Testimi i Ministrisë së Shëndetësisë, në lista edhe mjekë që janë ndarë nga jeta

September 18, 2015 11:06

Testimi i Ministrisë së Shëndetësisë, në lista edhe mjekë që janë ndarë nga jeta

Në listën e testimit të Ministrisë së Shëndetësisë për mjekët, gjenden edhe mjekë të vdekur. Kjo gjë pranohet nga ana e presidentit të Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.

Emrat e personave të ndarë nga jeta mësohet se gjenden pikërisht në listën me 200 mjekë, të cilët nuk arritën të mbledhin asnjë kredit dhe tashmë do të testohen në tetor.

“200 mjekë rezultuan me zero kredite, por nga kjo listë ka edhe profesionistë që kanë vdekur. Po ashtu, aty gjenden mjekë që janë jashtë Shqipërisë, ndërkohë, në QKEV figurojnë të regjistruar.

Ajo listë do saktësuar. Unë e kam ngritur këtë shqetësim, ua kam bërë me dije edhe rretheve, por deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje. Gjithsesi ne po presim, sepse në muajin e ardhshëm duhet konkretizuar gjithçka”, ka thënë Brahimaj për gazetën Shqip

September 18, 2015 11:06
Komento

4 Komente

  1. Tani September 18, 12:17

    Testimi i mjekeve dhe infermjereve u hodh ne media dhe ne publik me te vetmin qellim per te spostuar vemendjen e opinionit dhe per te kaluar ne heshtje skandale,koncensione dhe tendera skandaloze ne Ministrine e Shendetesise.Me propagande,me tabela gjigande gjoja antikorrupsion ne hyrje te spitaleve sikur spitalet te jene vende dhe skena krimi,me portale antikorrupsion ku ftohen mitomane te ligj per te “denoncuar” korrupsionin e madh te dymije apo dhjetemije lekeshave te vjeter e me kryesorja me te ashtuquajturin testim per mjeket e infermjeret te parashpallur kriminele nga pushteti,kane synuar dhe fatkeqesisht ja kane arritur qellimit qe te heqin nga mediat titujt per abuzime dhe vjedhje aq te medha sa askush nuk ka guxuar me pare ti beje me fondet per shendetesine.
    Ne media dhe portale shume pak jane permendur shperdorimet ne shuma te medha me check-up mjekesor dhe tenderat per mirembajtje pajisjesh.Reformat ne shendetesi as ne horizont nuk po duken dhe e vetmja qe po behet eshte zhvatja ne maksimum edhe e atyre pak parave qe qeveria jep shendetesise.
    Keto jane tema per tu marre e qe prekin tre milione shqiptaret te cilet nuk zgjidhin dot hall neper spitalet gjithe mungesa e jo se jane ende neper lista ca mjeke te shkrete qe kane vdekur para kohe nga streset e pasiguria per punen dhe jeten qe jua ka shkaktuar pushteti i Salinjve,Rameve dhe Beqeve.

    Reply to this comment
  2. spartaku September 18, 12:42

    Pse eshte per tu habitur,dhe te shkruash ne gazete ,se na qenkan ne liste disa mjek te vdekur? Kjo ndodh,edhe mund te ndodhe padashje,nje gje qe rregullohet edhe pa e denoncuar ne medjan e shkruar.Kjo eshte bere me qellim te keq politike.

    Reply to this comment
  3. spartaku September 18, 12:45

    Testimi eshte i domosdoshem,dhe duhet bere.Kjo gje duhet pranuar ehe nga vete personeli i mjekesise.Ne çdo ndermarrje te vendit behen testime.

    Reply to this comment
  4. Illo September 18, 20:42

    Ne Shqiperi , pas mbreterimit te Saliut , duhet te testohen te gjithe profesionistet , qe kane lidhje me shendetin e popullit . gjithcka eshte tjetersuar , eshte kthyer permbys . jne blere diploma . Duhet te testohen te gjitha gradat shkencore , qe jane dhe e , qe ne kohen e Enverit . Ka kohe qe shkenca , kultura dhe shkolla jane kthyer ne mjete biznesi . testimi I mjekeve konsiderohet jo vetem I dobishem , por fillimi I nje operacioni zinxhir . Bravo I qofte Ministrit te shendetesise , qe filloi kete nisme riperteritese .
    I. Foto

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*