Tezat e guximshme të një misionari protestant për islamizimin e Shqipërisë

July 4, 2019 13:01

Tezat e guximshme të një misionari protestant për islamizimin e Shqipërisë

Një misionar protestant, me ca vite të kaluara në Shqipëri, u ul gati tetëdhjetëvite më parë të shkruajë tezën e magjistraturës. Pas hulumtimesh e mbledhje materialesh, kishte zgjedhur për të një temë që kërkonte kurajë në të shkruar. Përfundimet e punimit të tij ishin shpesh dramatike, përvëluese, ndoshta të papërtypshme, por sidoqoftë, pa dyshim, tejet të guximshme.

Edwin E. Jacques, historian e studiues amerikan, i kaloi vetëdijshëm kufijtë e një misionari të thjeshtë protestant, pa e hequr nga mendja pozitën e tij. Studimi i bërë islamizimit të Shqipërisë nuk kishte vetëm konture historike; brenda kontureve fetare të trajtesës ai përdori fjalë ligështuese për terrenin ku ngjau islamizimi.

Arsyet pse ky punim është përmendur fare pak deri më tani duhen kërkuar, me të drejtë, besoj, te përfundimet e nxjerra nga autori. Në to duhet kërkuar dhe mungesa sot e gatishmërisë nga ana e bashkëfetarëve të tijpër ta parë atë të botuar në shqip. Pakënaqësia e tyre për botimin në shqip ka qenë e hapur!

Për teologun Ismail Bardhi, shkruesin e parathënies së botimit në shqip, “Islamizimi i Shqipërisë nën turqit” është një sfidë e madhe kombëtare, fetare, kulturore dhe institucionale. Prandaj guximi i autorit Edwin E. Jacques për ta shkruar atë tezë do të mbetej i pamjaftueshëm nëse nuk do të gjendej dhe guximi për ta botuar në shqip. Guxim të cilin e pati Fondacioni “ALSAR”!

Shkrues dhe i një tjetër vepre voluminoze për shqiptarët, Edwin E. Jacques jetoi, punoi e veproi në Shqipëri mes viteve ’30-’40 të shekullit të kaluar. Në Korçë, një ambient i përshtatshëm për misionin e tij, ai filloi të qartësojë idetë për atë që i dukej një anomali, orienti në oksident, Shqipëria muslimane! Misionarin protestant duhen ta kenë munduar disa pyetje gjatë kësaj periudhe. Më këmbëngulëse mes tyre duket të ketëqenëajo se pse përqindja e konvertimeve ishte më e madhe në Shqipëri se gjetiu. Përgjigjja ka realitet brenda, një realitet me të cilin pakkush ka dëshirë të përballet.

Objektivitetit të autorit mund t’i vihet pikëpyetje nga ata të cilët do të mbeten të pakënaqur me përfundimet e punimit, e që sigurisht do të jenë shumë, veçse nuk mund të mohohet serioziteti i plotë në të shkruar. Atë e kanë ndihmuar burime të shumta në mëtimin akademik për t’i vënë në binarë të qëndrueshëm idetë në mendje. Shumë nga këto burime janë cituar për t’i ardhur në ndihmë tezës.

Katër kapituj bëjnë një shtjellim të plotë në kohë dhe hapësirë; analizohet gjithçka, nga hyrja e Krishterimit në Shqipëri te joshja e Islamit për natyrën e shqiptarit. Një kapitull më vete i kushtohet Krishterimit shqiptar, pretendimit për themele apostolike, për të cilin shkruesi i tezës thotë se është i pamundur një pohim pozitiv, përkundër peshës së mundësisë. Kapitulli i dytë pason të parin kronologjikisht, duke na sjellë te historia e Shqipërisë nën turqit. Një analizë e gjatë historike trajton figurën e Skënderbeut, të administrimit turk, të organizimit të Krishterimit shqiptar, të rebelimeve shqiptare kundër turqve, të autonomive lokale dhuruar guvernatorëve lokalë, të masave reformatore, të rilindjes kombëtare. Qëndrimit osman ndaj Krishterimit, në pikëpamje të përgjithshme, i janë lënë paragrafe më vete, ku lexojmë për politikën liberale të habitshme të qeverisë osmane, për liritë dhe privilegjet e dhëna jomuslimanëve.

Për politikat turke që ndikuan në islamizimin e Shqipërisë  flet kapitulli i tretë. Këtu e në vazhdim, deri në fund të punimit, parashtrohen aspektet objektive dhe subjektive të islamizimit. I thelluar në studim, qartas me njohuri të gjera, autori citon në këtë kapitull porosinë kur’anore se “Nuk ka detyrim në fe”.

