Thaçi debaton në “Twitter” me ish kryeministrin suedez dhe analistin Serwer

August 12, 2018 18:33

Thaçi debaton në “Twitter” me ish kryeministrin suedez dhe analistin Serwer

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka debatuar këtë të diel në Twitter me ish kryeministrin suedez Carl Bildt dhe analistin amerikan Daniel Serwer.

Ish kryeministri suedez ka publikuar një shkrim ku flitet për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe duket se ka qenë kjo arsyeja e replikave të presidentit Thaçi.

Ai i ka pohuar Bildt-it se territoret nuk duhet të shkëmbehen dhe rithekson se për marrëveshjen finale kërkohet autonomi për serbët e Kosovës.

“I dashur Carl Bildt, unë jam i përkushtuar në rrugën tonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ne duhet të arrijmë njohjen reciproke dhe raporte të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu të arrijmë paqen”, i drejtohet Thaçi Bildt-it.

Ai shton se “marrëveshja për demarkimin e kufirit do të garantojë multietnicitetin tonë. Vonesat do na kushtonin shumë”.

Sa i takon analistit amerikan Daniel Serwer, ai e ka pyetur drejtpërdrejt presidentin e Kosovës, nëse ky i fundit e dëshiron me të vërtetë një rinegocim marrëveshjeje me SHBA-të dhe shumicën e vendeve që i kanë dhënë njohjen vendit të tij.

Thaçi i është përgjigjur: “I dashur Daniel Serëer, jam i përkushtuar thellësisht të arrijmë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE. Bazuar në vlerat e përbashkëta që ndajmë, bazuar në nevojën për të arritur siguri për fëmijët tanë. Duhet ta mbyllim kapitullin i cili do sjellë njohje reciproke dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore në mes Kosovës e Serbisë”.

Presidenti ka shtuar se “jam kundër ndarjes, jam kundër shkëmbimeve, jam kundër status quosë. Jam kundër krijimit të një Republika Srpska në Kosovë. Por jam në favor të arritjes së demarkimit paqësor të kufirit prej 400 kilometrash në mes Kosovës e Serbisë”.

“Një marrëveshje e balancuar është në interesin e ne të gjithëve, përfshirë SHBA-në e BE-në”, ka përfunduar ai.

s.a/dita

August 12, 2018 18:33
Komento

3 Komente

  1. Amerikani August 12, 19:08

    Keta qesharaket e politikes shqiptare, qe ju gezuan zgjedhjes se Trump president, vetem se besuan se Trump do te hakmerrej kunder Rames, pasi ky i fundit e “shau” gjate fushates dhe ne kete menyre do u hapej rruga mbeshtetjes se tyre nga administrata e re Trump, tani bejne mire te mos i çajne trapin Thaçit per “korrigjimin e kufijeve” se Thaçi asgje nuk ben nga vetja. Gjithçka e ka te kordinuar ne mos me Brukselin me SHBA, me patjeter.
    Por edhe Rames nuk kane pse i kerkojne te pronocohet me imponim.
    A nuk ishin keta diletante politike qe “kritikonin” Ramen, pse nderhynte dhe anashkalonte institucionet e Kosoves ne takimet e tij me Vuçiç?
    Po keta qesharake e “kryqezuan” Ramen, pse deklaroi ne mes te Beogradit se : “Kosova eshte nje shtet i pavarur” ne kohen kur askush para tij nuk e kishte thene dicka te tille ne takimet me serbet.
    A nuk ishin keta delirante politike qe e qesedisnin si “lider te Ballkanit?”
    Tani pse e kerkojne me patjeter mendimin e tij?
    Ndoshta jane aq shterpe sa mos kene nje karkulim te tyre per nje çeshtje kaq delikate.

    Reply to this comment
  2. Arben August 12, 21:30

    Ne kosove do te behet cfare vendos populli I kosoves.

    Referendum.

    Reply to this comment
  3. MH August 12, 21:41

    Presidenti Hashim Thaçi nuk duhet te levizin nga ideja e vet per korigjim kufinit ne bashkimin e krahinave Medvegj,Bujanovc dhe Presheve.Duke mos dhane asnji centimeter teritor Serbise.Kudo dhe ne cdo kohe qe te bahen bisedimet.Duke rrezistue dersa ne krye te Shtetit Amerikan te kemi nji president te tjeter,te shkelqyshem qe te jete nga rradhet e Demokrateve.Por edhe nga rradhet e Republikanve mbasi do jete krejt ndryshe nga ky i sotme po ne vashden e te tjereve qe mbajten Ameriken ne nivel te standartit politike te larte nga brezi ne brez deri para se te zgjidhesh ky aktuali sot.
    Thenia: First Amerika ngjane ma shume te kunderten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim