Terroristët e dimrit

February 4, 2018 11:46

Terroristët e dimrit

Prof. Xhelal Gjeçovi

Është e habitshme, por dy nga ngjarjet që nxijnë më shumë në historinë tonë të 75 vjetëve të fundit, kanë ndodhur në zemër të dimrit dhe në zemër të Tiranës. 4 Shkurti na kujton njërën nga masakrat më të rënda e më tronditëse që përjetoi Tirana dhe vendi në kulmin e operacionit armik të dimrit 1943-44, një akt i pastër terrorist, që dallohej nga mënyra mafioze e organizimit, nga egërsia e shfaqur gjatë zbatimit e më në fund nga pasojat që solli e nga zija që mbuloi dhe tmerri që përjetoi kryeqyteti shqiptar, në të ftohtin e paparë të atij viti.

Përfundimi: 84 qytetarë të Tiranës të ekzekutuar në mënyrën me makabre, ndër ta dhe dy italianë e një izraelit, si dhe 500 të tjerë të arrestuar e të masakruar në burgjet e në kampet shfarosëse të ngritura nga gjermanët, shumica e të cilëve nuk u kthyen më, duke iu bashkuar bashkëqytetarëve  të tyre të masakruar më 4 e 28 shkurt.

Rreth 70 vjet më vonë, më 21 janar 2011, rrugët e Tiranës u përgjakën sërish. U vranë katër qytetarë të pafajshëm nga pinjollët e atyre që kryen masakrën e 4 shkurtit. Janë pikërisht ata që aktualisht të pandëshkuar, kundërshtojnë me aq zjarr reformën në drejtësi. Kanë ndryshuar kohët. Nëse xhelatët e 4 shkurtit 1944 në mbarim të luftës ia mbathën jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar ndëshkimit, këta të sotmit të veshur me imunitet deputeti, vazhdojnë t’i sjellin dëme të reja dhe janë gati ta përgjakin sërish Shqipërinë…

Masakra e 4 shkurtit 1944

Po, përse vallë u organizua kjo masakër? Kush ishin organizatorët dhe ekzekutorët e saj? Çfarë i detyroi të bënin atë kasaphanë, çfarë synonin të arrinin përmes saj? Të gjitha këto marrin përgjigje në dokumentet e kohës, që gjenden me bollëk në arkiva, të armikut e të forumeve të LANÇ-it të Tiranës, të pasqyruara dhe në historikun e LANÇ-it të qarkut të Tiranës.

Por, një burim i pa zëvendësueshëm për gjithçka ndodhi atë ditë të mallkuar nga të mallkuarit, janë pamjet e fiksuara në memorien e popullit, të përcjella të gjalla në dhjetëra e qindra rrëfime e tregime të qytetarëve të Tiranës, që panë me sytë e tyre egërsinë e forcave te xhandarmërisë, që komandohej nga Xhelal Staravecka, komandant i kësaj arme, të përberë  nga zogistë të Abaz Kupit, mercenarë nga Kosova, një forcë e verbër, e organizuar nga Xhafer Deva, si dhe ballistë të udhëhequr nga Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit.

Të gjithë  këta “burra zamani e patriotë me nam”, kishin vetëm një preokupim e qëllim, të kënaqnin ndjenjat shtazarake të nazistëve, të zbutnin zemërimin e tyre, duke zbatuar me përpikmëri e zell  të paparë urdhrat e tyre, që në Tiranë të vendosej rregulli që kërkonin autoritetet e pushtimit. Masakra  inkuadrohej në përpjekjet e ethshme që po bënin kudo nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre, për të thyer vullnetin e popujve, për të paralizuar e shuar  Rezistencën Antifashiste, të cilën  në Shqipëri  e përfaqësonte Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar, ku  qenë bashkuar e organizuar patriotë nga i gjithë vendi, pavarësisht përkatësive ideologjike, fetare apo krahinore.

Për këtë qëllim armiku kishte ndërmarrë operacionin e njohur të Dimrit, me të cilin  synohej e shpresohej të likuidohej Ushtria Nacionalçlirimtare dhe të shuhej e asgjësohej Qëndresa Shqiptare. Duke angazhuar forca dhe mjete të shume ushtarake, ndër to dhe reparte të zgjedhura, me përvojë, pjesëmarrës në luftimet në frontin e lindjes, qe llogaritur që kjo punë të përfundonte shpejt.

Mirëpo  kjo nuk ndodhi, rezultatet e dëshiruara  dhe objektivat e planifikuara nuk po shiheshin e nuk po arriheshin, Ushtria dhe Lëvizja Nacionalçlirimtare jo vetëm nuk u asgjësuan e nuk u shuan, siç qe llogaritur, por radhët e tyre po  shtoheshin e fuqizoheshin nga dita në ditë, duke krijuar panik në radhët e armikut, pasi një zhvillim i tillë paralajmëronte një perspektivë të zymte e pse jo dhe një dështim të shpejtë e  të pashmangshëm të operacionit e  të krejt aventurës gjermane në Shqipëri.

Prof. Xhelal Gjeçovi

Ushtria Nacionalçlirimtare, me mungesa të mëdha por me moral të lartë kishte arritur t`i bëjë ballë me sukses forcës ushtarake të armikut, të neutralizojë epërsinë e tij ushtarake, të përballojë gjithashtu vështirësitë e jashtëzakonshme të dimrit të ashpër të atij viti dhe të rivendose situatën që ishte para fillimit të operacionit. Në analizën që i bënte situatës, faktorëve që vepronin në fushën e luftimit, por edhe në vend, Komanda Ushtarake Gjermane, veçonte  si më kryesorin mbështetjen e popullit dhe Lëvizjen në qytete, që ishte shumë aktive, të cilët, sipas saj, kishin ndikuar e përcaktuar kthesën në zhvillimin e operacionit, pas tre muajve të nisjes së tij.

Prandaj, për të ndalur këtë rrokullisje drejt greminës, ajo vendosi që, krahas vazhdimit të operacionit kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të bëhej njëherësh dhe goditja e lëvizjes në qytete dhe masakrimi e terrorizimi i popullsisë që mbështeste Luftën, e cila vlerësohej si një burim i pashtershëm energjish e fuqish. Në këtë mënyrë, do të arrihej që t`u priteshin rrënjët atyre, për t`i çuar më pas në dështim e në asgjësim total atë. Shembulli i parë i këtij eksperimenti, u vendos të bëhej Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë. Dhe jo rastësisht u zgjodh që të goditej më së pari Tirana. Duke goditur Tiranën, armiku shpresonte të likuidonte kështu njërën nga pikat më të forta të qëndresës shqiptare.

Autorët e masakrës

Goditja e Tiranës mendohej se do të shërbente si mësim dhe për qytetet e tjerë të vendit, që edhe ato të hiqnin dorë nga mbështetja për Lëvizjen e për Ushtrinë Partizane. Ngjarjen e paralajmëroi pak ditë para se të ndodhe, vetë kreu i Ballit Mit’hat Frashëri, në një thirrje drejtuar komunistëve, në të cilën, ndër të tjera, thuhej:

“Vëllezër, se akoma vëllezër ju quajmë, lërini armët dhe hiqni dorë nga lufta, se vendi sot ka nevojë për qetësi e për rregull, e jo për luftë, ani  se ndodhet nën okupacion, se gjermanët kanë ardhë nga halli dhe janë përkohësisht këtu. Ejani të bisedojmë që të arrijmë këtë, se nuk kemi rrugë tjetër”.

