Testament

Arben Duka August 3, 2015 11:46

Testament

Jam poet e kam talent,
të shkruaj një Testament!

Të shkruaj që ç’ke me të,
për ato që pas do lë.

Arben Duka burrë i zoti,
rrojti shumë edhe kulloti.

Nga qejfi – jo nga inati,
i treti të gjitha ç’pati.

As në thes e as në arkë,
mbrapa s’la asnjë qindarkë!

Kjo aspak nuk e ka prekur,
ç’i do paret një i vdekur?!

Do shkruaj që ç’ke me të,
s’është se mbrapa s’la asgjë.

La ato që kish në zëmër,
pa dyshim një goxha emër.

Nxiu njëqind ton me letër,
shkroi për lolo dhe për mbretër.

Shkroi këngë e shkroi vargje,
bukë të mirë gatoi në magje.

Arben Dukë – o Arben Dukë,
që le mbrapa këtë bukë.

Këtë bukë për mot e jetë,
se të uritur do ketë.

Do gjëmojë një zë i ndritur:
“Hani ju – o të uritur!”

Nëpër shi e nëpër vapë,
do kërkoni prapë e prapë.

Do kërkoni e do gjeni,
atë bukë që la Arbeni.

Ndonjë ditë a ndonjë natë,
do bëni ndonjë uratë.

Dhe në paçi prapë uri,
do ndizni ndonjë qiri.

Do më doni – ku ta dish,
njëlloj si kryqin në kishë!

Arben Duka August 3, 2015 11:46
Komento

8 Komente

  1. Lleshi August 3, 12:07

    Arben mos nuk je mire
    C’eshte ky lajm kjo myncyre ?
    Zjarri kur driten shuan
    Nuk lajmeron edhe nuk vuan

    Por digjet sa me mire
    Deri sa behete hir
    Sepse botes i jep drite
    Shprese per jeten cdo dite

    Sepse ngroh edhe gjallon
    Ne te madhin acar
    Nuk pyet se po mbaron
    Por mbahet forte se eshte zjarr

    Per te u denua Prometeu
    Qe mbi Toke ate e solli
    Bashke me Arbenet e tjere
    Gjalle mbajti , jeten mbolli

    Reply to this comment
  2. lato August 3, 16:01

    Kjo bote u
    O perendi,o dreq
    qe une paskem lindur te te ndreq!

    Nuk je i pari,o Arben,po mblidh mente dhe kthehu ne shtepi,se mos ben ndonje zarar!

    Reply to this comment
  3. Kris 1 August 4, 05:03

    Zoti i madh qe na gatoi
    Ca emra ne yje shkroi,
    Ca I ndezi flake ne furre
    Dhe I shuan vec me shurre
    emrat qe ndricojne nje qiell
    Jane ata qe deshen diell,
    Qe ne mendje kane lirine
    Shpirtin kopsht per dashurine
    Shpirti I mire poet nuk vdes
    Po ringjallet na Cdo brez

    Reply to this comment
  4. Festim August 4, 13:12

    O Arben Duka me halle,
    do te rrosh sa keto male,
    ne cdo zemer do te jesh,
    merak kurre te mos kesh,

    Testamenti eshte pa vend,
    eshte per ata qe skan mend,
    Je Poet, opozitar ,
    Per ne je margaritar.

    Nese eshte dhe kjo nje “loje”
    lufta jote do vazhdoje,
    me te ligun, te pabesin,
    se virtyti do mund vessin.

    Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE August 4, 14:37

    Jo vetem se je poet
    Po je zjarr qe djeg rrufete

    Rrufekeqinjte qe djegin Shqiperine
    Nuk i do mesa Serbine

    As Greqine s’e ke ne huj
    Po qindro dhe mos vuaj…

    Luaju nenen te gjithe tradhtarve
    Qe kane hyre ne bythe t’Zagarve

    Se Shqiperia do te rroje
    Me burra te ketij soji

    Me sojin tend shqiptar
    Shqiperia do lulezoje

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  6. protesilahu August 4, 16:42

    Vazhdim;- Arben Duka burr’i zoti,
    nxorri dhine e kulloti,
    i dha uje po s’i piu,
    i ngriti bishtin dhe e qiu …..

    Reply to this comment
  7. burreria August 4, 17:07

    je njeri me vlera te medha,
    me trimeri u burreri te pashoq
    e si lunxhiot me pene
    qe pasuri ke shpirtin tend
    qe neve na e fal
    e jo si shume te tjere
    qe vetem duan te pasurohen
    e ne nga pena tende
    jo vetem lumturohemi
    por edhe shpresojme
    kurse ti arben duka
    o poeti yne
    si rilinasit e dikurshem
    vetem per njerezit e thjeshte
    vecem per memedhene
    e prap do shkruash
    edhe ne presim ti lexojme
    poezite e neserme.

    Reply to this comment
  8. METEH August 4, 18:52

    Arben Duka je i rralle,Prandaj ne te duam te gjalle,Ato qe na shkruan TI,Le te jen per shokun Sali.Aq e urrejme ate burre,Se poezi nuk beri kurre,Vetem shpifje dite-perdite,Oh ju shofte ajo drite.Te ket turp ky protesilahu qe shkruan budallalleqe si adoleshent i Viçidolit..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*