Mungesa e unitetit fetar në Shqipëri, karakteri dekadent i Krishterimit shqiptar, botëkuptimi materialist i shqiptarëve dhe joshja e Islamit për natyrën shqiptare, renditen në kapitullin e katërt si karakteristikat që e ndihmuan islamizimin. Edwin E. Jacques i bën shumë njerëz të ndihen ligsht me ato çfarë do të lexojnë në këtë pjesë. Mes shumë përshkrimeve të ashpra të autorit, më duket me vend të citoj vetëm fare pak gjë, sa për ilustrim, “Doktrina dekadente ortodokse dha fryte në të jetuarit dekadent heterodoks. Krishterimi ishte reduktuar në një cikël të përciptë ceremonish dhe detyrash, një zëvendësim joshpirtëror i akteve formale të devotshmërisë për të jetuarit etik të krishterë.” Kur flet për botëkuptimin materialist të shqiptarit, autori thekson se ai e mban fenë lehtësisht mbi shpatullat e tij, se faktor vendimtar për shqiptarët nuk është fetarja, por materialja. Shqiptari ishte materialist, shkruan ai, i paprekur nga konsideratat shpirtërore kur këto binin ndesh me interesat e tij materialiste. Në këto karakteristika i sheh shkruesi i tezës, misionari protestant, më së tepërmi arsyet e islamizimit.

“Islamizimi i Shqipërisë nën turqit” është një punim i shkruar shumë e shumë kohë më parë, por aspak i vjetëruar. Pa ndjeshmëritë që zakonisht e mbërthejnë një studiues apo akademik vendas dhe që nuk e lënë të pohojë gjithçka, Edwin E. Jacques na ka dhënë këndvështrimin e tij mbi islamizimin e Shqipërisë. Krahas kësaj, ai vë në dukje se udhëheqësit e vendit po përpiqen dëshpërimisht që nga krijimi i Shqipërisë së lirë ta shuajnë ndërgjegjen fetare të popullit, e se mbi këtë bazë shteti ka miratuar politikën e mirënjohur të marrjes nën mbrojtje të fesë me qëllim që ta dobësojë atë!

Edwin E. Jacques nuk na ka dhënë një histori të thjeshtë islamizimi; teza e tij  ka në të shumë më tepër se ç’na sugjeron titulli. E vërteta e këtij misionari protestant ndoshta djeg, por duhet mësuar!

Mehdi Gurra

Teolog

July 4, 2019 13:01
Komento

16 Komente

  1. Mollosi July 4, 21:01

    Prej fillimit islami u perhap me dhune. Thenja nga Kurani se “nuk ka detyrim ne fe” nuk qendron sepse ke dhjetera ajete te tjera ku konvertimi me dhune eshte detyrim i myslimaneve.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati July 5, 20:00

      Islami ne Shqiperi u perhap ,sepse shqiptaret nuk ishin komb besimtar ne kuptimin e fes monoteiste ,
      por kjo nuk do te thote se nuk ishin fetare

      Shqiptaret megjith ardhjen e Kristianizmit , nuk hoqen dore nga besimini tyre fetar , qe keta e quajne Pagan

      Shqiptaret nuk i besuan ato perrallat ne Krishtin qe bente cudira , qe vdiste sot dhe ngjallej pas 3 ditesh ,

      Porse ne te njejtem kohe shqiptaret ishim shum fetar duke besuar ne Zotat e tyre qe ishte Dielli , Toka , Qielli etj dhe bikes benin fli per keto zota

      Dhe per keto kulte te tyre fetare shqiptaret ishin jashtezakonisht shum ferare ,
      dhe kishin krijuar nje fantazi te papare ndaj ketyre Zotave
      Ndaj edhe nuk u impresionuan fare nga Krishti ke bemat e tij , po ashtu edhe nga Muhameti

      Pra shqiptaret duke mos pasur konsiderate per fene meneteiste e ndryshonin ate sipas rethanave, kur erdhi Turqia , por edhe Turqia ne disa raste perdori forcen per kete gje

      Natyrisht nuk e ndryshuan fene per qellime materialiste sic thote Edwin Jacque , seps Kristianet Ortodokse ishin shum me te favoruzuar se myslymanet Shqiptare nen Turqine , pasi nuk kishte asnje efekt ne karieren Osmane nqs ti ndryshohe Fene.

      Osmanet ta ndryshonin fene lur ti beheshe zyrtar i larte i tyre ,
      Porse feja islame nuk te ndihmonte aspak qe te beje kariere ,
      aq me teper qe Sulltanet ne shumice dermuese ishin gjysem ortodokse , sepse nenat e tyre ishin ortodokse

      Dhe me kryesorja akoma ishte se , pikerisht ushtaret turq qe vinin mga radhet e popullsive Ortodokse dhe qe quheshin Ushtar Jani , apo Janissari , ishin ata qe vendosnim fatin se kush do behej sulltan

      Pasi kishte nje ligj qe , nqs Janissaret detdhnim kazanin e tyre te supes ,
      kjo ishte shenje se Sulltani duhej te largohej nga pushteti, dhe keta Janissarw aprovonin nje Sulltan tjeter

      Pra , shqiptaret nuk e ndryshuan fene per perfitime materialiste ,
      sepse Perandoria Osmane ishte shum drmokratije ne kete drejtim ,
      ajo i trajtonte te gjithe njelloj ,
      dhe biles popullsite e Krishtera i trajtonte me diference poxotive dhe me shume dashamiresi se sa shqiptatet ,
      dhe kjo duket tek arsimimi etnik , ku ne Perandorine Osmane lejoheshin te gjitha shkollat e krishtera
      dhe vetem gjuha shqipe ndalohej reptesisht dhe goditej oer vdekje per 500 vjet t rresht

      Plus qe Arkbishopi , prifti kryesor i Patrikanes ne Stamboll ishte Krahu i majte i Sulltanit ne mbledhjet e Divanit Perandorak dhe Keshilltari kryesor bashke me Bezirin e madh

      Porse , sic thashe shqiptari nuk i besonte aspak fete monoteiste ne teorite tyre ,
      plot cudira qe benin Krishti e Muhameti

      Ishte populli shqiptar ne ato 1500 vjet te Mesjetes , populli ne Iluminost ne Europe , sepse kur te gjithe Kristiane e Myslynane vepronin si te marrosur duke luftuar ne Jerisalem per pordhet e Krishtit e Muhametit ,
      populli shqiptar, njelloj si iluministet Franceze, nuk i besonte aspak keto idiotlleqe ,

      Kjo nuk do te thote qe ishte materialist ,
      Perkundrazi
      , sepse nderkaq besonte ne Zot qe ishte tek ai Diell ,e tek ai Qiell,
      dhe i lutej Zotit per nje jete me te mire , per nje kohe me te more , me shira kur ishin te mbjellat dhe me dimer te bute

      Historiani me i mire grek , Paparigopullos , ne Mega Historia ,
      tregon nje shembull se si. 23 fshatra ne Permet u kthyen brenda nates nga Ortodokse ne myslymane , sepse kishte 2 jave qe nuk po binte shi ,
      dhe nenduan ti luten zotit ne fene theter se mbase sillte shiun
      Prifti i mallkoi , por fshataret , njelloj sikur te kishin mentalitet shkemcetaresh ,
      e kuptonin qe mallkimet ishin budalleqe , jo pasuri shpirterore ,
      Ndaj i thane priftit , : Ju lutem Zotit ne kete fe , dhe nuk na solli shiun ,
      ndaj do presim edhe nje jave dhe nqs nuk bije shi , atehere do i lutemi zotit ne fene tjeter se mbase na leshon ujin

      Tamam sic thoshte ne letren e saj Nene Tereza , qe ja dergoi drejtuesit te saj shpirterror , nje prifti ne Londer , ku i thoshte :

      I jam lutur zotit , gjithe jeten , por ai nuk duket gjekundi , nuk ka asnje shenje nga prania e tij

      Pra , une mendoj se Edwin Jacque , nuk e ka njohur mire realitetim religjoz te Perandorise Osmane ,
      dhe sa per tolerancen , por edhe dashamiresine e Persndorise Osmane ndaj Ortodokseve ajo dihet ,

      Por aty , Jacque nuk thote per urrejtjen e pafund qe kishim Osmanet kunder Shqiptareve , e cika kuptohet tek ndalimi plot egersi dhe lufta e eger qe behej kunder shkolles shqipe
      gje e cila ka cuditur te gjithe historianet greke ,

      Por qe shpjegohet lehte , me luften e pa prere per 500 vjet qe Shqiptaret kane bere kunder Osmaneve

      Dhe pikerisht per shkak te kesaj lufte ,Osmanet vendosen ne zbatim nje ligj islamik qe thote ,
      se ato popullsi qe kundershtojne luften tone , ato duhet te islamizohen dhe te c’kombetarizohen me cdo mjet

      Natyrisht, ndryshimi i fese , nuk e prishte identitetin tone ,
      dhe Osmanet e kuptuan kete fakt ,
      ndaj dhe futen ne veprim ndalimin me cdo mjet te gjuhes Shqipe.

      Pikerisht ndalimi i gjuhes sone , kur gjithe gjuhet e tjera lulezonin pa problem , tregon se ndryshimi i fese nuk kishte asnje perfitim mayerial sic thote gabimisht Edvin Jacque ,
      por kjo gje tregon she urrejtjen e pafund qe kishin Osmanet mdaj Kombit Shqiptar

      Reply to this comment
      • Mollosi July 5, 21:57

        Per te shkruar per kete teme duhet pasur kohe. Nuk eshte e vertete qe Perandoria Osmane ishte tolerante dhe qe ajo qytetaret i trajtonte njelloj. Te ishe mysliman do te thoshte te ishe i priviligjuar. Konvertimi (ne shumicen e rasteve) ishte i dhunshem. Kete me se miri e spjegon egzistimi i fenomenit te te krishtereve te fshehur ( kriptokrishtereve).
        Rastet e konvertimeve te dhunshme jane te shumta. Ne relacionin e 5 marsit te vitit 1702, Vincenc Zmajeviq shkruan “Eshte koha kur sulltani kishte urdheruar qe katoliket ose te turqizoheshin ose te transferoheshin” Dhe pa kaluar dy muaj ai u be deshmitar i nje fakti konkret te islamizimit masiv te dhunshem te shqiptareve. “Pikerisht ate dite ( 25 prill) kane kaluar ne fene islame mbi 1000 shqiptare katolike”.

        Reply to this comment
        • Raimond vlonjati July 6, 06:43

          Ti I thua keto nga mendja jote , se jo vetem historianet e Europes perendimore, por edhe vete hsitorianet e Ballkanit,, greke, serbe, bullgare rumune e moldave e thone hapur faktin se Perandoria Osmane ishte tolerante ndaj besimit fetar te popullsive qe ishin ne perandorine e saj

          Biles Presidenti I Moldavise para nje viti I kur Erdogan vajti ne Moldavi per vizite, I dha Erdoganit nje decorate dhe I puthi Shpaten e nje sulltani turk, qe ishte ne nje muze ne Moldavi, duke e falenderuar me fjalet se Ju jemi mirenjohes qe na lejuat te kemi fene tone

          Po ashtu edhe hsitorianet greke, Paprigopullos apo greko Amerikani Staviranos, thote, se maredheniet me Turqine ishin te shkelqyera per 400 vjet , vetem nga fundi u prishen
          Kur Greqia filloi luften per Pavaresi…

          Pore ata cuditeshin qe Pse Osmanet nuk lejonin shollat Shqiptare kur nderkaq I lejonin pa problem te gjitha shkollat e tjera etnike

          Dhe ishte piekrisht Lufta qe Shqiptaret benin kunder Turqeve, ajo qe ndikoi ne sjlljen mizore te Osmaneve kunder Kombit Shqiptar

          Dhe e kam thene ne komentin me siper qe ishte nje ligj islamik, I cili quhej “Dar es Islam” qe do te thoshte se vendosej Ligji I fese Islamike,

          Por ky ligj perdorej vetem kunder atyre kombeve qe e kundershtonin pushtimin Osman

          Nqs nuk I kundershtoje pushtimin OSman, atehere turqit te lejonin te mbaje fene tende

          Nqs ti I luftoje atehere turqit vendosnin ligjin Dar es Islam , qe do te thote aty ne ate vend , vendosej feja islame

          Pra Turqit e kane perdorur vendosjen me dhune te Islamit vetem ne Shqiperi,
          per shkak se populli jone e luftonte pushtimin, ndersa vendet e tjera nuk I ngamcuan ne fene etyre, sepse ata nuk e kundershtuan pushtimin turk

