Teuta, “mbretëreshë” e merkatos së dimrit

January 9, 2014 10:05

Teuta, “mbretëreshë” e merkatos së dimrit

 Teuta është mbretëresha e merkatos së janarit, me përforcime të shumta, duke i dhënë një organikë të fortë në dispozicion trajnerit Roberto Sorrentino. Janë plot nëntë lojtarë që janë ofruar te skuadra bregdetare, nga Shqipëria dhe vende të tjera. Tre lojtarë kanë ardhur nga Lugano, ish-skuadra e sulmuesit kuqezi Armando Sadiku. Portieri 22-vjeçar Pajtim Badalli, vëllai i tij mbrojtës, Durimi, dhe mesfushori  23-vjeçar Behar Berisha janë lojtarët që vijnë nga Lugano, por nga futbolli zviceran vjen edhe një lojtar tjetër. Është një rikthim në futbollin shqiptar, Eni Imami, i cili ka luajtur me Dinamon, duke pasur tashmë përvojë në kampionatin shqiptar, pasi ka fituar edhe një titull me blutë, para se të transferohej në Zvicër, verën e fundit. Nga Italia ka ardhur Luka Moskatielo, 23 vjeç, i cili disa vite më parë ka luajtur me kombëtaren e kaltër të moshës nën 16 vjeç. Përforcimet e mesfushës vazhdojnë me Idriz Bathën, i huazuar nga Besa, si dhe Muhamed Mambuje Malik. Ndryshimet në organikë kanë prekur edhe sulmin, me dy afrime të reja. Njëri është Amadou Samb, 25 vjeç, i cili ka qenë te disa skuadra italiane, më e njohura Kievo Verona dhe fundit Lumexane. Sulmuesi i dytë është Aleksandar Bezmareviç, për të cilin nuk ka ende të dhëna. Në këtë mënyrë, të paktën nga ana sasiore, Teuta është përforcuar në çdo repart dhe mbetet të shihet se cili do të jenë ndikimi i tyre në rezultatet e “djemve të detit”.

 

 

Përforcimet e Teutës

 

Portier

Pajtim Badalli

 

Mbrojtës

Durim Badalli

 

Mesfushorë

Eni Imami

Behar Berisha

Luka Moskatielo

Idriz Batha

Muhamed Mambuje Malik

 

Sulmues

Amadou Samb

Aleksandar Bezmareviç

 

January 9, 2014 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*