Po përse vallë ishte i shqetësuar Mit’hat beu, përse  kërkonte që të ndalej medoemos lufta kundër okupatorit? Kjo do behej e qarte ne vijim. Oficeri anglez Xhulian Emeri ka shkruar se thirrja ishte një përpjekje e kreut të Ballit që t`u vijë në ndihmë gjermanëve në situatën e vështirë që kalonin. Më tej populli do të mësojë se në krye të shtabit për organizimin e masakrës ishin miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në gjyqin e zhvilluar pas lufte kundër zyrtarëve të lartë të regjimit kusling, pyetjes, nëse Mit’hat Frashëri ishte dakord për goditjen e Tiranës, njeri nga ministrat kabinetit Mitrovica, iu përgjigj se “pa Mit’hatin, pa miratimin e tij, asgjë nuk behej” Pjesëmarrjen, sipas tij, ai e kish pranuar edhe vetë. Në fakt, Komanda e Përgjithshme Gjermane kishte vendosur që aksioni të kryhej nga forcat nacionaliste, kurse, në mbështetje të tyre, do të qëndronin repartet naziste. Aksioni do të ishte një provë dhe për nacionalistët. Komanda gjermane ishte e pa kënaqur nga gjendja në radhët e tyre, pasi deri tani ishin treguar të shthurur e të paaftë në përballjen me forcat komuniste. Aksioni mendohej se do të shërbente për t`i  nxjerrë nga  plogështia, për t`i  gjallëruar e aktivizuar në luftime kundër forcave partizane. Nga ana tjetër, duke i konfrontuar me popullin e duke i komprometuar në një vepër  të tillë mizore, siç ishte përgjakja e Tiranes, ata do të diskreditoheshin akoma më shumë në popull, për rrjedhojë do të lidheshin më fortë me regjimin e okupacionit.

Për të qartësuar objektivat dhe për të përcaktuar masat organizative që do të merreshin, në kuadër të përgatitjes së aksionit, në mesin e janarit, në zyrën e kryeministrit Mitrovica, do të organizohej një mbledhje, ku mori  pjesë dhe H. Lange, oficer madhor i Gestapos, përfaqësues i Hitlerit në Shqipëri. Nga radhët e nacionalistëve morën pjesë Xhafer Deva, ministër i brendshëm, Qazim Mulleti, prefekt i Tiranes, Kadri Cakrani, komandant i forcave  te Ballit, Xhelal Staravecka, komandant i  Xhandarmerisë etj. Në mbledhje u hartua skenari ogurzi i goditjes së Tiranës në natën e 3-4 shkurtit. Operacioni do të drejtohej nga Xhafer Deva, njeriu më i besuar i gjermanëve, i cili së bashku me Kadri Cakranin, do të mbanin lidhje të drejtpërdrejt dhe do të informonin për gjithçka Komandantin e Korparmatës 21 gjermane, që kishte selinë në hotel ‘Dajti’, si dhe Mit’hat Frashërin e Hasan Dostin, udhëheqës të Ballit Kombëtar.

Për të justifikuar aksionin do të sajohej një ngjarje e hidhur, e inskenuar nga organizatorët e masakrës. Në pasditen e datës 3 shkurt, u arrestuan dhe u ekzekutuan në mes të rrugës katër qytetarë të Tiranës, (fiks aq sa u vranë më 21 janar 2011 nga pinjollët e sotëm të ballistëve të dikurshëm) që nuk kishin të bënin fare me atentatet që gjasme do të kryheshin nga komunistët.

Në fakt sajesa të tilla, gjermanët i kishin në stilin e tyre. Vetëm një dekadë para 4 shkurtit 44, ata i vunë zjarrin  Rajshtagut në Berlin, me qëllim që kjo ngjarje të përdorej për të justifikuar ndjekjet dhe ekzekutimet ndaj komunistëve dhe antifashistëve në Gjermani e në vendet e tjera, përfshi  dhe izraelitët. Këtë lojë  po bënin  edhe tani. Sipas njoftimit të dhënë nga autoritetet ushtarake, “Në pasditen e 3 shkurtit, komunistët paskëshin planifikuar të kryenin atentate kundër Xhafer Devës, Kadri Cakranit dhe udhëheqësve të tjerë nacionaliste”.

Kurse, Komanda e Korparmatës XXI, në raportin ditor, të datës 3 shkurt 44 shënonte se, në përgjigje të këtij zhvillimi, “grupet nacionaliste kanë  ndërmend të bëjnë sonte një kundëraksion”. Në raport u kërkohej  trupave gjermane që “të viheshin në gatishmëri, në pikat e tyre të përqendrimit, por të mos marrin pjesë në “konflikt” (Arkivi i Institutit te Historisë, Dokumente ushtarake gjermane. Korparmata XXI  Malore. T.314-662). Kësisoj, aksioni tashmë kishte nisur. Në errësirën e natës së ftohtë të 3-4 shkurtit, forcat  e angazhuara në aksion, me listat e njerëzve që do të ekzekutoheshin në dorë, të cilat qenë përgatitur në zyrat e Gestapos, me klithma e britma si kafshët e egra, duke zbrazur armë e duke goditur me kondakët e pushkëve, shqyenin dyert e shtëpive, nxirrnin zvarrë burrat dhe djemtë, i ekzekutonin në sy të familjarëve, të grave e të fëmijëve dhe i hidhnin në vijat e ujërave. Një skenë e llahtarshme, e paparë dhe e pa imagjinuar.

Dëgjoheshin vetëm të qarat e grave e fëmijëve, që përpiqeshin të mbanin njëri tjetrin, tek shihnin të dashurit e tyre që tërhiqeshin zvarre dhe ekzekutoheshin në sytë e tyre. Dhembja ishte e rëndë, tepër e rëndë, por në një kuptim dhe epike. Epizmi shihej në qëndresën shembullore të qytetarëve të Tiranës, e në radhë të parë të ekzekutuarve e të arrestuarve, të familjarëve të tyre, tek urrejtja për autorët e kësaj gjëme, një urrejtje që shihej në tërë qenien e qëndrimin e tyre burrëror.

Në këtë mënyrë po shfaqej dhe ana tjetër e ngjarjes. Populli e po shihte me sytë e tij se kush ishin gjermanët që nacionalistët i paraqisnin si miq të shqiptarëve; kush ishin dhe ballistët e nacionalistët e tjerë, që pa pikë qederi masakronin dhe ekzekutonin qytetarët e pafajshëm.

Të nesërmen e ngjarjes, në qytet ra heshtja, një heshtje e frikshme, një heshtje varri, që të tmerronte. Njerëzit e shokuar pyesnin njeri-tjetrin, përse ndodhi kjo kasaphanë. Ata nuk donin t`u besonin syve, kur panë në krye të bandave mafioze që kryen krimin, ballistë e nacionalistë të tjerë, u shastisën kur morën vesh që, veç Devës, qëndrimet e të cilit njiheshin me kohë, në krye të operacionit qenë venë dhe bashkëpunëtorët e Mit’hat Frashërit, Kadri Cakrani, Osman Kazazi, Xhelal Staravecka etj.

Gjysmë shekulli më vonë, në gjysmën e parë të viteve 1990, Osman Kazazit, do t’i ngrihej bust mu pranë qendrës së Tiranës. Ia ngritën ata që do të përgjaknin bulevardin e madh të Tiranës më 21 janar 2011. Ata që nuk kanë reshtur së hedhuri baltë mbi luftën antifashiste nacionalçlirimtare, që kanë ngritur në piedestale dhe kanë dekoruar pambarimisht antiheronjtë dhe bashkëpunëtorët e regjur të fashistëve. Ia ngritën ata që i hoqën emrin rrugës  “Dëshmorët e 4 shkurtit” për t’ia vënë një pinjolli të Xhaferr Devës…

E, si mund t`u besojmë ne këtyre? Për çfarë demokracie mund të flasin ata që na vranë e na masakruan?, pyesnin atëherë 74 vite më parë, pyesin edhe sot e kësaj dite qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Por le të kthehemi edhe një herë te 4 shkurti 1944.

