Tetë hapat sipas Ilir Metës pse kemi grusht shteti në Shqipëri

February 24, 2020 11:23

Tetë hapat sipas Ilir Metës pse kemi grusht shteti në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta ka ndarë një status në rrjetin social Facebook, ku radhit hapat e grushtit të shtetit që sipas tij ka vënë në jetë mazhoranca.

Statusi i Ilir Metës

Hapi i parë
Vjedhja e zgjedhjeve të 2017-ës, duke përdorur çunat problematikë, sipas dosjeve 184 të Dibrës dhe 339 të Shijakut, që lëvizin si top ping-pongu nga një zyrë e prokurorisë në tjetrën.
Përdorimi i Policisë së Shtetit në manipulimin e zgjedhjeve, siç rezulton në këto dosje, e frymëzuar edhe nga thirrja publike e Kryeministrit Edi Rama ndaj çdo polici për të bërë fushatë për Partinë Socialiste.

Hapi i dytë
Kapja në mënyrë anti-kushtetuese e Prokurorisë me 69 vota (nga 84 vota të sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuar me unanimitet me 140 vota), dhe bashkë me të edhe hetimin për të siguruar pandëshkueshmërinë totale të tyre, për të mbyllur çdo çështje penale që rëndon mbi ta dhe bashkëpunëtorët e tyre, për ta përdorur si mjet shantazhi ndaj kundërshtarëve politikë.

Hapi i tretë
Provokuan braktisjen e Parlamentit nga opozita dhe vrapuan për të zëvendësuar 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës, në mënyrë anti-kushtetuese e të paligjshme, vetëm me një akt administrativ. Edhe sot pas një viti, Parlamenti është në gjendje të rëndë anti-kushtetuese (122 deputetë me letra nga 140 që kërkon Kushtetuta).

Hapi i katërt
Përmes Parlamentit monist miratuan Rezolutë kundër dekreteve të Presidentit të Republikës për zgjedhjet e 30 qershorit. Organizata rilindase e partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve arriti deri aty sa rrëzoi edhe dekretet e Presidentit duke dhunuar haptas Kushtetutën.
Mosbotimi i dekretit të Presidentit për 13 tetorin në Fletoren Zyrtare në kundërshtim me ligjin.
Organizuan zgjedhje të paligjshme njëpartiake, kapën 100% pushtetin lokal dhe të 61 Bashkitë u bënë moniste, bashkë me Këshillat e tyre.

Hapi i pestë
Miratuan KÇK për të asgjësuar totalisht drejtësinë e për ta futur plotësisht në thundrën e qeverisë dhe të policisë, për të mbyllur çdo mundësi për ndëshkimin e kriminalizimit dhe korrupsionit të Rilindjes, si dhe për të përgjuar në mënyrë mafioze e të paligjshme këdo që i denoncon dhe thotë të vërtetat për ta.

Hapi i gjashtë
Për të kapur përfundimisht median dhe AMA-n, miratuan ligjin e ashtuquajtur “Anti-shpifje”, megjithëse Këshilli i Europës ishte totalisht kundër, aq sa u detyrua që po vetë ta çojë në Komisionin e Venecias.

Hapi i shtatë
Tentativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet falsifikimeve, mashtrimeve dhe shkeljes së Kushtetutës e ligjit nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe nga Kuvendi i Shqipërisë, duke bërë pjesë të grushtit të shtetit të gjithë institucionet e kapura totalisht nga qeveria. Ky hap kishte për qëllim asgjësimin përfundimtar, jo vetëm të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, por edhe të çdo mundësie për llogaridhënie në Republikën e Shqipërisë, duke vënë në pikëpyetje edhe sovranitetin dhe integritetin e vendit.

Hapi i fundit
Miratimi anti-kushtetues i ligjit të betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (pa pritur Komisionin e Venecias që e kërkuan vetë), për të futur si anëtarë të saj Dvoranët, Artat dhe Etildat e Rilindjes.
Më pas u ka mbetur edhe hapi final: shkarkimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me porosi të UDB-së, për të zgjedhur një President me “Etikë” që të lobojë dhe të firmosë për ndarjen e Kosovës dhe për çdo projekt tjetër anti-kombëtar.
Por shqiptarët kanë 100 vjet që janë ndarë nga Esat Pashë Tradhëtari.

Të dashur qytetarë,

Ju ftoj të gjithëve në 2 mars, në ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit dhe mbrojtjes, jo vetëm të integritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës, por të vetë shtetit tonë, kombit dhe interesit kombëtar.
Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar!

 

o.j/dita

February 24, 2020 11:23
Komento

10 Komente

  1. H February 24, 11:28

    Janë të gjitha të aprovuara nga BE dhe USA. Dil në shesh kundër tyre po ke bythë.

    Reply to this comment
  2. korçari February 24, 11:43

    Nqs gjen budallenj dhe idiote qe mund te hane lakrat e tua o Like floriri pasi ne keta 30vjet nuk t’a ka ndjere fare as per kushtetute dhe as per ligj por vetem je kujdesur per te shtuar pasurine tende nepermjet vjedhjes duke shfrytezuar postet e larta politike,duke ju siguruar femijeve tuaj shkolla ne Angli me 180000 euro ne vit pra si nje sheik arab .Je ne ate detyre per te bashkuar popullin dhe jo per t’a perçare dhe denglave te tua me keshtjella e shqiponja do t’i vije fundi shume shpejt .Merr takim urgjent me nje psikiater pasi po flet perçart dhe hajvanlleqe.KOHA E HAJDUTEVE dhe MASKARENJEVE po merr fund…te gjthe ne rradhe per ne ….Reç.

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 February 24, 11:49

    të tretën dhe të katërëtën!?
    pirdhi në të o flori!!
    nëse e treta është “grusht” shteti!?
    atëherë është dhe”opozita” pjestare!!
    për të katërtën!?
    çfar të të them o flori??
    që ti vetë the se ja fute pordhës??
    e si mund të të respektonin një të padrejtë tënden dh epër më tepër kur the se e bëre “për mustaqet e çelos”??
    që dobiçi i tironës e ka kapur shtetin më fortë se e kishe kapur ti dhe i çmënduri i viçidollit!?
    asqë e diskutoj!!e kam thënë unë kur ti rrije në krye të kuvëndit,kur ti gëzoje si i “zgjuar” fitoret e tua!!
    unë nuk diskutoj as këtë 2 marsin tënd!!
    dhe e di përse??
    sepse ti duhet të jesh në burg bashkë me berishën dhe gjithë ata që ti i quan sot “opozitë”!!
    e më pas të ngrihemi ne e ti vëmë shkelmin,ti rrasim brënda,tju bëjmë bashkë tek birrucat e bënçës!!
    o ndyrësirë e skraparit,unë nuk dua çlirim nga ti!nuk dua çlirim nga berisha e basha,sepse ai nuk është çlirim por ripushtim për së treti!!
    unë dua çlirim nga ju të gjithë!!
    do të vijë dita,por jo me ty!!
    duhet të vijë dita jonë!!
    ti me këto brroçkulla po e vonon!!
    askush nuk lëviz kundër ramës me thirrjet e tua e të berishës!!e kemi ngrënë shpesh prej jush!!

    Reply to this comment
  4. Shtrigat dhe shtrigerit February 24, 11:52

    Ali Asllani – Hakërrim

    Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
    Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
    Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
    Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!
    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

    Reply to this comment
  5. Te sulmoshe Shtetin me brockulla halabaku ,nuk i shpeton dot as Drejtesise e as Panikut qe po te grryen perbrenda ,Sharlatan ! February 24, 12:10

    Nji i cili eshte akuzuar per vepra penale
    si Vjedhen e Thsarit te Shtetit ,

    vjedhjet me bllok ne dore presion Fimave Investuese
    ne Shqiperi ,

    Tradhetia ndaj Atdheut ,

    bashkpuntor e vrasjen e 4- protestueseve para Kryemistrise ,qe mba Noflken Ali Baba i Poltikes Shqiptare .
    dhe shtrati ku Korruspioni jetojne Orgazmat si nji Lope

    histerike ,

    etj etj qe karakterizojne veprimtarie e ktij Shkerdhate Klloui ,
    qe ka thyer jo Kushtettute e Ligje ,

    por ber shume me shume se kaq;;;

    Krime Ndaj Njerezimit ;

    NUK E SHPETON DOT ASGJE

    as kto kercime si majmun ne Medie

    e as zhurma qesharake e tij

    asnji date e Marsit qe vetem merr e s’te jep asgje ,

    as nga Drejtesia qe ja ka qit trut ga bytha ktij qenie te peshtire njerezore ,

    qe nuk e kupton dot asnji ,perse tolerohet e i lehohet kaq hapsire !

    Sadami dhe Gaddafi ishin shume shume me te fuqishem se ky glas koteci pulash ,

    dhe e terhoqe zvarre ga pusetta ,ku perfundoje ,
    nderkohe qe Gaddafi u zvarrit kanalit te ujrave te zeza ,

    me shpetu bythen .

    Ky saliu basha etj kriminele Antishqiptare ,

    kan me u strejhu vetem ne Hale !

    Reply to this comment
  6. Ethem Lalaj February 24, 12:20

    DITA:Po i jap pergjigje Likes per ato qe shkruan:
    Per 1-Nuk ka fakte per vjedhje zgjedhjesh,por telefonata urimi per rezultatin e fitores.Po te kishte do vepronte drejtesia.Jane mohuare telefonatat dhe kercenimet e F.Nokes se PD.
    2-Kryeprekurorja u zgjodh me porosi te SHBA per te hequr qafe A.Llallen i bere njesh me krimin dhe sb+im.
    3-Opozita doli vet nga kuvendi per te bindur nd/kombetaret,te cilet e braktisen 100 %..!
    4-Parlamenti u plotesua nga SHBA+BE per te votuar reformat ..!
    5-Ligji anti KÇK do eleminoi te korruptuari e shekullit…te mbeshtetur nga drejtesia dhe politika e SB+IM,qe mbeshtetet nga shba+be.
    6-Ligji anti shpifje do denoi shpifsit e opozites se rruges.
    7-Gj.Kushtetyese kerkon ta kapi presidenti per te shpetuare nga arrestimi per 30 qershorin,13 tetorin,etj.
    8-Ligji per betimin e antareve kushtetues u be pasi presidenti po pengon gjykatsit per korumin 9 veta dhe kerkeses se BE,Buntestagut Gjerman.
    -Like..jep dorheqjen sa nuk eshte von.

    Reply to this comment
  7. Kazani dhe Politikanet shqiptar February 24, 12:29

    Omatuf o kuluf !!! Iku koha jote ! Ti je i shpifur ! Shume shpejt do te jesh askushi ! Kuptoje kete zoti Ilir Meta plera ! Vrave 4 vet ne 21 Janar 11 bashke me Berishen ! Kur jep ti leksione te vjen per te vjell ! Ku lahen skandalet e tua ?!!! o i pa cip ne faqe !

    Reply to this comment
  8. Bureto February 24, 19:23

    Çfarë të bën paniku s’ta bën as armiku. Turp për shqiptarët që ende kanë si president një personazh të tillë të neveritshëm. Flet ky maskara për Esad Toptanë e Avni Rustemë të një kohe të largët dhe jashtë çdo konteksti sa historik, po aq dhe logjik. Nuk ka rrotull ky provincial në të gjithë dimensionet e kësaj fjale, një njeri më mend në kokë dhe këmb në tokë që ta frenojë së paku sa është në zyrat e institucionit më të lartë të Republikës. Parlamenti nga ana e tij, në procesin e nisur për shkarkimin e tij, është shumë i vonuar. Çdo ditë që kalon aq më shumë ia nxin Shqipërisë faqen ky palaço në sytë e ndërkombëtarëve. Turp dhe për ata zagarë, të majtë e të djathtë, të cilët urrejtjen që kanë për Ramën, (ky gjithsesi i përkohshëm në atë karrige), e përdorin për ta ndërsyer këtë gomar edhe më në rrugën e tij të marrëzisë. Harrojnë se kujt i bëjnë dëm, jo sa i përket rendit kushtetues, por për imazhin e vendit, sigurisht që po. Le ta shikojnë dhe nga ky takëm veten në pasqyrë nëse, u rezulton apo jo që të jenë ata falangat e UDB, dhe t’u japin kështu ideologëve sërbomëdhenj, armiqve më konseguentë ndaj shqiptarëve, një instrument më shumë për të vërtetuar, sipas tyre, tezën se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet.

    Reply to this comment
  9. ALBAN DEGA February 25, 12:17

    Denoncim publik i nje presihori kryehajdut i Evropes

    ILIR META NE PRANGA !

    – Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!

    – Mine me sahat ruso-serb e Metes ndaj anetaresimit te Shqiperise ne BE!

    – Shkarkim me procedure urgjente dhe arrestim ne flagrance i Presidentit turpi e kryehajdut i Shqiperise !

