Terror në një familje në Lushnje, shoqërohen mbi 30 persona

February 5, 2014 10:17

Terror në një familje në Lushnje, shoqërohen mbi 30 persona

Policia raporton se rreth orës 02:20 të mëngjesit të djeshëm në lagjen “18 Tetori” të Lushnjës,  dy persona të maskuar kanë hyrë me dhunë në shtëpinë e familjes Leka duke i zgjuar nën terror nga gjumi dhe kërcënuar e torturuar që të tregonin ku i mbanin paratë. Të plagosur përfunduan në spitalin e qytetit bashkëshortët e moshuar Sako dhe Bedrie Leka. Nipi 11-vjeçar i të dëmtuarve dhe nusja e re rrëfyen për grupin hetimor se autorët i goditën me mjete bujqësore kazma dhe lopata pse nuk tregonin për paratë.

Policia tha se po heton në pistën e vjedhjes me dhunë, por një tjetër pistë është një konflikt pronësie që ka kjo familje për një truall në qendër të qytetit.

“Ne ishim në gjumë dhe unë po flija në dhomën time. Dera u hap me forcë dhe dëgjova të bërtitura dhe kërcënime. Nga frika u fsheha poshtë krevatit”, tregoi 11-vjeçari Kristi. Ai thotë se autorët mbanin maska të zeza në kokë dhe nuk kishin armë, por një lopatë dhe një kazmë, me të cilat kanë goditur dy të moshuarit. Kurse nusja 30-vjeçare, Eva, nëna e të miturit, i ka thënë policisë se autorët nuk njiheshin. “Kontrolluan gjithandej dhe e kthyen gjithçka përmbys. Thanë se donin paratë, ne u thamë se s’kishim, por ata goditën dy prindërit”, tha ajo në policinë e Lushnjës.

Të moshuarit kanë plagë në trup dhe kokë. Policia ka shoqëruar mbi 30 persona të dyshuar.

February 5, 2014 10:17
Komento

1 Koment

  1. Pëllumb zaimi February 5, 13:56

    Janë bërë shumë trima kriminelët sepse nuk ka ndeshkime publike shembullore të krimit! Drejtesia ka vdekur ose eshte vete e inkriminuar. Asnjehere drejtesia nuk del me zedhenesit e saj te japë konferenca shtypi pas ndeshkimit te fajtoreve. Drejtesia eshte organizata me okulte ne shqiperi !? Vetëm mustaqet e bujarit janë legale? Jar presidentit mo!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim