Terrorizuan qytetin me breshëri plumbash, arrestohen 3 të rinj

February 16, 2018 09:12

Terrorizuan qytetin me breshëri plumbash, arrestohen 3 të rinj

Policia e Lezhës ka arrestuar 3 të rinj, të cilët kanë krijuar panik në qytet duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ditën e enjte, rreth orës 14.30, në lagjen Varosh të qytetit të Lezhës, pranë hyrjes se një tuneli poshtë kalasë së qytetit, tre shtetasit qëlluan në ajër me një pushkë model 56.

Policia arrestoi 21-vjeçarin Markelian Pepa, 15-vjeçarin me iniciale E.M. dhe 15-vjeçarin tjetër me iniciale P.D.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur si prova materiale, përveç armës, edhe 35 gëzhoja, 332 fishekë luftarakë, 8 granata dore si dhe një pistoletë shenjëdhënëse.

Po gjatë kontrollit, grupi hetimor ka sekuestruar edhe një sasi të vogël kanabisi.

o.j/dita

February 16, 2018 09:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*