    – Cfare pret SPAK-u!? Destabilizimi politik i vendit eshte krimi me i rende ne cdo shtet edhe jo demokratik te Botes … Ilir Meta tashme e ta sterderdhur kupen.

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i turpit te Shqiperise Ilir Meta deklaroi sot me zerin e figuren e tij hapur para syve shqiptareve dhe te nderkombetareve duke bere thirrje per destabilizimin politik te Republikes se Shqiperise dhe duke 2 marsin si Diten e grushtit te shtetit dhe permbysjen me dhune e terror pa maska te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike dhe te njohur e perkrahur si asnjehere tjeter me pare nga bota demokratike, sic e tregoi dy dite perpara ashiqare edhe Konferenca Nderkombetare e Brukselit per kapercimin e paso jave te termetit te 26 nentorit 2019 .
    Ne vend te dekretonte menjehere daten 17 shkurt si dite Feste Kombetare te Solidaritetit, presihori i Shqiperise me nje fytyre qeni te terbuar e hajduti te vetdemaskuar e vetdamkosur perjete me zerin e figuren e tij shpalli fillimin e grushtit te shtetit per permbysjen e rendit kushtetues dhe destabilizimin politik te shtetit shqiptar nen pretekstin e mbrojtjes se Kushtetutes qe e ka pshurrur e dhjerosur te pakten 16 here vetem gjate teté muajve te fundit.
    Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!
    Qysh sot ai u kthye de jure e de facto ne líder i opozites destruktive dhe antishqiptare dhe shpate e ndryshkur e Moskes dhe Beogradit ne Shqiperi.
    Sot Presidenti i Shqperise hoqi edhe masken e fundit dhe u vetdekretue si kryetari, si Molotovi dhe Mina e fundit me sahat e Bandes se Gangstereve politike, biologjike e oturako- mediatike te Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putinit, Like Flori Mona Cizmes , Lulush Karabush Mul Stanishiciit, Fatmir Mehdihoxhe Narko e Human Trafikanti i Prostitucionit… e Mafias krejt jashte kontrollit te tyre, e Moskes dhe Beogradit.
    Po ashtu kjo cmenduri e pashoqe e ketij presihajni synon edhe minimin e celjes se negociatave per pranimin e Shqiperise ne gjirin e BE-se, sic u veprua edhe gjate veres se vitit qe shkoi nga opozita me destruktive dhe e korruptuar, me antishqiptare ne Bote. – Mine me sahat ruso-serb e Metes kunder anetaresimit te Shqiperise ne BE!
    Edhe ky eshte nje sherbim tjeter nr dobi te Moskes dhe Beogradit.
    Ky eshte nje akt i mirefillte terrori politik dhe psikologjik ndaj Kushtetutes, kunder popullit, kunder shtetit dhe kombit shqiptar, eshte nje thirrje e hapur per destabilizimin politik te rendit kushtetues dhe shtetit shqiptar.
    Cfare pret Prokurori i Pergjithshem dhe SPAK-u i Shqiperise !?
    Cfare pret Kuvendi i Shqiperise qe nuk mblidhet menjehere ne seance te jashtezakoneshme per shkarkimin e tij per kete megakrim e akt terrori shteteror !?
    SPAK-u beri thirrje publike per mbare shqiptaret te denoncojne cdo akt korrupsioni te cilitdo personi te perfshire ne kusari…
    Cfare denoncimesh pret SPAK per korrupsion kur ka jo nje por te pakten 42 videorregjistrime me ze e me figuren e vet Ilir Metes ne afera megakorrupsioni, ka vilat e Lalezit …. Tomorrin e shqyer nga babezia e tij dhe bashkeshortes se tij…..
    La nevoje per veprim ligjor pasi hetimi dhe provat jane live!
    Ne cilin shtet te Botes i lejohet nje zevendes- Kryeministri te vetekapur ne flagrance me € 700 000 Euro faqja ose dora, nga krahu i djathte i tij ne qeveri dhe ne parti Z. Dritan Prifti, drite paste ne Parajse !
    Pse nuk vepron menjehere Prokurori i Pergjithshem dhe Ministria e Brendshme per areestimin e menjehereshem ne flagrance te nje presihori qe ka cmendurine te beje thirrje e caktoje edhe date grushti te mirefillte shteti ne syte e shqiptareve dhe mbare Botes!?
    Kushtetuta nuk eshte as film qe intepretohet, as pacavure qe argumentohet nga gangsteret ligjore te Sali Berishes, ala Enkeled Alibe Gebelsi, Gazmend Babale Bardhi, Clirim VeshGjata e profesore Plepash e akademike Domosdove.
    Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj eshte zbatimi pike per pike nga cdo shtetar e qytetar I Shqiperise!
    Kushtetuta eshte kryeligji i te te gjitha ligjeve, eshte BIbla dhe Kurani, eshte Carta Magna e cdo shteti.
    E vetmja logjike kushtetuese jane dispozitat dhe nenet e saj kurse logjika e secilit, aq me teper te nje Presidenti te inkriminuar me ze e me figure, eshte ceshtje personale e tij jo detyrim kushtetues.
    Me veprimet e tij jologjike qe ka bere:
    1- me dekretimin e vonuar te ministrit te Brendshem,
    2- me mosdekretimin e ministrit te Jashtem ne keto caste historike per te ardhmen e Shqiperise ne gjirin e familjes natyrore Evropiane,
    3- me parullen e tij leniniste “nje hap mbrapa” per opoziten e cmendur antishtet ligjor dhe “dy hapa mbrapa” per qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nga populli dhe per kryeministrin, qe rrezikoi tri here permbysjen e saj dhe te tij personalisht per shkak te kembenguljes per jetesimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingun, si premtimi tij madhor per popullin shqiptar qysh ne fushaten e 23 qershorit 2013, Ilir Meta jo vetem shkeli rende por edhe pshurri mbi Kushtetuten.
    4- Akti antikushtetues per cdekretimin e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit 2019, dhe dekretimin e tyre per ne tetor….
    Me aktin e sotem antikushtetues e terrorist Ilir Muta e dhunoi dhe mbivendosi veten mbi Kushtetuten dhe u be pale me nje opozite te terbuar dhe shkalluar nga tmerri i jetesimit te SPAK- ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, objekt e subjekt madhor i te cilave eshte edhe vete ai dhe bashkeshortja e tij e krejt “Banda e Gangstereve” te SaLikekracise sot ne opozite.
    Ky akt antikushtetues i shton efhe akuzen e konfliktit te interesit mbi 52 akuzave per krime te renda, dy te tretat e te cilave me zerin e figuren e tij dhe te bashkeshortes se tij.
    Kjo eshte aresyeja kryesore pse Ilir Meta e ka humbur jo vetem logjiken, por de jure e ka shkarkuar vetveten dhe i tha hapur dyerve te burgut; Hapuni! .
    Ai eshte nje akt jo vetem terrorist, por edhe aresye madhore e percaktuar qarte e prere ne Kushtetute dhe Kodi Penal I Shqiperise per arrestimin e tij menjehere paralel me shkarkimin ne flagrance si President I Shqiperise, post qe nuk duhet ti ishte dhuruar kurrsesi nga Edi Rama dhe mazhoranca e sotme.
    Kushtetuta e miratuar me shumicen absolute te cilesuar te Kuvendit te Shqiperise vetem zbatohet fjale per fjale e pike per pike, sic eshte, nga cdo qytetar e shtetas, nga cdo qelize e shtetit shqiptar e jo me nga Presidenti si garanti i saj.
    Ne emer te atdhetarise shqiptare, ne emer te qyteterimit mijeravjecar iliro- shqiptar, ne emer te aspiratave per liri e demokraci, ne emer te Kultit properendimor, sidomos proamerikan te 95 per qind te shqiptareve kudo ne Bote, ne emer te Kushtetutes se dhunuar te Republikes se Shqiperise, u bej thirrje Kryetarit, Kryesise dhe cdo deputeti te Kuvendit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje e anetaresie politike, te votojne qe te shkarkojne me procedure urgjente sot kryemafiozin e krye- Padrinon, kryekusarin e Shqiperise, Ilir Meta.
    Ky eshte vetem hapi i pare i ligjit dhe drejtesise, i mbrojtjes dhe zbatimit te Kushtetutes se Shqiperise, qe e perdhosi dhe perdhunoi ne menyren me brutale duke e mbivendosur vetveten ndaj saj dhe organit me te larte legjislativ dhe shteteror te Republikes se Shqiperise, Kuvendit te saj dhe ne te njejten kohe organet ligjzbatuese te zbatojne ligjin dhe te arrestojne po ne flagrance kete presihor kryekrimineli!
    Ilir Meta ne pranga !
    Sot… Neser eshte teper vone !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim