Thaçi: Çështja e Luginës, në kuadër të demarkimit të kufirit me Serbinë

September 8, 2018 17:53

Thaçi: Çështja e Luginës, në kuadër të demarkimit të kufirit me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi ka ripohuar se kërkesa e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë për t’iu bashkuar Kosovës është institucionalizuar tek organet shtetërore të vendit.

“Kjo kërkesë e tyre është ndërkombëtarizuar në pikën më kulminante botërore. Kjo çështje do të diskutohet në kuadër të demarkimit të kufirit prej 430 kilometrave ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mund të zgjidhet”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka adresuar më tutje një mesazh edhe për pjesën tjetër të spektrit politik të Kosovës.

“Të mos mbesim rob të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviç, por të punojmë për korrigjimin e historisë dhe rritjen e sigurisë për të ardhmen evropiane. Rezultate të marrëveshjes eventuale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë njohja reciproke me Serbinë, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në OSBE dhe heqja e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, si parakusht për anëtarësimin e Kosovës edhe në OKB.”

Sipas tij, kjo marrëveshje do të sjellë më tepër paqe dhe stabilitet në rajon, dhe se Kosovës do t’i hapë rrugë të sigurta e të shpejta për në NATO dhe Bashkimin Evropian.

s.a/dita

September 8, 2018 17:53
Komento

3 Komente

  1. Dardan September 8, 20:49

    Peshku i komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë eshte akoma ne det; Hashim Thaci na tregon tiganin ne zjarr ne Kosove. Presidenti serb Vucic shkoi tek liqeni i zemres se tij dhe u tha kosovareve se per ate veper kane investuar qimet e kokes dhe me pare japin koken, se sa liqenin e Ujmanit! Vucic as qe e con neper mend te leshoje krahinat shqiptare ne Serbi, sepse i fluturon koka si e Xhixhiqit, Thaci tallet me shqiptaret sikur te jete nje majmun ne cirk.

    Pra, Hashim, shko e beji nje vizite kokes tek psikologu, mendimtari dhe patrioti me i madh shqiptar i Kosoves, Akademiku Rexhep Qose!

    Reply to this comment
  2. mirel September 8, 23:23

    bo cfare qelbesire, vazhdojne me termat si Ramiu, delimitim , demarkacion
    kur do e marrin plumbin si Esat Pasha keta tradhetare?

    Reply to this comment
  3. fery September 9, 08:27

    Kete e tha presidenti serb Vuciq i cili po dele te jete me transparent me shqiptaret se Thaci . Ai dje kurr foli per Luginen e Presheves tha se ky prej vitesh ka qene plan amerikan kurse Thaci gjithe keto vite vetem gojen e kishte plote Amerike ( nji hipokrizi e pa durueshne e tij ) por qe kurre nuk iu drejtue popullit te Kosoves se shkembimi i teritoreve dhe bashkangjitja e Lugines se Presheves teritorit te Kosoves eshte propozim amerikan por , kete merite ai provoi te ia adresoje vehtes se tije duke u treguar edhe shume i neveriteshem. I neveriteshem edhe per faktin se filloi te dale shpeshe ne konferenca per shtyp e media , ai kurre nuk tregoi kundervleren dhe qmim e ketij projekti te cilin Serbi Vuciq dje e tha me dy fjale kurse Thaci u struk diku larg ne Brezovice dhe fare nuk behet i gjalle sepse , sepse tani ai e ka kuptue se nuk do ta kete perkrahjen e popullit per te cilen ka aqe nevoje , nuk do ta kete sepse ai vete kete popull dikur e quajti
    ” s marrin gjo veshe keto kafshe ” pra , Thaci popullin prej te cilit duhej te kishte me se shumti perkrahje , ai e quan bageti sepse , nuk kishte nevoje per votat e tij pasi 40 mij veteran te rrrjeshem ose veteran te krimit ne kosove atij dhe subjekteve te krahut te luftes si PDK , AAK dhe NISMA ne cdo zgjedhje ne Kosove u vinin nga
    ” veteranet ” mesatarishte rrethe
    250-300 vote te mjaftueshme qe shefat dhe bosat e tyre te mbeten ne poste qe kishin ushtruar deti ateher ( gjithe ata qe keqeperdorin parane e taksapagueseve te Kosoves dhe gjithe Ats qe shkelin ligjet per te zhvatur parane publike jane kriminel te dores se pare ) andaj dhe komandantet s ja rrasen hiqe popullit duke e quajtur edhe kafshe e bageti e ku e di se cfare terms tjere perdoren per ti treguar ketij populli jovareshmerine , supermacine dhe dominimin mbi te
    Mirpo , mirpo rethanat ndryshuan kurse Thaci u struk diku dhe s po
    behet i gjalle duke e lene Vuciqin lireshrm te shetit neper Kosoves dhe duke provokuar popullin e saje per te cilin sot Thaci ks me shume nevoje se kurre
    Une kisha mesue ne kl e I-re nga ABETARjA ku per secilen germe qe mesonim , shkonte nji tregim adekuat popullor. Keshtu , kure mesuam germen RR , tregimi titullohej
    ” Rezik , rrezik bertiti Rrahmani ” dhe , Thaci , deri tani u deshe te marre mesim nga ky tregim popullor i ABETARES e jo te pranoje laskuza te kompleksuar per keshilletar tr vete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*