Teuta, objektiva të ndryshme nga dy sezonet e kaluara

April 12, 2015 09:27

Teuta, objektiva të ndryshme nga dy sezonet e kaluara

Teuta ashtu siç parashikohej në fillim të sezonit gjendet në pozicionin që pritej. “Djemtë e Detit” janë në garë për mbijetesë dhe për momentin më të avantazhuar nga Apolonia, që është rivali direkt në garën për të qëndruar mes më të mirëve. Që në fillim u pa qartë se sezoni për durrsakët do të ishte krejt i ndryshëm nga ai i dy sezoneve paraardhëse, ku skuadra luftoi në garën për titull dhe më pas për Europën.

Drejtuesit e Teutës ndërtuan një skuadër të re në moshë, duke hedhur sytë tek e ardhmja, çelësat e të cilës ia besuan një eksperti si Hasan Lika. Starti i sezonit solli menjëherë dy humbje të njëpasnjëshme, por fitorja ndaj Skënderbeut në javën e 6-të solli shpresat për një skuadër që do të luftonte për të mbërritur Europën. Por goditja e Teutës do të vinte në muajin nëntor, ku eliminimi nga Kupa në dëm të Apolonisë do të sillte dhe 5 humbje radhazi në kampionat, ecuri që do të sillte dhe largimin e trajnerit Lika.

Muaji janar solli ndryshime të shumta në skuadër, e cila pa të largoheshin pothuajse gjysma e ekipit, drejtimi i të cilës iu besua një njeriu të shtëpisë si Gentian Begeja i ndihmuar nga Drejtori Sportiv, Ilir Biturku. Megjithatë skuadra është dukur apatike dhe pas fitores me Flamurtarin që i dha frymëmarrje në klasifikim erdhi humbja në javën e kaluar me Vllazninë që e lë Teutën në pozita të vështira. Përpara është Elbasani teksa kalendari pas kësaj jave vështirësohet për “Djemtë e Detit”, që duhet të luftojnë sërish deri në fund në garën për mbijetesë.

 

April 12, 2015 09:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*