          Reply to this comment
          • Mollosi July 6, 13:05

            Jo ore zoteri nuk i them nga mendja ime. Ato jane fakte historike. Une nuk e di se cka ndodhi ne Moldavi e ne vende te tjera, une po flas per shqiptarine. Mos u bazo ne presidentin e Moldavise sepse edhe ai eshte nje b….lepires, njejte si Rama i yne te cilet per aresye te ndryshme i jargaviten Erdoganit.
            Po e perseris, ne shumicen e rasteve konvertimi tek ne u be dhunshem. Ne mjaft raste leshimi i besimit te krishtere dhe perqafimi i fese islame nga popullsia shqiptare shihej si mjet shpetimi nga ndeshkimi i pushtetit osman per shkak te pjesemarrjes se saj ne kryengritjet e ndryshme clirimtare.Keshtu ndodhi pas shtypjes se kryengritjes shqiptare qe shpertheu ne Veri. E gjithe popullsia katolike e Tivarit dhe e periferise u detyrua te mohoje besimin e vet dhe te kaloje ne islamizem.
            Ortodokset e kishin pak me lehte sepse menjehere pas pushtimit te Konstandinopolit sulltan Mehmeti II e shpalli vehten protektor te Kishes Ortodokse dhe e emeroi kreun e ri te Patrikanes Ekumenike. Aty vendosi peshkopin Genadios i mbiquajtur Skolaris. Pra kishat ortodokse gezonin mbrojtjen e pushtetit osman. Edhe tributi i xhizjes ishte me i rende per katoliket se sa per ortodokset. Ne krahinat e Shqiperise se Veriut tributi i xhizjes kerkohej per cdo fshat kurse per zonat Jugore te vendit kerkohej per cdo shtepi. Pra kjo mbrojtje e ortodokseve nga Perandoria zgjati deri atehere kur filloi rritja e pretendimeve te Rusise per te marre rolin e protektores se popullsive ortodokse ballkanike, vecanerisht duke filluar nga gjysma e dyte e shek. 18. Nga ky moment Perandoria nderroi qendrim sa i perket ortodoksise.
            Qe ne Shqiperi (dhe ne vende te tjera) nuk kishte liri te fese e tregon edhe reforma qe nen trysnine e shteteve evropiane Perandorise ju dasht qe te bente reforma qe eshte e njohur me emrin Tanzimati, Sipas ketij dekreti te gjithe shtetasit e Perandorise ishin te barabarte, pavaresisht nga feja e kombesija.

  2. Arben July 4, 22:29

    Allahu Ekber.

    Perandoria Osmane, kishte popullsi te krishtere, pothuaj

    po aq sa kishte te fese Islame, kjo pas 1515, kur Sulltan Selimi, futi ne Perandori edhe boten Arabe,

    sepse deri ne ate kohe popullsia ishte kryesisht e krishtere.

    E para Perandori ne historine e njerezimit, qe kur u

    shperbe,te gjithe popujt, kishin gjuhen e traditat e tyre

    para se te futeshin ne Perandori, madje kishin perparuar ne to.

    Edhe njehere

    Feja Islame = tolerance.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 5, 11:30

      nëse ti je me të vërtetë përfaqsuesi egzemplar i fesë islame!?
      atëherë nuk është e vërtetë kjo që shkruan ti:”Feja Islame = tolerance.”!!
      ti je kulmi i kulmit të luftës kundër tolerancës!!
      ti je një hale erdoganiste asgjë më tepër!!

      Reply to this comment
    • Raimond vlonjati July 6, 19:07

      Feja islame ishte tolerante vetem me ata qe i binden ,
      Ndersa me ata qe e kundershtojne Feja islame i shjaterron ne cdo aspekt

      Dhe keshtu ndodhi ne Ballkan .

      Popullsite Ortodojse te Ballkanit e pranuan pushtimin turk , dhe Turqia i lejoi te kene Fene e tyre dhe shkollat e tyre.

      Ndersa shqiptarwt nuk e pranuan pushtimin turk.

      Gjithe historianet perendimorw , dhe sidomos Historiani me i mire i Perandorise Osmane , lordi Kinross ,,
      thone se ndersa gjithe Ballkani u pushtua she pranoi pushtimin Turk , vetem ne “ folene e Shqiponjave “ lufta kunder Tirqise vazhdonte me egersi dhe heroizem nga shqiptaret .
      Sapo pushtohej nje qytet ne Veri te Shqiperise , mdizej kryemgritha ne jug ,, dhe keshtu vazhdoi me lufte per 500 vjet

      Dhe ishte pikerisht Sulltan Mehmet Fatihu , ai qe vendosi dhunen mzore dhe ligjet per c’kombetarizim te Shqiptareve

      Pas tij , te gjithe Sulltanet vazhduan te njejten politike azgjesuese ndaj shqiptareve

      Ky Sulltan u plagis per vdekje nga nje vajze nga Kelmendi te cilen ai e japi pasi u pushtua Keshtjella e Shkodres ,
      Lord Kinross thote , se Sulltani e futi vajzen ne harremin e tij ,
      mirpo naten qe do flinte me vajzen , ajo kishte marre nje thike me vete ,
      dhe kur ishin vetem nxori thiken dhe e goditi

      Mehmet Fatihu u plagos , por nuk vdiq menjehere , por pas nja 20 ditesh ,

      Por sidoqofte , ky Sulltan e vuri ne ligj , qe Sulltanet nuk duhet te marin femra shqiptare ne Haremet e tyre ,
      Porse pasi ti perdhunonin ti vrisnin menjehere.

