Terrorizmi, Kuvendi thërret ministrin Tahiri

November 23, 2015 09:42

Terrorizmi, Kuvendi thërret ministrin Tahiri

Komisioni për Sigurinë Kombëtare do të zhvillojë sot seancë dëgjimore me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri lidhur me masat e marra për luftën kundër terrorizmit.

Pak ditë më parë, Ministri deklaroi se Shqipëria nuk ka asnjë kërcënim konkret sa i përket sulmeve të mundshme terroriste, por të gjitha masat e përforcuara janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë publike përsa kohë vendi ynë është radhitur krah shoqërive në Aleancën globale kundër ISIS.

Ministri Tahiri tha se mazhoranca ka propozuar një ligj për sigurinë publike ku ndahen përgjegjësitë mes shtetit, policisë, biznesit, agjencive ligjzbatuese dhe vetë qytetarit në mënyrë që ata të jenë sa më të sigurtë. /Dita/

November 23, 2015 09:42
Komento

1 Koment

  1. Mark uk November 23, 10:11

    Edhe del duke u zgerdhyer ky mafioz.Populli ka rrezuar diktaturen ma te rrept ne Europe e nuk po rrezon nje qeveri hajdutesh e mafiozesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*