Terroristët, kërcënimi i ri për Shqipërinë e Ballkanin

September 14, 2016 10:11

Terroristët, kërcënimi i ri për Shqipërinë e Ballkanin

Shqipëria ka bërë “një arritje të paprecedentë – siç e quajti ambasadori Donald Lu – duke zeruar numrin e luftëtarëve shqiptarë që i bashkohen ISIS, por tani po përballet me një kërcënim të ri.

Kalimi tranzit i terroristëve që largohen nga Siria dhe Iraku.

Nga mbi 90 persona në vitin 2013- 2014 në zero gjatë dy viteve të fundit, sipas Institutit shqiptar për studime ndërkombëtare. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e paprecedentë në Ballkanin Perëndimor. Tani Shqipëra e Ballkani perëndimor janë të shqetësuar për një kërcënim të ri. Kërcënimi i mundshëm i luftëtarëve të huaj që kalojnë tranzit si refugjatë, që largohen nga Siria, Iraku dhe Afganistani” u shpreh ambasadori amerikan.

I pranishëm në  konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm të organizuar sot në Durrës, Donald Lu vuri theksin në mbrojtjen sa më të mirë të kufijve.

Për të parandaluar këtë Shqipëria ka akses në database e FBI-së përmes një marrëveshjeje të nënshkruar gjatë vizitës së kryeministrit Rama në prill. Me këtë mjet policia kufitare shqiptare mund të hyjë në  listën e mijëra terroristëve potencialë që është hartuar me dhjetra vende partnere” vijoi Lu.

Ambasadori nënvizoi mbështetjen që SHBA do të vijojë të japë në këtë çështje sepse:

ISIS nuk është vetëm në Siri dhe Irak, nuk është vetëm një ushtri, është ideologji dhe për këtë arsye përbën një kërcënim serioz për Europën e më tej. Ne nuk e dimë në çfarë forme do të materializone këto kërcënime, siç ndodhi këtë vit në Francë e Belgjikë e Gjermani. Por dimë një gjë: Ngado që këto kërcënime vijnë ne jemi besimplotë se nëse punojmë së bashku do jemi gati ti përballojmë”

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin vlerësoi rolin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, por edhe emigracionit të paligjshëm. Diplomatja tha se po diskutohet që në Shqipëri të ngrihet një qendër rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Vlahutin tha se sulmet e fundit në Europa tregojnë se ka mangësi në bashkëpunim për të luftuar këtë fenomen.

Ndërsa zv/kryeministri Niko Peleshi tha se narativa është arma e fortë për të luftuar ekstremizmin dhe dhunshëm dhe terrorizmin.

September 14, 2016 10:11
Komento

2 Komente

  1. Dielli September 14, 10:32

    Vetem toleranca zerro ndaj riciklimit te botes se krim-korrupsionit-imoalo-politik si dhe denimi i politikaneve qeveritareve te binjakezuar me boten e krimit e te korrupsionit,si dhe sekuestrimi pasurive te vene me rruge kriminale e korruptive me fuqine e pushtetet,do te beje te mundur qe ekstremizmi i c’do forme ngjyre, forme apo besimi te mbeten nje enderr e keqe e se kaluares.C’do justifikim tjeter se ujqerit e cakejt do te luftojne ekstremizmin eshte nje grusht ndaj vetes,familjes,popullit dhe Shqiperise vertet te Lire e Demokratike dhe Botes ne Progres Njerezor.
    Nga Shqiperie vetem ne fud vitin 2013 dolen jashte “ilegalist”mbi 1.3 miljard dollare,lind pyetja ku shkuan dhe perse vazhdon te heshte qeveria “rilindjes rama”?
    Po Ambasadori Donald Lu dhe Romana Vahutin cfare mund ti thot shqiptareve per kete grabitje te madhe ne vazhdimesi me fuqine e pushteteve????

    Reply to this comment
  2. Blloku September 14, 23:27

    Jemi te ngopur me prrallat e Ambasadorit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*