Testi i gjakut që zbulon kancerin 10 vjet para se të shfaqet

June 30, 2017 14:30

Testi i gjakut që zbulon kancerin 10 vjet para se të shfaqet

Analizat e gjakut janë një kontroll i thjeshtë që zbulojnë shumë për shëndetin tuaj. Shkencëtarët kanë zbuluar një test të thjeshtë të gjakut që mund të identifikojë lloje të ndryshme të kancerit deri në 10 vjet para se ato të shfaqen.

Metoda e njohur me emrin “biopsi e lëngshme”, mund të analizojë gjerësisht ADN-në tuaj dhe të kërkojë për shenja të tumoreve të mundshëm që mund t’ju prekin. Procedura është ende duke u zhvilluar në Sloan Kettering Memorial në SHBA.

Sipas ‘Daily Mail’, ajo është testuar në më shumë se 160 pacientë që vuajnë nga kanceri i gjirit, prostatës apo mushkërive.

Testi mund të zbulojë kancerin në 90% të rasteve. Megjithatë, nuk është aq i sigurtë për kancerin e pankreasit, sepse rezulton i saktë në vetëm 55% të rasteve.

Megjithatë, metoda revolucionare është ende një nga mënyrat më të mira për zbulimin e kancerit në kohë.

E ashtuquajtura “biopsi e lëngshme” mund të identifikojë çdo lloj tumori në trup.

Shkencëtarët shpresojnë që zhvillimi i projektit të shkojë mirë dhe mendojnë se mund të përdoret si pjesë e ekzaminimeve rutinë në të ardhmen, siç janë testet e kolesterolit në gjak.

Ekspertët mendojnë se testi ka potencial të madh dhe mund të shpëtojë mijëra jetë në të ardhmen. Grail, një kompani e mbështetur nga miliarderë si Bill Gates dhe Jeff Bezos, synon të kryejë testet e para publike deri në vitin 2019.

June 30, 2017 14:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*