Testamenti i Muhametit është paqja – jo lufta…

Arben Duka January 26, 2016 10:24

Testamenti i Muhametit është paqja – jo lufta…

Unë tok i mbaj Bibël e Kuran,
e ti Jezusin pa një shkak ma shan?!
Nga Muhameti yt mëso-o burrë,
e njohu Krishtin dhe s’e shau kurrë!

Përse hakmarrje ti kërkon-o vlla,
se gjak e shpatë në Kuran nuk ka,
dhe Muhamet Profeti asnjëherë,
nuk bëri luftë këtu me të krishterë!

Unë s’jam idiot si ti – të shaj Profetin,
që Një i Vetëm ndryshoi gjithë Planetin,
Planetin ku jetojmë të dy-o xhan,
ku janë shkruar Bibël e Kuran!

Ku jetuan Krisht e Muhamet,
ndaj për të gjithë ka ajër ky Planet,
Profeti juaj u’a ka ndritur faqen,
luftoi me shpatë-po shpata solli paqen!

Kur lart u ngrit Profeti Muhamet,
as gjak-as shpatë nuk la si amanet,
po paqe të pafund për njerëzinë,
me paqe Allahu sundon njerëzinë!

Mbase Zoti s’kish një Bir të Vetëm,
ky është misteri që kurrë s’e gjetëm,
se Bir qe Krishti – po Bir dhe Muhameti,
kjo mund të jetë dilema dhe sekreti!

Veç tyre askush s’është ngritur dot,
dhe atje lart ka vetëm një Zot,
një në të matjë- një në të djathtë e mban,
njërin me Bibël-tjetrin me Kuran!

Shtatë shekuj mbasi Krishti fluturoi,
një Lajm të Ri Zoti na dërgoi,
dhe Muhametin zgjodhi lajmëtar,
që Lajmin ta përhapte sa më parë!

Tek Muhameti Lajm i Ri qe sjellë,
që do ta merrte brënda në një shpellë.
Kur hyri brënda qe analfabet,
u bë kur doli i vetmi Profet!

Fjalë e Allahut u shkrua në Kuran,

emrat e Biblës nëpër vagje janë,
ndaj mëndjen vrite pak-more Njeri,
pse njeh Allahu Krisht edhe Moisi?!

Në Bibël ka Evë dhe Adam,
Adem edhe Hava ka në Kuran,
plot përputhje nëpër vargje ka,
Noja i Biblës ësht’ në Kuran Noha!

Gjersa u shkrua lart Kurani për njerinë,
ndodhet aty edhe Krishti ynë,
aty e ka parë Allahu i ndritur,
se poshtë në Tokë Allahu kurrë s’ka zbritur!

Mëndja ime një mendim s’e ndan,
se kanë shumë lidhje Bibël e Kuran,
se gjithë Botën time-Botën tënde,
e krijoi për ne e njëjta mëndje…

Arben Duka January 26, 2016 10:24
Komento

5 Komente

  1. raif January 26, 14:38

    pçrse kush bëri gjithë ato luftëra muhamedi apo emri i tij, gati 40 vjet luftëra me shpatë në duar, kush më rrëfen këso përrallash për fëmijë ai vdiq me shpatë në duar për ta zgjëruar myslimanizmin dhe myslimanizimin e botës..Kush mba këso predikime të rreme, Muhamedi ishte më shumë luftëtarë se profet ..

    Reply to this comment
  2. raif January 26, 14:39

    testamenti i muhamedit është prodhim kalifati dhe isis..

    Reply to this comment
  3. Monika KryeLopa January 26, 15:39

    ‘Kush pergojon zotin pa vend,zoti nuk e fal por e denon ate'(komandamenti i dyte)!!Duka,lerja ‘politiqise’ mekatare te pergojojne krishtin e Muhametin qe kane vjedhur dynjane e naten vjedhin e kurverojne me sekretaret dashnore e ditem me grate e 2,3 e shtatembeshjeta shkojne te rrefejne mekatet me bythen perpjete ndaj imameve e prifterinjve pedofila. Ti si poet edhe sikur te jesh ‘besimtar’ duhet te propogandosh LAIÇITETIN e ‘shtetit’ me kushtetute qe eshte kthyer ne leter higjenike 25 vjet nga ata qe kane uzurpuar ‘parlamentin’ e ‘leshit’ te Topallit e nuk ka KRISHT e Muhamet ti nxjerre jashte!’Perendi !Ku je?’Migjeni

    Reply to this comment
  4. demo January 26, 22:19

    Kurani eshte nje plagjature patetike e bibles.Muhametit ja diktoi ortaku i tij cifut,.Allahu,qe i frynte ne vesh karvanarit Muhamet komandamentet e dhiates,qe u kthyen ne syre kurani,ishte cifuti qe gezonte autoritet dhe perkrahjen e Muhametit.Muhameti vinte nga beduinet endacake,jetim,pa perkrahje,por perfitoi nga Hatixheja, nje grua e fuqishme,e pasur,17 vjet me e madhe se ai nga fisi Kurejsheve.Kur u be profet,ne moshen 70 vjec,i shtoi haremit te tij edhe nje vajze 9 vjecare,Aishen me te cilen lindi Aliun.Film me pulle te kuqe.Largoni femijet nga ekrani!

    Reply to this comment
  5. raif January 27, 11:27

    myslimanizmi është skajshmërisht i identifikuar me politikën, myslimanizmi është religjion i politizuar, dhe gjersa këto nuk ndahen, ato shkaktojnë gjakëderdhej të vazhdueshme, dhe më shumë i bëjnë dëm vehtes dhe politikave defansive..ato nuk janë vlera por DOGMA politike,, religjioni mysliman është i dogmatizar dhe nuk dallon shumë nga ideologjia e muhamedit i cili k vdekë dhe ka paraparë edhe këtë Kalifat dhe këtë ISIS.Arsyeja e vetme është se myslimanizmi nuk shpërndan dritë, nuk jep rrugë, nulk jep kutlrurë, nuk jep mesazhe paqeje, nuk jep ekonomi, nuk prodhon shkencë, nuk jep dije, por e vetmja gjë është të pengoj të tjerët duke i vënë në shënjestër të shkatërrimit sipas Kurhanit dhe Sheriatit…myslimanizmi është duke e konsumuar vehten dhe duke u tkurrur në (jo)vlerat e terrorizmit botëror..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*