Testamenti i Gjon Muzakës

Moikom Zeqo March 2, 2018 11:51

Testamenti i Gjon Muzakës

Në 3 qershor 1510 princi i thinjur arbër Gjon Muzaka u ul tek tryeza e shkrimit. Pati ndjesinë marramendëse se u fiksua pazgjidhshëm në një objekt sekret që e ripërtërinte, por edhe e rrëqethte. Sot mbushte 52 vjeç, por ndihej i mplakur si një patriark. Para tij qe Bibla në latinisht. E shfletoi i sigurt. Ezekieli (21,3): “… i thuaj pyllit të Negevit: Dëgjo fjalën e Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti: unë po ndez tek ty një zjarr, që do të gllabërojë çdo dru të blertë; flaka e zjarrtë nuk do të shuhet dhe çdo fytyrë nga veriu në jug do të digjet. Çdo mish do ta shohë që unë, Zoti, e kam ndezur, nuk do të shuhet…”.

Gjon Muzaka u mendua: “Dhe trupi im digjet dhe nuk shuhet më”. Pastaj lexoi më tej: “Zoti e thirri një njeri të veshur me rroba liri, që mbante kallamarin prej briri të shkruesit në krah dhe i tha: “Kalo mes qytetit të Jeruzalemit, dhe u bëj një shenjë në ballë njerëzve, që psherëtijnë dhe vajtojnë gjithë gjërat që ndodhin mes tyre dhe mes meje, zotit, zotit…”. Vegim qetësues, udhërrëfyes. Tani shkruesi duhet të jem unë, psherëtiu Gjon Muzaka. Lexoi në latinisht përsëri “Nil sub sole novum”, domethënë “Asnjë e re nën Diell”. U trondit nga kjo e vërtetë qartësisht mizore. Mori pendën e mjellmës, e ngjeu në kallamarin antik dhe nisi të shkruajë mbi një fletë letre: “Cuncta sub sole vana. Venite fili, audite, timorem domini docebo vos. Oculi domini supre iustos, et aures eius in preces eorum, vultus outem domini super facientes male, ut perdat te terra eos. Clamaverunt iusti, et dominus exaudivit eos, et ex omnibus tribulationibus eorum liberavti eos”. Muzaka e përktheu në shqip njëkohësisht në mendje tërë frazat latine: “Çdo gjë nën Diell është kotësi. Ejani, bij, do t’ju mësoj që të kini frikë Zotin. Zoti i ka drejtuar sytë ndaj njerëzve të drejtë dhe veshet ndaj lutjeve të tyre, fytyra e Zotit është edhe përballë njerëzve të liq, me qëllim t’i zhdukë nga faqja e dheut. Njerëzit e drejtë e ngritën zërin dhe zoti së largu i dëgjoi ata dhe i çliroi nga të gjitha shqetësimet e tyre”.

Moikom Zeqo

Moikom Zeqo

Princi Muzaka ndaloi së shkruari. Pa nga dritarja e dhomës peizazhin e Napolit. Kishte shumë vite që kishte braktisur Arbërinë, me gjithë familjen, e kishte ndalur në Itali. Arbëria tani i përkiste perandorisë otomane. Principata e tij, rezidenca në kështjellën e Beratit, kujtimet etj,. qenë ngrirë, konservuar katastrofikisht nën kupolën e rëndë dhe të pakapshme të pushtimit. Çdo gjë intime i dukej e largët, e pakapshme. Për shumë vjet në Napoli gjeti një ngushëllim të pakët, por shqetësimi ju shumëfishua. Këtu qe si një princ teatri, pra jo i vërtetë, qe thjesht një emër, por jo njeriu i dikurshëm dhe i fuqishëm, një fantazmë ekzotike dhe krejt e papërfillshme, aspak i gjallë, konkret dhe i rrezikshëm. Ah, klithi pa zë. Çdo gjë ka stinën e vet, përsëriti me vete, çdo situatë ka një kohë nën qiell, një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të korrur, një kohë për të vrarë dhe një kohë për të shëruar, një kohë për të rrënuar dhe një kohë për të ndërtuar, një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të vallëzuar dhe një kohë për të mbajtur zi, një kohë për të flakur gurët dhe një kohë për t’i mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar dhe një kohë për të mos përqafuar, një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të humbur, një kohë për të ruajtur dhe një kohë për të hedhur tutje, një kohë për të grisur dhe një kohë për të qepur, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur, një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer, një kohë për luftën dhe një kohë për paqen…

Muzaka u drodh në një lloj ëndërrimi shekujsh. Vendosi të shkruante përsëri. do të bënte një kronikë të familjes, skemën e gjenealogjisë, ftillesat, të përshkruante lavdinë, disfatën, të ringjallte kronikat e vdekura. U tendos, i shpërthenin idetë, mendimet vërtitëse, imazhet e zbehëshme nga koha. Mendoi se do të vdiste së shpejti, bijve të tij dhe fëmijëve të tyre duhet t’u linte një tekst testamenti, që të mos humbiste Arbëria fantazmagorike brenda tij, që kur t’i shuhej trupi, të mos shuhej dhe të humbiste kjo Arbëri. U frymëzua, nisi të shkruajë me hov, me shpresë e ndoshta me delir. Kujtoi të parët e hershëm, të lindur pranë burimit mitik, “ku pishtarët e fikur ndizeshin në çast dhe pishtarët e ndezur shuheshin”, përngjasi emrin e Muzakëve me atë të fisit të Molosëve, rikujtoi Pirron e Madh të Epirit, pastaj perandorët e Bizantit që u kishin dhënë tituj të mëdhenj paraardhësve të tij si dhe stemat familjare, plot simbole shqiponjash dykokëshe dhe alegori pushteti perandorak. Kujtoi martesat, emrat e të lindurve që kishin vdekur, dhe të të lindurve të tjerë, që gjithashtu do të vdisnin ritualisht dhe pashmangësisht. Besonte, se pinjollë të ardhshëm do të ktheheshin dikur në Arbëri, përshkroi hartografinë e pronave të familjes, hollësisht, mjeshtërisht, konkretisht.

Ah, pronat, pronat! E drejta historike e pronës! Shenjtëria e pronës. Burimi i pushtetit, miti i plotfuqisë në mijëvjeçarët që ndryshojnë dhe zhbëjnë gjithçka. Ah, pronat, pronat! La pendën e mjellmës mbi letër. Rilexoi ç’kishte shënuar, ndihej si lehona, që sapo ishte çliruar nga foshnja e porsalindur, u mrekullua, u mallëngjye, por u ndje tmerrësisht i lodhur, i sfilitur, tejet i vdekshëm me shpejtësi të përllogaritur nga misteret e të Pashmangshmes! Ah, pronat, pronat! Ndjeu befas një errësim, një ide e befasishme, e skëterrshme gati e shkatërroi. Ç’është e drejta historike e pronës? Përderisa prona shitet dhe blihet a mund të jetë e shenjtë, a mund të jetë një e drejtë historikisht ekskluzive e patjetërsueshme? A thua vallë, mbas 4 ose 5 shekujsh do të mbijetonin pasardhësit e Muzakajve? E nëse do të ktheheshin në Arbëri me testamentin e tij të pavdekshëm, a mund ta zbatonin? O kotësi e kotësive, gjithçka është kotësi, ajo që ka qenë është gjë që do të jetë, ajo që është bërë është ajo që do të bëhet. “Nil sub Sole novum”. Asgjë e re nën Diell. Princi Gjon Muzaka gati u nguros, u statujizua!

 Mendimet, idetë përplasen dhe shkatërrojnë njëri-tjetrin. Kuptoi se teksti i tij tashmë qe apokrif, se edhe miliona të tjerë para tij e kishin shkruar, se edhe miliona të tjerë pas tij do ta shkruanin përsëri, çdo gjë është kalimtare, e lëvizshme, çdo gjë është palimpsest dhe njeriu dhe prona, dhe librat dhe ëndrrat, dhe porositë dhe ankthet, dhe mençuria dhe injoranca, dhe e vërtetë dhe gënjeshtra, dhe jeta dhe vdekja janë palimpsest, një palimpsest rrethor, i vërtitshëm, sepse, në fund të fundit, princi vizionar dhe i shastisur Gjon Muzaka qartësoi parabolën e burimit “ku pishtarët e fikur ndizeshin në çast dhe pishtarët e ndezur fikeshin”. E ardhmja, zoti jonë ky burim misterioz. Muzaka qe pishtari i ndezur që po fikej tashmë mbi burimin ndjellës. Ndoshta do të jem 5 shekuj pishtar i fikur, i harruar, i mbyllur në terr, në kotësi, në hiç. Por ndoshta, ndoshta në një kohë të panjohur pishtari im i fikur do të afrohej mbi burimin fatal dhe atëherë, o Zot, do të ndizej verbueshëm, me një ndriçim mahnitës dhe të përjetshëm!

 

Moikom Zeqo March 2, 2018 11:51
Komento

21 Komente

  1. Pano Hallko March 31, 09:09

    I madhi Moikom! Ti ishe atje, ne zyren e Muzakes ate dite te 3 Qershorit te vitit 1510. Sepse ti ke qene, ne çdo date Historike te njerezimit nder shekuj. Sepse ti do te jesh, nder shekuj, ne çdo çast te rendesishem te njerezimit. Permes Vepres Tende!…

    Reply to this comment
  2. "Horri i Bulevardit" March 31, 09:29

    Ja kush jane ish pronare, ky mbiemer dhe shume mbiemra te tjere, te ajkes arberore, jane ish pronaret dhe eshte turpi i shqiptareve, qe degjojne kurdet, qe erdhen me ushtrine osmane, qe deklarohen si ish pronare.
    Mbiemri Muzaka, eshte nje nga mbiemrat e ndritur shqiptare.
    Me falni qe dola nga tema e shkrimit.

    Reply to this comment
    • Cun i lagjes March 2, 17:47

      Ta marrim te gjith si shembull letersia historike nuk eshte per ata qe kane vetem shkollen fillore! Duhet te pakten Klasa e peste e siper!!

      Reply to this comment
  3. Emira March 31, 12:38

    Moikom Zeqo: nje i semure mendor, qe shpiku edhe nje semundje per te qene ne qender te vemendjes, dhe qe shkruan marrezira si ato me siper.
    Ose gabohem: eshte bere pragmatik dhe shkruan per ca pak pare!
    Luani

    Reply to this comment
  4. Mehmet Metaj March 31, 12:51

    Gjon Muzaka, si i vetmi princi yne qe ka lene testament te shkruar, i la amanet djalit te tij: njeriun e mire eshte pak ta besh mbret, njeriut te lig eshte pak t’i marresh jeten”

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati April 1, 02:07

      Por ditari i Gjon Muzakes thuhet qe esht i mbushur me genjeshtra , sipas nje studimi qe i ha bere arbereshi Paolo Peta

      Reply to this comment
      • pfff...! March 2, 17:47

        “thuhet ” NUK DO TE THOTE “sein”

        por i thon Bla-Bla -Bla uo kopan

        dhe Paolo Pitja ,mos ka qen noj pizzaiolo qi binte tromofockes tende pizen ne shtepi e rrinte e i tregonte ndonji Histori .

        Reply to this comment
  5. Aristo-Telos,Aristo-Kratos,Aleks-Andros March 31, 18:43

    Pa ardhur Turqia,o zoti Zeqo nuk kishte Bejlere,Agallare,sulltaner ketu ne Ballkan apo Asine e Vogel.
    Keshtu edhe emrat Gjergj,Gjon,Gjin si ka mundesi ti ndroni nga Jeorgos,Janis,Vasilis,Kostandin.
    Po pse mere tur….it e vromes,pse duhet te quheshin keshtu kur bizanti greke dhe Kisha Greke kishte ketu rreth 1500 vjet?
    Emri i tij ishte Janis Musaqis se ishte Orthodoks dhe prandaj quhet Musaqa ose Myseqe.
    Nuk na u hoqet qafe ju Turqit e m….t.ngelet duke qelbur kete vend Historike me kulture dhe gjuhe Greke.
    Pse nuk quani edhe Aerodromin Pirrua,Aleksander,Olimpia,Filip?
    Se keta jane te lidhur gjenetikisht dhe ik dhe zbulo zoti Zeqo shkrimet e para “Shqipetare” te mbretit Pirro dhe mos “genjeni” me Mesharin e Janit Buzukut gjoja 1555!
    Zoti zeqo,kur shkuann Arvanitasit apo Arbereshet ne Magna Grecia menjehere ndruan emrat nga Janis ne Gjon se ata ishin pa karakter apo nder?

    Reply to this comment
    • PO,PO March 31, 20:40

      Aristo-Telos……., nje gjarper, qe rri i fshehur nen gur dhe pret rastin per te kafshuar dhe hedhur helmin viktimes , ate qe kane bere nder shekuj.
      Nje idjot i vertete,qe “harron” ,qe shqiptaret kane qene me se pari pagane , pastaj katolike , pastaj u perzien me ate ortodokse , nje derivat i katolikes , pastaj erdhi pushtuesi tjeter e solli besimin mysliman tek nje pjese e popullsise . Kaq gje e dine edhe femijet……,vetem gjarperinjte si ky i sipermi,qe ndez zjarrin e urrejtjes , nuk e ditka ! NJE IDJOT I VERTETE ,BANOR MESKIN E MURG MANASTIRESH ,QE S`KA BAR SHERIMI , KERKON HAPESIRE E SHPERNDAN TYMUESE NE AMBIENTET E PASTRA SHQIPTARE !

      Reply to this comment
    • Hammerhaituri March 2, 17:37

      Thjesht fare nuk ke kuptuar asgje!!
      Te rrofte kultura jote greke!

      Reply to this comment
  6. lis dushku March 31, 19:42

    Kush e ka quajtur testamentin e Gjon Muzakes:Margaritari i zbulimeve te Karl Hopfit,?Hartimet gjimnazore te Moikomit jane te periudhes kur bijt e llumit te proletaratit zbuluan se “shkenca dhe letersia nuk jane krejt armiqesore”.

    Reply to this comment
    • katarakti March 2, 16:37

      Po ti mor “fisnik” nga çfare dere e madhe halldupesh ke dale?! Nga “llumi i proletariatit” siç i quan ti mor gjiriz kane dale figura te paharrueshme ne historine e Njerezimit.Me miliona.Me te miret dhe me te shquarit. A mund te me thuash o bajge se nga cila dere e ndritur fisnikerore vjen ti?! Nga raca e majmuneve?! Ndryshe nuk spjegohet kjo idiotesia jote. Dukesh si qeni qe i leh Henes. Na trego po deshe studimet e tua te fundit, qe te ndriçohemi ca edhe ne te tjeret e paditur! Plehre.

      Reply to this comment
  7. Mbetesh pishtari i vetem qe ndricon ne erresiren qe ka pllakosur Shqiperine i nderuar Miokom . March 2, 14:01

    Rrespekt Moikom Zeqo ,
    je e mbetesh i vetmi Princ i Historise vertete te Kombit Shqiptare ,
    qe shetit Kalave te Heshtura ,por Krenare ,
    e i ndricon ato me pishtarin e penes tende .
    Jane ato Keshtjella ,e ata Prijsa te Mesjetes ,
    Zoter te Arberise ,
    qe gjithkush qe ishte ne kufij me ata ,
    zvarriteshin posht kembeve e madheshtise tyre ,
    Pricipatave me te Fuqishme ne Ballkan por edhe me tej dhe Princave si Muzaka ,lavdia e prezenca te cileve pritej me nderime ne Mbreterine me te fuqishme te Kohes Venedik.