      Ky Sulltan ishte shum mizor dhe ka bere krime te perbindeshme ndaj shqiptareve ,
      porse u diskretitua nga Skenderbeu ne jete te jeteve , pavaresisht se turqit e mbajne kete si Sulltanin me te zote dhe e quanin Shqiponje

      Qe nga koha e ketij Sulltani u vendos ne Shqiperi ligji i Dar es Islam , i cili filloi c’kombetarizimin e shqiptareve neoermjet fese,

      Mirpo kur turqit e mesuam faktin qe Shqiptarwt nuk e canin koken per fene , por vetem per Atdheun ,
      Atehere turqit e forcuan ligjin per ndalimin total te gjuhes shqipe
      dhe nxorren ligje ku nqs flisje shqip apo shkruaje shqip , vriteshe ne vend

      Ne te njejten kohe qeveritaret turq ne qytetet me popullsi te perziere Shqiptare , serbe e greke , kishin nxjerre ligje ,
      qe nuk eshte krim nqs vret nje shqiptar , si psh ne Selanik , Manastir etj

      Mirpo greket e serbet atehere nen Turqi nuk ishin individe te forte ,
      ndersa shqiptaret ishin individe shum te forte , dhe nuk ndodhte kurre qe serbi apo greku te vriste dot shqiptarin para viteve 1800 ,

      Konkluzioni i asaj historie :

      ……Turqia dhe Islami i saj ishin mizore dhe anti -Shqiptare te terbuar ,
      sepse ata e donin Shqiptarin si sherbetor te tyre , sic ishin serbet , greket, bullgaret, rumunet etj

      Per krimet e pafund qe ka bere Turqia ne Shqiperi , nuk duhet lejuar asnje ndertim Xhamije , dhe biles edhe ato xhami te vjetra duhet te prishen ,
      sepse edhe Turqia per 500 vjet prishi e shkaterroi cdo gje te ndertuar mga shqiptaret , duke na shkateruar trashegimine tone kulturore

      Une vete jam Myslyman ,
      por sipas meje Feja islame duhet ndaluar me ligj ne Shqiperi ,
      sepse ate fe e solli nje pushtuesi mizor ,qe kerkonte te na shuante komplet si komb ,
      por qe nuk ja harriti dot , per shkak se populli shqiptar nuk ishte popull ferar

      Reply to this comment
  3. SOS July 5, 01:34

    Cobanet nuk e kane lexuar kete liber , keshtu qe genjeshtrat e tyre se myslimanet kane ardhur nga Anadolli bien. Cobano-mongoloit kuptuat gje ???????

    Reply to this comment
  4. SHQIPTARI... July 5, 10:42

    Eshte aktuale thirrja e kobshme dhe satatanike e Mahmutit(per nder te tij, jashteqitjet shqipfolese, po i ndertojne ne Tirane qenefin me kater rraketa), kur vdiq GJERGJI I MADH….”mjere Europa, mjere Krishterimi…”Deviza e kesaj KOLERE ishte …”me shpate e kuran, do vendosi kalifatin ne bote…” Kjo devize eshte aktuale edhe sot…! GENOCIDI ZHDUKES, qe ndoqi KOLERA me ne krye ate turke, ndaj kombit shqiptar, perben precedentin me te rrezikshem ne historine e kombeve…! Kjo KOLERE, eshte fillimi dhe fundi i te gjitha fatkeqesive tona kombetare…! Pa denoncimin boterisht dhe shkeputjen nga kjo KOLERE, kombi shqiptar , nuk ka te ARDHME …!!!

    Reply to this comment
  5. SHQIPTARI... July 5, 10:43

    Eshte aktuale thirrja e kobshme dhe satatanike e Mahmutit(per nder te tij, jashteqitjet shqipfolese, po i ndertojne ne Tirane qenefin me kater rraketa), kur vdiq GJERGJI I MADH….”mjere Europa, mjere Krishterimi…”Deviza e kesaj KOLERE ishte …”me shpate e kuran, do vendosi kalifatin ne bote…” Kjo devize eshte aktuale edhe sot…! GENOCIDI ZHDUKES, qe ndoqi KOLERA me ne krye ate turke, ndaj kombit shqiptar, perben precedentin me te rrezikshem ne historine e kombeve…! Kjo KOLERE, eshte fillimi dhe fundi i te gjitha fatkeqesive tona kombetare…! Pa denoncimin boterisht dhe shkeputjen nga kjo KOLERE, kombi shqiptar , nuk ka te ARDHME …!!!..

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 July 5, 11:48

    “autori citon në këtë kapitull porosinë kur’anore se “Nuk ka detyrim në fe”.”
    nga e thëna në të bërë na ndan një botë e tërë!!
    në kuran thuhet se nuk duhet që myslymani të derdhë gjak myslymani!?këtë e kemi parë në histori se sa pak ka derdhur!!
    mjafton leja për të derdhur gjak jo myslymani për ta quajtur si “jo dhe aq tolerant”!!
    nëse ti e ndan popullin në dy grupe në atë tënden,në rastin tonë myslyman,dhe të tjerë!?
    nëse pjesa tënde ka mundësinë për të përfituar duke filluar nga rehatia deri tek jeta,dhe pjesa tjetër ka të kundërtën,mungesë rehatie deri pasiguri në jetën!?
    atëherë kemi të bëjmë me një DETYRIM të një ekstremi të skajshëm!!
    nëse ti myslymanit nuk i merr taksa,nuk e çon në luftë,nuk i merr fëmijët për ti bërë skllavër gjaku,lufte,i jep mundëisnë të bëjë karrierë në shtet e të përfitojë mbi pjesën tjetër,dhe për të tjerët vendos kostot që duhet të paguajnë për ti përdorur në leverdi të të parëve!?
    atëherë nuk mund të quhet DETYRIM?
    kë quan zotëria teolog islam Mehdi Gurra “detyrim” sipas tij??vënjen e kobures në kokë,apo litarin në fyt??
    vetëm këto janë detyrime sipas tij??
    jo mor teolog,nuk punohet vetëm me shat në bujqësi!duhen dhe shumë vegla të tjera se përndryshe mbetesh pa bukë!!
    tezat e Edwin E. Jacques,si thuhet dhe në këtë hyrje që prezanton këto teza të tij,janë shkruar në një kohë shumë të largët!janë shkruar të bazuara në një njohje tmerrësisht të ngushtë të botës shqiptare!!
    nuk mund të quhen të drejta dhe përgjithësuese për shqiptarët si komb!!
    nuk e kam lexuar atë që ka shkruar ai,por duke u nisur nga gabimet që janë bërë tërë kohën nga historianët shqiptarë dhe të huaj,duke u nisur nga tezat ekspansioniste të tërë historianëve të shteteve fqinjë me shqipërinë e mbetur!?them se tezat janë miope,janë të përqëndruara në një periudhë dhe në një pjesë të vogël të kombit shqiptar!!
    përdorja e tyre nga teologu islamist,jo islam,i erdoganit Mehdi Gurra,”Guxim të cilin e pati Fondacioni “ALSAR”,pra i kolonës së PESTË erdoganiste në shqipëri!?
    më thotë vetëm,dhe vetëm një gjë!!
    agresion turko vëllazëri myslymane!pra agresion islamist alla erdogan!!

    Reply to this comment
  7. Titi July 5, 12:35

    Nga mesjeta e deri ne fillim te shekullit te XX-te perendimi ka qene ne jug per shqiptaret, osmanet i bene arberoret(arnautet) udheheqes ne te gjithe perandorine ne kembim vetem te nje cmim te vogel fene(pse jo).

