Terrorizoi për 5 orë Elbasanin, flasin fqinjët e 71-vjeçarit: E kemi denoncuar disa herë, na ka nxirë jetën, shpëtuam!

September 25, 2020 13:43

Terrorizoi për 5 orë Elbasanin, flasin fqinjët e 71-vjeçarit: E kemi denoncuar disa herë, na ka nxirë jetën, shpëtuam!

Një ditë më parë, Lefter Zhidru terrorizoi për rreth pesë orë lagjen “11 Nëntori” në Elbasan, pasi qëlloi fillimisht ndaj forcave të policisë dhe ndaj qytetarëve poshtë banesës ku ai jetonte.

Gjithçka nisi pas një sherri në familje.

Forcat RENEA ndërhynë për neutralizimin e tij dhe ai qëlloi sërish me armë, duke bërë që dhe forcat e policisë t’i përgjigjen.

Për pasojë, 71-vjeçari ka mbetur i vdekur.

Ditën e sotme u diskutua gjatë në lidhje me këtë ngjarje që tronditi opinionin publik.

Gazetarët e “Shqipëria Live” ishin te pallati ku jetonte 71-vjeçari së bashku me familjen e tij.

Sipas banorëve, Lefteri ishte një person problematik, i cili ua kishte nxirë jetën.

“Kishte debate të shumta. Kemi bërë disa herë kërkesë që të largoheshin nga hyrja. Banorët e pallatit kanë bërë shpesh denoncim”, tha një fqinje.

Ndërsa një tjetër tha: “Edhe gjatë pandemisë ka patur sherre. Shpëtuam. Urrejtje kam për atë person”.

“Ishte person problematik, na ka nxirë jetën. Shyqyr që kemi shpëtuar”, tha një tjetër.

j.l./ dita

September 25, 2020 13:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim