Testoi përdorimin e drogës për 8 vite, por ky fakt tronditi gjykatën
Nga Arkiva
Një grua e cila ishte e punësuar si një testuese droge nga Departamenti i Policisë së Massachusetts, ka qenë e droguar gjatë mijëra rasteve të gjykuara. Ky përfundim shokues u zbulua plot 8 vjet pasi ajo ka ushtruar këtë profesion çdo ditë. Ish-kimistja, Sonja Farak, ka punuar në laboratorin Amherst ku testoheshin mostrat e drogës për policinë.
Por, u zbulua se Sonja ishte vetë një përdoruese e kokainës, ketaminës, metanfetaminës dhe disa lloje të tjera dorgërash gjatë punës së saj 8-vjeçare. Zëdhënësja e Gjykatës tha: “Ne jemi shumë të shqetësuar pasi integriteti i sistemit të drejtësisë është vënë në pikëpyetje apo kompromentuar.”
Mes viteve 2005 dhe 2013, Farak gjykoi rreth 30,000 raste të cilat janë të gjitha në dyshim tashmë, për shkak se ajo është përdoruese droge. Madje, drejtori i ACLU Matthew Segal ka thënë se lufta ndaj drogës është ndërtuar mbi një bazë provash të falsifikuara.
Edhe pse në pamje të parë duket një çështja qesharake, gjykimi i mijëra njerëzve me anë të dëshmive të mundshme të rreme ose gjykimi i shtrembëruar i dikujt është një skandal i madh dhe i tmerrshëm.
me anë të këtij precedenti mund të lirohen dhe të dëmshpërblehen të gjithë ata të dënuar që kjo ju ka bërë provat!!
përfytyroni se çfar katastrofe SHBA,ose për policinë e Massachusetts!!në çdo gjykim të ri do të vihet në dyshim testet!!të gjithë avokatët do të vënë në dyshim testet duke marrë si shëmbull këtë rast!!