Thaçi-Berishës: S’duam këshilla nga ata që bënë tregti me Millosheviçin

August 4, 2018 16:25

Thaçi-Berishës: S’duam këshilla nga ata që bënë tregti me Millosheviçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar me akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit deklaroi se nuk mund të bëhet tregti me Luginën e Preshevës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Thaçi ka theksuar se nuk ka shkëmbim territoresh, por bashkim të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën.

Ai shkruan më tej se nuk i nevojiten këshilla nga ata që kanë bërë tregti me Millosheviçin, apo që kanë strehuar Bin Ladenin dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.

Postimi i Thaçit

Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë paqësore.

Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB.

Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacionit me Malin e Zi.

Për procesin e dialogut dhe marrëveshjen paqësore, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë rrugëtim të përbashkët, Kosova nuk do ta ketë asnjë mëdyshje, sepse liria dhe pavarësia e Kosovës është produkt i sakrificës sonë dhe i mbështetjes euroatlantike.

Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.

Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviçit.

Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.

s.a/dita

August 4, 2018 16:25
Komento

20 Komente

  1. Alban August 4, 17:07

    Bravo Thaci! Ti I njeh me mire agjentet e Serbise…

    Reply to this comment
    • T. Topi August 5, 14:28

      Kësaj here troç ma thanë,
      Dëshmove se s’je memec,
      Derrin maç në dorë satrapit,
      Bukur fort ti ja ke ngec !

      Heshte gjatë por më në fund,
      Bash si burrat sot ke fol,
      Satrapi me gjithë tabor,
      Do përzënë në Viçidol !

      Do përzënë në Viçidol,
      Për këtë luten shqiptarët,
      Sheqeri do ndarë prej shapit,
      Të ndershmit nga tradhëtarët !

      Reply to this comment
  2. ShkoDrani August 4, 17:46

    Nejse Hashim,
    Mos u merr me pisa, por mbledh te mencur qe te arrihet ajo qe duhet: nje kompromis qe bashkon shqiptaret, dhe nuk mban brenda ato qe jane si gozhda e Nastradinit, vec me pru sherr, apo qe jane si fitil gati me ndez barutin.

    Sigurisht qe nje hap i tille eshte kontraversal per shqiptaret edhe shkijet, por besoj i nevojshem. Per me jetu, njerezit hekin tamthin, nji veshke, zevendesojne zemren. E ne rastin e Kosoves, ne vec hekim qelbin qe na ka ba me lengu per shume, shume, vertet shume kohe e na ka kushtu qindra mija jete.

    Ti besoj e din se presidenti as nuk asht ma i mencuri, as ma i dituri, por asht produkt i kompromiseve politike per pushtet dhe ne fund te fundit perfaqeson unitetin e shtetit, e ne rastin e Kosoves perfaqeson nje pjese te kombit tone e dicka shkije. Do te kisha shtu qe pervec sugjerimeve/ urdhnave qe te jepen, mire asht me kuvendu e keshillu me patriote shqiptare te mencur e te ditur qe ma fort se vedin duan kombin. Njerez te sprovuar, qe pavaresisht cka mendoni per njeri tjetrin, e kane dhane proven besnikerise e atdhedashurise, e posacerisht nuk ka pse te ju duan ju personalisht.

    Reply to this comment
  3. MH August 4, 18:04

    Kam plot,pothuej cerek shekullit qe pres nji goditje fatale prej ndonji politikanit shqiptare ne koke te Sali Berishes.Po kurr nga politikan nga krahina shtet i Kosoves.Te gjithe e dim kush asht Berisha.I gjithe, jo,populli po i gjithe kombi deri ne diaspore.
    Nji qendrim dinjitoz i Thacit me inkurajon per nji te ardhme dinjitoze edhe te kombit tone.Kam nji luhatje te mendimit per momentin duke u mbeshtet tek goditja e Thacit Mbi koken agjenturore serbe Berishes.Te mos besoj qe Thaci do bie ne gabimet e kryeagjentit te shlivovices Serbe.Besoj qe bisedimet me Serbin Vucic do te jene te favorshme pozitive per Kosoven.
    Ne pritje te bisedimeve dy paleshe dhe perfundimin e rrezultatit!

    Reply to this comment
  4. Prishtin Tirane, behuni njeher bashk per interesat e kombit, kemi 500 vjet qe na marin ne per kemb. August 4, 19:04

    O zoti thaci nuk te adhuroj si politikan qe je, por sali serbit i ke dhen ate qe meriton, e kerkonte nje pergjigje te till se deri tani nuk ja ka plasur njeri ne fytyr .

    Reply to this comment
    • Bureto August 5, 12:19

      Te gjitha ia ka thene Thaçi, veç nje s’duhet ta kish harruar. Kundershtimin dhe thirrjen qe i beri Berisha ne vitin 1999, (duke mos qene ne pushtet, ashtu si sot), per te mos firmosur marreveshjen e Rambujese. Thaçi ne ate kohe ishte kryesues i delegacionit te UÇK ne tavoline me sekretaren e shtetit zonjen Madalena Ollbrajt dhe nese ne ate rast Thaçi, por jo vetem, do te kishin degjuar thirrjet e Berishes, Kosova sot nuk do te ishte çliruar dhe nuk do te ishte shtet i pavarur (te kete qene ky qellimi i fshehur i berishes?!), sepse NATO nuk do te kishte nderhyre dhe Serbia nuk do te ishte larguar nga Kosova. Por pa e zgjatur, se tashme gjerat dihen, si atehere dhe sot, mesa duket vemendja e amerikaneve ne Kosove, por jo vetem (baza e tyre Bonsteal ne Ferizaj, dhe se shpejti edhe ne Kuçove) e tregon kete, por tregon dhe se Thaçi e ka besimin e amerikaneve dhe si duket edhe me keshillat e tyre diçka luan. Thaci nuk do te guxonte te hapte lojen pa nje mbeshtetje te forte nga mbrapa. Do zoti del per mire! Realizohen aspiratat e munguara te shqiptareve per mbi nje shekull ne trojet e stergjysherve, por jo per faj te tij. Mbase sot eshte dita e tyre. Ererat mesa po shihen fryne te ngrohta, edhe per te drejtat e shqiptareve ne Greqi (çameve po e po), si dhe te shqiptareve te Maqedonise.

      Reply to this comment
  5. Fat man August 4, 19:07

    Z. Thaci mos humb kohe me Sali Serbin qe e ke pritur ne Kosove si Mbret te Shqipatareve, apo e ke harruar? Saliu, kur ti ishe ne Shqiperi ne ilegalitet te plasi ne burg dhe te deboj duke i derguar informacion Miloshevicit dhe Arkandit per ty dhe bashkeluftetaret e UCK, ku ai e etiketonte UCK me gjuhen e Serbise “Organizate Terroriste”.

    Reply to this comment
  6. eh, ç'me gjeti! August 4, 20:25

    Me ne fund i erdhi Sali karaxhiçit dhe mandati nga presidenti Kosoves, jo se nuk dihej, por erdhi momenti qe te zbarzej se Sali Karaxhiçi eshte bere i pa durueshem. Tani ka ngele qe prokurori Hajdarmataj ta therrase Sali berishe Karaxhiçin dhe ti kerkoje gjykates arrest me burg. Kjo eshte faza e fundit, por nuk e di e kaloi vetingun Hajdarmata? Dhe e ka kurajon? Apo akoma dridhet nga bashkqytetari tij nga Sheqerja se babai eshte Karaxhiçi.

    Reply to this comment
  7. Arben August 4, 20:34

    Te lumte goja.

    Reply to this comment
  8. vjollca August 4, 21:39

    Keto qe i tha Thaqi i dinim te gjithe ,madje shume i thonin por kur lideri kryesor ,prijesi politik i luftes dhe preesidenti i kosoves i thot publikisht keto jane akuza serioze sa secuili prokuror mund te nise hetimin ndaj Sali Berishes.Politikisht Salihu tashme eshte nje kufome qe kundermon dhe qelb dynjane.Veprat e tija makaber dhe antikombetare e bejne ate sketerre por ky gojeqenef vetem vjelle ndytesi ndaj te tjereve a vete eshte njeriu me i degjeneruar ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  9. Socialisti August 4, 21:52

    Sa e lehte eshte te besh komente kunder kundershtarit te kryetarit tend. Bile i ben me zell dhe deshire , sikur ne fund te komentit do te marresh shperblim.
    Vetem nje gje e vogel harrohet gjithmone – llogjika e fakteve dhe analiza e paanshme.
    Te gjithe e dime se kur Saliu ishte kryeminister , jane shitur ne Serbi bote me karburant nga trafikante dhe bizesmene makute.
    Por nese kjo e ben fajtor Saliun , atehere edhe Ramen e ben njesoj fajtor Mafia e ndertimit, pastrimi i parave, mbjellja dhe skafet e droges dhe koncensionet me cmime cmendurisht te larta.
    Apo kjo lidhje nuk mund te behet se Rama eshte i Yni dhe ne nuk jemi si ata.

    Reply to this comment
  10. alphade August 5, 01:54

    I nderuar dhe i respektuar ,President i Kosove heroike !
    Z. Hashim Thaci ,
    Te flase ndonjeri si une, nje njeri i zakonshem dhe qytetar
    i Republikes se Shqiperise duke ekspozuar patriotizmin
    tim gjithekush mund ta besoje sepse kemi te bejme me nje patriot anonim, por te flase nje njeri si “Godfather-i ” i
    Shqiperise dhe me gjere si Sali Ram Berisha, Monstra e
    Vicidolit dhe ky bizantin me damke te shese ” Patritizmin”
    e tij ne keto momente krucialet te historise se Kosoves
    sinqerisht ne qe e njohim mire kete bishe themi t’ja heqim
    vetes. Thjeshte e qarte eshte njeriu me i paturpshem ne
    kete planet,demagogu me i urryer i trevave shqiptare, in-
    triganti Jago i Othellos se Shekspirit, Makbethi qe as lu-
    mejt e gjithe Shqiperise nuk i lajne duart e tij te gjakosura
    me gjakun e mijra te rinjeve ,gjenocidin e vitit te mbrapsh-
    te te 97-tes.vrasjet makabre te Gerdecit,21 Janarit ,etj.etj,
    Ky njeri e ka lare ne gjak Shqiperine dhe eshte pikerisht
    ky njeri qe u shet moral botes shqiptare. Race me te ndy-
    re nuk kane njohur deri me sot shqiptaret se sa ky tradhe
    tare i kombit shqiptar qe i fali Detin Fqinjit tone Jugor. Dhe vetem me kete, Monstra e Vicidolit meriton denimin
    kapital dhe po t’i shtosh edhe tradhetine qe i ka bere
    kauzes se popullit kosovar me allishverishet dhe perkrah-
    jen qe i beri makines ushtarake te Milloshevicit ,ky satrap
    me kete akt duhet t’i dergohet Tribunalit te Hages per gjy-
    kim. Ai jo vetem ka tradhetuar ceshtjen e Kosoves qe nga
    Rambujeja por vazhdon edhe sot e kesaj dite i sherben
    me nje zell nen rogoz UDB – s se Milloshevicit . Remzi
    Hoxha u zhduk,ashtu si dhjetra te tjere sepse me fakte
    ne duar e nxirrnin cullak tradhetine Sali Vicidolit. Tami i
    Triunviratit : Berisha- Milloshevici- Gligorovi ne Shen-Na-
    um te Maqedonise perfundoi me “Requiem Eternum” te
    R. Hoxhes. Te gjithe ata qe kishin fakte komprometuese
    per Qoftelargun diten tjeter gjendeshin te hedhur ne kanale, ne keneta, ne malet e pllajat e pogradecit,Korces,
    apo ne Qafe Krabe…etj. Kjo eshte historia e nje delikuenti
    te nje mafiozi qe i ka bere gjemen Shqiperise dhe Koso-
    ves.
    Zoti President i Kosoves, mos u merakisni dhe as mos u
    brengosni dhe aq shume per kete deklarate te Plakut te
    menderosur sepse ka nje anekdote popullit tone qe “kur
    qenit i vjen ngordhja shkon e ben shurren te dera xhami-
    se” dhe kesaj kerrme politike po i vjen ngordhja. Sot tele-
    vizioni shqiptar dha dy lajme te MIRA qe edhe ishin te
    te filmuara gje tregonte se nuk ishin “fake news” sepse
    tek ne ne Shqiperi ,nuk di ne Kosove cdo dite Saliu me
    “dixhitalin qytetar” jep cdo dite lajme fallco,po shyqyr
    zotit tani vetem nje pjese fanatike te verber u beson fan-
    tazive te semura dhe delirante te ” Padrinos” Vicidolas.
    Lajme i pare: Kucova,ashtu si Bon Stilli, po shndrrohet ne
    nje baze ushtarake e NATO-s !
    Lajme i dyte, qe perben nje sigariq te madh: ishte inagu-
    rimi i bugut me “modern” ne Shqiperi, ne REC te shko-
    dres. Dhe me siguri e moret vesht kush e inaguroi : Am-
    basadorja Vllahutim. Me erdhi ke qe s’ishte ne kete ina-
    gurim ambasadori LU, fale ketij binomi u be e mundur te
    futen ne rruge optimiste per shqiptaret: Reforma ne Drejt-
    tesi dhe Vettingu. Per ne shqiptaret e Shqiperise por edhe shqiptaret e Kosoves eshte sinjifikative inagurimi
    nga zonja Vllahutin sepse bandat mafioze pedeiste e le-
    seiste dhe kreret e ketyre dy bandave nuk kane lene gje
    pa thene kunder kesaj ambasadorje, e kane fyer me liber
    shtepie, prandaj kjo domethenje eshte e lidhur me “pesh-
    qit e medhenj” qe do te “strehohen” ne kete burg te “Si-
    gurimit te Larte” dhe 95 perqind e shqiptareve duan qe
    te behen “banore te perhershem” kreret mafioze te dy
    bandave. Dhe ne jemi besimplote qe kjo do te ndodhe
    shume shpejt.
    Z.President keto ishin dy lajme joshese sot ne kete dite
    perveluese te Gushtit,qe shoqerohet me vapen e nxehte
    politike……… ,!!!!!!

    Reply to this comment
  11. Martini August 5, 05:18

    Bravo Hashim .Je.cfaqur per here.te para pas lufte si shqiptar patriot.Mos lejo kermat ne prag te ngordhjes te prishin akoma pune.Nenvizoja kete edhe Edit gjate tekimeve qe te mbaje thjeshre ate qendrim prej shqiptari ndaj tyre.Ke mbeshtetjen e plote tonen shqiptareve te thjeshte qe sa kemi patur mundesi kemi punuar kunder armikut tone te perbashket.

    Reply to this comment
  12. fteri August 5, 06:42

    me përplasjen surratit të FAKTEVE të tradhëtisë në favor të Milosheviçit që Sali Berishoviç-kurva i ka bërë kosovës dhe gjithë shqipërisë ,tregon se në shtator ky k/kriminel do të përgjigjet për vrasjen e A.Hajdarit me pranga përballë IZET HAXHISË.

    Bravo Thaçi !

    Reply to this comment
  13. Spata August 5, 08:41

    Thaci tha ato qe populli shqiptar i ka denoncuar me koh. Cudia ime qendron tek injorantet apo te shiturit qe ven ne dyshim faktet qe kan ndodhur para syve te shqiptarve. Ka ardhur koha te flasim hapur e me burreri per interesat e kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  14. fery August 5, 10:16

    Kroacija u clirua vete . Kroacija nuk pati UNMIK e as nuk pati EULEX por shtetin e ndertoi vete .Kroatet u bashkuan rethe nji qellimi sublim e te shenjte dhe nuk lejuan askush tu hy ne mese dhe , vepruan keshtu qyshe me ’71 ne kohen e Levizjes masive Kroate , ne kohen e Pranveres Kroate te ‘ 71 ( MASivni hrvatski POKret -MASPOK dhe Hrvatsko Proljeće ) ishte koha kure Thaci ende s kishte lindur, shembull te cilin shqiptaret e Kosoves nuk e ndoqen por , ndoqen rrugen e luftes se eger per pushtet , luften vellavrsese dhe likuidimit te kundershtareve politik, ndoqen rrugen e privatizimit shtazarak te nderrmarrjeve shoqerore dhe pasurimit maramendes te nji grupi ose klani kriminal pjestar i te cilit eshte edhe ishte vete Thaci , ndoqen rrugen e krijimit te monopoleve nga pjestaret e grupit dhe marrjen nen kontrol te tersishem te sistemit te drejtesise duke i hape krahe korrupsionit galopant dhe krimit akteret e te cilit ishin dhe jane njerez te Thacit dhe grupit te tij te cilet percillen me afera dhe skandale te cilet syri i qytetareve te Kosoves s ka pase rast ti shofe ndonjiher dhe te cilat ne kete shkrim po permendi vetem vjedhjen industriale te votave ne zgjedhjet lokale te 2007 dhe zgjedhjet parlamentare te 2009 ku akter kryesor ishte vete presidenti aktual Hashim Thaci
    Sali Berisha theu embargon e KS te KB vendosur ish Jugosllavise duke i mbush rezervoaret e tankeve serbe me karburante dhe duke u be pjesemarres ne vuajtjet dhe krimet serbe kunder popullit kroat dhe boshnjak te viteve ’91-’95 por , edhe akter kryesor i destabilizimit te Shqiperise se vitit ’97 , vetem
    dy vite para fillimit te luftes ne kosove ku per pasoje kishte luften e klaneve piramide ne Shqiperi dhe shkaterrimin e ushtrise Shqiptare ku u vrane mbi 6.000 shqiptar …!!!
    Kroatet nuk lejuan qe ne mesin e tyre te kene asnji Sali Berisha e Hashim Thaca , Fatos Nano e Xhavit Halita, nuk lejuan te kene asnji Rrahman Morina e Sinan Hasana , populli kroat nuk u dha rast regjimeve te Beogradit te blejne lider kroat as me eksporte mallerash serbe te konsumit te gjere ku Kosova bashke me Shqiperine mbushin arken e zbrazur te shtetit serb me 1 miljard € ne vit. Nga kjo arsye sot Kroacija eshte antare e NATO -s dhe e BE kurse per Kosoven ende liberizim vizash nuk ka pikrishte pet arsye te vetme te klaneve te fuqishme , mire te organizuara mafioze te Kosoves te udhehequra nga ish komandant te UCK per te cilet foli vite me pare ne Prishtine edhe zedhensi i Departamentit te Shtetit te administrates se Presidentit Clinten
    z. Xhems Rubin se pa u shporrur nga institucionet shtetrore te Kosoves komandantet e luftes , Kosova s mund te kete perparim dhe zhvillim…Kosova nen drejtimin e Hashim Thacit dhe klaneve mafioze , edhe pase 20 vitesh liri , s ka perparim as zhvillim por , ka vetem zhgenjim , ikje nga Kosova dhe humbje shprese se neser do te jete me mire .
    Bashkimi i Kosoves me Luginen e Presheves ka qend enderr e shume gjeneratave te shqiptareve por , per bashkim te trojeve shqiptare u deshe patur nji casje tjeter , u deshen pregaditje e pregaditje ndoshta shume me te medha se i beri Kroacija sllave nga shteti i sllaveve te jugut ngase , shkaterrimet cfare Shqiperise dhe Kosoves u ndidhen per 20-30 vite nuk premtime asgje te mire , jane veprime te kunderta te gjithe asaje qe ne kemi deshire ta quajme bashkim …!

    Reply to this comment
  15. Gege Kosova August 5, 10:45

    Shqiptaret e Kosoves qe nga 1990 e kendej, e dijne,kane degjua cdo dite se, Salih Berisha asnje te mitra nuk e ka bere e as nuk e ka then per Kosoven dhe shqiptaret kendej Drini. Salihu,nuk ka perkrha as ndihmuar UCK, qe gjate luftes, nuk ka folur e as bashkpunuar me Dr.Ibrhim Rugoven,Ka burgosur Adem JashrimThacin e Veselin,Ka dhuruar-shitur drivate serbise kur ndiqte e vriste shqiptaret nga Kosove,Ky njeri asnje te mire, apo cdo te lige,pa asnje te mire e ka bere per Kosoven dhe shqiptaret kendej Drini.

    Reply to this comment
    • fery August 5, 13:50

      Bashkohem me ty Geg Kosova bashkohem por , kujt te ia shesim ne kete pako patriotizmi mbeshtjellur me hajni e pislleqe tjera te cilat nuk patem deshire ti shofim as dje , as sot as kurre sepse, ne shqiptaret e Kosoves u angazhuam per dicka krejt tjeter , sakrifikuan shume per dicka tjeter dhe pritem nga vellazrit tone shqiptar krejte dicka tjeter… !!!!!!
      Kushe do te na merre seriozishte kete pako patriotizmi mbeshtjellur me devijime e zhgenjime tona qe, as kalemi si kape o Geg Kosova apo , edhe kesaje radhe do te kaloje ky spektakel medial si gjithe te tjeret duke na vjedhur prape kohen dhe shpresat sikur na vodhen cfardo kishim tashe e 18 vite shkuar …?

      Reply to this comment
  16. Bureto August 5, 12:20

    Te gjitha ia ka thene Thaçi, veç nje s’duhet ta kish harruar. Kundershtimin dhe thirrjen qe i beri Berisha ne vitin 1999, (duke mos qene ne pushtet, ashtu si sot), per te mos firmosur marreveshjen e Rambujese. Thaçi ne ate kohe ishte kryesues i delegacionit te UÇK ne tavoline me sekretaren e shtetit zonjen Madalena Ollbrajt dhe nese ne ate rast Thaçi, por jo vetem, do te kishin degjuar thirrjet e Berishes, Kosova sot nuk do te ishte çliruar dhe nuk do te ishte shtet i pavarur (te kete qene ky qellimi i fshehur i berishes?!), sepse NATO nuk do te kishte nderhyre dhe Serbia nuk do te ishte larguar nga Kosova. Por pa e zgjatur, se tashme gjerat dihen, si atehere dhe sot, mesa duket vemendja e amerikaneve ne Kosove, por jo vetem (baza e tyre Bonsteal ne Ferizaj, dhe se shpejti edhe ne Kuçove) e tregon kete, por tregon dhe se Thaçi e ka besimin e amerikaneve dhe si duket edhe me keshillat e tyre diçka luan. Thaci nuk do te guxonte te hapte lojen pa nje mbeshtetje te forte nga mbrapa. Do zoti del per mire! Realizohen aspiratat e munguara te shqiptareve per mbi nje shekull ne trojet e stergjysherve, por jo per faj te tij. Mbase sot eshte dita e tyre. Ererat mesa po shihen fryne te ngrohta, edhe per te drejtat e shqiptareve ne Greqi (çameve po e po), si dhe te shqiptareve te Maqedonise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*