    Reply to this comment
  8. katarakti July 5, 17:21

    Pjesa më e madhe e Shqipërisë qendrore ishte nën kontrollin e venedikasve, përpara pushtimit otoman të shekullit të pesëmbëdhjetë. Fushatat ushtarake otomane të viteve 1466 dhe 1467 shkatërruan pjesën më të madhe të vendit. Ishte politika e sulltanit që të boshatiste vendin nga banorët vendas, nëse ata bënin rezistencë. Fior Jonima nga Shkodra, pinjoll i familjes së famshme shqiptare Jonima, që zotëronte pjesën më të madhe të tokave mes lumenjve Mat dhe Ishëm, i shkruajti këtë përgjigje autoriteteve venedikase të taksave, të cilat i kërkonin përse vallë vinin kaq pak të ardhura nga Shqipëria. Kronologjia e shkurtër e kataklizmave që Jonima përshkruan në këtë rrëfim, tregon se në atë kohë, Shqipëria ishte një tokë e rrënuar. Eshtë rrëfimi personal më i hershëm që ka dhënë ndonjë shqiptar, në lidhje me gjendjen e vendit të tij.
    “Unë, Fjor Jonima, qytetar i Scutarit (Shkodrës) dhe në këto momente ambasador i këtij komuniteti, u pyeta, me urdhër të Lordit të Madhërishëm Administrator i të Ardhurave, se çfarë dija në lidhje me bëmat e turqve në këtë pjesë të Shqipërisë, për vitet 1466 dhe 1467.
    Mund të deklaroj se në fundin e prillit 1466, Turku i Madh erdhi në këtë vend personalisht dhë dërgoi përpara kapitenin e tij, i cili siguroi vendin dhe e plaçkiti. Ai grabiti shumë kafshë dhe rrëmbeu shumë njerëz.
    Kur u largua, Ballabani arriti të rrethojë Croian (Krujën). Ai gjithashtu grabiti dhe plaçkiti qytetet e Signorias, dhe rrëmbeu shumë njerëz.
    Pak kohë më vonë, erdhi Sinan Beu, i cili solli edhe më shumë rrënim e shkatërrim. Ai kishte rrëmbeu kafshë dhe nejrëz dhe i vuri flakën vendit.
    Pas kësaj erdhi Vojvodi i Serbisë, i quajtur Amur Beu, i cili shkaktoi shkatërrim të madh. Jo vetëm që grabiti një numër shumë të madh kafshësh, por edhe ai i vuri flakën vendit dhe rrëmbeu shumë njerëz.
    Turku i Madh u rikthye në këtë vend në vitin 1467 dhe dërgoi Pashanë e Romanias (Rumelisë) me një ushtri të madhe për ta nënshtruar. Ai grabiti, plaçkiti, dhe mori me vete një numër të pafund njerëzish. Kur kish mbaruar me grabitjet dhe plaçkitjet, ai vazhdoi në rajonin e Scutarit, ku u përplas me njerëzit. Më në fund, arriti të hyjë në qytet brenda kështjellës, të cilën e grabiti dhe plaçkiti.
    Më pas erdhi një vojvod i quajtur Feriz Beu, i cili gjithashtu grabiti dhe plaçkiti.
    Pas kësaj, Vojvodi i Serbisë erdhi për herë të dytë për të vjedhur, plaçkitur dhe rrëmbyer më shumë njerëz.
    Më pas erdhi Vojvodi i Dibrës, që grabiti, plaçkiti dhe rrëmbeu shumë njerëz.
    Si përfundim, unë mund të them së në periudhën në fjalë, ky vend u kthye në një tokë të shkretë. Kështu ka mbetur deri sot. Kanë ikur jo vetëm vendbanimet, por edhe njerëzit, me përjashtim të atyre pak fshatrave që janë rindërtuar. Kështu që, do të ishte e nevojshme që të burgosurit, të cilët janë dënuar ose ndaluar, të falen dhe të rikthehen në këtë vend për ta ripopulluar atë.
    28 Dhjetor 1470
    (Nga Arkivi i Shtetit të Venecias).

    Ja dhe çfare shkruan kronikani turk Tursun Beu:“ …Arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri ishte se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. …Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit… Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, – fap fap – i ekzekutonin…. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra… Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. …Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.”
    Fragmenti i mësipërm bën fjalë për pushtimin osman të Shqipërisë. Ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, pas dhjetëra vjetësh luftërash të përgjakshme, kur sulltan Mehmeti II mori më në fund Krujën e pas saj, Shkodrën, kronikat e Tursun beut konsiderohen ndër dëshmitë më të vyera osmane për bëmat e sulltan Mehmetit II, një prej sulltanëve më të famshëm osmanë, i quajtur ndryshe dhe Mehmet Pushtuesi. Por po ashtu, një ndër dëshmitë më të rëndësishme për atë periudhë kur, pas gati njëqind vjet luftërash, përmbyllet pushtimi osman i asaj pjese të Europës që më pas u quajt Ballkan, duke nisur kësisoj periudhën disashekullore të sundimit osman.
    Tursun Beu, i lindur më 1426 (pra thuajse bashkëmoshatar me sovranin) dhe i vdekur, me ç’besohet, në vitin 1499, e ndoqi pas sulltan Mehmetin II në pothuajse gjithë fushatat që ky ndërmori në Europë dhe në Azi, duke qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i tyre. Pra, Tursun beu ishte vetë dëshmitar i asaj që shkruan për Shqipërinë dhe e vendos pushtimin e Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historise.

    Reply to this comment
  9. specialisti July 5, 18:38

    Gazeta DITA .KUJDES
    Mos publiko shkrime te tilla. Ka komentues te pa pergjegjshem, qe bejne dallime te qellimshme fetare. Kjo nuk eshte ne interes te popullit, qe ka nje bashkejetese te shkelqyer fetare. Ky eshte diversion fetar i qellimshem. I sherben Serbit, Grekut, Maqedonsit,Shkjaut , Rusit etj
    Thjeshte , jemi shqipetare

    Reply to this comment
    • ganiu July 5, 23:06

      Spezialist djali ke harruar më të rëndësishmein e armiqve.
      Turkun.
      Të të ket shpëtuar rastësisht, apo je ndonjë Tusum Bej, Ballaba Badera.
      Edhe ata shqiptarë ishin. Pak si bastard, po prap shqiptar.
      Ndoshta duhen nderuar se dhe ata kan dhënë ndonjë kontribut në letërsi a gjuhë.
      Kundër komunizmit nuk kanë luftuar.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim