Terr, përmbytje dhe viktima… Komiteti i Emergjencave Civile flet për situatën në vend

November 30, 2017 21:43

Terr, përmbytje dhe viktima… Komiteti i Emergjencave Civile flet për situatën në vend

Mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me reshje mesatare dhe të larta shiu, të cilat priten të intensifikohen më 30 nëntor – 2 dhjetor në gjithë territorin e vendit.

Në Kryeministri është zhvilluar mbledhja e Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, në nivel të Sekretarëve të Përgjithshëm, ku është diskutuar për punën e bërë për parandalimin e emergjencave, problematikat sipas fushave dhe detyrat për secilin institucion.

Në vijim janë marrë këto masa:

  • Janë bërë njoftime publike për nivelin e rrezikut dhe adresat e evakuimit të mundshëm;
  • Janë ngritur shtabet e emergjencës në të gjitha qarqet;
  • Janë bërë inspektime të gjithanshëm në të gjitha nyjet kritike në vend, si nga prefektët ashtu dhe nga drejtuesit e strukturave të tjera shtetërore;
  • Janë kontaktuar kontraktorët privatë që kanë përgjegjësi në mirëmbajtjen e rrugëve;
  • Ka vazhduar puna për zhbllokimin e kanaleve kulluese në të gjithë vendin;
  • Janë inspektuar dhe mbahen nën vëzhgim prurjet në lumenj dhe përrenj;
  • Ka vazhduar puna për mirëmbajtjen dhe riparimin e problemeve në rrjetin elektrik dhe atë të furnizimit me ujë.

 Pasqyra e problemeve kryesore të evidentuara

Siguria e jetës: Një elektricist i OSHEE humbi jetën gjatë punës në Fier dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë punës në Shkodër. Janë evakuuar 20 persona në Gjirokastër, 7 në Berat dhe po evakuohen 10 në Tiranë.

 Rrugët: Kryesisht të lira. Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Probleme në Autostradën Tiranë-Durrës dhe në disa rrugë dytësore, që janë pastruar. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.

 Energjia elektrike: Ka pasur problem furnizimi me energji te dy hidrovorëve të Velipojës, që ndërkohë është zgjidhur. Janë pa energji rreth 75,000 mijë abonentë dhe nuk janë në funksionon 62 fidera.

 Uji: Dëmtime të pjesshme të ujësjellësit të Bulqizës, pa u ndërprerë furnizimi.

Shkollat: Është ndërprerë mësimi në të gjithë shkollat e vendit.

 Banesat: Janë përmbytur 10 banesa në Kamëz.

 

 

November 30, 2017 21:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*