    Natyrishte ,qe kjo medheshti e rraces Shqiptare ,
    terhiqte me vehte shume ambicie ,xhelozi ,por edhe urrejtje e armiqe ,jo vetem nga popuj me te cilen rrethohej Arberia ,
    e qe zvarriteshin si krimba e hardhuca Historise .

    Dhe te gjithe kta armiqe te Arbriit ,
    te cilet u bashkuan ne turqi ,shfyrtezuan rastin
    per te fshehur , Historine e Arberise ,Prijsave te saj Legjendare ,
    perball te cileve dridheshin edhe sundimtaret me te medhenje te Botes .
    Sulmet kunder Historise Shqiptareve ,nuk kan njohur asnjiher pushim ,akoma sot edhe nga Europa sulmet nuk kane te ndalur ,pra Fronti i Shqiptareve sot ne mbrojtje te Historise Shqiperise ka ngritur Mure mbrojtese te Historise ,ka bashkuar Prijsat Historiane ,
    per ta zmbrasur edhe njiher Perandorine e Kohes
    ashtu si e mbrojtjen kte Histori Krenare edhe te paret e tyre si Gjon Muzaka ,Gjergji i Madhe i Katsrioteve Skenderbej, etj Prijsa te ksaj Toke Hijerende ,
    qe ka lindur (ndezur pishtare )mbas cdo shuajtje pishtaresh duke nderuar Atdheun e tyre Shqiperine .
    Nji Historian Gjerman shkruante dikur ,
    ;’
    Nuk ka Histori ne Bote me terheqese ,me madheshtore per nga dinamika e saj se Historia e Shqiperise
    e qenie me te fort e krenare Pricat e saj e vet shqiptaret .
    Kohet ndryshojne i nderuar Moikom ,
    ndryshojne edhe politikat ndermjet shteteve ,
    maredhenjen ndermjet tyre ,
    ndryshojne sistemet , ndryshon gjithcka ,
    vetem nji gje s’ka ndryshuar akoma qysh mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeut ,
    Lufta e te Huajve kunder Historise dhe Krenarise Shqiptare . Klm.

    Reply to this comment
  8. demo March 2, 17:31

    o Pellasgos!Nuk ka perandori greke ne histori.Ka perandori Romake te Lindjes.Njemijehere ta kam shkruar por ti je varianti Mark-uk i grekomaneve .Ti rri ne ShBA,ai rri ne UK.Ju bashkon injoranca dhe ligesia.Emrat Gjon,Gjergj,Konstantin nuk jane me origjine greke.As emertimi Castrum nuk eshte me origjine greke.Shen Gjoni,nje peshkatar ne liqenin e Galilese,qe Jezu Krishti e mori me vete si shoqerues dhe u be Apostull i krishterimit,;shkroi biblen e IV sipas Gjonit dhe Apokalipsin,ishte CIFUT SI JEZU KRISHTI.Ky emer nepermjet bibles dhe kishes u perhap ne te kater anet e botes se krishtere.Ne greqisht mori formen Jani,ne Shqip Gjon,ne italisht Gjovani,ne frengjisht Gijom,ne anglisht Xhon,ne gjermanisht Johan.Mbiemri Muzaka e ka origjinen ne Skrapar,ku edhe sot egziston fshati Muzaka.Mbiemri Muzaka rron edhe tek arbereshet e Italise.Ne i respektojme dijetaret greke te lashtesise si Herodoti dhe Tuqiditi,qe e kane lene te dokumentuar,: GREQIA MBARON NE GJIRIN E AMBRAKISE(sot gjiri Prevezes) dhe fiset epirote thesprotet,molloset,kaonet qe jetojne ne veri te Gjirit te Ambrakise jane BARBARE DHE NUK FLASIN GREQISHT.Ne e respektojme oratorin e lashtesise greke Demostenin,i cili ne vepren e tij Filipiket u thoshte Athinasve:MAQEDONASIT NUK JANE GREKE(si Lakademonasit)ATA JANE BARBARE DHE NE KOHERA TE VJETRA AS SKLLEVER S`MUND TE MERRJE PREJ TYRE. Keto te mesoje ay prifti grek ne Amerike ty pellasgos.Greket e sotem ne fakt e kane ndertuar nje Perandori.Ajo eshte PERANDORIA E GENJESHTRES.

