Testimi i infermierëve, më 15 prill beteja e dytë ligjore me Ministrinë

April 10, 2015 17:53

Testimi i infermierëve, më 15 prill beteja e dytë ligjore me Ministrinë

Në 15 prill, ministria e Shëndetësisë dhe Urdhëri i infemierit kanë betejen e dytë ligjore për testimin ose jo të infermierëve. Seance e dytë në Gjykatën Administrative pas 5 ditëve.

Presidenti i urdhërti të infermierit Sabri Skënderi tha se do të vijoj me prcesin e nisur, duke e argumentuar se sita në të cilën kalojnë infermierët janë të shumtë sa nuk kanë nevojë të bëjnë dhe testimin e përgjithshëm, raporton Ora News.

Sipas Skenderit provimi i shtetit që do të zhvillohet të hënën për më shumë se 100 infermierë është një tjetër proces që duhet të shmangë testimin me urdhër të ministrit të Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se testimi, i pari i infemierëve është për të parë se si paraqitet situata e profesionistëve të shëndetit dhe se ky proces nuk do të ndikojë në largimin nga puna të mjekëve, infermierëve, stomatologëve e laborantëve.

April 10, 2015 17:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*