Gazeta “Bashkimi i Kombit”, që nxirrej nga një grusht kolaboracionistësh, në numrin e datës 4 shkurt 1944, në artikullin “Gjaku don gjak”, ndër të tjera, thuhej se ”Për të rivendosur qetësinë duhet përdorë terrori. Në këto çaste vendimtare nuk shikohen mjetet, shihen vetëm qëllimet. Një ditë terror siguron dhjete vjet qetësi”. Por, pasi e përgjakën Tiranën, kolaboracionistët shqiptarë a e siguruan qetësinë që kërkonin, për vete e për gjermanët?. Shpejt do të shihej e do të bindeshin, se llogaritë qenë bërë gabim, pasi ajo nuk u siguroi as dhe një ditë qetësi, madje ajo u kthye në një  bumerang për ta. Populli i  kryeqytetit dhe forumet e LANÇ-it, do t`u jepnin menjëherë përgjigjen që meritonin.

Po atë dite, në  mëngjesin e 4 shkurtit, Gogo Nushi, Sekretar Politik i Qarkorit te Tiranës, pa pyetur për rreziqet  e shumta që ishin ende prezente, doli vetë në rrugët e Tiranës, mori kontakt e ngushëlloi  disa nga  familjarët e të vrarëve e të arrestuarve dhe bëri takime me kuadro e aktivistët e LANÇ-it, duke iu  përcjellë atyre mbështetjen e PKSH e të Enver Hoxhës dhe duke i siguruar se të rënët e kësaj dite të zezë, do të përkujtohen e nderohen gjithmonë nga populli, ndërkohë që autoret e masakrës i pret ndëshkimi  i shpejtë e i merituar.

Dita e lirisë dhe bashkë me të dhe ajo e hakmarrjes po vjen. Po atë dite, Komiteti Qarkor i PKSH për Tiranën shpërndau një trakt, në të cilin i bëhej thirrje popullit që “të mbledhë forcat dhe  të vazhdojë, si deri tani, me  vendosmëri të patundur luftën e nisur, pasi vetëm lufta krijon Shqipërinë e lirë dhe indipendente”. Në përgjigje të Thirrjes populli i Tiranës shtërngoi edhe me shume radhët rreth Frontit Nacionalçlirimtar, mbushi repartet partizane me bijtë e bijat më të mirë dhe shumëfishoi angazhimin në luftë, duke e shndërruar Tiranën, në njërën nga zonat më të ndezura të LANÇ-it, shembull frymëzimi për të gjithë vendin. Kjo ishte përgjigja që populli i kryeqytetit u jepte nazistëve dhe kolaboracionistëve.

74 vjet më pas

Kanë kaluar 74 vjet nga kjo ngjaje, por interesimi, dhimbja e bashkë me të dhe kujtimi e nderimi për të masakruarit, dëshmorët e atdheut vazhdon të jetë si atëherë kur ndodhi ngjarja, jo vetëm për familjarët e të rënëve, por dhe për popullin e Tiranës dhe të gjithë vendit.

Po a janë nxjerrë vallë mësimet e duhura nga kjo e ngjarje e të tjera si kjo, nga autorët e masakrës dhe pasardhësit e tyre. A ka ndonjë reflektim nga këta, a ju ka shkuar ndonjëherë mendja se duhet të kërkojnë falje, ashtu siç e kërkojnë, me të drejtë këtë nga regjimi komunist për të persekutuarit e tij?

Çdo përvjetor të çlirimit të Tiranës, ballistët dhe trashëgimtarët e tyre, përkujtojnë me zhurmë viktimat e terrorit komunist, të vrarët në ditët që luftohej për çlirimin e Tiranës, duke servirur dhe lista të hartuara nga historianët e tyre. Në to ka dhe nga ata që njihen për ndjenjat e simpatitë për gjermanët e për gurët që s`lanë pa lëvizur për t’u ardhur në ndihmë, duke bërë çmos që të pengohej përparimi i forcave partizane dhe përfundimi i luftimeve për çlirimin e Tiranës. Megjithatë, unë them se nuk bëjnë keq që i përkutojnë të dashurit e tyre, edhe ashtu siç ishin. Por, si nuk u ka vajtur në mendje, të paktën një herë, që të nderojnë dhe te masakruarit e 4 shkurtit.

A thua ata s`e meritojnë të nderohen e të përkujtohen, e pse jo t`u kërkohet dhe falje pasi dihet që ekzekutorët e tyre janë dhe nga radhët e ballisteve e të kolaboracionistëve të tjerë, të cilët siç shkruan autori italian Dela Roka, kryen krime që nuk kishin guxuar t`i bënin as gjermanët. A thua të masakruarit e 4 shkurtit nuk ishin shqiptarë, nuk ishin patriotë e antifashistë, që sakrifikuan çdo gjë për vendin e tyre, për ta parë atë të lirë e të pavarur?

Unë nuk e di se ku e gjejnë kurajën që përpiqen të bëjnë të zezën të bardhë e anasjelltas, duke i  paraqitur vrasësit e 4 shkurtit si njerëz paqësorë, demokratë, luftëtarë kundër diktaturës(!).”O temporal, o mores”, do të thoshte Dritëro Agolli. Kushedi çfarë ndjenje u  krijohet  familjarëve të masakruarve të 4 shkurtit, kur në vend të një përmendoreje që duhet të ishte ngritur me kohë në nderim të tyre, në qendër të Tiranë, shohin shtatoren e Osman Kazazit, njërit nder organizatorët e masakrës dhe pjesëmarrës direkt në vrasjet e 4 shkurtit. Për ironi  të fatit, të kohëve që jetojmë, edhe emri i rruges “4 Shkurti”, një rrugë me histori të veçantë, me ardhjen e Lulzim Bashës në krye  të Bashkisë së Tiranës u hoq.

Këtë e ka bërë politika e mbrapshtë e PD dhe e Sali Berishës, qe sa herë ua do interesi, luajnë me të rënët, duke ulur njërin e ngritur tjetrin. Është pikërisht ajo politikë dhe ky person që i ka sjellë aq shumë të zeza popullit shqiptar në 27 vitet e fundit…

 

Konkluzion

Si më 4 shkurt 1944, ashtu dhe më 21 janar 2011, masakrat që ndodhën kanë vetëm një emër: Terrorizëm! Dhe ata që i kryen këto barbarizma nuk mund të quhen ndryshe veçse Terroristë! Ndëshkimi dhe turpi për këta terroristë është i pashmangshëm dhe i përjetshëm.

Ngjarja  që përjetoi Tirana 74 vjet më parë, siç u tha dhe me lartë, është e do  të jetë  gjithnjë e gjallë në kujtesën e shqiptareve, sepse gjaku  i te masakruarve me 4 shkurt, (por edhe i atyre që u vranë më 21 janar 2011) gjaku i dëshmorëve të atdheut, që dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e vendit të tyre, nuk mund të harrohet.

Por 4 shkurti  nuk  përkujtohet për të ngjallur ndjenja urrejtjeje për askënd. Forcat e se shkuarës, të të gjithë krahëve, e jetuan kohën e tyre dhe e bënë punën e tyre, ashtu siç e mendonin. Sot vendi ka nevoje për paqe sociale, për bashkim e angazhim te te gjithë forcave,të gjithë njerëzve, pa dallim, për te zgjidhur problemet që preokupojnë shoqërinë shqiptare. Në këtë mënyrë, e shkuara jeton e ndihmon për të kuptuar të tashmen, por dhe për te projektuar e ndërtuar të ardhmen, ashtu siç dëshironin të masakruarit e 4 shkurtit e të 21 janarit, përgjithësisht dëshmorët e atdheut, të rënët në çdo kohë e në çdo cep të vendit, gjaku dhe sakrificat e të cilëve do të frymëzojnë gjeneratat e reja, që të punojnë pa u lodhur për të përmirësuar jetën e familjeve të tyre, për të forcuar e  begatuar vendin, për një të ardhme më të mirë. E për këtë është e domosdoshme të funksionojë drejtësia, për të cilën po flitet aq shumë.

 

February 4, 2018 11:46
Komento

39 Komente

  1. Arber I February 4, 12:04

    Nje historian i vertete, nje njeri me dinjitet!

    Reply to this comment
    • Guret February 4, 22:59

      Shoku gjoja-hisotrian: kane kaluar 74 vjet dhe as nuk keni shpikur nje liste me 84 “te vraret” e e asaj qe mendon se ishte masaker. Ajo qe ndodhi atehere ishte nje operacion i policise se shtetit shqiptar kunder terroristeve sllavo-komuniste.

      Reply to this comment
      • everest February 5, 02:24

        O Guret!
        Dakort atehere,po pse qaheni per burgimet,internimet dhe pushkatimet qe beri shteti socialist nga bashkepuntoreve me pushtuesit,spiunet dhe diversantet?
        Ju duhet t’u zhdukte te gjitheve Enver Hoxha,qe sot te mos na canit trapin!

        Reply to this comment
        • Himalaja February 5, 04:30

          Muzhiku Everest
          Ngaterron terroristet sllavo-komuniste me “armiqte e klases”?!?!
          Nuk ia vlen me shume te shkruash ty.

          Reply to this comment
          • Toger Lukashi February 5, 12:09

            Ca thoni o injoranter me kete shprehjen standart sllavo-komunist? Ca kuptimi ka kjo shprehje? Po anglezet, amerikanet dhe gjithe vendet anti naziste sllavo-komuniste ishin? Ci keni keto idjotesira te shpikura nga bashkepuntoret e nazizmit? Ne preteksin e bashkpunimit me nazistet u persekutuan dhe çamet ne Greqi dhe po mos ishte organizuar fronti antifashist NÇ do ishin etiketuar dhe shqiptaret si bashkepuntore te nazisteve e do i priste fati i Rumanise qe pas lufte humbi territore te tera si vend pro boshtit. Kuptoni çfare demi i beni vendit duke mohuar luften anç? Mos ngateroni cka erdhi me pas me aktin sublim te popullit shqiptar ne luften kunder nazi-fashizmit.

          • Sazani February 5, 16:58

            Zhvejk Lukashi
            Nuk arrin ta kuptosh se çla shkrujne komentuesit siper!
            Pse i merr per te verteta ato qe mendon se i spjegon?
            Nuk arrin te kuptosh fjalen sllavo-komunist!
            Qe domethene se nuk je ti pika e krahasimit. Veç teje nuk ka njeri nevoje per gjoja-mendjen tende.
            Ti je nje nga ato qe para 50 viteve zbriste nga mali dhe i thuhej se se çfar te mendonte. Po nuk qe nje nga ato, do jeshe i katerti qe mori pjese ne Mbledhjen e Jaltes ne Shkrut 1945 bashke me Çurçillin, Stalinin dhe Rusveltin.

    • Toger Lukashi February 6, 14:19

      Bravo ishullori Sazan. Me zbulove. Une jam i katerti i mbledhjes se Jaltes.

      Reply to this comment
  2. shumica February 4, 12:42

    I nferuar ,prof.ata qe bene krimet ne shkurtin e 44….ishin egersirat primitive te drejtuara nga nazistet Jane pinjollet e tyre qe pas 90..s shkaterruan ekonomine ,shtetin ,shkollen ,kulturen ,mbrojtjen ,moralin duke rrezikuar qenien e kombit shqiptar .Vetem populli i majte ,i cili ka qene ,eshte dhe do te jete shumice ne Shqiperi ,por kohet e fundit edhe ne Kosove,me perfaqsuesit e vet mund te ringreje shqiptaret ne nivelin e kombeve moderne.Sepse e ashtuquajtura e djathte shqiptare eshte anarkofashiste ,primitive ,shkaterruese e cdo vlere pozitive .

    Reply to this comment
  3. KOZi February 4, 12:51

    E sakte 4 shkurti ,ashtu edhe 21 janari! Mes 4 shkurtit e 21 janarit kemi me dhjetra raste te ngjashme gjer tek vrasjet ne kufi . Por i vecante si 4 shkurti eshte rasti i pushkatimeve ne vitin 1953 kur ne ambasaden sovjetike dikush hodhi nje bombe. Po ashtu me perpilime listash, me arrestime dhe me pushkatime ……te gjitha pjese e historise tone…….( numri 84 nuk eshte konfirmuar asnjehere as ne perkujtimet e bera ne vitet 45-46 dhe botuar emrat tek gazeta ” Bashkimi”….)…

    Reply to this comment
  4. Loni February 4, 14:36

    Zoti Xhelal,
    7 vjet me vone se Shkurti i masakres se 44-es ndodhi nje tjeter masaker, genocid i paster. Ajo e Shkurtit 1951, e lidhur me hedhjen e bombes ne Ambasaden Sovjetike. U vrane pa gjyqe (sic thoni ju: genocid i paster) 28 njerez, balli i inteligjences shqiptare te kohes. Faji i vetem i te cileve ishte se kishin kryer shkolla te larta evropiane dhe ishin me te kulturuar se Enver Hoxha.
    Fakti qe ju e harroni kete ngjarje makabre iu demaskon si historian i formatit ideologjik, enverist.
    TURP per ju!
    Loni

    Reply to this comment
  5. demo February 4, 14:40

    Zhelali kerkon te ngaterroje Kadri Cakranin dhe Xhaferr Deven me Sai Berishen.Shqiptaret i nderojne Kadri Cakranin dhe Xhaferr Deven,por urrejne komunistin malok Sali Berisha,qe i ka punuar njemije te zeza shqiperise si nje komunist i vertete ne rrumpalle demokraci.
    Kadri Cakrani eshte i biri Hajredin Cakranit dhe nipi Bektash Cakranit bejlere te Mallakastres,oxhak e bir oxhaku,firmetare te aktit te pavaresise,Ata qe e shoqeruan Ismail beun nga Lushnja ne Vlore.Hajredin Cakrani hapi te paren shkolle shqipe ne Mallakaster,ngriti te paren cete nacionaliste kunder pushtuesve turq dhe luftoi kunder turkoshakeve te Haxhi Qamilit dhe turkoshakeve te Mallakastres Sheh Ismail Shehut dhe vellait te tij.Kjo hasmeri midis atdhetareve dhe islamikeve u trashegua ne konfliktin midis atdhetarit Kadri Cakrani dhe ISIS-it komunist Mehmet Shehu 30 vjet me vone.
    Xhaferr Deva eshte nga Deva e Nishit.Pas pushtimit te Nishit nga serbet familja e tij vendoset ne Mitrovice ,pasues i Haxhi Zekes drejtuesi i Lidhjes se Prizrenit.
    Pas clirimit te trojeve shqiptare nga ushtria gjermane,Xhaferr Deva emerohet minister i brendshem.I gjendur ne mes te terrorit te cetave komuniste te armatosur nga Anglia dhe te drejtuar nga serbo-malazezet vendosi ti pergjigjej terrorit komunist .Pas atentatit komunist qe ju be mbeti i plagosur,ju vra nipi.Organizoi me forcat nacionaliste pergjigjen e 4 shkurtit.Ne krye te batalionit Skanderbeg do te kishte vazhduar mesymjen e forcave atdhetare shqiptare kunder cetave te armatosura terroriste komuniste te drejtuara nga Serbia dhe sherbyesit e tyre shqiptare Enver Hoxha,Myslym Peza,Mehmet Shehu,por ndeshi ne kundershtimin e dy eproreve zemer pule,Kryeministri Rexhep Mitrovica dhe kryetari i Keshillit te Nalte Mehdi Frasheri.Prandaj u largua ne Kosove bashke me batalionin Scanderbeg.Xhaferr Deva ishte energjik,njeri i veprimit dhe e njihte mire pushtuesin serb.Pleqte e atrofizuar te qeverive paqesore e moren ne qafe popullin shqiptar,; shpresonin te distanconin popullin nga idea komuniste me te mire,si ai gomari qe po e shqyente ujku dhe shpresonte:ishallah jam ne enderr.
    Prandaj o Zhelal Gjecovi,qe mban gjithe kete mbiemer te atit te nderuar,qe u vra nga serbet,mos e kerko 4 shkurtin tek ballistet,zogistet dhe gjermano nazistet.Kerkoje tek trimi DARDAN I NISHIT TE DARDANISE XHAFERR DEVA,qe nuk e lane te vazhdonte deri ne fund misionin e tij per Mbrojtjen e Trojeve te Shqipnise Ethnike te cliruara nga Ushtria Gjermane.Gjermania mund te jete naziste,fashiste,Kaizeriste,mund te jete anti sllave,anticifute,anti engleze hasmi i gjithe botes,por vetem antishqiptare nuk ka qene ndonjehere.Kush thote si ky zhelali,qe ushtria gjermane pushtoi Shqiperine,justifikon terrorin sllavo-komunist,qe ushtroi junta enver Hoxhes kur pushtoi Shqiperine.Ushtria gjermane kur te quante popull armik,nuk vriste 84 veta.Vrau 20 miljon ruse,8 miljon polake,6 miljon cifute.800 mije shqiptare ishin gjithe e gjithe ne 1944.
    Ju e beni si ata dy gjuetaret qe shkuan te vrisnin ariun ne pyll.Kur doli ariu perballe,njeri hipi maje pemes,tjetri u shtri si i vdekur.Ketij te vdekurit ju afrua ariu dhe i tha nje fjale tek veshi.kaq.Duhet t`i kete thene ndonje fjale tek veshi Enver Hoxhes Gjermani,,o Zhelal!

    Reply to this comment
    • Mos u be pyk! February 4, 17:00

      Mavriu demo demo mavriu ! Mos more se po ja fut si Kau Peles !Nuk njeh as histori as krime dhe as kriminel si Xhafer Deva . Ata qe u vrane ne 4Shkurt ne Tirane nuk ishin komunist, ishin popull ! Mos u be pyk !

      Reply to this comment
    • Amerikani February 6, 20:34

      800.000 shqiptare ishin ne 44? Goxha qenkan shtuar ne kohen e Enverit. Ne vitin 80 ariten ne 2.700.000. Nga persekutimet me siguri. Informou z.Demo per disa dokumenta te koheve te fundit te cilat po e hedhin poshte teorine qe gjermanet kishin projektuar “Shqiperine e madhe” dhe qe mbeshtesnin popullin shqiptar. Po nqs kjo rezulton e vertete , cfare mund ta justifikoje bashkpunimin e “nacionalisteve” me nazistet pastaj!? E meqe ra fjala, çfare i tha ariu ne vesh atij qe ishte shtrire si i vdekur? 😉

      Reply to this comment
      • ELIOT February 8, 12:55

        AMERIKAN JE I TRASHE … VRAIMENT …. KISHTE 30 MILION FRANCEZE NE 44 DHE 60 MILION NE 90 ESHTE FAKTI SE CHIRAKU DE GAULLE I BERI FEMIJET …ITALIA KISHTE 20 MILION NE 44 DHE 50 MILION NE 90 ISHTE PUNA E BINDESHME E ENVERIT …JA FUT KOT .. CDO VEND NE EUROPE U TREFISHUA DHE ME SHUME PRANDAJ …… STIDIO PAK PARA SE …. DHE KY XHELALI … ESHTE BUDALLAH OSE NA MERRE PER COBANE …. MEHMET SHEHU VRAU NJA 500 SHQIPTARE VETEM PER TI BERE QEFIN KOMUNISTAVE SLLAVE .. DHE NUK FLAS PER VRASJET MBAS 45 NGA KOMUNISTAT …QE AS JU GJINDEN VARRET SHQIPTAREV INTILIGENTA ..DHE XHAFERR DEVA VRAU KOMUNISTA NUK VRAU POPULLIN E PAFAJSHEM ..DONTE TE SHFARROSTE VENDIN NGA BOLSHEVIKET E QELBET … DHE GHYNAH QE SE GJETI ENVERIN … U FSHIHTE TEK KUNATI I VET SPIUN … SE PO TKISHTE ZHDUKUR TE GJITHE …SOT SHQIPERIA DO TE ISHTE SI HOLLANDA ..SI BELGJIKA SI LUKSENBURGU .. DO ME THENE . SHQIPTARET DO TE ISHIN TE LUMTUR …. KENI PARE JU TE BOLSHEVIKE DE MERDE NJE VEND KAPITALIST QE I BLENIN USHQIMET ME TULLONA .???? HE AMERIKAN NGA SKRAPARI KE PARE NJE AMERIKAN ME TULLONA …… VETEM ME ENVER ZGJEBSIN KISHTE MJERIM DHE TOTURA ..PRANDAJ KY AS NUK ESHTE SHKRIMATR ESHTE NEJ SPIUN QE AKOMA I MERRE SHQIPTARET PER LOPE ..ESHTE NJE I VARFER NGA TRUTE …QE ENVERI E LA BUDALLAH DHE DO TE VDESI I TILLE ..MJERE FEMIJET PER KETE NASTRADIN..

        Reply to this comment
  6. "Pasuesi Veteran" February 4, 14:54

    Mirenjohie ! i nderuari iPr Xhelan Gjecovi!

    Faleminderit Pr Xhelal Gjecovi,per kete shrkim te perkryer perkujtimor te asaj MASAKRE te “4 shkurtit” 1944 ne Tirane,sa ajo e pa imagjinushmia e”21 janarit” 2011 qe mos ardhshin kurre.Izolim pasardhesve te atyre krimineleve qe fatkeqesisht i kemi midis kembeve tona,deri pseudo krere partish shoqatash kriminale.
    Ne Toronto, me dhimbie nje grup “Pasuesish Veterane”,me dhimbi kujtojne te rrenet e kombit.
    Pasuesi Vetreran-Toronto.

    Reply to this comment
  7. intelektuali February 4, 15:01

    SHQPNIA PERJETOI PER 50 VJET ME RADHE TERRORIZMIN SHTETEROR STALINIST TE ENVERIT O DALLKAUKU I PARTISE SE PUNES XHELAL GJECOVI

    Po c’pune ka Abaz Kupi me 4 shkurtin more mavri mashtruese?

    Po Sali Berisha eshte dora juaj, nga Partia e Punes, Enver Hoxha e pikasi, e zbriti nga Bjeshket e Nemuna, e sterviti ne palestrat e Sigurimit dhe e coi ne France per te mesuar gjuhe te huaja, pastaj e beri Sekretar Partie dhe mjek personal

    KUJT DO T’JA NGJITESH TI O DALLKAUK SALI BERISHEN SI MUTI PAS KEPUCE?

    sepse:

    Arkivat tregojne se Saliu eshte pjella origjinale e Enverit, pra eshte nga dora juaj e peshtire e krimineleve te Partise qe nuk ndjeni asnje pendim per krimet tuaja dhe qe e bete Vatanin si nje Kamp Perqendrimi deri ne vitet 90-te kur shqyptaret shperthyen ambasadat dhe ja mbathen nga “Parajsa Enveriste” nga syte kembet ne Bote.

    PO CFARE PROFESORI JE TI MORE KARAGJOZI I HISTORISE XHELLAL GJECOVI?

    Skeletet e viktimave te Mehmetit jane gjetur ne rreze te Dajtit, nuk ka nevoje te germosh fare se dalin vete, por viktimat e Enverit dhe te Nexhmijes akoma nuk u a di njeri varrin ku i kane groposur, midis tyre mjaft gra te huaja kryesisht ruse dhe polake qe familjet nuk po i gjejne dot akoma se ku i kane groposur kriminelet dhe xhelatet e tu o profesori xhelat i Enverit, kujt kerkon t’i shpelash trute ti more pizeveng i shpifur me 4 shkurtin e Kohes se Qepes kur Shqypnia ka deklaruar se po kerkon te antarsohet ne BE-ne antikomuniste dhe Demkratike, por akoma nuk ka kerkuar falje per krimet e komunizmit si te gjitha shtetet e tjera ish komuniste te Enveropes Lindore.

    CFARE KAFSHE PREHISTORIKE JE TI O XHELALI I ENVERIT?

    Reply to this comment
  8. h February 4, 16:46

    Gjithë këto histori tregojnë se :
    Shqiptarët janë kriminelë dhe hajdutë, pavarësisht periudhës historike.

    Reply to this comment
  9. Epo kjo pune February 4, 16:55

    Erjon Veliaj, nderroji emrin rruges dhe hiqe ate monument dhe jepja ndonjerit ketu ne internet qe qurravitet per te… nderoni luften dhe mos lejoni perbaltjen.

    Reply to this comment
  10. 1944 = 2011 February 4, 19:35

    …………. Emri i Xhafer Devës me veprimtarinë e tij për Kosovën dhe fryrja pa sens e përpjekjes së tij për Kosovën, që është bërë me mjetet e gabuara, duket se mbulon bashkëpunimin e tij me forcat kobzeza nacionaliste sllave dhe më shumë akoma masakrën e tij të Tiranës në kohën e okupacionit nazist. Edhe këtu ironia është se historianët shqiptarë, kryesisht tabori që plotëson menjëherë argumentet e të djathtëve, shtojnë në mënyrë cinike se nuk ishin 84 të vrarë por shumë më pak!!! Nëse do të shkëputeshim dhe të ktheheshim kohë më parë, atëherë gjërat që lidhen me 4 shkurtin, nuk janë aq fare rastësisht. Ndryshe nga çfarë thuhet: kryeartikulli i “Bashkimit të Kombit” ditën e masakrës, e lajmëron katrahurën. Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Deva i bën apologji terrorit në masë, pa dallim. “Vetëm terrori është shpëtim dhe gjaku duhet të rrjedhë rrëke në rrugët e Tiranës nëse kërkojmë me e rivendosë qetësinë”.. “të veprojmë e të mendojmë se një ditë terrori siguron dhjetë vjet qetësi”…Për ta banalizuar këtë ngjarje të rëndë për tiranasit, mendohet se hakmarrja lidhej thjesht me vrasjen e nipit të Xhafer Devës në Tiranë.

    .
    Të shohim sesi e kujton ngjarjen sekretari i Xhafer Devës, Isuf Deva. Jemi në kohën kur në Prizren u themelua Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe në krye janë Bedri Pejani (kryetar), Xhafer Deva, Profesor Mark Gjini etj. Lidhja synonte në organizimin administrativ të Kosmetit, bashkimin e forcave të armatosura dhe së bashku me gjermanët me mbrojt vendin. Armiku kryesor i Kosovës në ketë kohë ishin çetnikët serbë dhe komunistët, sipas tyre. “Unë Isuf Deva kamë qenë Sekretar i Lidhjes së Dytë me kuptimin e Administratorit.

    .
    Në këtë kohë në Tiranë formohet Qeveria e Rexhep Mitrovicës, ku Xhafer Deva merr funksionin e Ministrit të Brendshëm. Xhafer Deva vjen në Tiranë së bashku me Masar Sopotin, Beqir Malokun, dhe Bedri Pejanin i shoqëruar nga njerëzit e tij besnik si Tefik Bekteshi , Gani Ibrahimi, Nexhip Musa (të tre nga Mitrovica), Rram Tutica nga Pazari i Ri, Riza Korashi nga Gjakova, Rexhep Budakova nga Prizreni. Këta kanë qenë antarë të Regjimentit “Kosova” dhe na informonin për qëndrimet politike të popullsisë të Tiranës. Gjithashtu na jepnin listat emërore të familjeve dhe personave të lidhur me Lëvizjen Nacional Çlirimtare. Mua Xhafer Deva me thërret nga Kosova dhe me cakton sekretarin e tij privat.

    .
    Në datën 3 Shkurt 1944 komunistët i bëjnë atentat dhe vrasin nipin e Xhafer Devës, Fahri Ibrahimin (ky do vdesë në spital), i cili kishte ardhur në Tiranë për punë dhe nuk merrej me politikë. (Në Hotel Dajti mblidhen disa prej emrave, që do gatisin katrahurën dhe i shkojnë në shtëpi Xhafer Devës nga ora 19 për ngushëllim). Ishte disa orë para mesnatës së 4 Shkurtit të vitit 1944 kur u përpiluan listat e familjeve e personave te Nacional Çlirimtares mbi të cilin do të binte hakmarrja e terrori.
    .

    Si u vendos përfundimisht lista në shtëpinë e Xhafer Devës këta u ngritën dhe shkuan në Ministrinë e Mbrëndëshme, unë shkova në shtëpi. Lista e njerëzve ka dalë nga Arkivat e Xhafer Devës. Në orën 22, 30 të kësaj nate me thërret Xhafer Deva në Ministri ku dhe shkova. Në zyrën e Xhafer Devës erdhi dhe Kadri Cakrani, Qazim Mulleti dhe Hysni Dema. Xhafer Deva me urdhëroi që të shkoja te Qazim Mulleti i cili me caktoi sektorët e veprimit për hakmarje, mbaj mend se për këtë natë kishim në dispozicjon për të vepruar 200 deri 300 vetë të armatosur të cilët bëheshin nga Regjimenti “Kosova”, të Xhandarmërisë dhe elementa besnikë të Kadri Cakranit, Qazim Mulletit etj.të cilët u ndanë në vende të ndryshme. Drejtimet që duhej të merrnin i dhanë Xhafer Deva dhe Qazim Mulleti, me vete, grupet e armatosura kishin të gatshëm listat e njerzëve që do arrestoheshin. Në këtë terror u arestuan 320 vetë të cilët qëndronin pranë Ministrisë së Mbrëndëshme nëper burgjet e saj. Përgjegjës për kontrollin dhe arrestimet kanë qenë këta persona: Beqir Maloku, Qazim Mulleti, Mato Murati, Xhelal Staravecka, Hysni Gradeci nga Podujeva, Qemal Mujku nga Mitrovica, Ibrahim Murati nga Mitrovica. Pushkatimi i këtyre filloi në orën 1 mbas mes nate dhe nëpër rrugët e lagjeve të ndryeshme për qëllim paniku nëpër elementë të Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Viktimat e këtij terrori u lanë nëpër rrugët e qytetit deri në mbrëmjen e 4 Shkurtit.Në 4 Shkurt unë kam marë vesh se janë vrarë rreth 80 vetë e mbi 200 të tjerë u arrestuan e u burgosën. Si është bërë terrori neve nuk kemi bërë ndonjë mbledhje për të bërë ndonjë llogari mbi veprimtarinë që ishte bërë“. Ai që ka vrarë më shumë në kujtimet e tij është i tmerrshmi, Xhelal Staravecka, “por sa ka vrarë nuk ma kanë thanë”. Vrasjen se përtyp dot edhe Qeveria Mitrovica dhe zyrtarë të ndryshëm të saj janë të mendimit se është tepruar. Për shkak se problemet në Kosmet po rriten, sipas sekretarit, Xhafer Deva, braktis postin e Ministrit dhe niset në Kosovë për të shuar lëvizjen komuniste dhe bëhet Kryetar i Lidhjes së Prizrenit.

    ku ndryshon
    masakra e 4 shkurtit 1944
    me masakren e 21 janarin 2011

    Sepse gjenerali gjerman
    gjeti menyren dhe e hoqi Xhaferr Deven
    per kete masaker…
    kurse antiambasdori Arvizu
    e shpalli yll ne ngjitje Lul Kriminelin…

    Reply to this comment
  11. Viron Xhavara February 4, 20:08

    Zoti Xhelal;Po; Masakra e Otrantos ;,ku u masakruan 120 shqiptare ne mes te detit, ne ujerat internacionale midis Shqiperise dhe Italise, ne Kanalin e Otrantos ,ku shqiptaret largohen nga vendi i tyre per shkak te shperthimit te luftes civile, me 28 mars 1997,masakrohen nga nje anije e marines italiane ne mes te detit ,ku rreth 60 ishin femije te vegjel,dhe ku, nje grua shtatzane lindi ne fund te detit, per shkak te presionit te madh te ujit ne fund te detit,perse nuk rezulton ne librin tuaj,(kjo masaker eshte cilesuar nga nderkombetaret ne ate kohe, si nje nga 10 masakrat me te temershme ne bote , pasi kishte shume femije dhe gra, dhe nuk kishte ndodhur asnje rast tjeter ne dete, ku vrasja ishte e filmuar, dhe me pas nga disa eksperte nderkombetare qe u moren me hetimin e masakres, u tha qe,masakra ishte kryer me qellim), si Masakra me e temershme qe kane pesuar shqiptaret gjate 75 viteve te fundit.Por, jo ti, por asnje lloj person tjeter qe meret me kete pune si puna juaj,nuk mund te shtremberoje, dhe klasifikoje, asnje lloje masakre tjeter, me te temerrshme se; Masakra e Otrantos;,jo sepse e them une,por ploteson te gjitha kushtet ,qe te jete Masakra me e temershme qe kane pesuar shqiptaret gjate 75 viteve te fundit,pasi ne kete masaker ka shume femije ,dhe perpara se te kryhej masakra, grate dhe femijet me pare jane torturuar, po e ritheksoje edhe nje here ,qe edhe nje grua shtatzane, lindi ne fund te detit, per aresyen qe thame me siper, dhe pastaj, anija italiane i fundosi ne fund te detit, ne thellesine 800 metra,dhe tjetra qe eshte shume e rendesishme eshte se, te gjitha faktet, jane te pastra, me ze dhe me figure.Nuk do te zgjatem me ,se perse, dhe ku e ke hallin, qe shtremberon historite e shqiptareve,pasi Shqiperia eshte pa shtetare,dhe ku shqiptaret, jane ne kurth prej 27 vjetesh nga nje grup njerezish, qe i kane mberthyer prej fyti, dhe nuk i leshojne.

    Reply to this comment
  12. kasem gahinji February 4, 20:29

    kush e ndjen se eshte viktime e komunizmit te nxjerre dosjen,te shkoje pare nje rupi gjukuesdhe te marre pafajesie.jane denur me vendm gjukate,te fitojne pafaesine me vendim gjukate.saper 4 shkurtet e luftes,vulenia ka ven lufta kunder okupatoreve dhe tradhetareve te vendit.kush i mohon,le te lexoje kujtimet e englezeve misionare,nese nuk munden,te lexojne dokumentat e cia te deklasifikura te botuara ne gazeten sot,ku behet veresimi per reret e ballit ,due i cilesuar te komprometuar me pushteit nazite.nuk lahet dot gjaku i popullit ,nuk mbulohet dot tradhetia dhe krimi me monumente kriminelesh,me nderrim emrash te rrugeve.4 shkurti dhe 21 janari do te mbeten ne histori dhe perkujtohen nga populli.jane vete ata ,bijt etyre qe na i kujtojne duke ndertuar buste per lloj lloj kriminelesh,duke manifetuar ne vendin ku bene krimin,si krimineli qe kthehet ne vendin e krimit,si per te thene:-“jemi shendoshe e mire,na beni dhe njehere me pushtet dhe do te vrasim ketu ne bulevard jo 4,por 400,4000 po qe nevoja”.sa do vazhdojme te degjojme keto plehra te historise?a nuk duhet te bjere mbi ta urrejtja e popullit?ne asnje menyreata nuk duhet te riciklohen.

    Reply to this comment
    • KOZi February 4, 21:37

      Mos beni sikur nuk kuptoni, Ligji per te perndjekurit politik eshte ndertuar mbi nje baze – hudhja poshte e gjithe kapitullit te fajeve politike gjate periudhes komuniste.Ne 1991 eshte votuar nga shumica socialiste dhe opozita PD.
      Cfare gjygji do te behej per gjithe udheheqesit komuniste,te denuar nga shoket e tyre komuniste? Per udheheqesit e formacioneve partizane edhe keto te denuar! Ne cdo Parti Komuniste ne perendim maximumi perjashtohej nga Partia dhe shkonte ne pune te tij ,ne dyqan apo ne zyre private.Si do denohej Fadil Pacrami per liberalizem ne Partine Komuniste Franceze? Prandej doli ligji ne 1991 se ne kushtet e demokracise ligjet e komunizmit as ne gjyq nuk mund te hidheshin( denime per agjitacion,per arratisje,per koloboracionizem,shkeje e vijes se partise,-as avokatet nuk dinin si te mbronin prandej u hoq Ministria Drejtesise rreth 1960)…tung

      Reply to this comment
    • intelektuali February 4, 22:04

      Ore ti fanatik enverist,

      PO VIKTIMAT E MEHMETIT QE VRAU NE TIRANE, 4000 INTELEKTUALE SI NJE KULCEDER E VERTETE SI TE SHKOJNE NE GJYKATE QE TE FITOJNE PAFAJESINE MORE MAVRI IDIOTE?

      I ke te gjithe ne rreze te Dajtit shko dhe shikoji o MUT fanatik si do te urdherosh skeletet te dalin nga varri dhe te shkojne ne gjykaten e Edvinit per te kerkuar pafajesine, he si thua ti o Kasem Idioti?

      PO CFARE FAJI KISHIN INTELEKTUALET DHE TREGETARET TIRONSA QE MEHMETI T’I VRISTE NE NENTOR 1944 ME NJE EGERSI TE PAPARE?

      Po viktimat e Enverit dhe Nexhmijes si do te dalin nga vorret qe nuk i di kush qe te shkojne ne gjykate per te kerkuar pafajesi?

      PO A HANI PYKA LLOGJIKE JU O MUTER FANATIKE TE ENVERIT?

      Reply to this comment
      • Xxx February 6, 20:13

        Ku i gjete 4000 ti ore koqe? 300 vete u arestuan nga te cilet 200 u lane te lire. Shiko dokumentat. Apo jeni mesuar ti fryni shifrat ju. Nga 1500- 2000 te perndjekur politike na i keni bere 8000 e me shume. Keni futur brenda dhe hajdutet ordinere si te perndjekur dhe sot ky kallami i gjate i demshperblen nga taksat tona dhe hajdutet se ata te vertetet hallall ta kene. Saliu jua gjen mendjen ju qe ju pruri verdalle 25 vjet dhe sju dha koker leku.

        Reply to this comment
  13. Po,Po February 4, 20:44

    Faleminderit i nderuar profesor ! Urojme te kesh shendet te plote , mendje te kthjellte siç e ke dhe te kalosh nje pleqeri te lehte ! Njerez si Ti , i bejne nder ketij kombi !