    Reply to this comment
    • ! March 2, 19:49

      demo ,
      ne pergjithsi jame dakord me ty ,
      por qe Muzaka te Jet skrapalli ,
      ktu me duket je jorealist.

      Reply to this comment
  9. Pellazgos March 3, 02:16

    Meqenese ka Perandori Romake dhe jo Greke zoti demo,a ka gjuhe Romake?
    Se greqisht do te thote Saranda,Apollonas,Argjiro kastros,Kostandino polis,Aleksandro polis,Perso polis,Mitho llogia,Arthmi tiqi,Geo grafia,Astro nomia,Apollonia,Afro viti,Egyptos,Nilos,Meso potamos,Italos,Epidamnos,Buthrotos,Poseidonas,Odiseas,Aristotelis,Sokratis.Dhimo kratis,Aristo kratis,kurse ty zoti demo ke Terezas,Berishas,Hamzas,Idrizas,Shabanas etj.

    Reply to this comment
  10. demo March 3, 10:45

    Po si nuk ka gjuhe romake mo Pellasgos?Eshte LATINISHTJA.
    Ashtu si Latinishtja ruhej ne kisha dhe Manastire,edhe Greqishtja deri ne 1830 ishte nje gjuhe e vdekur(pa popull),qe ruhej ne kisha dhe manastire.Murgjit e manastireve orthodhokse ua ngjiten kete gjuhe kufome, popullit shqiptar qe banonte ne More,Epir,Cameri,dhe ja,…ku u be kombi grek nga i vdekur,ne te gjalle.

    Reply to this comment
  11. Pellazgos March 3, 14:30

    Demooooooo o demoooooo.
    Ka gjuhe Latinishte dhe jo Romake,po Maqedonce eshre gjendur ndonje gjurme?
    Se edhe Perandoria e Maqedonise ashtu si e Romes kane perhapur Civiluzimin Greke,Filisofine Greke,Perndite Greke te Latinizuar,Theatrot te kthyera ne Gladiatore etj.
    Kur ata qe kane tru thone qe Greqia e Lashte dhe Civilizimi Greke eshte baza e Civiluzimit Evropiane dhe me tutje,ty dhe per fat te keq shume si ty,nuk te mbushet radakja.
    I thone 3mije vjet Civilizim deri sa u krijua “shqiperia” myslimane e pashallekut te Turqise.
    Ne qofte se ty nuk do te behesh njeri,kjo eshte puna tende.

    Reply to this comment
  12. demo March 4, 00:03

    Roma ishte nje qytet ne Latium,Te gjithe qytetaret dhe katundaret e Latiumit flisnin Latinisht dhe quheshin Latine.Ashtu si Athina ishte nje qytet ne Greqi.Athinjotet flisnin greqisht dhe jo Athinisht,mor Pellasgos qe duhet te besh ca kurse analfabetizmi,pastaj te gjykosh popujt dhe historine.Maqedonasit e lashte flisnin Maqedonisht dhe jo greqisht,sepse ka deshmi te shkruara qe mbreti Filip i Maqedonise,pasi pushtoi Greqine,fliste me perkthyes me Greket. Ju tifozet e Greqise me shume i detyroheni dijetareve muslimane Arabe,qe perkthyen shkrimet e grekeve te lashte dhe i perhapen ne gjithe boten.Idetyroheni dhe sulltaneve turq,qe i detyruan popujt e krishtere te perandorise ti bindeshin Patrikut grek te Stambollit dhe shkrimet e shenjta ne kishe ti psallnin ne greqisht.Rumunet,Shqiptaret,Hungarezet, nuk kishin te drejte te shkruanin gjuhen e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*