ka ende një stacion për to.

“Jemi në diskutime për sistemin e terminaleve të kroçierave sepse sot në Durrës e Sarandë nuk kemi asnjë terminal për kroçierat, ndërkohë që interesimi për të vizituar Shqipërinë me kroçiera është i jashtëzakonshëm.

Durrësi është pika ku do të ndërtohet terminali i parë i standardeve europiane”, tha Rama.

a.s/dita

June 13, 2018 12:21
Komento

1 Koment

  1. vlora.vlora June 13, 12:35

    o te degjeneruar ,mire qe gjithe anijet i drejtoni drejt durresit duke e lene portin e vlores ne meshire po dhe krocerat ?c do shikojne ne durres me 100 metra shetitore

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*