    Reply to this comment
  14. alki February 4, 21:13

    O idiot komunist.
    Me 21 janar 2011 u vendos nje standart.Nuk mundet te dhunohen sipas logjikes se vulgut zyrat e shtetit.
    Afrohuni edhe nje here.

    Reply to this comment
    • Sa per dijeni February 4, 22:01

      O gomari Alqi . Ku rron ti more idjot ? A i ke pare videot me dhjetra , te xhiruara si filma dokumentare , qe nuk eshte sulmuar dhe cenuar as edhe nje institucion nga ajo proteste ?! Ne gjithe ate mori protestuesish nuk kishte as edhe nje te vetem , qe te ishte i armatosur , apo te kishte me vete mjete te rezikeshme , sepse protesta ishte paqesore .Vetem nje pinjoll i kriminelit kuisling , Xhafer Deves mund te shprehet keshtu ! Me sa duket , je ndonje derr i dale nga pylli i Viçidolit dhe je shkolluar ne Plepat e Durresit ne kurse 3 mujore , ku edhe je laureuar e ngroh fronin ne ndonje zyre te prokurorise apo gjykates, si ata tre musketieret tropojane , qe iu versulen per te shqyer Sajmir Tahirin !
      Kafsha serbe e Viçidolit eshte veshtire te dallohet prej kriminelit Xhafer Deva .

      Reply to this comment
  15. Agim Kraja Rruga Ferit Xhajko pall 59 6 hyrja4 ap 13 Tirane February 4, 21:48

    ALPINI.
    Profesor Xhelali pershendetje.Urime per shkrimin .Eshte klasik.ku pjesa me e madhe e popullit shqiptar dhe vecanerisht e popullit te Tiranes e ndjejne edhe sot ate nate te zeze.Por ka edhe nga ato pinjoll qe e vqzhdojne ate rruge.si 21 janari .si dhe heqia e emerit te rruges nga deshmoret e 4 shkurtit ne rruga Ibrahim Rrugova. Veprim qe te con ne harresen e asaj makabre.Per ato qe nuk e pelqejne kete shkrim po ju kujtoj shprehjen popullore.Qe qorrit mos ja trego gropen. se e gjen vet.

    Reply to this comment
  16. loni February 4, 23:36

    Nuk e kuptoj se kush eshte ai bir bushtre qe perdor pseodonimin tim.Komentin e mesiperm nuk e kam shkruajtur une.

    Reply to this comment
  17. loni February 4, 23:56

    Zoti alki; Do te deshiroja shume qe ne 21janar 2011te ishte vrare gjithe te afermit e tu. Do isha kurjoz c’fare pergjigje do na jepje.

    Reply to this comment
  18. Dhimbia e madhe popull. February 5, 00:43

    Faleminderit komentuesi Agim Kraja,si te sillie nje “kompozim te te mirit Agim Krajka…

    Pershendetie i nderuari Agim Kraja i rruges “Ferit Xhajko” pallati 59te,(dikur une banor),te falenderoj per kete koment te shkelqyer, ne mbeshtetie te atij shkrimi te persosur te Pr.Xhelal Gjecovit, qe Xhafedeistet, sa pasues te tyre sot(ata te 21 Janrit) u dalin ne mbrojtie. Natyrisht populli,qe e ka shprehur opinionin e tij me votimet e fundit,jua jep pergjigjen”Xhafedeistev te vjeter e te rrinj”. Pac miresi djale po te quaj se une jam.. katragjysh… Pershendetie “Pasuesve Veterane” nga Toronto,me ate koment derguar.. VO.Do ta mbeshtesie ate propozimin e komentuesit “kasem gahinji”… Dhimbia e Madhe popull.

    Reply to this comment
  19. info analitike February 5, 06:55

    Historia e shtremberuar e terroristeve gjysmeshekullore qe masakruan shqiptaret me keq se cdo armik. Xhelalet e partise vazhdojne akoma me propaganden e stervjeter se ciles tashme i ka dale boja. Mungesa e nje Nurembergu shqiptar ka sjelle si pasoje qe kriminelet e diktatures te vazhdojne me paturpesi te bejne moral.

    Reply to this comment
  20. alphade February 5, 10:59

    Pershendetje, prof. Xhelal Gjecovii per artikullin e botuar
    ne kete gazete te nderuar: “Dita” qe na e ben zemren dri-
    te cdo dite: Qelbaniku i Tiranes,sapo mori celsat e Bash-
    kise se Tiranes,i ndrroi emrin rruges se “4 shkurtit” dhe i
    vuri emrin e I.Rugoves,nipit te Xhaferr Deve Kriminelit.
    Ketu del se nje popull i tere tiranas dhe gjithe Shqiperise,
    si delet e Jezu Krishtit ,nuk ngriten as gishtin indikator per
    t’i thene NDAL ! ketij delenxhiu pa skrupull qe mori guxi-
    min te blasfemoi 84 martiret e 4 shkurtit ,ku shumica e
    tyre ishin njerez te zakonshem,te ndershem e patriote,qe
    iu dhimbsesh vatani. Puetja ime eshte shume e thjeshte:
    Pse u lejuan keta horra e brigande te shkelin me te dyja
    kembet dhe me arrogance delirante mbi ndjenjat e popu-
    llit te Tiranes ??? Pse gjithe kjo frike nga nje grusht ho-
    rrash te zbritur nga “bjeshket e nemura” per t’i bere gjemen Shqiperise dhe shqiptareve ??? Si nuk doli nje
    shqiptar per t’i treguar vendin kesaj bande “alarikeve” ?
    Por vetem ” rrine e veshtrojne yjet” e Theodor Drajzerit ?
    Turpi na mbulofte si popull e si komb !
    Dushmani i Vicidolit,simbol e prototip i LIGESISE e ka bere dhe vazhdon ta beje corap e lesh e li ate vend dhe
    kurkush nuk i thote ndaj ketij krimineli,hajni,mafiozi qe
    pergjate 27 vjeteve vetem fatkeqesi i ka shkaktuar Shqi-
    perise dhe kombit shqiptar. Me sa guxim del surratbresh-
    ka e Gollobordes dhe e kercenon kryeministrin aktual me
    aktin e Avni Rustemit ne Paris dhe asnje nga pozita e sotme as nje gisht nuk levizin per t’i treguar vendin kesaj
    lavireje ?! Theksoj se nuk eshte se kam ndonje fare sim-
    patie per k/ ministrin aktual por gjithesesi ky nuk i ngjan
    asfare drakules se Vicidolit nga cdo pikpamje dhe mbi te
    gjitha nuk eshte vrases,ndersa mbi shpinen e vicidolasit
    rendon nje mal Korabi me krime ! Ne kete kuptim, dekla-
    ratat e kryeministrit aktual se ” nuk jemi te gjithe njesoj”
    kane vlere …! Megjithate,dihet se historia ka zig-zaget e
    veta ,por ne fund te dites cdo gje do te shkoje ne vendin e vet. Koha do t’i japi vendin e vet cdo rrjedhe historike.

    Reply to this comment
  21. Dhimbia e madhe Popull February 5, 15:40

    Faleminderi Pr dr.Gjecovi .sa…komentuesit”alphade”.

    Ju, Komentuesi “alphade” me ju lumte, per ate guxim e atdhetarizem qe shprehni e shkruani,per “gangrenen”e viteve qe po kalon atdheu yne, sot e 27 vjet…. Toni:-“Koha do t’i japi vendie e vet cdo rjedhie historike”-nenvizoni Ju, me te drejte po: DERI KUR KESHTU ME ! Ai popull,do vuaje me te..

    Dhimbia e madhe popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*