Tevez: Messi, kurrë në palestër. Ronaldo i “çmendur”!

September 12, 2018 09:15

Tevez: Messi, kurrë në palestër. Ronaldo i “çmendur”!

Argjentinasi Carlos Tevez, një njohës i mirë i yjeve aktual të futbollit, Lionel Messi, e Cristiano Ronaldo, ka bërë një krahasim mes të dyve, duke shpjeguar diferencat.

“Nuk e kam parë kurrë Messin në palestër apo të bëjë ushtrime teknike. Ajo që bën ai është gjithçka natyrale. Sigurisht që në goditjet e 11-metërshave është stërvitur. Tani i dërgon të gjitha në cep.”

Shumë më i ndryshëm karakteri i Cristiano Ronaldos, sipas “Apashit”.

“Ronaldo, nga ana tjetër, shkon gjithnjë në palestër pas stërvitjes. Ai e ka fiksim të jetë më i miri në gjithçka. Mbërrin gjithmonë para kohe në stërvitje. Kur stërvitja ishte lënë në orën 9 të mëngjesit, unë mbërrija në 8 dhe e gjeja aty, sepse kishte ardhur që në 7:30. Pyesja veten: si mund t’ia hedh këtij tipi? Një ditë shkova në 6, por prapë e gjeta aty.”

a.s/dita

September 12, 2018 09:15
Komento

1 Koment

  1. MH September 12, 14:01

    Vetem per kaq duhet besuar vlersimi i yt.

    Pyesja veten: si mund t’ia hedh këtij tipi? Një ditë shkova në 6, por prapë e gjeta aty.”

    Bukur,shume bukur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*